Friday, January 15, 2010

"Arritjet'' e medha te qeverise

Edhe ne fatkeqesi , propogandohen "arritjet e medha" te qeverise ..!!

Permbytjet , e diteve te fundit ne zonat e veriut , sollen nje katastrofe totale , per krejt banoret e ketyre zonave . ! Pamvaresishte perpjekjeve te vonuara te qverise , gjendja nuk po mund te permiresohet .. !

Themi perpjekjet e vonuara , pasi duke u nisur nga nje fjale e urte popullore , qe thote : '' Barin e njome , kush e ha ne gushte se ne prill e maj , ka per te tere ".. Pra , lipseshin masa , perpara se te vinin ditet e rreshjeve te , medha , te ketij dimri te eger.! Askush nuk e mohon se rreshjet ishin te medha dhe shume te dendura , por duheshin marre masat me pare .. !

Sot qeveria , po perpiqet te vrapoje .. por nuk arrin kurre , ne finish .Atehere kur shume specialiste dhane alarmin , duke e krahasuar , ate qe mund te ndodhte , me nje katastrofe me te madhe se nje cunam shkaterrues , qarqet pegjegjese ne qeveri ishin te zene , me propaganden boshe , dhe shpifjet e degradimet e kujtedo qe nuk , ishte i te njejtit mendimi me te . !
Alarm i tille bile ne shume rastesh , quhej si i gatuar ne guzhinene e kundershtareve te majte , qe nuk bejne gje tjeter simbas qeverise , por vetem ndjellin panik , dhe mosbesim tek qeveria e vendit . !!

Ne takimin me ushtaraket , qe po ndihmojne me perkushtim per evakuimin e njerezve , dhe zbutjen e pasojave te permbytjeve , Kryetarja e parlamentit te pergjysmuar, zonja Topalli , ishte me e interesuar , per propaganden e rrymes se ashper te qeverise , sesa ne dhenien e udhezimeve , dhe ndihmave konkrete per daljen nga situata . Ajo nuk mund te rrinte pa falenderuar qeverine , e kaluar dhe te sotme , te zotit Berisha , per arritjet e medha , ne nderimin e kaskadave dhe argjinatures ,. Kjo simbas zonjes Topalli , beri te mundur shmangjen e katastrofes se madhe .

Si duket per zonjen Topalli ka edhe me keq .. Bravo qeveria qe shmangu te keqen .. Vetem se e keqja eshte kaq evidente sa sot Vete zoti Berisha dhe Zonja Topalli po ''lusin '' banoret e Dajcit dhe zones se Lezhes qe te evakuohen me deshire , dhe munddesishte me mjetet e tyre , sa me pare .. Pra kjo tregon se e keqja qe eshte ''shmangur'' po behet akoma me e keqe , per te gjithe zonen .. Niveli i ujrave simbas specialisteve ,po arrin kuota qe cojne drejt nje katastrofe ,humanitare, ekologjiko ekonomike pa diskutim , por edhe ne kecenim per humbje jetesh njerezore ..

Megjithese nuk eshte momenti per te theksuar shkaktaret e kesaj fatkeqesie , Kryeministri si gjithemon e ka ne maje te gojes shkaktarin : ngrohja globale , eshte ajo qe po e fillon ''shkaterrimin'' e Botes , nga Shqiperia e vogel. Per Zotin Berisha , nuk ka faktor relativ ne kete fatkeqesi .. por Perendia , si gjithemone nuk e ka per zemer shqiptaret dhe , njehere ne disa muaj , gjate qeverisjes Berisha , do ti shkaktoje nga nje andralle deri ne fatkeqesi apo ne shkaterrim total te shtetit si ne ''97-en.!!
Per Kryeministrin , asnjehere nuk kane pergjegjesi qeveritaret dhe drejtuesit e qeverise , por perkundrazi , jane ata pa eshte Shqiperia , se per ndryshe , nga keto qe po ndodhin , do te ishte bere hataja ( thua se nuk po jetojme hatane )!!

Para shume kohesh , por edhe tani specialiste te hidroenergjetikes , si zoterinjte Fatos Lamaj, Ingrid Jaho ,apo Dhimiter CiCo , edhe pse nuk jane me pjese e nomeklatures , kane dhene alarmin per mundesine e katastrofave te tilla neqoftese nuk u moren masat ne kohe per riparimin e argjinaturave ekzistuese ,si dhe per riparimin me kapacitetet e mundura te hidrovoreve ne gjithe rrafshnalten e Shkodres dhe Zadrimes .. Gjitheashtu , Zoti Cico ka kerkuar , qe te merreshin masat sa nuk eshte vone qe ne Gusht , per kujdesin qe duhej treguar ne kaskadat e hidrocentraleve , duke bere te mundur pastrimin poshte tyre , dhe mundesine e drejtimit te ujerave ne shtratin e drinit , pasi te pastroheshin aluvionet e grumbulluara , keto 20 vjet qe pothuaj nuk jane pastruar .. !! Keto jane pune te specialisteve , por une dua te theksoj , se me metodat klielenteliste , dhe ato militantiste te qeverisjes Berisha , shume e shume specialiste te tille , jane larguar nga detyra . Asnje specialist qe dikure ka marre pjese ne zbatimin e shume projekteve , ne kaskadat e Drinit pothuaj nuk eshte sot ne detyre ose te pakten nuk perfillet dhe pyetet per problemet hidrite , te Drinit ne pergjithesi .. !!

Me pak fjale .. Katstrofa e tanishme , eshte nje fatkeqesi e shkaktuer nga natyra por e ndihmuar dhe mbeshtetur , nga keq menazhimi i ujrave dhe pritave te dryshme mbi Drin , por dhe nga keq qeverisja dhe metodat perjashtuese , per bindjet apo te kaluaren e specialisteve .!!


Sot nuk eshte dita e propagandes por dita e punes intensive , per tu ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura .. Edhe opozita ne rastin e tanishem shume mire ben qe ka derguar njerezit dhe vullnetaret e saj , por akoma me mire do te vepronte qe ti linte menjeane deklaratat propagandistike , ne pergjigje te sulmeve te papegjegjshme te qeveritareve karrigtare, te rinj, si zoti Prifti , i cili gjithemon nuk harron te beje mesimin e Eprorit te tij qe : Kure te sulmojne shpif dhe kundersulmo .. !! Eshte per te ardhur keq ..!
Me e vogla qe mund te bente zoti minister i METE ,do te ishte qe te gjente nje mundesi qe te thirreshin te gjithe specialistet , per te gjetur rruget me te mira per daljen nga kjo situte katastrofike .. !!
Shprese per nga qielli qe te rregullohet moti .. Por ndofta edhe qeveria me ne fund do te mund te beje dicka per tu lehtesuar vuajtjet atyre njerezve, ne ato zona te permbytura .. !!

Partizan Cene .. 06/ 01/ 2009

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...