Saturday, January 12, 2013

Gogoli komunizëm , bllokimi i integrimit ., dhe ortakët e rinj të Berishës në PS dhe të majtën shqiptare ..



 Nga Partizan Cene

Në Shqipëri , gjithë brezi i mesëm dhe ai i vjetër , e ka jetuar dhe është plotësisht në gjendje të konceptojë se si është komunizmi dhe , si është i ashtuquajturi socializëm i sotëm , të cilin e predikojnë shumë parti të majta evropiane , por mbi të gjitha e predikon Partia Socialiste e Shqipërisë ..

Ndërsa brezi i ri , nën 30 -35 vjeç , e ka shumë të vështirë të kuptojë prindërit e tyre , kur iu tregojnë për socializmin komunist në përgjithësi , dhe atë të cilin Enver Hoxha dhe PPSH , zbatoi në Shqipëri ..
Por nga ana praktike kaq të vështirë , por edhe më shumë e kanë  evropianët e perëndimit , politikanë apo jo ta kuptojnë komunizmin shqiptar të asaj kohe . Bile jo vetëm "socialistët" por edhe të djathtët , "popullorët " dhe kristiandemokratët " e kanë tejet të pamundur ta konceptojnë ashtu si vetë shqiptarët që e kanë jetuar këtë kohë ..
Pikërishtë këtë ka shfrytëzuar , dhe po e përdor si armë tymuese gjithmon kreu i mazhorancës , dhe kryeministri shqiptar .Në të gjitha takimet që ky zhvillon me të huajt , falë edhe oratorisë së tij të pashtershme , iu "mbush "mendjen atyre , se të gjitha të këqijat Shqipërisë , i kanë ardhur nga PPSH -ja e dikurshme ( që ka të drejtë deri diku ) , dhe nga PPSH-ja e sotme (simbas tij ) që është PS .. Pra Ky variant i Berishës , Topallit dhe gjithë atyre që i shkojnë pas , është i ngjashëm me atë historinë e gogolit që unë u tregoja fëmijëve të mi . kur dëshiroja ti mbaja larg nga ndonjë ngjarje , vend , hall apo ndonjë ndodhi .
Pra unë iu thoshja se: ".. ai që duket është Gogoli "i keq " që po ti shkosh pranë do të të hajë ..." Dhe dihet historia më vonë , që fëmijët sa dëgjonin për gogolin , trembeshin ....
Pra pikërishtë këtë ka bërë dhe po bën Berisha , për sa i përket asaj që ai e ka armë "të fuqishme " në politikën me jashtë , qoftë kur flitet për shtetin por edhe për tubime partiake dhe politike ..
Gjatë gjithë periudhës mbas zgjedhjeve të 2009 -ës e deri tani , Opozita , me PS në krye e ka bojkotuar pothuaj për dy vjet rresht parlamentin, duke pasur si shkak , krimin elektoral (vjedhjen e votave )  , por edhe atë fizik ( vrasjet e 21 Janarit ) që e ka bërë shteti , i drejtuar nga pushtetarët "besnikë" të mazhorancës qeverisëse , dhe Berisha vetë ..
Por opozita , pra PS dhe aleatët , duket se e kanë pasur të pa mundur , që t' iu mbushin mendjen perëndimorëve dhe vet Evropës e Amerikës ,  se Berisha ka kryer këto krime , pamvarsishtë që është kapur "me presh në dorë" . Edhe kjo nuk ka "pirë ujë "për perndimorët siç duket ..
 Pothuaj në të gjitha takimet me të huajt , të djathtë e të majtë , që janë të interesuar ose jo për Shqipërinë dhe integrimin e saj , sjelljet e opozitës ai i ka njehsuar me sjelljet e komunistëve "të pamoderruar ".. Pra u ka treguar "gogolin" e keq  "komunist ", që po pengon vendin dhe atë vetë të qeverisë ..
Ja çtha ai  në një mbledhje qeverie  : “Në takimin me homologun francez, e njoha edhe me bllokimin që i bëri opozita procesit për dy vite, duke mos votuar ligjet me 3/5 në kuvend me idenë se në këtë mënyrë do mund të dëmtonin qeverinë, por dëmtuan statusin dhe bllokoi marrjen e tij, sikundër e njoha kryeministrin me zhvillimet e fundit, për punën normale të opozitës në parlament”..
Pra me pak fjalë , gjithë retorika e berishës , dhe makinës shtetërore që i shërben atij , përqëndrohet në injorimin ndërkombëtar , të aksionit politik të opozitës , për rrëzimin e tij .
Ai u thotë perëndimorëve , se janë komunistët ata që duan të më rrëzojnë .. Dhe Evropa dhe Amerika , edhe kur u vranë 4 burra në Tiranë , bëri syrin qorr dhe veshin shurdh ..
Por nga ana tjetër edhe opozita , në shumë raste , ka pranuar në heshtje , statusin e viktimës , duke e shopjeguar këtë qëndrim me "hallet e integrimit "..
Më saktë , edhe thënia e berishës se "..do të qëndroj në pushtet deri sa të më votojë populli ..." nuk duket më si një ironi (pasi e di që, populli nuk e ka votuar kurrë  me shumicë) por si diçka normale , që përkthehet , : "..asnjë nuk më heq më nga pushteti , as me votë e as me forcë ... "
Bllokimi i reformave , tashmë  i ka lënë vendi pazareve ..  Berisha dihet si njeri i pazareve , prandoj sot më shumë se kurrë , kërkon ortak në pazaret e tij .. Në partinë Socialiste , dhe në të majtën në përgjithësi , ka shumë të aftë për "ortakësi " me Berishën , mjafton që të mos tu cënohen privilegjet e vjetra dhe tju garantohen të rejat ..!!//

http://gazetac.com/index.php/editorial/13929-gogoli-komunizem-bllokimi-i-integrimit-dhe-ortaket-e-rinj-te-berishes-ne-ps-dhe-te-majten-shqiptare.html

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...