·
Rregullat e shkruar kane qene shume te sakta ..Por a jane zbatuar ato ?? Vlersimin le ta bejne specialistet .. !!
Ne vitin 1988 , ne mars , ishte miratuar rregullorja e plote per menyren e parandalimit te situatave te pa deshirueshme ne kaskadat e Drinit .. ! Kjo rregullore , tregon me imtesi se cfare duhet te bejne , specialistet dhe drejtuesit e KESH -it, kur kuota e ujiot ne Fierze , eshte ne nivel te 290 m thellesi ... Vete specialistet me te mire te asaj kohe , te cilet e kane hartuar kete rregullore , kane vene theksin ne perllogaritjet e domosdoshme , paraprake , me qellim qe shkarkimet te behen duke mbajtur nen kontroll , nivelin e lartesise se ukit ne kaskadat e Drinit .. !Shkarkimit fillojne kure niveli i ujit eshte deri ne 289 m.
Por e keqja eshte se keta specialiste qe kane hartuar kete rregullore , jane mesuar ne shkollat e ish diktatures , dhe si rezultat , edhe rregullorja eshte produkt i diktatures ..!!
Duke pasur parasysh parimin e fushes se djegur .. regjimi Berishian shkaterroii gjithshka .. Pra edhe ligjet dhe rregulloret! Ndryshe nuk ka se si te kuptohet , qe po ta shikosh me vemendje si kane rrjedhur ngjarjet nuk eshte zbatuar asnje pike e kesaj rregullorje qe po botoj me poshte, .. !!
edhe aty ku pretendohet se eshte zbatuar rregullorja , nuk duket asnje rezultat i prekshem ..
Pa dashur te bejme specialistin .. po e botojme rregulloren dhe vete lexuesit te bejne vleresimin e duhur , se kush edhe sa eshte fajtor , vec theonomise se Zotit qe hodhi shume uje nga qielli .. !!
1- .... ne pjesen e pare tregohet menyrat e perllogaritjeve .. te cilat nuk na hyjne ne pune ne por specialisteve .. !!
2- SHKARKIMI I PLOTAVE :
Shkarkimi i plotave në tre hidrocentralet e Drinit është i ndryshëm për periudhën tetor-shkurt, për muajin mars dhe për periudhën prill- maj.
Përveç kësaj, për periudhën tetor-shkurt ka ndryshim ndërmjet rastit kur niveli i ujit në liqenin e Fierzës është nën kuotën 287 m absolute (288 m sipas sistemit të kuotave relative të Fierzës), rastit kur ai është ndërmjet kuotave 287 m dhe 289 m absolute (288 dhe 290 m relative) dhe rastit kur niveli ndodhet në kuotën 289 m absolute e lart (290 m relative), rastit kur ai ndodhet ndërmjet kuotave 289 dhe 291 m absolute (290 dhe 292 m relative) dhe rastit kur niveli ndodhet në kuotën 291 m absolute e lartë (292 m relative).
Kur niveli në liqenin e Fierzës arrin kuotën 285.0 m absolute (286.0 relative), krijohet një komision i posaçëm, i cili përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Energjetikës, Ministrisë së Ndërtimit, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Mbrojtjes Popullore (shërbimit sinoptik), Akademisë së Shkencave (Institutit Hidrometeorologjik), Komitetit të Digave të Mëdha, Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Shkodrës, si dhe nga specialistë të tjerë. Komisioni formohet nga Ministri i Energjetikës dhe kryesohet prej tij. Komisioni ka të drejtat dhe detyrat e mëposhtme:
- të vendosë për ato çështje të veçanta që rregullorja shprehimisht i lë në kompetencë të tij;
- të bëjë interpretim të rregullores në situata të veçanta, të cilat nuk janë parashikuar shprehimisht në rregullore;
- të bëjë ndryshime në zbatimin e rregullores për çështje të ndryshme, kur të dhënat sinoptike janë të tilla, që japin garanci të plotë se këto ndryshime nuk kanë pasoja të rrezikshme ose të dëmshme.
3. PERIUDHA TETOR- SHKURT ME NIVEL TE LIQENI TË FIERZES NË KUOTËN 289 M ABSOLUTE (290 m RELATIVE)
3.1 Rasti i parë
Kur prurja e Fierzës është më e vogël se 600 m3/sek, shkarkimi i prurjeve të tre hidrocentraleve bëhet si më poshtë:
3.1.1 Në Hidrocentralin e Fierzës: Niveli i liqenit mbahet në kuotën 289 m absolute (290 m relative) duke shkarkuar, po të jetë nevoja, prurjet e tepërta nëpër tunelin nr. 4 me hapje të pjesshme ose me intervale. Për të zvogëluar shkarkimet, centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe, por jo më pak se me 300 m3/sek.
3.1.2 Në Hidrocentralin e Komanit: Niveli i liqenit mbahet në kuotën jo më të lartë se 170.0 m absolute. Për të mbajtur këtë nivel, po të jetë nevoja, hapet në fillim tuneli nr. 3 në masën e nevojshme dhe në qoftë se prurja është e madhe, edhe tuneli nr. 4 deri në hapje të plotë të tij.
3.1.3 Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: Niveli i liqenit mbahet në kuotë jo më të lartë se 74.0 m absolute. Për të mbajtur këtë nivel, po të jetë nevoja hapet në fillim shkarkuesi i Qyrsaqit në masën e nevojshme dhe në qoftë se prurja është më e madhe edhe shkarkuesi i Zadejës.
3.2 Rasti i dytë
Që në çastin që prurja e Fierzës kalon vleftën 600 m3/sek, deri sa ajo të arrijë vleftën 1100 m3/sek ose që në çastin kur prurja kalon vleftën 600 m3/sek, deri sa të zbresë në 500 m3/ sek pa arritur vleftën 1100 m3/sek shkarkimi i prurjeve në të tre hidrocentralet bëhet si më poshtë:
3.2.1 Në hidrocentralin e Fierzës: Niveli i liqenit mbahet në kuotën 289.0 m absolute (290 m relative), duke shkarkuar prurjen e tepërt nëpër tunelin nr.4. për të zvogëluar sa të jetë e mundur shkarkimet nga tuneli, centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe, por duke lëshuar jo më pak se 300 m3/sek, me përjashtim të rastit të parashikuar në paragrafin e parë të pikës 3.2.2. në qoftë se prurja e pellgut ndërmjet Fierzës- Koman është shumë e madhe dhe niveli i liqenit të Komanit nuk arrihet të ulet siç parashikohet në pikën 3.2.2, por përkundrazi rritet dhe kalon kuotën 171.0 m absolute, me qëllim që niveli në Koman mundësisht të mos ngrihet, tuneli nr. 4 i Fierzës kufizohet deri në mbyllje të plotë të tij dhe po të jetë nevoja edhe fuqia e centralit ulet në minimum, duke lëshuar një prurje jo më të madhe se 100 m3/sek.
3.2.2 Në Hidrocentralin e Komanit: Me të arritur prurja në Fierzë vleftën prej 600 m3/sek, niveli i liqenit të Komanit duhet të ulet mundësisht deri në kuotën 166.0 m absolute, duke hapur menjëherë tunelin nr. 3 plotësisht. Në këtë kohë fuqia e Hidrocentralit të Komanit duhet të jetë sa më e madhe që të jetë e mundur, duke ulur në minimum po të jetë e nevojshme, fuqinë e Hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe pastaj edhe fuqinë e Fierzës. E gjithë ajo pjesë e ujit që shkarkohet nga Komani, për të ulur nivelin e liqenit deri në kuotën 166.0 m absolute, duhet të mbahet në liqenin e Vaut të Dejës duke ngritur nivelin e tij nga kuota 74.0 m absolute në kuotën 76.0 m absolute, siç paraqitet në pikën 3.2.3. pasi të arrihet kuota 166.0 m absolute, kjo kuotë duhet të ruhet sa të jetë e mundur duke mbajtur shkarkuesit të hapur në masën e nevojshme, deri në hapjen e tyre të plotë. Në qoftë se prurjet janë të mëdha dhe me anën e tunelit nr. 3 dhe të centralit kuota nuk ulet, ashtu siç kërkohet në paragrafin e parë të kësaj pike, por përkundrazi ka tendencë të ngrihet, atëherë hapet edhe tuneli nr. 4 në masën e nevojshme, që kuota e arritur të ruhet sa të jetë e mundur. Në qoftë se niveli i liqenit të Vaut të Dejës arrin kuotën 76.0 m absolute, para se në Koman niveli të ketë zbritur në kuotën 166.0 m absolute, atëherë niveli në Koman nuk ulet më, por mbahet mundësisht në kuotën e arritur duke lëshuar tranzit nëpërmjet tuneleve dhe centralit të gjithë prurjen që vjen.
3.2.3 Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: Duhet të fillojë ngritja e nivelit të liqenit nga kuota 74.0 m absolute, po qe nevoja, deri në kuotën 76.0 m absolute, qysh në çastin që në hidrocentralin e Komanit fillon ulja e nivelit të liqenit siç parashikohet në paragrafin e parë të pikës 3.2.2. gjatë gjithë kohës që në Koman vazhdon ulja e nivelit të liqenit prurja që lëshon Hidrocentrali i Vaut të Dejës nëpërmjet shkarkueseve dhe centralit nuk duhet të kalojë prurjen natyrale që do të vinte në Vaun e Dejës, sikur hidrocentralet të mos ishin ndërtuar. Për këtë qëllim, shkarkuesit e Vaut të Dejës duhet të hapen në masë të tillë që për çdo ulje prej 20 cm të nivelit të liqenit të Komanit, t’i përgjigjet një ngritjeje prej 10 cm në liqenin e Vaut të Dejës. Në qoftë se niveli në liqenin e Komanit nuk është në ulje, për shkak të kushteve të paraqitura në paragrafin e tretë të pikës 3.2.2 edhe në liqenin e Vaut të Dejës, niveli nuk duhet të ngrihet, por të ruhet në kuotën e arritur, duke hapur në masën e nevojshme shkarkuesit. Në të gjitha rastet niveli i liqenit të Vaut të Dejës nuk duhet të ngrihet mbi kuotën 76.0 m absolute. Për këtë duhet hapur në fillim shkarkuesi i Qyrsaqit, deri në hapje të plotë dhe pastaj edhe shkarkuesi i Zadejës.
3.3 Rasti i tretë
Që në çastin kur prurja në Hidrocentralin e Fierzës, pasi ka qenë mbi 600 m3/sek, por jo më shumë se 1100 m3 sek, zbret nën 500 m3/sek shkarkimi i prurjeve të tre hidrocentraleve bëhet si më poshtë:
3.3.1 Në Hidrocentralin e Fierzës: Niveli i liqenit mbahet në kuotën 289.0 m absolute (290.0 m relative), duke shkarkuar prurjen e tepërt nëpër tunelin nr.4. për të zvogëluar sa të jetë e mundur shkarkimet nga tuneli, centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe.
3.3.2 Në Hidrocentralin e Komanit: Niveli i liqenit ngrihet deri në kuotën 170.0 m absolute. Shkarkuesit, deri sa të arrihen kuota 170.0 m absolute, janë të mbyllur, kurse centrali është mirë të punojë me fuqi sa më të vogël, duke rritur në maksimum fuqinë e Vaut të Dejës dhe atë të Fierzës.
3.3.3 Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: Niveli i liqenit ulet nga kuota 76.0 m absolute deri në kuotën 74.0 m absolute. Gjatë gjithë kohës prurjet që lëshon Vau i Dejës duhet të mos kalojnë prurjet natyrale që do të vinin po të mos ishin ndërtuar Hidrocentralet e Drinit. Për këtë arsye, shkarkuesit duhet të jenë të hapur në masë të tillë që për çdo 20 cm ngritje të nivelit të liqenit në Koman, niveli në liqenin e Vaut të Dejës të ulet me rreth 10 cm.
3.4 Rasti i katërt
Që në çastin që prurja në Fierzë kalon vleftën 1100 m3/sek dhe deri sa niveli i Fierzës të arrijë kuotën 295.5 m absolute (296.5 m relative) ose deri sa prurja të zbresë në 500 m3/sek, pa e arritur kuotën 295.5 m absolute, shkarkimet e plotave në të tre hidrocentralet bëhen si më poshtë:
3.4.1 Në Hidrocentralin e Fierzës:
3.4.1.1 Në qoftë se niveli i liqenit të Komanit ndodhet nën kuotën 171.0 m absolute, tuneli nr. 4 i Fierzës duhet të hapet plotësisht. Centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe, por të lëshojë jo më pak se 300 m3/sek, me përjashtim të rasteve që përmenden në pikën 3.4.2. Tuneli nr. 3 qëndron i mbyllur deri sa niveli i liqenit të arrijë kuotën 295.50 m absolute (296.5 m relative). Niveli i liqenit nuk duhet të ulet nën kuotën 289 m absolute. Për këtë qëllim po të jetë e nevojshme, tuneli nr.4 kufizohet në masën e duhur.
3.4.1.2. Në qoftë se në Hidrocentralin e Komanit ngrihet niveli i liqenit mbi kuotën 171.0 absolute, tuneli nr. 4 i Fierzës kufizohet në mënyrë të tillë që në Koman mundësisht të mos kalohet kuota 171.0 m absolute. Për këtë qëllim, po të jetë nevoja, tuneli nr. 4 mbyllet plotësisht dhe prurja që lëshohet nga centrali ulet në minimum, por jo më shumë se 100 m3/sek.
3.4.1.3 Kur prurjet në Fierzë janë në zbritje, mënyra e shkarkimit të tyre dhe e uljes së nivelit të liqenit deri në kuotën 289.0 m absolute (290.0 m relative) nëpërmjet shkarkueseve apo vetëm me anën e centralit, përcaktohet nga komisioni i posaçëm i cili për këtë merr parasysh gjendjen hidrologjike në pellgun e Drinit, nivelin e liqenit të Fierzës, nivelin e liqenit të Komanit, nivelin e liqenit të Shkodrës, gjendjen e përgjithshme sinoptike, etj.
3.4.2 Në Hidrocentralin e Komanit:
3.4.2.1 Me të arritur prurja në Fierzë 1100 m3/sek, në Koman fillon ulja e nivelit të liqenit mundësisht deri në kuotën 160.0 m absolute. Me qëllim që prurja që lëshon Hidrocentrali i Vaut të Dejës nëpërmjet shkarkuesve dhe centralit të jetë mjaft më e vogël se prurja natyrale që do të vinte në Vaun e Dejës, sikur hidrocentralet të mos ishin ndërtuar, shkarkimet në Koman duhet të bëhen në mënyrë të tillë që afërsisht për çdo 10 cm ngritje të nivelit në liqenin e Fierzës, niveli i Komanit të ulet rreth 40 cm. Për të arritur këto ritme, po të jetë nevoja dy tunelet e Komanit duhet të hapen plotësisht dhe centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe, duke kufizuar fuqinë e Vaut të Dejës.
3.4.2.2 Në qoftë se niveli i ujit në liqenin e Komanit arrin kuotën 160 m absolute, tunelet e shkarkimit mbyllen në masë të tillë që të ruhet kjo kuotë. Në fillim mbyllet pjesërisht ose tërësisht tuneli nr. 4 dhe pastaj po të jetë nevoja edhe tuneli nr.3 në masën e nevojshme. Me rritjen ose uljen e prurjeve që vijnë në liqenin e hidrocentralit, shkarkuesit hapen ose mbyllen gradualisht në masë të tillë që të ruhet mundësisht kuota 160.0 m absolute e nivelit të liqenit.
3.4.2.3 Në qoftë se prurjet që vijnë në liqenin e Komanit nga pellgu ndërmjetës Fierzë- Koman dhe nga Hidrocentrali i Fierzës kalojnë aftësinë shkarkuese të Hidrocentralit të Komanit, si në rastin kur niveli i Komanit ndodhet në kuotën 160.0 m absolute, ashtu edhe në rastin kur kjo kuotë nuk është arritur, atëherë, dy tunelet e shkarkimit mbahen plotësisht të hapur dhe centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe duke ulur deri në minimum fuqinë e hidrocentralit të Vaut të Dejës por pa ulur fuqinë e Hidrocentralit të Fierzës. Kur niveli i liqenit të Komanit arrin kuotën 170.0 m absolute, edhe fuqia e Hidrocentralit të Fierzës duhet të ulet po të jetë nevoja, në mënyrë që centrali i Komanit të lëshojë një prurje sa më të madhe, por jo më pak se 450 m3/sek. Kur me të gjitha masat e parashikuara më sipër niveli i liqenit të Komanit arrin në kuotën 171.0 m absolute, shkarkimet e Fierzës kufizohen siç paraqitet në pikën 3.4.1.2.
3.4.2.4 Në qoftë se niveli i liqenit të Komanit, si pasojë e kushteve të përmendura në pikën 3.4.2.3 ka kaluar kuotën 170.0 m absolute, edhe pasi prurjet që hyjnë në liqen të jenë ulur nën aftësinë shkarkuese të hidrocentralit, shkarkimet vazhdojnë me aftësi të plotë siç përmendet në pikën 3.4.2.3 deri sa niveli i liqenit të ulet në kuotën 170.0 m absolute. Në qoftë se prurjet në Fierzë janë në rritje ose afërisht konstante, shkarkimet në hidrocentralin e Komanit vazhdojnë me aftësi të plotë, deri sa niveli i liqenit të arrijë mundësisht deri në kuotën 160.0 m absolute. Në qoftë se prurjet e Fierzës janë në ulje të ndjeshme, mënyra e shkarkimit të plotave në Hidrocentralin e Komanit përcaktohet nga Komisioni i posaçëm, i cili për këtë merr parasysh përveç gjendjes hidrologjike në pellgun e Drinit edhe gjendjen e përgjithshme sinoptike.
3.4.3 në Hidrocentralin e Vaut të Dejës:
3.4.3.1 Prurjet që vijnë duhet të kalohen tranzit, me anën e shkarkueseve dhe të centralit për të ruajtur kuotën e nivelit të liqenit.
3.4.3.2 Kur prurjet e Fierzës janë në ulje të ndjeshme, mënyra e shkarkimit të plotave dhe e uljes së nivelit të liqenit deri në kuotën 74.0 m absolute, përcaktohet nga Komisioni i posaçëm.
3.5 Rasti i pestë
Që në çastin kur niveli i liqenit të Fierzës arrin kuotën 295.5 m absolute (296.5 m relative) dhe deri sa prurja të zbresë nën 500 m3/sek, shkarkimet e plotave në të tre hidrocentralet bëhen si më poshtë:
3.5.1 në hidrocentralin e Fierzës:
3.5.1.1 në qoftë se niveli i liqenit të Komanit është nën kuotën 170.0 m absolute, në hidrocentralin e Fierzës si rregull i përgjithshëm duhet të hapet plotësisht edhe tuneli nr. 3 i shkarkimit, por për këtë duhet të merret mendimi i komisionit të posaçëm. Komisioni e shqyrton këtë çështje në kohën e duhur, përpara se niveli i liqenit të Fierzës t’i afrohet kuotës 295.50 m absolute (296.5 m relative). Komisioni mund të vendosë që tuneli nr. 3 të mos hapet duke u bazuar në situatën hidrologjike të Drinit dhe në situatën e përgjithshme sinoptike.
3.5.1.2 Në qoftë se niveli i liqenit të Komanit është mbi kuotën 170.0 m absolute, me qëllim që niveli pranë ndërtesës së centralit të Fierzës të mos kalojë kuotën 175.0 m absolute (176.0 m relative), po të jetë e nevojshme, shkarkimet në Fierzë duhet të kufizohen duke mbyllur në masën e duhur tunelin nr. 4 të shkarkimit.
3.5.1.3 Në qoftë se në Koman ka tendencë që niveli i liqenit të rritet mbi kuotën 172.0 m absolute, shkarkimet në Fierzë duhet të ulen deri më mbyllje të plotë të dy tuneleve dhe kufizim në minimum të fuqisë së centralit, në mënyrë të tillë që kuota 172.0 m absolute në liqenin e Komanit mundësisht të mos kalohet. Kur prurjet në Koman zvogëlohen dhe niveli i liqenit fillon të ulet nën kuotën 172.0 m absolute, si pasojë e veprimeve të përmendura në paragrafin e mësipërm, shkarkimet në Fierzë rriten në masën e nevojshme, në mënyrë që në Koman niveli i liqenit të ruhet në kuotën e arritur.
3.5.1.4 Pasi në Fierzë prurjet të zvogëlohen dhe niveli i liqenit të fillojë të ulet, mënyra e shkarkimit të prurjeve dhe e uljes së nivelit të liqenit deri në kuotën 289.0 absolute (290.0 m relative) përcaktohet nga Komisioni i Posaçëm, i cili për këtë merr parasysh gjendjen hidrologjike në pellgun e Drinit, nivelin e liqenit të Fierzës, të Komanit dhe të Shkodrës, gjendjen e përmbytjeve në zonën e Shkodrës dhe sidomos situatën e përgjithshme sinoptike.
3.5.2 Në Hidrocentralin e Komanit:
3.5.2.1 Të dy tunelet e shkarkimit mbahen plotësisht të hapur, derisa niveli i liqenit të jetë mbi kuotën 160.0 m absolute. Në qoftë se niveli i ulët në kuotën 160.0 m absolute, shkarkuesit mbyllen në masën e nevojshme në mënyrë që ky nivel të ruhet.
3.5.2.2 Pasi prurjet në Fierzë të jenë ulur, siç parashikohet në pikën 3.5.1.4 Komisioni i Posaçëm përcakton edhe mënyrën si duhet të ngrihet niveli i liqenit të Komanit deri në kuotën 170.0 m absolute.
3.5.3 Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës:
3.5.3.1 Prurjet që vijnë duhet të kalohen tranzit me anën e shkarkueseve dhe të centralit, në mënyrë që të ruhet kuota 76.0 m absolute.
3.5.3.2 Kur prurjet e Fierzës janë në ulje të ndjeshme, mënyra e shkarkimit të plotave dhe e uljes së nivelit të liqenit deri në kuotën 74.0 m absolute, përcaktohet nga Komisioni i Posaçëm.
Komentet te lexuesit ..dhe vleresimet le ti bejne specialistet .. !! Ndersa masat do ti marre pa diskutim populli , duke denuar te gjithe ata te papergjegjshem qe e cuan vendin ne dite te hallit si shume here te tjera .. !!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...
-
Nga Partizan Cene Arinjtë polar ose arinjtë e bardhë janë ndër kafshët më të bukura në planetin tonë. Por pavarësisht kësaj, ato janë...
-
Nga Entela Resuli Këngët që kanë frymëzuar ata që kanë luftuar maleve për çlirimin e vendit tashmë janë mbledhur bashkë dhe ...
-
Antarktida, kontinenti më i ftohtë, më me erë dhe më i thatë, përmban 90% të të gjithë akullit në planet në një zonë sa ½ e Shteteve të...
No comments:
Post a Comment