Saturday, January 12, 2013

"Foni i Llazit " , dhe "Fiksi" i Fonit ... !!



 Nga Partizan Cene

Fonin dikur në Greqi , kishte shumë vetë që e njhnin , pasi bënte fëmijët e shkollave të qeshnin .. Unë si mik i tij kisha simpati për të , pasi në përgjithësi unë, kam simpati për "teveqelët" si Foni dhe "karagjozët" si ai Por më veçmas kisha simpati dhe respekt për humorin e tij të kripur . Në shtetin Helen ai mori mësime të vyera për regjizurë .. por si " torollak " që ishte , e kishte të vësjtirë të mësonte të tjerët , ndaj .. zgjodhi më mirë ta mësojnë të tjerët ..

Sotë tek Fiksi , ai është ndër më pikantët .. Politikanët e duan shumë, kur janë në opozitë .. Gjynaf , kur "tallet" me të varfërit .. Them "gjynaf"  pasi e di sigurt ,që i vjen me të vëretë shumë gjynah për këto shtresa të popullsisë ... Unë që kam pasur rastin ta njoh nga afër e di që është shumë i ndjeshëm ..
Për më shumë për " depudetin " "kandidatin për president" apo ,për " Fonin e Llazit" , lexoni shkrimin më poshtë ku ai rrëfehet vetë për " maskarallëqet"
që po bën përditë tek" Fiksi "!!
Me këtë rast unë  miku i tij , që kemi ngrënë petulla , se nuk kishim bukë " e paralajmëroj shoqërisht " se një ditë do të japë llogari para popullit dhe partisë , për prapsitë e tij , duke u tallur me udhëheqësit më të lartë "
**************
Dikur i thoshin Foni i Llazit, sot e njohin si Foni i “Fiksit”. Ky është Ksenofon Ilia, gazetari me hosten që ngacmon politikanët në kronikat satiriko-investigativ të “Fiks Fare” ku punon prej nëntë vitesh
Kostumi i tij nuk është prerje e një gazetari të zakonshëm. Ksenofon Ilia, apo faktorizuar ndryshe në gjuhën e popullit si “Foni i Fiksit”, në bisedë është po ai i mbrëmjeve në kronikat e “Fiks Fare” në Top- Channel. Që ta kuptosh në e ka me shaka, apo po flet seriozisht, duhet ta blesh në kokërdhok të syrit. Se i tillë është Foni. Siç i trajton hallet e njerëzve me humor, ashtu i qan edhe të vetat. Ndaj gëzon edhe statusin e pagjindshëm të gazetarit të humorit. Ishte ky tipar i tiji, i cili e afroi 9 vite më parë në emisionin satiriko-investigativ “Fiks Fare” në Top- Channel. “Nga hyra? Nga dera, nga të hyja. Aty ku hyjnë të gjithë. Më hoqën si të paaftë nga televizioni ku punoja. Si i tillë kërkoja punë. Një i njohuri im që quhet Ismet Drishti punonte te “Fiksi” në atë kohë. I qaj hallin. Ai me vrap, i thotë Filipit (Çakuli). Filipi vjen dhe më thotë “Ti je Foni?” “Po”, i them. “Do fillosh punë që nesër”, më urdhëroi. Forma se si Foni bën gazetari, nuk ka shoqe. Është thjesht talent dhe spikatje në humor. “Unë që i vogël jam marrë me grupet teatrore, estradat e shkollave etj. Kisha qejf të bëhesha aktor, por nuk u bëra kurrë. Filipi, kishte dëshirë të krijonte figurën e gazetarit me humor, ku unë të shkoja të ngacmoja politikanët në përgjithësi, po edhe popullin e thjeshtë.” Politikanët e duan shumë Fonin. Mbarojnë për të. Aq shumë e duan, sa i kanë vendosur edhe truproja që të kryejë punën i qetë pa e ngacmuar kush. “Berisha? Alamet djali. Unë kam simpati. Është i zgjuar. Kur kam dashur ta provokoj me humor, ka buzëqeshur. Falë truprojave që i ka të shkëlqyer, shumë të mirë, vijnë 7-8 veta. Unë ndihem i privilegjuar që ata lejnë kryeministrin dhe vijnë te unë. Pula? Ka ndodhur në kohën e gripit të shpendëve. Kryeministri mblodhi artistë e gjithçka, vetëm mua s’më la të futesha brenda. Pulën që hëngri të pjekur ia sollën nga një fermë e kontrolluar. Kurse unë mora vetë një pulë të pjekur, nga ato të pazarit për t’i thënë që edhe ne hamë pula të sigurta.” Rama? “Ka sens humori. Më pranon tani, nuk e di. Ndoshta ngaqë është në opozitë. Është djalë i zgjuar. E njeh artin e gazetarisë. Më pëlqen kur luan pingpong. Me Ramën kujtoj të fundit. Shkova i thashë: “Ore kurban këndej, kurban andej. Si u bë kjo punë.” “Ik”, më tha mua, “ik t’u bëfsha kurban edhe ty.” Foni gërsheton mjeshtërisht në groteskun që ndërton, fenomenin me personazhin. Qoftë ky edhe hallexhi i këputur. “S’i përgatis fare. Ka njerëz të zgjuar, pavarësisht se janë të varfër. Vjet për Vit të Ri, duket si cinike, unë vajta, në disa familje në zonën e Myzeqesë. U thashë që do vi të xhiroj për vitin e ri. Isha i veshur si kuzhinier, me kapele. Fillova t’u tregoj si do e gatuanin fazanin. U thosha alternativat e mia, me ananas, me arra kokosi, me mjaltë. U tregoja temperaturën që duhet të kishte furra, si të piqej më mirë fazani. I zoti i shtëpisë, ulur këmbëkryq në vatër, më pa njëherë në sy. Më duroi, më duroi dhe në fund më tha: “Mbarove?” “Po”, i thashë. “Pa merr ato këpucët dhe dil jashtë.” Jashtë kamerave, përditshmëria e Fonit vjen më e shtruar. “Zgjohem në 5.30. Këto vitet e fundit sikur po plakem e mori dreqi. Ngrihem hap kompjuterin, shkruaj, përkthej. Nuk konsumoj kafe në mëngjes. Po piva një në ditë edhe atë shumë rrallë. Nuk është se më jep ndonjë kënaqësi. Pastaj ngrihen fëmijët. I përgatisim për në shkollë.” Me humor Foni thotë se ka një grua. Ai është baba i Aleksandrës dhe Eneas. “Pas “Fiksit” mua më shikon me trasta në duar. Nuk merrem me sport. Jam aq shumë i lodhur gjatë ditës sa nuk kam qejf fare të dal. Televizorin e lë me zërin më të ulët të mundshëm. Ndjek emisione humoristike, por në përgjithësi nuk qesh dot. Jam tipi i tillë që i shikoj, qesh me vete por i shikoj me syrin kritik që çfarë të mësoj nga ky.” Si do të ishte jeta e Fonit pa “Fiksin”? “Nuk besoj se do kisha mbetur rrugëve. Dua apo s’dua prapë Foni i Fiksit do mbetem. Natyrisht nuk do të isha ky që jam pa ndihmën e kolegëve që më kanë ndihmuar. Pa këta mund të isha Foni që shiste fara luledielli. Ose Foni i Llazit.” Jeta ime Foni ka një ditë të ngjeshur. Aktualisht po punon për librin e tij të pestë. Në fillim të vitit nxori në botim librin e përkthyer “Regjia dhe skenari filmik”, ndërkohë pret të publikojë përkthimin “Mësime pikture” të një piktori të famshëm anglez, i cili u mëson me anë të këtij libri të gjithë fillestarëve artin e pikturës. Përpara se të ishte Foni i Fiksit ai ishte Foni emigrant. Kam jetuar 10 vjet në Greqi. Kam bërë punë të ndryshme. Aty mbarova edhe studimet e larta për regji. Në Greqi, kam luajtur në trupa teatrore. Për 7 muaj kam qenë pjesë e një trupe që jepte shfaqje në shkollat 9-vjeçare të Greqisë. Më pas kam punuar në televizion në një serial. Erdha këtu me shpresën e madhe se do bëhesha regjisor.” Libri i parë që Foni ka shkruar ka qenë ai me anekdota “Majmuni arrihet nga njeriu”, i pasuar nga “Osama Bin Laden”. “Nuk është se kam ndonjë letërsi të përzgjedhur. Më pëlqejnë librat me humor, të njerëzve të zgjuar. Lexoj shumë aforizma, anekdota.” Ushqimi? “Ushqimi i preferuar bukë masive 800 lekëshe. Më pëlqen karkaleci por e ha shumë rrallë, se më bie rëndë.” //shek

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...