Kuzhe: Shqipëria ime do të kete hije te rëndë!
Josip Kuzhe,trajneri i kombetares Shqiptare , nga Kroacia tha për gazetën boshnjake "Dnevi Avaz" se ''..është i lumtur që do të luajë kundër Bosnjë-Hercegovinës''. Ai si lojtar dikure ka mbrojtur ngjyrat e Dinamos së Zagrebit, ne vitet 1971 deri ne 1981.
Gjthsej ka marre pjese ne 384 ndeshje për ''Dinamon e Zagrepit'', me të cilët ka realizuar 14 gola. Kuzhe ishte një lojtar mbrojtës. Kjo i ka dhene mundesine ta shikoje me mire lojen dhe ti perqendrohet me shume trajnimit .. !!
Kuzhe ne vitet 1988 dhe 1989 ,ka qenë trajner edhe në Banja Luka të Bosnjës, me ekipin Borac.
Intervista e plote me gazetarin e ''Dnevi Avaz '' po jepet me poshte :
( Dnevi Avaz) D A :Përshëndetje, Kuzhe! Ju kapëm përmes celularit tuaj, por nëse duhet t'ju takojmë, ku mund t'ju gjejmë?
Kzhe : - Mund të më gjeni në Shqipëri zakonisht, por ndodh që për një, dy apo tri ditë të shkoj në Zagreb. Nuk besoj se kanë shumë rëndësi koordinatat fizike të miat, ndaj mendoj se ajo çka dëshironi të dini, ka të bëjë me aktivitetet e mia profesionale.
D A : -Pikërisht për këtë ju kontaktuam. Shqipëria, kombëtarja që drejtoni ju, më 3 mars luajti një ndeshje miqësore. Nga sa u pa, ajo ishte më mirë se Irlanda e Veriut. E vërtetë kjo, sipas jush?
Kuzhe : -Unë mund të bie dakord me çdolloj përfundimi të lojës, por ajo që i habiti të gjithë ishte njëfarë dominimi i Shqipërisë në ndeshjen për të cilën më pyesni. Besoj se edhe vetë irlandezo veriorët kanë mbetur të habitur nga ajo që paraqiti Shqipëria në këtë miqësore, sidomos në pjesën e parë.
Për ata specialistë të mirëfilltë, që ndjekin situatën e futbollit në Europë, Shqipëria nuk është një kombëtare e panjohur dhe për të rregulluar golaverazhin, si dikur. Ne kemi një kombëtare të mirë, që është gjithnjë në rritje. Për këtë flasin më mirë se askush rezultatet tona përfundimtare.
D A:-A keni mbetur të kënaqur me marrëveshjen e fiksuar në Luksemburg, për sa i takon kalendarit në grupin tonë të përbashkët kualifikues?
Kuzhe:-Sigurisht. Çdo delegacion kishte dëshirat e veta, por ne jemi të lumtur që do ta hapim edicionin kualifikues për Euro 2012 në Rumani. Më pas do të kemi mysafir Luksemburgun.
Pas këtyre dy ndeshjeve të para, them se do të jem në gjendje të flas edhe më mirë për objektivat e Shqipërisë. Krahasuar me të shkuarën, ne kemi një bazë të mirë për të bërë diçka më shumë, por na duhet të jemi shumë të kujdesshëm në fillim të kualifikueseve.

Trajneri i Kombetares Kuq e Zi , Josip Kuzhe .. !!
D A :-Bosnjë-Hercegovina do ta luajë ndeshjen e saj të parë kualifikuese larg shtëpisë, kundër Luksemburgut...?
Kuzhe : - Ky fakt e la të kënaqur kolegun tim, Susiç, kur përcaktuam kalendarin e grupit tonë. Kjo nuk është një ide e keqe, pasi të kesh grumbulluar tri pikë para se të luash ndeshjen e parë në shtëpi, para tifozëve të tu, do të thotë se ke krijuar atmosferën e duhur në skuadër.
Nëse e nisni mbarë, që në start, me 3 pikë në transfertë, atëherë tifozët boshnjakë do ta përkrahin fuqishëm kombëtaren e tyre, me dëshirën e ligjshme, pse jo, t'u bëjnë një surprizë edhe francezëve.
Unë dua të jem i sinqertë me ju, teksa po ju them se jam i lumtur që kam në grup Bosnjën. Një kombëtare në rritje, me elementë cilësorë, që e meriton të renditet në vend të parë ose të dytë në grupin tonë kualifikues. Mendoj se mundësitë për këtë i ka.
D A : - Duket se jeni të mirinformuar për Bosnjën, kundërshtaren tuaj në kualifikueset e Euro 2012?
Kuzhe : - Jemi ballkanas, kështu që futbollin e vendeve tona e përcjellim me interes, edhe kur nuk na lidh puna. Ajo që bëri Bosnja në eliminatoret e shkuara të Botërorit 2010 është për t'u vlerësuar dhe përgëzuar.
Natyrisht, njohjen që kam momentalisht rreth kombëtares së Bosnjës do ta pasuroj me informacione të tjera specifike, të cilat po i mbledhim për të gjithë rivalët në grup bashkë me Xhemal Mustedanagiçin, i cili është ndihmësi im i parë.
D A : - Kuzhe, sa njohuri keni ju për lojtarët tanë?
Kuzhe : - Pa hyrë në emra të përveçëm, mendoj se kombëtarja e Bosnjës ka lojtarë shumë të rëndësishëm. Natyrisht, lojtari juaj më i mirë është Edin Dzeko. Me të vërtetë një sulmues i kulluar, i cili ka një nuhatje speciale për golin.
D A : -Cilat janë synimet e Shqipërisë, kombëtares që ju drejtoni, në kualifikueset e ardhshme?
Kuzhe :- Për një gjë ju siguroj: Shqipëria ime do të jetë hijerëndë. Për këtë gjë jam më shumë se sa i sigurt. Shqipëria e ka krijuar një bazë për këto eliminatore, mjafton të kujtojmë ndeshje të tilla të kualifikueseve të mëparshme kundër Portugalisë (0 0). Krerët e federatës së futbollit në Shqipëri nuk do të ushtrojnë asnjë trysni mbi mua. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që për Shqipërinë do të ishte një sukses i madh, nëse kualifikueset për në Euro 2012 do t'i përfundojë e treta, ose ndoshta e katërta.
No comments:
Post a Comment