Thursday, March 11, 2010

Eleminohet i turperuar Reali , nder kohe Bayer , dhe Mancester , ne teteshe .. !!

Pergatiti Partizan Cene:

MANCESTER UNITED

Manchester Unitedit kualifikohet në çerekfinale të Champions League në futboll, pasi në ndeshjen e kthimit e shkatërruan 4:0 Milanin. Edhe ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra e Manchester Unitedi 3:2 në San Siro si edhe në ndeshjen e kthimit e dominoi skuadrën e Miilanit. Edhe këtë herë sikurse në Milan, Runey ishte Me i miri me lojë, duke shenuar dy gola. Në minutën e 13-të të takimit, Runey realizoi gol për rezultatin 1:0, duke i bërë me dije Milanit se nuk ka asnje shans.Keshtu mbaroi pjesa e pare ..!!


Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 46-të të ndeshjes, Runey sërish në listën e shënuesve dhe ngriti epërsinë në 2:0. Pas 13 minutave lojë, futbollisti Park shoi të gjitha shpresat e Milanit për rezultat të favorshëm, duke e shtuar atë në 3:0. Edhe njëherë Aleks Ferguson Deshmoi me strategji të lojës shumë më të fortë sesa Leonardo i Milanit. Fletcher vulosi i për 4:0 në minutën e 87-të, duke eleminuar Milanin nga Campions Lige





LYONI I FRANCES


Real Madridi është turpërua me eliminim nga Champions Leagua. Një Real që kishte investuar më së shumti dhe që kishte blerë yje të futbolit si Ronaldon dhe Kakan, të cilat janë të kota. Reali luajti baras 1:1 me Lyonin nga Franca dhe humbja e ndeshjes së parë me 1:0 në Lyon, e ka eliminura Realin nga kjo garë.

Skuadra shume milioneshe , nuk luajti ate futboll qe pritej megjithese rste per shenim kishte shume .




Reali e nisi mbarë me golin e futbollistit Criatiano Ronaldo pikërisht në minutën e 6-të. Kjo epërsi 1:0 zgjati deri në minutën e 75-të, kur


Pjanic barazoi shifrat 1:1, duke shfrytëzuar një hutim të mbrojtjes së Madrileneve . Keshtu Lyon ne teteshe , duke shenuar ne historine e klubit , eleminimin enjeres prej skuadrave me te forta te botes ..

Në çerekfinale deri më tani janë kualifikuar: Arsenal, Bayern, Manchester Unitedi e Lyoni.



Portjeri i Realit Kasillas duke u lutur ..per nje shans me te mire



REZULTATET E NATES SE MERKURRE :


Manchester Unitedi - Milani 4:0 (3:2)*

Real-Lyon 1:1 (0:1)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...