Monday, March 26, 2018

Ariu polar , i mahnitshëm !.. 20 gjëra që nuk i dini për të !!


Nga Partizan Cene 

Arinjtë polar ose arinjtë e bardhë janë ndër kafshët më të bukura në planetin tonë.
Por pavarësisht kësaj, ato janë të kërcënuar nga ndryshimet klimatike.
Më poshtë ne do t’iu njohim me 20 fakte interesante mbi këto kafshë tërheqëse.
1-Një ari polar jeton kryesisht në det
Arinjtë polar janë të jashtëzakonshëm për shkak të rezistencës së tyre, por në të njëjtën kohë janë të përfshirë në listën e kafshëve që rrezikojnë të zhduken nga ndryshimet klimatike. Arinjtë polarë janë të lidhur me tokën dhe borën, por në fakt kohën më të madhe ato e kalojnë në det. Ky është mjedisi në të cilin ato ushqehen, ndërsa në tokë kthehen për të fjetur. Emri shkencor i tyre lë pak vend për interpretim sepse ariu i bardhë njihet si Ursus Maritimus, që do të thotë ari që jeton në det.
2-Manteli i ariut polar nuk është i bardhë
Karakteristika më e famshme e tyre është manteli i bardhë. Por në fakt qimet e tyre nuk janë me të vërtetë të bardha, por janë transparente. Kjo karakteristikë bën që në flokë të reflektojë ngjyra e ambientit përreth. Ka raste kur manteli i tyre duket i pistë, por në fakt është thjesht një efekt optik.
3-Lëkura e arinjve polarë është e zezë
Lëkura e tyre është e zezë. Edhe pse manteli i tyre është i bardhë, në fakt do të ishte më e logjikshme të ishte e zezë sepse kështu thith më shumë rrezet e diellit. Dhe natyra ka logjikën e saj, sepse në fakt lëkura e arinjve polarë është e zezë dhe tërheq nxehtësinë edhe fal flokëve transparente. Lëkura e zezë duket kryesisht tek hunda ku flokët janë më të rralla.
4-Një ari polar mund të çiftohet me një ari të kaftë
Edhe pse i përkasin dy llojeve të ndryshme, është e mundur që një ari polar dhe një ari kafe të lindin një arush hibrid. Kjo është një mundësi shumë e rrallë duke patur parasysh habitatin ku ata jetojnë.
5-Arinjtë polarë janë ndër kafshët më antike
Shumë kafshë në botë, sidomos mishngrënësit kanë ndryshuar mënyrën e sjelljes gjatë shekujve si rezultat i njerëzve. Arinjtë nëse shohin një njeri i afrohen pa problem.
6-Këlyshët e arinjve polarë janë më të vegjël se foshnjat
Arinjtë e porsalindur janë më të vegjël se një fëmijë, pavarësisht madhësisë së prindërve.
7-Manteli i bardhë nuk i ndihmon për të gjetur prenë
Nëse dikush mendon se ngjyra e bardhë mund të jetë një mekanizëm mbrojtës kundër presë, gabohet sepse është e kundërta. Ngjyra shërben për t’u kamufluar me ambientin, por jo për të shpëtuar. Madje për të mos u dukur arinjtë e zhysin hundën në dëborë, për shkak se ajo është e zezë.
8-Arinjtë polarë nuk bëjnë gjumë letargjik
Një nga karakteristikat që e dallon ariun e bardhë nga arinjtë e tjerë është se ato nuk bëjnë gjumë letargjik. Trupi i tyre nuk ka mekanizmin e rezervave yndyrore, kështu që këto kafshë nuk mund të flenë për disa muaj pa ngrënë asgjë.
9-Temperatura e një ariu polar
Ariu polar është kafshë me gjak të ngrohtë, si të gjithë gjitarët, por temperatura e trupit është më e ulët se e kafshëve të tjera që jetojnë në klimë të butë. Temperatura normale për një ari të bardhë është 31 gradë celcius.
10-Kur do të zhduken
Nëse shkrirja e akullnajave do të vazhdojë me ritmet e sotme, atëherë arinjtë polar do të zhdukeshin në vitin 2050.
11- Ku jetojnë arinjtë polarë?
Në Polin e Veriut, në zonat ku mund të ushqehen me foka në zgavrat e akullit, arinjtë polarë jetojnë në pesë shtete: SHBA (Alaskë), Kanada, Rusi, Grenlandë (Danimarkë) dhe Norvegji. Arinjtë polarë nuk jetojnë në Antarktik, kurse pinguinët po.
12- Sa arinj polarë ekzistojnë?
Shkencëtarët mund të sjellin vetëm të dhëna të përafërta. Në vitin 2008, kërkuesit shkencorë kishin vlerësuar se ekzistonin 20.000 deri 25.000 arinj polarë.
13- Sa të mëdhenj janë ata?
Shumë të mëdhenj! Meshkujt e rritur kanë një gjatësi prej 2.5 deri 3 metra dhe mund të peshojnë nga 250 deri në 770 kilogramë. Femrat e rritura kanë një gjatësi prej 1.8 deri 2.5 metrash dhe kanë një peshë prej 90 deri 320 kilogramë. Ariu më i madh polar që është matur ndonjëherë, ka pasur 1000 kile.
14- Si mund të mbijetojnë arinjtë polarë në akullnajat e Arktikut?
Arinjtë polarë janë të bërë për të jetuar në atë ambient! Atyre u pëlqen klima e atjeshme, edhe pse temperaturat gjatë dimrit mund të ulen deri në -45º C. Arinjtë polarë kanë dy shtresa leshi dhe një shtresë dhjami, e cila i mbron ata nga humbja e nxehtësisë. Në fakt, ata kanë më shumë problem nga temperatura e lartë e trupit, sidomos kur vrapojnë, sesa nga të ftohtit.
Shputat e tyre kanë disa formacione që quhen papilla, e të cilat u ndihmojnë atyre që të mos rrëshqasin në akull. Shqisa e të nuhaturit është shumë e zhvilluar te këto kafshë, saqë ato mund ta ndiejnë erën e një foke nën akull me kilometra të tëra larg. Po ashtu, kthetrat e tyre janë aq të fuqishme, saqë mund të nxjerrin pa problem nga uji foka me peshë prej 40-90 kg.
15- Çfarë hanë arinjtë polarë?
Çfarë të duan! Por, fokat janë ushqimi i tyre i preferuar. Ndonjëherë, ata hanë edhe lopë deti, apo balena. Në raste të veçanta, ata mund të ushqehen edhe me shpezë të ndryshme, me vezë, leshterik, etj. Kur ka shumë foka, arinjtë polarë i hanë vetëm ato më të trashat.
16-Sa jetojnë arinjtë polarë?
Në ambient të egër, arinjtë polarë jetojnë mesatarisht 15 deri 18 vjet, përkundër faktit se biologët kanë gjetur disa arinj polarë të vjetër deri mbi 30 vjet. Nën përkujdesjen e njerëzve, ata jetojnë deri në vitet e 30-ta të jetës së tyre. Debi, një ari polar në një kopsht zoologjik të Kanadasë, ka jetuar 42 vjet.
17- Sa këlyshë lindin arushat polare?
Binjakët janë më të shpeshtit, por arushat polare mund të lindin edhe vetëm një, a tre këlyshë. Lindja e parë ndodh kur arusha ka midis 4 dhe 8 vjet. Arushat polare lindin vetëm mesatarisht pesë herë gjatë jetës së tyre, duke pasur kështu shkallën më të ulët të numrit të pjelljeve në mesin e gjitarëve.
18- Kur dhe ku lindin këlyshët e arinjve polarë?
Ata lindin në nëntor, a dhjetor, në shpellat e borës, të quajtura strofuj të maternitetit. Pasi që të jenë ushqyer me tepricë gjatë prillit dhe majit, femrat që kanë ngelur me barrë bëjnë një gropë (strofull) në fund të tetorit, a në fillim të nëntorit. Vendi i ndodhjes së këtyre strofujve është i tillë që të mos rrezikohen të vegjlit.
19- A kanë arinjtë polarë ndonjë armik?
Vetëm njerëzit mund të rrezikojnë arinjtë polarë, natyrisht edhe ata mund ta rrezikojnë njëri-tjetrin. Disa shkencëtarë besojnë se mungesa e ushqimit ka nxitur paraqitjen e dukurisë së kanibalizmit në mesin e arinjve polarë, dukuri që është hasur edhe më parë, por rrallëherë.
20- Arinjtë polarë dhe pinguinët
Shumica e njerëzve besojnë se arinjtë polarë dhe pinguinët ndajnë të njëjtin habitat. Në fakt, kjo ide e pavërtetë e ka rrënjën në reklamat televizive dhe kartolinat. Pinguinët jetojnë vetëm në hemisferën jugore, pra në rajonin antarktik, dhe nuk kanë paraardhës natyralë kontinentalë. Nëse pinguinët dhe arinjtë polarë do të jetonin në të njëjtin rajon, atëherë arinjtë polarë nuk do të shqetësoheshin për burimin e tyre ushqimor. Arinjtë polarë në fakt janë një specie endemike që jeton në hemisferën veriore. Ata ushqehen me foka, lopa deti dhe ndonjëherë edhe me balena.
a.s/dita

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...