Monday, February 15, 2010

Lajme nga Vendi Rajoni dhe Bota


DABORA MBAS VERIUT KA PARALIZUAR JUGUN ..

Pergatiti Partizan Cene

GJIROKASTËR - Komuna të bllokuara dhe një sërë aksesh kombëtare e rurale në gjendje të vështirë përsa i përket qarkullimit. Situata ka perceptuar ne kete faze ne Gjirokaster , si rezultat i rreshje ve te debores .. Jane dy komunat e izoluara deri tani . Mësohet se komunat Buz në rrethin e Tepelenës dhe Frashër në rrethin e Përmetit janë tërësisht të bllokuara për shkak të borës, e cila varion nga 50- 70 centimetër lartësi. Ndërkaq lëvizja në drejtim të komunave Pogon e Zagori në rrethin e Gjirokastrës kryhet me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës në këto zona varion nga 25- 30 centimetër.

Ndërkaq, si pasojë e reshjeve të konsiderueshme të shiut, rruga rurale për në komunën e Lunxhërisë në rrethin e Gjirokastrës gjatë natës dhe orëve të para të mëngjezit ishte e bllokuar në segmentin e quajtur "Ura e Aznakut", si pasojë e daljes së lumit Drino.

Vetëm rreth orës 09.30, ka filluar lëvizja edhe për autoveturat, pasi niveli i ujit ka ardhur në rënie
...................................................................................................................................

Ministri Imami sot viziton Kosovën

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë,Arben Imami sot do të vizitojë Republikën e Kosovës. Ministri Imami pritet të ketë takime me liderët e Kosovës, ku sot rreth orës 12:00 do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu e më pas edhe me disa ministra dhe udhëheqës tjerë të lartë shtetëror të Kosovës.

Kjo vizite eshte e para e zotit Imami ne kosove . qe nga marrja e postit .

Ministri Imami sot  viziton Kosovën

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë,Arben Imami


.................................................................................................

Gruevski ftesë të hapur për Papandreun.

Pergatiti Besa Morina - Gashi..

Kryeministri i Maqedonise ,Nikolla Gruevski, deklaroi nga Strumica se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin grek Jorgos Papandreu në çdo kohë dhe cilindo vend. Gruevski rikujtoi se e ka ftuar edhe më herët homologun grek për të vizituar Shkupin, apo qoftë edhe në ndonjë vend tjetër, duke aluduar në Bruksel, si destinacionin më real për takim mes tyre.

“Unë jam gati për këtë takim dhe unë jam gati të bisedojë me Papandreu në çdo kohë dhe çdo vend. Papandreu pranoi ë propozimin tim, ndërsa datën e takimit do ta përcaktojmë në mënyrë plotësuese”, deklaroi kryeministri Gruevski.

Shume flitet se neqoftese , ecin reformat , maqedonise do ti duhet nje qeveri me baze me te gjere qe te mund te mbaroje problemin me emrin , qe te mund te pranohet ne Be .. kjo nuk mund te zgjase me shume se 6 muaj simbas analisteve .. !

Gruevski ftesë të  hapur për Papandreun
Nikolla Gruevsky .

.................................................................................................................









SEKRETARJA AMERIKANE E SHTETIT ; KLINTON , KERKON NDIHME NDERKOMBETARE PER IRANIN .
Clinton
Clinton do të kërkojë mbështetjen e sauditëve
Zyrtarë të lartë amerikanë po bëjnë përpjekje diplomatike për ta bindur Kinën që të mbështesë një qëndrim më të ashpër ndaj ambicjeve bërthamore të Iranit.

Zëvendëspresidneti amerikan, Joe Biden, thotë se ka besim që Kina do ta ndryshojë qëndrimin dhe do të mbështesë vendosjen e sanksioneve të saj.

Përpjekja kryesore diplomatike pritet të hënën, gjatë vizitës në Arabinë Saudite të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...