Me ndryshimet ne kushtetute , shqiptaret kane rastin te kerkojne perfitimet e mbetura pezull nga marreveshja e Ohrit
Opinion analize nga Partizan Cene .. !!

Kryeministri Gruevski , ka bere te ditur se partia e tij , do te inicioje , nje ndryshim rrenjesor , te kushtetutes , ne pjesen qe ka te beje me keshillin gjyqesor ..Kjo simbas tij do te beje qe gjyqesori te jete akoma me i pamvarur dhe te shmangen me ligj presionet .. Ne Maqedoni , gjyqesori eshte gjithmone nen presionin e Politikes , pasi simbas kryeqevritarit te Maqedonise edhe paketa ligjore , dhe kushtetuese , ka shrigje te hapura , qe te ndodhe shpesh kjo gje.
Ndryshimet Kushtetuese kundershtohen nga opozita :
Branko Cervenkovski, kryetari i opzites maqedonase, thekson se;..'' ndryshimi i Kushtetutës, qoftë ai vetëm në pjesën e gjyqësorit, është i rrezikshëm, sepse mund të vinë edhe iniciativa për ndryshimin e pjesëve të tjera të saj, dhe pa një përgatitje të mirë dhe serioze ,nuk duhet të shpejtohet me ndryshimin e Kushtetutës'', thotë lideri i opzites .Gjitheashtu Cervenkovski, pohon se :“Ndryshimi i Kushtetutës nuk është fontanë dëshirash. Ato duhet mirë të shqyrtohen dhe të menjanohet çdo ndikim eventual i ndonjë pazarllëku partiak“
Bile qe tani Shqiptaret si pjese e shtetit te Maqedonise , kane filluar edhe ata te kerkojne disa gjera , te cilat sigurisht u takojne , por akoma nuk jane sanksionuar ne Kushtetute ..Per kete ; kryetari i partisë Demokracia e Re, Imer Selmani ka kërkuar që në ndyshimet e Kushtetutës të përfshihet edhe votimi në Gjykatën Kushtetuese, me parimin e Badenterit , duke bere te pamundur , mbivotimin në vendimet që kanë të bëjnë me shqiptarët. Kjo gje nuk tingellon mire edhe per opziten e Cervenkovskit , ndaj dhe paralajmeron pasoja , simbas tij te ''renda '', ndryshimi i kushtetutes , tani ... !!
Ne '' Marreveshjen e Ohrit'', jane parashikuar , mekanizma ndaj mbivotimit , me qellim qe te shmangen votime , qe do ta mundnin pakicen e vellezerve tane ne Maqedoni , vetem si rezultat i numrit me te madh te votuesve .. Por Pikerishte eshte parimi i Badenterit , me dyvlefshmeri vote , ajo qe eshte mese e domosdoshme qe nje moment te pasqyrohet edhe ne Kushtetuten e Maqedonise .. Lidhur me kete zoti Selmani thote :
“Marrëveshja e Ohrit ka pjesët e shkruara, por ka edhe frymën e vet dhe mekanizmat mbrojtës ndaj majorizimit. Parimi i Badenterit, votimi i dyfishtë, është një parim i vlefshëm i Marrëveshjes së Ohrit. Andaj ai duhet të implementohet në vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese”
Edhe Ekspertet maqedonas , paralajmerojne , se duhet bere kujdes :
Savo Klimovski, profesor maqedonas , thote se do te ishte me mire te ndertohej nje Kushtetute e Re , duke sjelle ne harmonizim , te gjitha pjeset e saj , qe deri tani nuk jane ne harmoni , me gjithe jeten dhe realitetin e Maqedonise ..Edhe nje presje te nje neni , vazhdon profesori maqedonas,mund te ndryshoje kuptimin e nje neni , dhe te krijoje keq kuptime me pasoja te pa parashikueshme, duke u reflektuar edhe ne nene te tjera .. !!
“Edhe ndryshimet më të vogla të Kushtetutës mund të kenë pasoja të paparashikueshme. Kushtetuta është akt që në rast se ndryshon edhe një presje të një neni, mund të reflektohet edhe në nene të tjera“, vlerson Klimovski .
Edhe kushtetushmologu shqiptar ne maqedoni , zoti Osman Kadriu , eshte ne nje mendje me profesorin Klimovski, per ate qe , eshte me mire te hartohet nje kushtetute e re , per Republiken e Maqedonise .. !!Konkretisht ai thekson :
“Është momenti i fundit që Maqedonia të ketë një Kushtetutë të Re, sepse kaluan 20 vite nga miratimi i Kushtetutës aktuale. “, thotë Osman Kadriu.
Nga ana e saj Qeveria Gruevski , thote se do te nxjerre ne nje debat publik , idene dhe ndryshimet e mundshme ne Kushtetuten e Maqedonise .. !!
Ketu u del per detyre shqiptareve dhe ne vecanti spektrit politik , ne Maqedoni , qe ne kete rast te jete nje trup , dhe ne nje mendje me qellim qe te mund te marrin nga ndryshimet ate me te miren e mundshme per shqiptaret ne Republiken e Maqedonise .. !!
No comments:
Post a Comment