dhene gazetarit ILIR KADIA, per BBC .!
Laakso: Mbështetje për zgjidhjen e krizës në Shqipëri
![]() | ![]() |
Në një intervistë për BBC-në, raporteri për Shqipërinë, Jaakko Laakso, thotë se është absolutisht e nevojshme që bojkoti i parlamentit të përfundojë.
Ai thotë se gjetja e rrugës për të arritur deri këtu, do të jetë sfida kryesore gjatë vizitës që një delegacion i Këshillit të Evropës do të bëjë në Tiranë më 22 shkurt.
Edhe në Shqipëri, ndërkombëtarët intensifikojnë përpjekjet për të ulur palët në tryezen e bisedimeve që pritet të thërrasë së shpejti Presidenti Bamir Topi.
Pas takimit me ta, demokratët shprehen të gatshëm të marrin pjesë në bisedime, ndërsa socialistët të hyjnë në Kuvend fill pas tryezës së partive.
Korrespondenti i BBC-së në Tiranë, Ilir Kadia bisedoi me përfaqësues të dy palëve.
No comments:
Post a Comment