Wednesday, March 17, 2010

Shtohet presioni ndërkombëtar për SHISH-in


Marre nga BBC news.. !!

Tirana

Në Tiranë vijon të rritet presioni i faktorit ndërkombëtar për ta nxitur qeverinë që të tërhiqet nga projektligji i ri për Shërbimin Informativ Shtetëror.

Në një tryezë debati të zhvilluar të mërkurën mbasdite, ambasadorët e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe OSBE-së kanë nënvizuar se ky shërbim është pjesë e rëndësishme e strukturave të shtetit demokratik dhe si i tillë duhet që edhe funksionimi i shërbimeve sekrete të respektojnë ndarjen e pushteteve.

Dy ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, janë ndër organizatorët e tryezës me ekspertë juristë në lëmin e kushtetutës.

Ambasadorët e vendeve perëndimore kanë theksuar se është me rëndësi, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për aleatët perëndimorë, që Shërbimi Informativ Shtetëror të mos bëjë hapa prapa.

Opozita dhe kritikët e projektit të qeverisë kanë shprehur shqetësim se mos shërbimet sekrete në Shqipëri kthehen në modelin e shumë-kritikuar të viteve ’90.

Në atë periudhë ka patur prova të qarta se opozita e asaj kohe dhe gazetarët përgjoheshin dhe përndiqeshin.

Komisioni i ligjeve në parlament e ka miratuar tashmë projektin e qeverisë, pa votat e deputetëve të opozitës, por ende parlamenti nuk e ka votuar.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...