Saturday, January 12, 2013

Problemi çam nuk është çështje rezolutash , por është çështje vendosmërie ..



 Vështrim politik nga Partizan Cene


Dje zoti Shpëtim Idrizi , depudet i kuvendit popullor dhe njëherësh edhe kryetar i PBDIU - së , ftoi deopudetët që të miratojnë një rezolutë të Parlamentit shqiptar , për Çështjen Çame ..


Kjo ftesë u duke se ra në vesh të shurdhër , pasi reagimi i depudetëve ishte tejet i ftohtë . Bile kur zoti Idrizi i ftoi depudetët që të mbanin një minutë heshtje  në kujtim të Genocidit grek mbi  popullsinë Çame , depudetët  i " tërhoqën zvarrë "  karriget e tyre dhe pastaj .. sikur mbajtën heshtje .. !!
Megjithse Depudeti Idrizi , pretendon se  e ka mundësinë e miratimit të një rezolute të tillë , mendoj se as këtë gjë parlamenti i Shqipërisë nuk do ta bëjë .
Miratimi i një rezolute të tillë , ku të dënohej genocidi grek mbi çamët , do ta turlloste dhe do ta "nevrikoste" Greqinë " dhe pastaj kjo e fundit , do tia nxirrte "inatin " Berishës .. Ky "inat do të perceptohej në atë , që qeveria e Greqisë nuk do të "fliste mirë " për berishën dhe kastën e tij .. Kjo e gjë do të "xhindoste" vet Berishën pastaj ..
Po ta shikosh si kronologji , pamvarsisht mendimit që kanë disa drejtues të PBDIU-së , mbas viteve '90 , çështja çame është varrosur përfundimisht.. Kjo duket se në aspektin ndërkombëtar , veç thirrjeve të monomizuara të vet çamërve , me an[ë të shoqërisë së tyre "Çamëria " dhe më vonë të Partisë së  Muhedinit të deklaruar si "e Çamërve " asnjë gjë tjetër nuk është bërë . Kurrë ndonjëherë qeveria e Tiranës  , qoftë edhe roterikisht me anë të ndonjë note verbale apo me ndonjë deklaratë të drejt përdrejt , nuk i është drejtuar qeverisë së Athinës .
Kjo gjë u thellua akoma më shumë , kur krerët e Partisë së Çamërve , bënë edhe lëvizjen e pa menduar , duke iu bashkuar një koalicioni polirik siç ishte ai i PD dhe Berishës , duke bërë që në një mënyrë më të kamufluar , ti përçajnë çamët në të majtë e në të djathtë ..
Pra as dëshira , as kushtete dhe mbi të gjitha as vendosmëria , nuk kanë qënë të pranishme në veprimet e qeverive shqiptare mbas 1990 ..
 E kundërta mund të thotet për qeverinë  diktaturës para viteve '90 . Gjithë shqiptarët e kujtojnë me çfar gjuhe të ashpër Enver Hoxha u drejtohej shovinistëve Grekë .. Në atë kohë , kishte vendosmëri për hapjen e çështjes  Çame , nga ana e qeveriaë shqiptare , por nuk ishin kushtet optimale , për arsye se Shqipëria ishte e vet izoluar nga regjimi monist që praktikonte . Ndërsa sot gjërat janë pak a shumë më optimale , por këmbëngulja , përkushtimi dhe vendosmëria e qeverisë në  Tiranë , vetëm sa e dobëson  zgjidhjen e problemit çam dhe nuk e ndihmopn atë aspak ..
Pra si konkluzion  "Çështja Çame" do të vihej mbi baza të shëndosha për zgjidhje kur , drejtuesit e PBDIU  të bëjnë  :
1 - Të kërkojnë bashkim të çamërve rreth një bastioni politik kombëtar . Kjo kërkon në radhë të parë , largimin e Partisë së Çamërve , nga çfardo grupimi politik majtas djathtas , nën moton e shqiptarit "Feja e shqiptarit është shqiptaria " , duke e përshtatur : "politika e çdo çami është "Çamëria"
2- Të kërkojë një referandum kombëtar , ku të pozicionohet i gjithë populli në Shqipëri , po të ishte edhe e mundur edhe në Kosovë , për çështjen Çame . Në këtë mënyrë , do të "justifikohet" edhe qeveria "e ndrojtur " e jona , ndaj Greqisë dhe eterëve politik evropianë ..
3- Në përvjetorin e 100 vjetorit të Shqipërisë të propogandohet me të madhe çështja Çame  tek popullsia shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë , me qëllim që të kuptohet thelbi dhe esenca e kësaj çështjeje , duke sqaruar popullsinë se nuk bëhet fjalë për nacionalizma të sëmura , por për një padrejtësi madhore që i është bërë kësaj popllsie , si dhe të krimit masiv që është realizuar nga ish qeveritë nacional shoviniste greke ..
4- Të thuhen të vërtetat historike ashtu siç kanë qënë në të vërtetë rreth kësaj çështje , dhe pozicioni i saktë , pa eksese politike dhe kompleksitete të tipit " luftë klasash " dhe klanesh , duke sqaruar saktë si dhe çfar pozicioni kanë  mbajtur qeveritë e Shqipërisë , që nga qeveria e Nolit , Zogut Hoxhës , dhe të gjitha qeveritë e mbas përmbysje së madhe të 1990 -ës ..
5- Të kërkojë bashkëpunim me Emigrantët rë cilët tashmë kanë edhe mundësinë edhe eksperiencën të prononcohen dhe vihen në shërbim për çështje të tilla madhore kombëtare ..
Vetëm kështu duke treguar realitet dhe vendosmëri midis nesh dhe brenda nesh në Shqipëri dhe ku ka shqiptar , do të jemi të bashkuar përballë një kërkese të mundshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje kaq të madhe kombëtare ..

Partizan Cene  28/06/2012

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...