Bostinaru: Nëse nuk zgjidh krizën, Berisha të përgatitet për kostot
Nga Lajmi i Fundit ..Pergatiti dhe pershtati Partizan Cene
Ai pohoi se kryeministri Sali Berisha duhet të bëjë një zgjidhje të zgjuar ose të përgatitet për kostot nëse kriza vazhdon.
Pyetje: Cili është mesazhi për Qeverinë dhe Partinë Socialiste nesër kur në Kuvend pritet të ketë votim mbi nismat e PS për hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit?
Mesazhi im si zëvendës kryetar i delegacionit për Europën Juglindore është i qartë si kristali: Qeveria duhet të gjeje zgjidhje. Qeveria dhe Kryeministri duhet të jenë në Kuvend për të realizuar më në fund, për të negociuar për zgjidhje politike për të zgjidhur krizën ekzistuese politike.
Unë besoj se Zoti Berisha dhe partia e tij do të ndërmarrin vendime të zgjuara për mirëfunksionimin e parlamentit, por gjithashtu për të mirën e vendit. Nëse jo Zoti Berisha duhet të jetë përgatitur për kostot.
Dje ka qenë mbledhja e komisionit të ligjeve, ku janë hedhur poshtë propozimet e PS për hapjen e kutive. Nesër sigurisht do ketë një votim në Kuvend, por deri tani duket se kërkesat e socialistëve do të rrëzohen. Nëse ndodh kjo ?
Le të mos gjykojmë paraprakisht. Sepse Zoti Berisha dhe partia e tij vazhdimisht në mënyrë të përsëritur i kanë premtuar Europës se ata do të gjejnë zgjidhje, se do të punojnë së bashku me partinë Socialiste për një zgjidhje politike dhe tani është koha e duhur për ta bërë këtë. Nëse nesër mazhoranca do të vendosë të refuzojë propozimet e Partisë Socialiste kjo do ti kushtojë. Dua të jem i qartë: do të jetë me kosto, pasi Shqipëria ka nevojë për stabilitet politik. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen Parlamentit Europian dhe nëse nuk do ketë zgjidhje si një anëtar i delegacionit për Europën Juglindore nuk do të isha thjesht dhe vetëm i shqetësuar po do ta konsiderojë këtë si një dështim të angazhimeve europiane të Shqipërisë dhe konseguencat do jenë në përputhje me këtë. Por shpresoj ende se vendime të zgjuara do të ndërmerren nesër nga mazhoranca dhe në fund do të kemi një zgjidhje politike
No comments:
Post a Comment