Thursday, January 17, 2013

Krere shteti te dy “gjysmave” Nga : Partizan Cene


 
Si Nishani, edhe Jahjaga nuk gëzojnë mbështetjen e gjysmës së popullit të tyre...
 
Vizitën e tij të parë jashtë vendit si President, Bujar Nishani e bëri në Kosovë . E ku ka më mirë se kaq. Kosova dhe kosovarët janë vëllezërit tanë të një gjaku dhe sigurishtë aty, do të marrim bekimin dhe forcën për më mirë në ditët, muajt dhe vitet që do të jetë në krye të shtetit. Vërtet Kosova është gati gjysma e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit mëmë, por unë nuk e kam fjalën për këtë. E kam fjalën për atë që edhe presidenti Nishani, edhe presidentia Jahjaga , nuk gëzojnë mbështetjen e gjysmës së popullit të tyre... Janë president të dy “gjysmave”...
Nishani në Shqipëri u zgjodh me votat e komanduara nga Berisha, ndërsa Jahjaga, megjithëse u zgjoth edhe me votata e një pjese të opozitës, ishte fryt i një marrveshje politike, të cilën ajo e shkeli dhe tashmë nuk e gëzon më përkrahjen dhe njohjen e asaj pjese të opozitës që e votoi. Këta shembuj janë njëqind përqind shqiptar , për nga lloji i tyre . Duket se shqiptarët si "kokëfortë" që janë , tregohen ekzemplarë të vetëm edhe në mënyrën e zgjedhjes dhe ushtrimit të pushtetit . Pra mungesa e një konsensiusi , qoftë pnë Kosovë, por edhe në Shqipëri , solli që të dy Presidentët të kenë mbështetjen e dy gjysmave të qytetarëve të vet. Pavarësisht se nga ana ligjore, këtu nuk ka ndonjë shkelje, përsa i takon anës praktike dhe morale , kjo sjell gjithmonë anomali.
Një nga këto anomali ishte edhe mos shoqërimi i presidentit Nishani në Kosovë , nga përfaqsues të opozitës , pavarsisht ftesësë me “SMS” që vetë zoti Bujar Nishani i kishte bërë , kreut të grupit paralamentar Socialist zotit Gramos Ruçi. Thashethemet thonë se Ruçi i ka përmendur këtë fakt Presidentit, duke i thënë se: " Deri tani ke treguar se je një noter i zellshëm i Berishës dhe nuk përfaqëson fjalën e grupit paralamentar socialist". Edhe sikur mos të ishte e vëretë ky mesazh që boton sot shtypi shqiptar, është e vërtetë se zoti Nishani ka treguar zell të math në mbështetjen e Berishës dhe maxhorancës në largimin dhe emërimin e kreut të SHISH, duke e vënë këtë të fundit në duart e vetë kryeministrit përfundimisht. 
Nga ana tjetër, një mesele "Odise" po zhvillohet në Kosovë, për ta bërë zonjë Ahtifete Jahjaga, të mbajë "fjalën e dhënë". Pra, të japë dorheqjen. Çudirat nuk kanë të sosur edhe në anën e gjysmës tjetër të gjysmës së shqiptarëve . Zonja Jahjaga pretendon se: " Nuk i lejohet të japë dorëheqje "...pasi vetëm ajo është "ylli", që po perëndojë, do të shuante Kosovën ..
Jeta sigurisht që vazhdon, por ne shqiptarët nuk i shkojmë përshtat, pasi gjithmonë sjellim përshtjellime që më shumë na pengojnë në jetën tonë sesa na ndihmojnë. Vizita e Presidentit Nishani vazhdon dhe pritja ishte madhështore ... Pavarësisht, buzëve të tkurrura të gjysmës së shqiptarëve në Shqipëri dhe gjysmës së shqiptarëve në Kososvë. “Made in Albania”, nuk i thonë shaka !!!

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...