AFganisatan OFENSIVA E NATOS | ||||||||||
Zyrtarë ushtarak afganë thonë se në ofensivën e përbashkët me forcat e NATO-s janë vrarë të paktën njëzet luftëtarë të Talibanit. Më herët kreu i forcave të NATO-s në Afganistanin jugor, Gjeneral-Majori Nick Carter, ka thënë se një ofensivë e madhe kundër Talibanit ka qenë jashtëzakonisht e sukseshme deri tani. Mijëra trupa amerikane, britanike dhe afgane janë të përfshira në atë që përshkruhet si sulmi më i madh ajror i ndërmarrë ndonjëherë nga forcat e koalicionit në Afganistan. Presidenti afgan, Hamid Karzai, i ka bërë thirrje kryengritësve të Talibanit që të shfrytëzojnë këtë rast dhe të heqind dorë nga dhuna. Zyrtarët afganë thonë se janë vrarë së paku katër militantë. Ndërkohë thuhet se janë vra edhe tre personel ushtarak amerikan në një shpërthim në Afganistanin jugor - por ende nuk është e qartë nëse ata ishin të përfshirë në këtë ofenzivë.... !! ...................................................................................................................................... ATHINE :Pas vendimit për mbështetje nga Bashkimi Europian, kryeministri grek Jorgo Papandreu, ka deklaruar vendi ka humbur një pjesë të sovrantitetit kombëtar dhe ka theksuar vullnetin për të bërë gjithçka për ta rifituar atë. Opozita ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate, duke theksuar në të njëjtën kohë se qeveria po interesohet vetëm për reduktimin e defiçitit buxhetor dhe se nuk merr asnjë masë për të rimëkëmbur zhvillimin ekonomik të vendit. Atmosfera në Athinë, pas vendimit të enjten të Bashkimit Europian, perceptohet më qartë nga një shfletim i gazetave greke të ditës së premte. Sigurisht, ofrimi i mbështetjes ndaj Greqisë përbën temën kryesore në të gjitha gazetat. Dhe që të gjitha theksojnë lidhjen ndërmjet mbështetjes politike të ofruar dhe mbikqyrjes së trefishtë në të cilën vendoset tashmë Greqia, duke e krahasuar këtë mbikqyrje me lakun, kamxhikun, ose gogolin. Por gazetat kryesore theksojnë se negociatat që u kurorëzuan me vendimin e djeshëm, ishin gjysmake. Dhe kjo sepse, ose disa partnerë komunitarë nuk ishin dakord që Greqia të ndihmohej, ose pse kërkonin masa të tjera edhe më të ashpra. Në favor të masave shtesë shprehen edhe ekspertët grekë. Panajoti Largovas është shef i katedrës së Ekonomisë në Universitetin e Peloponezit: "Do të jetë një shpëtim i përkohshëm në rast se e konceptojmë që i zgjidhim problemet nëse na ofrohen 20 apo 22 miliardë euro.... !! Kjo eshte dhe shuma paraprake qe mbshtet BE -ja Greqine .. !! .............................................................................................................
|
Sunday, February 14, 2010
Lajme nga Vendi Rajoni dhe Bota
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...
-
Nga Partizan Cene Arinjtë polar ose arinjtë e bardhë janë ndër kafshët më të bukura në planetin tonë. Por pavarësisht kësaj, ato janë...
-
Nga Entela Resuli Këngët që kanë frymëzuar ata që kanë luftuar maleve për çlirimin e vendit tashmë janë mbledhur bashkë dhe ...
-
Antarktida, kontinenti më i ftohtë, më me erë dhe më i thatë, përmban 90% të të gjithë akullit në planet në një zonë sa ½ e Shteteve të...
No comments:
Post a Comment