Wednesday, March 10, 2010

Zgjedhjet e parakohshme e vetmja shtegore , nga ku mund ''t 'i a hedhe '' edhe kete radhe paq Berisha ..!!

Do te filloi fushata elektorale ?.. Apo mos ka filluar, me cashkat e zakonshme te kryeministrit .
Si gjithmone, Shqiperia , eshte e para , ashtu si ka qene dikure ;e para dhe e vetme . Eshte e para simbas kryeministrit tone te nderuar ; se ka nje ''rritje ekonomike'' qe do ta kishte zili cdo vend i Botes . Eshte e para simbas tij ,edhe per ''mireqenien'' , si vendi me me ''pak'' te varfer , pa harruar se eshte e ''para'' ne investime .E vetme ne Evrope , tha sot kryeministri , ne plotesimin korrekt te planit te investimeve ..
.........Vetem se nuk morem vesh se per cilin plan pesevjecar e ka fjalen kryeministri ... !!


http://www.gazeta55.net/fotolajm/7486marreveshje.jpg

Ne foto : Ai shtrengim duash , qe cuditi te gjalle e te vdekur , ne Shqiperi dhe ne mbare spektrin shqiptar ... !!


Pra me pak fjale .. jemi te vetmit , nuk kemi te tjere ne krah... Kete e theksoj se jemi te vetmit ne Evrope ,per ate qe nje kryeminister , i nje shteti te Natos , deklaron se ato qe ka shpifur dhe share , per kundershtaret e tij politik , jane thjeshte cashka elektorale dhe guxon e flet prape per bashkepunim dhe tolerance ..!!
.. Dhe akoma mbetemi te vetmit pasi nuk besoj te kete tjeter kryeminister ,qe ashtu si ne kohe elektorale edhe gjate qeverisjes , ruan te njejtin''seriozitet'' si cashkat elektorale .. !!

Megjithe ate kemi arsye pse te gezohemi .. vetem gjysmat e atyre qe na bejne te paret ne Evrope thashe, dhe shikoni sa shume jane .. po te permendja , korrupsionin , kriminalitetin , drogen , gjakmarrjen , e shume e shume nga keto .. nuk besoj se do te me dilnin as netet se ditet do ti kisha zene ... !!

Pra kohe fushate elektorale , te pakten keshtu tregon era dhe aroma.
Ne fillim ''bashkekryeministri '' Meta , hodhi idene , se ne zgjedhjet vendore ,do te fitonin 120 njesi vendore .. !! Sic duket prodhimi eshte i mbare sivjet dhe , ne te korrat , qe do te behen se shpejti , Meta do te grumbulloje 120 baule miser.. Se ndryshe nuk ka si shpjegohet qe nje parti si ajo e Metes , e punesuar mercenare , do te mund te mashtroje prape elektoratin .
Dikush mun te thote se ka njefare menyre .. Si thoni ju : dhe pergjigjem menjehere :menyra e gogolit ..
Pra ,ne zgjedhjet e 28 qershorit gogoli ishte Sali Berisha , per te cilin nuk la gje pa thene . Per te Berisha ishte i korruptuar ishte mashtrues kusar deri dhe kriminel(duke pasur parasysh Gedecin).Por me vone ky ''gogol i prape '' simbas Metes , u be engjelli me largpames , per karrieren e tij dhe te partise LSI, duke e bere , si ne enderr , zv kryeminister , me nje elektorat te paperfillshme ... !!
... Tani gogoli me sa duket eshte Edi Rama , i cili ka bere '' hatane'' , se nuk i la te qete mashtruesit dhe kusaret , por po e terheq shume fillin sa e ka bere gati per tu kepute ..!!

Por kush e shikon me vemendje , rrjedhen e ngjarjeve , do te kuptoje menjehere ,ate qe ; Meta megjithese shan gogolet eshte detyruar te punesohet nga ata ...Dhe me llogjiken e thjeshte te matematikes , ai eshte bashkegogol , per shqiptaret e thjeshte , te cilet me ne fund e kuptuan kete gje ..
Sot qeveria Berisha-Meta , eshte me shpatulla per muri , si rezultat i ''kokfortesise'' se opzites dhe ne vecanti te Partise Socialiste per te bere transparencen e zgjedhjeve te fund qershorit te kaluar .As demagogjia e zakonshme e te gjithe spektrit qe qeverise , as propaganda per mrekullira dhe dokrra qe nuk i ha as kush , dhe as ''perkrahja e doris Pack & Co , dhe se fundmi ,as skenari i djegjes se mandateve , nuk dhane asnje rezultat . Pra mashtrimi dhe vjedhja e 28 qershorit , edhe pse jo e gjitha , pjese - pjese ka dale ne drite .

Si fillim ''Rruzhdia e pare '', me vone ne sfond po dalin ''rruzhdie te tjera , te cilat po shokojne , jo opinionin shqiptar , se ai e di se ceshte bere ne 28 qershor , por po shokojne evropianet , te cilet pamvaresishte se kishin nje fare pamje te asaj qe ishte numeruar'' keq'' dhe ''shume keq ''.. nuk besoj se e dinin se kishte edhe ''shume me keq''. Aq keq sa po te hapen kutite , s' eshte cudi qe te dale mashtrimi me i madh se 26 maji i 1996...

Por... Sali Berisha i thone atij ,dhe sigurishte , cdo gje pritej nga ai .. !!

Pra tani qe po dalin ''rruzhdiet , edhe po nuk u hapen kutite , PD dhe LSI, e kane shume te veshtire , te vazhdojne e te qeverisin pa Opziten ..
Te hapin kutite eshte si te hapin; varrin e nje te vrari , ku krimineli e di qe ,i varrosuri do te kete ,deshmi ne trup qe do te vertetoje direkte krimin e tij ;
Te cojne vendin ne zgjedhje te para kohshme , shikohet si nje mundesi qe , te hiqet vemendja nga kutite e vjetra dhe te perqendrohet ne ato te rejat ..
Pra , pa e shume fjaleruar; zgjedhjet e reja jane nje opsion i mundshem .Kete se fundmi e tregon edhe nje fare mpirje e Pozites shqiptare . Vete kryeministri , Berisha , tha se do te nise nje tur , per te biseduar me elektoratin ..
Nga te dhenat qe kemi arritur te mbledhim n Partia demokratike , e ka pare qe elektorati , ka rreshqitur , ne te kunder pasi u lodh boll me mashtrimet dhe manipulimet e zgjedjeve . Me daljen e problemit ''Rruxhdie'' , qrvrritaret mendojne se po behet gjithmone e me shume vete transparenca e zgjedhjeve , dhe kjo po i diskrediton , edhe ne popull por aq me shume ne qarqet evropiane , pro dhe kunder tyre ..
Se fundmi , paraqitja ne Parlament e opzites , nuk le shume mundesira reale , per kalimin e lumit te mashtrimit , pasi kjo e fundit ka paraqitur amendamente te tilla per shqyrtim , qe tani kane edhe mbeshtetjen e nderkombetareve .. E kam fjalen per ligjin e tranparences se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.
Takimet me elektoratin , qe pritet te nise mazhoranca jane nje shenje e qarte se zgjedhjet e parakohshme jane pare si e vetmja mundesi , per daljen nga qorrsokaku , i krijuar , me mashtrimin elektoral ne zgjedhjet e kaluara ..!!
Edhe situa ta ekonomike , eshte e tille qe e ben te domosdoshem , marrjen e vendimeve te rendesishme , te cilat pa opziten jane te pamundura .. Duke pare , qe edhe liberalizimi i vizave , nuk do te behet ne Korrik sic gjoja ishte premtuar , por do te behet ne 2011, ka kohe qe te behen zgjedhjet e parakohshme sa nuk eshte vone dhe situata te perceptoje me keq ...

Kur do te mbahen zgjedhjet ..Per kete mund te parashikojme qeshorin ose shtatorin e ketij Viti .. por me sakte e di Berisha .. !!

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...