| RAMA : EDHE SOT DO TE KONSULTOHET ME ALEATET DHE DEPUTETE TE PS..!! |
TIRANE-, Edi Rama pritet të mbledhe sot ne mesdite, aleatët pas tryezës së djeshme të presidentit të Republikës. Pjesmarrës pritet të jenë Paskal Milo, Spartak Ngjela, Nard Ndoka dhe Skënder Gjinushi. Ky takim pason atë që kreu i PS, Edi Rama zhvilloi mbremjen e djeshme, pak ore pas tryezes së Presidentit.Mbrëmjen e djeshme Rama takoi një grup deputetësh të PS-së, me të cilët u konsultua edhe një natë para se të shkonte në tryezën e negociatave. Burimet bëjnë të ditur se takimi ishte informues në lidhje me të gjitha çfarë ai bisedoi së bashku me Gramoz Ruçin, me Berishën dhe Patozin. Rama ka kërkuar nga deputetët e vjetër të PS-së si Dokle, Majko, Ruçi, Xhafa, Leskaj, Braçe etj, edhe mendime për vijimësinë e hapave drejt zgjidhjes së krizës dhe ecurisë së dialogut me Berishën. Edhe në këtë takim, Rama dhe deputetët kanë qenë të vendosur të mos heqin dorë nga kërkesa për hapjen e kutive të votimit. Kjo konsiderohet kërkesa numër një nga PS-ja. LDD: Koalicion me LDK-në po, bashkim joLidhja Demokratike e Dardanisë kërkon koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por e përjashton mundësinë e bashkimit të këtyre dy partive. Në LDK, në anën tjetër, e mirëpresin ofertën e LDD-së, por më shumë parapëlqejnë bashkimin. Në trevjetorin e themelimit të saj, Lidhja Demokratike e Dardanisë, ia ka përsëritur ftesën për koalicion parazgjedhor Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga e cila u nda në kuvendin zgjedhor të 2006-ës. Në LDK thonë se këtë ofertë e kanë pritur me dashamirësi, por ata parapëlqejnë shkrirjen e dy partive në një. |
Sunday, February 14, 2010
SHKURT NGA POLITIKA..
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...
-
Nga Partizan Cene Arinjtë polar ose arinjtë e bardhë janë ndër kafshët më të bukura në planetin tonë. Por pavarësisht kësaj, ato janë...
-
Nga Entela Resuli Këngët që kanë frymëzuar ata që kanë luftuar maleve për çlirimin e vendit tashmë janë mbledhur bashkë dhe ...
-
ARUBA ; Nje cope e Evropes , ne Karaibe ARUBA eshte nje ishull me nje siperfaqe rreth 193 km2 , qe ndodhet rreth 23 km ne veri te Venezu...
TIRANE-, Edi Rama pritet të mbledhe sot ne mesdite, aleatët pas tryezës së djeshme të presidentit të Republikës. Pjesmarrës pritet të jenë Paskal Milo, Spartak Ngjela, Nard Ndoka dhe Skënder Gjinushi. Ky takim pason atë që kreu i PS, Edi Rama zhvilloi mbremjen e djeshme, pak ore pas tryezes së Presidentit.
No comments:
Post a Comment