Tuesday, February 9, 2010

Lajme nga Vendi Rajoni dhe Bota


Rihapen hetimet për Gërdecin..

Pergatiti Matilda Kuqi.

TIRANE- Hetuesit shqiptare i janë rikthyer Gërdecit. Kjo eshte bere e mundur , mbas deklarimeve te dëshmitarëve për mënyrën se si ndodhi shperthimi i fabrikes . Prokurorë, hetues dhe avokatë kanë qenë sot në fshatin Gërdec e pikërisht në ish-krater. Ata kanë kërkuar elemente të rinj ne vendin e ngjarjes duke ekzaminuar dhe administruar si provë materiale saldatriçen me të cilën ishte salduar karroca që solli shkëndijat e para dhe zjarrin në fabrikë.

Ekspertet dhe disa avokate kane qendruar per me shume se tre ore ne vendin e tragjedise . dhe kane kryer ekspertizën e saldatrices së gjetur së fundmi ne hyrje të fabrikës së demontimit.

Rikthimi i eksperteve në vendngjarje u be me urdhër te gjykatës te premten e kaluar, pasi pati përplasje mes rrëfimeve te deshmitareve. Sipas prokurorisë shpërthimi ka ardhur si pasoje e saldimit të një karroce, e cila tashme është futur në listën e provave materiale. Ndërkohë që disa prej dëshmitarëve kanë thënë se atë ditë nuk ka pasur saldim karroce.




TE HUAJT, NUK JANE DAKORD ME LIGJIN E SHISH..

Pergatiti Matilda Kuqi ..

TIRANË - Ligji për Shërbimin Informativ Shtetëror , u tregua nga nga qeveria si arritje për luftën kundër korrupsionit.Mirepo ky ligj ka nggjallur reagime jo vetem nga opozita por edhe nga nderkombetaret , e akredituar ne Tirane .


Sic mesohet,diplomacia e huaj po leviz dukshem për të ndikuar në ndryshimin, deri edhe në ndalimin e miratimit të amendamenteve të hartuara nga qeveria, duke nisur që nga ai nen që kufizon ne kohe mandatin e Drejtorit të SHISH-it e deri tek ndryshimet e tjera që lidhen kryesisht me varësinë që ky institucion do të ketë ndaj kryeministrit. Kështu në ligjin e përgatitur nga qeveria, dhe që aktualisht ndodhet në zyrat e kryesisë së Kuvendit thuhet ndër të tjera se drejtori që udhëheq punën e Shërbimit Informativ Shtetëror, përveç raportit të zakonshëm vjetor, duhet që të raportojë përpara Kryeministrit në çdo kohë dhe për çdo çështje, që lidhet me veprimtarinë e këtij institucioni. Ndërsa në ligjin e vjetër, kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror raportonte në Këshillin e Ministrave, si dhe te Presidenti i Republikës për problemet, që lidheshin me sigurinë kombëtare.




RIKONFIRMOHET NE VIENE , PERSPEKTIVA EVROPIANE PER KOSOVEN...
Pergatiti Besa MORINA- GASHI
VJENE-Grupit Drejtues Ndërkombëtar , ka dhene mbeshtetje ,për realizimin e objektivave të procesit integrues të saj në BE, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Ne mbledhjen e mbajtur në Vjenë, të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i cili ka rolin e mbikëqyrësit të shtetit më të ri, Memli Krasniqi,zedhenes i Qeverise se Kosoves, ka thënë përmes një bisede telefonike nga Vjena, se vendet anëtare u kanë dhënë mbështetje angazhimeve të Kosovës për zbatimin e prioriteteve që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane të Kosovës dhe me liberalizimin e vizave.


NATO PO PERGATIT MESYMJEN PERFUNDIMTARE NE AFGANISTAN

Pergatiti PARTIZAN CENE .



Në Afganistanin jugor, militantët taleban po bëhen gati të luftojnë forcat e NATO-s që po përgatiten për një mësymje madhore në pika kyçe ku strehohen kryengritësit.

Dëshmitarët thonë se talebanët po sjellin furnizime me armë dhe po hapin transhe përreth zonës Marijah në provincën e Helmandit, strehë e rreth 80 mijë njerëzve dhe një qendër trafikut të opiumit

Nga ana tjeter ne ndihme te NATO-s jane edhe me mijra forca te qevrise afgane .!

..

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...