Saturday, January 23, 2010

Lajme shkurt nga BOTA

Pergatiti Matilda KUQI.. !!

PORTOPRENS:-

Ne Haiti UNICEF ka dhene aklarmin se , trafikantet po grabisin dhe shesin femijet nga spitalet .. Deri tani kane humbur me shume se 15 femije te dokumentuar pa marre parasysh edhe raportimet jozyrtare ..


ANKARA:-

Ne turqi ka filluar nje operacion i hapur per arrestimin e te pakten 120 te dyshuarve , si pjesetare te organizates terroriste famekeqe AL QAEDA..
Simbas autoriteteve , turke , te gjithe te arrestuarit kishin kohe qe ishin nen vezhgim te rrepte , deri sa u mblodhen provat e mjaftueshme ..
Disa prej tyre jane pergjgjes te drejte perdrejte , per aktin terrorist ne Stamboll me 2003, kure humben jeten te pakten 60 persona ..


BEOGRAD
Ne Serbi,ish peshkopi i Nishit IRINEI , u zgjodh, patriarku i Beogradit dhe gjithe Serbise .. !

Zgjedhjet mbahen 2 muaj pas vdekjes së kreut të kishës ortdokse serbe, Pavle i cili u nda nga jeta ne moshen 95 vjecare..

Patriarku Irinei eshte i vijes se ashper dhe , sic pritet eshte nje kundershtar i forte i pamvaresise se Kosoves ..!

Friday, January 22, 2010

E kujt viti eshte kjo pulle poste , dhe e kujte qeverie

NE KOMENTET MUND TE TREGONI SE CDINI PER KETE FOTO .. !!

Vetë qevëria e Mirditës, 1920. Timbre de la république autonome autoproclamée des Mirdites, Albanie, 1920. Stamp from the autonomous self-declared of Mirdita, Albania, 1920. by Only Tradition.



Kjo foto eshte e '' Vetqeverrise se MIrdites '' , e vitit 1920 ..Pulla eshte perdorur per 18 muaj , bga kjo qeveri dhe u hoq me 1921 nga qarkullimim .. !!

Lajme shkurt nga Shqiperia dhe Kosova



DO TE vazhdoje misioni i UMNIK ne Kosove ..!
PRISHTINE- 22/01/2010/
Me sa duket misioni , i Organizates se Kombave te Bashkuara ne Kosove, do te vazhdoje akoma , deri sa te vendose vet Keshilli i Sigurimit , te kesaj organizate .. Kjo bazohet mbi efektin qe vazhdon te kete ne vend Rezoluta 1244

Një zëdhënës i UNMIK-ut, Russell Geekie, i tha dje BBC-së se misioni i rikonfiguruar që nga viti i kaluar, përveç rolit të vëzhguesit dhe raportuesit, luan edhe një rol administrativ në Mitrovicën e Veriut.

Deklaratat e zëdhënësit të UNMIK-ut vijnë në kohën kur pritet diskutimi për Kosovën në KS të OKB-së dhe pas kërkesave të udhëheqësve të Kosovës për mbylljen e plotë të misionit

.................................................................................
JANE MARRE te gjitha masat per mos perhapjen e semundjeve infektive .. !

TIRANË- 22/01/2010
Pak ditë pas nisjes së normalizimit të situatës në zonën e përmbytur të Shkodrës dhe Lezhës, Ministria e Shëndetësisë garanton se nuk ka asnjë rrezik epidemie në këtë zonë. Përkundër disa deklaratave që janë bërë në media për ekzistencën e rrezikut të epidemive në zonat ku përmbytja preku dhe ujësjellësat, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili duke folur në Parlament garantoi se organet e shëndetit publik kanë marrë të gjitha masat për të pasur në kontroll ujin e pijshëm.

.............................................................................................

VETEM kur te hapen kutite do te kete kompromis .. !

TIRANE; - Deputeti i PS -se Namik Dokle përsëriti sot kërkesën e opozitës për hapjen e kutive. Simbas tij nuk mund te kete kompromis pa hapjen e kutive te 28 qershorit .. !.


" Gjitheashtu zoti Dokle theksoi se : ''Krerët e qeverisë dhe të Partisë Demokratike çdo ditë kanë lëshuar dhe vazhdojnë të lëshojnë frazën absurde se pranojnë çdo lloj hetimi të zgjedhjeve, por jo hapjen e kutive.
Po çfarë hetimi të zgjedhjeve mund të bëhet pa hapjen e kutive dhe shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit zgjedhor që ato përmbajnë?".


Gjitheashtu , edhe per versionit qe paraqiti zoti A. Patozi , qe ti lihet opozites shumica ne komisionin hetimor , zoti Dokle u shpreh :"Nuk mund të flitet për shumicë të opozitës në komisionin hetimor, kur kësaj shumice i mohohet apriori kërkesa për hapjen e kutive".

Ai shtoi se "PS kërkon dialog serioz. Por s'mund të ketë dialog real pa hetimin e plotë të zgjedhjeve dhe nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa hapjen e kutive ku të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët të shohin me transparencë të plotë të vërtetën e 28 qershorit".



Sumeret sumeriania, dhe shqipja .. !!

Sumerianët dhe Shqipja, zanafilla e identitetit kombëtar.
(Rreptsisht ndalohet leximi i shqiptarve skeptik, nrrone nenshtetsin!)

ZANAFILLA E KRENARISË KOMBËTARE
Pse duhet ta njohim?! – Përgjigje ndaj “Krizës së Identitetit”

“Sumerianët” - Djepi i Vërtetë i Kulturës Botërore.
Gjuha e tyre - Shqipja
Në Fillim - Sumerianë, pastaj Pelazgë/Pelargë, më pas Ilirë e Arbër, e sot SHQIPTARË

Nga: Anastas S. Shuke


miku im ..Net Isveizi


PJESA E PARE

Në librat e shkollës 8-vjeçare apo të mesme kemi mësuar se Laibnici, matematikani e filozofi gjerman i shekullit 17, ishte njëkohësisht edhe albanolog i madh. Ndokush pyeste se ç’lidhje ka albanologjia me matematikën por nuk gjente përgjigje në ato libra. Asnjë herë nuk është përmendur thënia e tij se: “Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe duhet të studjoni gjuhën shqipe”. Dhe i madhi profesor Eqrem Çabej thotë:
“HISTORIA E GJUHËS ËSHTË HISTORIA E POPULLIT QË E FLET”.
Sa pak histori e kombit dhe sa e cunguar i është servirur ajo brezit tonë...!!!
Krenaria kombëtare, identiteti kombëtar, apo patriotizmi kërkon një mbështetje të fuqishme e REALE, përndryshe ajo nuk mund të jetë një shtysë drejt përparimit kombëtar, por kthehet në parullë pa vlerë. Krenaria kombëtare është Baza më e Thellë Morale e njeriut, Stimuli moral më i Natyrshëm në gjithë aktivitetin e tij. Formimi i Personalitetit të çdonjërit nga ne, bazohet në rradhë të parë në rrespektin ndaj Vetes dhe Kombit, prandaj njohja e Historisë së Kombit është elementi fillestar i Kulturës. Vini re këtu vëmendjen e fqinjëve tanë dhe luftën e tyre për problemet e identitetit, si dhe agresivitetin në rritje kundër identitetit shqiptar. Ne shqiptaret duhet të mësojmë nga fqinjët një gjë: Presioni është Art më vete, dhe si i tille duhet patjetër të përdoret vazhdimisht, e sidomos kur raporti i forcave nuk është në anën tonë. Për këto arësye, Identitetit tonë Kombëtar duhet ti hiqet mbulesa e rëndë mijravjeçare e mosdijes dhe e harresës dhe media e shkruar dhe ajo vizive duhet ti bëjë një “Reklamë” të madhe studimeve dhe zbulimeve të fundit apo të mëparshme për gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar, dhe historianët e gjuhëtarët tanë duhet të jenë shumë më aktivë sot.
GJUHA është themeli i kombit, ajo që na bën të veçantë nga të tjerët. Ne shqiptarët krenohemi mjaft me heroin tonë kombëtar “Skënderbeun”, si pjesë madhore e mozaikut tonë të identitetit, e që shpesh përpiqen të na e vjedhin, e sidomos tja ulin vlerat. Megjithatë duhet patur parasysh se, Skënderbeu i përket një periudhe mjaft më të vonshme kohore se zanafilla e kombit tonë, e cila shtrihet në mijëvjeçarë. Pra, aftësia konkuruese që nevojitet për të shërbyer si “shtyllë qendrore” e krenarisë kombëtare, e identitetit tonë kombëtar, kufizohet, për arësye se i duhet të përballet me identitetin e kombeve të tjerë, të cilët janë bazuar përgjithësisht në periudha kohore mjaft më të hershme, dhe në vazhdimësi. Në mënyrë që “Krenaria Kombëtare” të ulet “këmbëkryq” në subkoshiencën tonë për të na dhënë qetësinë, forcën dhe stimulin e pakrahasueshëm dhe aq të nevojshëm sot, na duhet të bazohemi në një shtyllë mjaft më të vjetër në kohë, rreth së cilës të mund të mblidhet e të qëndrojë fort i gjithë mozaiku gjigant i historisë sonë, i Identitetit tonë Kombëtar.
Historia është Politikë, KRENARI dhe UNITET, forcë shtytëse e kombit. Prandaj çdo shtet dhe çdo klasë politike duhet të investojë më shumë për zbulimin e saj. Dikush thotë, ç’na duhet historia?! Le të shohim Amerikën që me pak histori, vetëm në 200 vjet, ka arritur majat, dhe të ecim përpara pa u interesuar për historinë. Por njëkohësisht ata thonë edhe se nuk ka dokumenta historike në shqip, se Ne, nuk paskemi as histori, as heronj, pra jemi kot...?!
.... dhe të gjithë e kuptojmë se kur mendon se je kot, vetëm demoralizohesh e nuk shkon përpara. Arijnë deri aty sa qesëndisin paturpësisht “shqiptarizmën”??!!. Do hyjmë në Evropë thonë..., por aty duhet hyrë me dinjitet, e Identitet. Jo nga dera e pasme!


Gjithashtu duhet të kuptojmë se për shkak të ndarjes së kufijve që kemi sot, Ne shqiptarët kemi “ndjesi” e koncepte më të “ngushta” apo më të “ulta” për veten, krahasuar me ato të shekullit të 19 e më parë. Ndarja jo e favorshme e kufijve siç janë deri sot, solli “nevojën” për korrigjimin, në fakt dëmtimin, e vetëdijes sonë kombëtare.
Pse na pranon me vështirësi Evropa, vetëm për nivelin e sotëm apo..., sepse ajo, dhe ne vetë, nuk e njohim prejardhjen tonë, historinë dhe zanafillën tonë, me të cilën të prezantohemi në Evropë. Edhe në një prezantim të thjeshtë midis njerëzve të panjohur ne kërkojmë të dimë për prejardhjen e personit që kemi përballë. Mosnjohja sjell frikë dhe pasiguri. E njëjta logjikë vlen për marrëdhëniet midis shteteve.
E pra, Evropa nuk na pranon, “nuk na jep Vizë”, nëse nuk njohim dhe nuk ja tregojmë asaj Historinë tonë, elementin fillestar të kulturës.
Arma jonë kryesore, - Shtylla e Identitetit tonë, me të cilën do të përballemi me konkurentët tanë për të rivendosur Historinë, duhet dhe do të jetë, veçoria bazë e ekzistencës së një Kombi, - Gjuha.
Shqipja është Gjuha e Parë e shkruar në Botë, është Gjuha e Fillimit!!!
Po, po, mos kini frikë, Provat janë të shumta dhe Sistematike. Ato gjenden në mbi 200.000 “libra” (pllaka me shkrim kuneiform) të kulturës më të lashtë të botës, asaj Sumere. Pasardhësit Akkadianë e Babilonas, e kanë quajtur atë vend, Sumer/Shumer apo “Shum Erë”. Vetë Shumerët e quanin KI.E.NGIR, që do të thotë Tokë e Ngirë, e nginjur, e ngopur, Tokë e begatë.
Provat gjenden edhe në 3-4 miliard kopje të BIBLËS, në të gjithë botën. Besohet se tregimet biblike, veçanërisht kapitulli i parë, zanafilla/genesis, janë me prejardhje nga shkrimet e pllakave sumere si “Eposi i Krijimit”, apo nga kopjet e tyre Akkadiane.
Bibla është përkthyer në mbi 2.000 gjuhë të ndryshme por pjesa e parë e 39 librave përbërës të "Dhjatës së Vjetër", e quajtur Zanafilla, paragrafi 6:4, e përmban provën SHQIP, me fjalën " NË FILLIM". Ajo, ka qenë problem i madh për përkthyesit, të cilët përfundimisht e kanë lënë në gjuhën origjinale, dhe kështu shprehja “Në fillim” është një nga provat më të rëndësishme për prejardhjen nga gjuha SHQIPE, edhe të tregimeve biblike.
Një provë tjetër, përsëri në Bibël, është fjala “Mallkim”, e shkruar si “Mal’akhim”, në zanafilla – 18:20, 19:12.
Prova më e fuqishme për zanafillën e identitetit shqiptar, është e lidhur me popullsinë e lashtë “Sumere” e përqendruar midis lumenjve Tiger dhe Eufrat në Mesopotami apo Irakun jugor të sotëm. Të mbiquajturit Sumerianë, janë Realisht, gjeneza apo zanafilla e njerëzimit, djepi i gjithë kulturës botërore. Shumëkush e pranon tezën se Bibla është histori e njerëzimit, dhe ajo thotë se FILLIMI është në Mesopotami. Mos jemi Ne pasardhësit e Sumerëve? Po atëherë, nuk qenkemi autoktonë? Jo, ne jemi po aq autoktonë sa gjithë europianët. Jemi këtu që nga periudha prehistorike, që nga koha e dyndjeve Indo-Europiane, që nga koha e shkatërrimit të Shumer-it rreth 4.500 vjet më parë.
Vini re gjithashtu se, nga materialet e shumta figurative, edhe 3-dimensionale, të zbuluara e analizuara del se nga pikëpamja racore sumerianet nuk ishin afrikanë me buzë të trasha siç mund të aludojë ndokush, por kishin tiparet mesatare të racës së pastër Shqiptare.
Në hierarkinë e historisë antike Shumerët vendosen përpara Akkadëve, Babilonasve apo Egjiptianëve. Sumerët kanë lënë një trashëgimi mjaft të gjerë e mjaft të pasur, në të gjitha fushat, e shkruar në mbi 200.000 “Libra”/pllaka me shkrimin në formë kunje ose “Kuneiform”, i gdhendur mbi argjilë e cila më pas piqej e kështu ka mbërritur deri në ditët tona në materialet e shumta arkeologjike që gjenden në shumë muze dhe universitete të botës. Gjuha Sumeriane është gjuha e parë e shkruar në botë me shkrimin kuneiform piktografik, e më pas me kuneiform abstrakt. Sa i përket periudhave kohore ka mendime të ndryshme ku përmenden fillimi në vitet 13.000 BC, pas përmbytjes së madhe, ose periudha e quajtur para-klasike midis 5.300 deri 2.600 BC, dhe klasike midis 2.600 deri 2.300 BC. Gjuha Sumeriane mendohet se u fol deri nga fundi i mijëvjecarit të tretë para Krishtit, midis 2.300-2100 BC, kohë kur ka një shkëputje dhe vendin e saj e zënë perandoritë Akkadiane e Babilonase. Shkrimi kuneiform u përdor në vazhdimësi dhe gjuha Sumeriane është shkruar në fjalorët antikë Akkado-Babilonas, e në dokumente të tjera deri në vitet 100-200 AD.
Gjatë mijëvjeçarit të tretë BC duhet të ketë ndodhur edhe shkatërimi i kulturës së madhe Sumere, ngjarje e cila rezulton e vërtetuar nga dy momente: Shkatërrimi i qyteteve të Sodom dhe Gomorrah sipas Biblës, dhe dy dokumentet e gjetura në pllakat sumeriane të cilat flasin për shkatërrimin e Shumer-it:
1-“Erra Epic” ose “Eposi i Erës” (sumerian = “Erra”) dhe
2-“Lamentation over desolation of Shumer”, -“Vajtimi për shkatërrimin e Shumer-it”.
Nga përkthimi i tyre në anglisht kuptohet se aty flitet për një Erë të fortë shkatërrimtare dhe vrasëse e sëmundje-sjellëse, e cila çoi në zhdukjen përfundimtare të të gjithë kulturës dhe jetës në Shumer. Ky shkatërrim duhet të jetë shoqëruar edhe me dyndje të popullsisë së mbetur gjallë, në drejtim të veriut e veri-perëndimit. Pranimi si realitet i këtij migrimi, i mbështetur edhe në gjetjet arkeologjike, konfirmon konceptin e dyndjeve dhe të gjuhëve Indo-Europiane ku shqipja bën pjesë si dega e parë dhe e pavarur e pemës IE.


Studiuesi dhe shkrimtari i njohur, azerbaixhano-amerikani Zecharia Zitçin, ka studjuar kapitullin “Zanafilla”/(Genesis) të Biblës dhe që aty ka kaluar në kulturën greke, hebraike e deri në studimin e shkrimeve sumere, të cilat, thotë ai, shërbyen si burim për tregimet Biblike. Nga ana tjetër, librat “Kronikat e Tokës” të Zitçinit, janë të mbushur plot me shembuj fjalësh apo shprehjesh sumeriane, analiza historiko-logjike e të cilave tregon se ato zbërthehen etimologjikisht ose mund të LEXOHEN SHQIP. Ndryshimet fonologjike midis dy gjuhëve, Shqip dhe Sumerian janë shumë të pakta, shpesh inekzistente. Gjuha Sumeriane mendohet se është “agglutinative” ose me fjalë që formohen nga bashkimi i fjalëve më të thjeshta, dhe pra, nuk pranohet që ajo të jetë e lidhur me grupin Indo-Europian. Por…….?!
Nga studimi i përkthimeve të shkrimeve sumere në anglisht, rezulton se nga leksiku prej afër 700 “fjalësh”, që në fakt janë shprehje dhe fjali, të gjuhës Sumeriane, të “standartizuara” deri më sot në fjalorët Sumerian-English, të paktën 30-35% zbërthehen në fjalë shqip apo lexohen thjesht SHQIP, edhe me shqipen e sotme, kryesisht me dialektet geg, por ka raste edhe atë tosk. Ndarja e të ashtuquajturave “fjalë”, në fakt shprehje apo fjali, në fjalë më të thjeshta shqipe vërteton se gjuha sumeriane është “agglutinative”, por njëkohësisht ajo është edhe Indo-Europiane sepse zbërthehet apo është e barabartë me Shqipen. Në këta fjalorë Sumerian-English mund të ketë edhe përzierje me gjuhën e mëvonshme semitike Akkadiane e Babilonase, kjo sepse ata vazhduan të përdorin shkrimin kuneiform në tekstet e tyre. Gjithashtu saktësia e “përkthimeve” të teksteve sumeriane nuk është e lartë edhe sepse baza e përdorur për fillimin e studimit nga Sumerologët kanë qenë fjalorët e lashtë Sumerian – Akkadian dhe jo tekstet origjinale Sumeriane. Siç e pranojnë edhe vetë disa prej tyre, mungesa e folësve të gjuhës Sumeriane dhe aritja tek ajo nëpërmjet “filtrit” Asiro-Babilonas, si edhe problemet e shkrimit kuneiform kanë sjellë pasaktësi dhe pasiguri në procesin e përkthimit.
Prezenca e shqipes është plotësisht e dukshme në të gjitha pjesët e kulturës materiale e shpirtërore të shkruar në pllakat shumere, si në astronomi e astrologji, në toponime dhe emra “zotash”, gjysëm-zotash, mbretërish e prijësash, në emërtime objektesh, pajisjesh, në fjalë të përdorimit të përditshëm, përfshirë emra, folje, ndajfolje, nyje. etj. Pas konsiderimit edhe të metodave krahasimore të pranuara botërisht, rezulton se:
Gjuha dhe Identiteti Shqiptar shtrihen dhe e kanë zanafillën në “Shum.er”, në kulturën më të vjetër të botës, midis 13.000-2.300 vjet BC.

Le të analizojmë tani provat e përmendura më sipër:
1.“Nefilim” = “Në fillim”.
Do të flasim më tepër për të sepse dihet se ajo përdoret tepër shpesh, në të folurin e përditshëm. Vini re se Zecharia Zitçin e ka përkthyer nga “hebraishtja e vjetër”, “Nefilim”= “ata që u rrëzuan”.
Në fakt zbulimi është bërë jo duke analizuar studimet apo librat e Zitçin, por duke krahasuar versionet shqip dhe anglisht të Biblës të botuara në vitin 2005 e që përputhen edhe me botime të tjera të saj.
Ju lutem lexoni paragrafin përkatës të Biblës në shqip e anglisht, si edhe shpjegimin që vijon:
5:32 Dhe Noe-ja u bë pesëqind vjeç. Pastaj Noe-së i lindi Semi (Shem), Kami (Ham), dhe Jafeti (Ja' pheth).
6. Tani njerëzit nisën të shtoheshin mbi faqen e tokës dhe u lindën bija. 2. bijtë e Perëndisë (ëngjëjt) filluan të vinin re që bijat e njerëzve ishin të bukura. Kështu, nisën të merrnin për gra të gjitha ato që zgjodhën.... 4. Nefilim-ë kishte në tokë në ato ditë, madje dhe më pas, kohë kur bijtë e Perëndisë patën mardhënie me bijat e njerëzve dhe ato u lindën bij. Ata ishin të fuqishmit e kohëve të lashta, (Herkuli etj), burra me famë.
I njëjti paragraph i Biblës në anglisht është si vijon:
6.1 Now it came about that when men started to grow in numbers on the surface of the ground and daughters were born to them. 2. then the sons of the God began to notice the daughters of men that they were good-looking; and they went taking wives for themselves, namely, all whom they chose....
4. The Neph'i-lim proved to be in the earth in those days, and also after that, when the sons of the God continued to have relations with the daughters of men and they bore sons to them, they were the mighty ones who were of old, the men of fame.

PJESAA E DYTE..!

Tani lexoni me vëmendje shpjegimin e mëposhtëm:
Dihet se në çdo shkrim apo gojdhanë që përkthehet në një gjuhë tjetër, emrat dhe toponimet, normalisht, nuk ndryshohen nga përkthyesi, mbeten në gjuhën origjinale. Në rastin e tregimeve Biblike, për ta kuptuar, duhet të dimë se asokohe "emri" ishte një fjalë apo shprehje që tregonte cilësitë e personit apo të vendit që emërtonte. Aty flitet për fillimin e njerëzimit, koha kur engjëjt (ndoshta bijtë e "vizitorëve nga kozmosi"/ Zotave) pëlqyen gratë e tokës dhe fryti i lidhjes së tyre ishin gjigantët apo të famshmit e kohës së fillimit. Duke e analizuar me kujdes këtë paragraph të Biblës, kuptojmë se “Nefilim” në fakt nuk janë vetë gjigantët, po Nefilimët ishin prezent në tokë para e pas kohës së gjigantëve. Sipas Z.Zitçin “Nefilim” ishin Zotat e parë që erdhën në planetin Tokë, ata që krijuan njeriun e sotëm, “Homo Sapiens”, dhe i mësuan atij gjithshka, ndoshta edhe cilësinë bazë njerëzore, të folurën, - në gjuhën e tyre. Ndoshta “gjigantët”, për ekzistencën e të cilëve ka edhe gjetje të freskëta arkeologjike në Indi, u shërbyen Nefilimëve për ndërtimin e piramidave të Egjyptit që sot mendohet se janë ndërtuar rreth 10.450 vjet para Krishtit. Përmendim këtu se edhe shkrimi “egjyptian i vjetër” duket të jetë bazuar në gjuhën shqipe, germat egjyptiane janë germat e para të fjalëve përkatëse nga gjuha shqipe. Ato germa janë vizatime simbolike të objekteve, emërtimet e të cilave, vetëm në shqip e kanë germën e parë të njëjtë me simbolin/germën përkatëse të alfabetit egjyptian, si p.sh. germa “D” paraqitet në alfabetin “egjyptian” me një skicë të pëllëmbës, dorës; pra D-dora, etj.
Përfundimisht, rezulton se shprehja "Nefilim / Në fillim" lidhet plotësisht me brendinë e paragrafit 6:4 të Zanafillës, dhe është thjesht "SHQIP", shihni fjalorin e gjuhës shqipe me rrënjën “fil” (filiz, fill, filloj, fillim, zanafillë, etj).
Shpjegimi i mësipërm është shumë më logjik se ai që jepet në përkthimin shqip nga anglishtja të këtij paragrafi të Biblës, që e shpjegon fjalën "Nefilim", nga "Hebraishtja e vjetër", me fjalën "Rrëzues", e që nuk ka asnjë lidhje me brendinë e atij paragrafi dhe as me pjesën tjetër të tregimeve Biblike.
Fjala "Në Fillim" ka mbetur në gjuhën origjinale,- SHQIPE,- sepse nuk është kuptuar lidhja e saj me brendinë e paragrafit, duke mbetur e papërkthyer.

2. “Mal’akhim” = Mallkim
Në zanafilla 18:20, 19:12, – paralajmërimi i zotit për shkatërimin e Sodomës dhe Gomorës. Kjo fjalë mund të jetë formuar nga dy fjalët shqipe “Mal” dhe “ikim”, duke shpjeguar edhe etimologjinë e fjalës Mallkim, që do të thotë “të ikësh në mal”, larg nga e keqja, dhe dihet se “mal” dhe “ik” apo “hik” janë thjesht shqip. Kjo fjalë është përkthyer në versionet e ndryshme të Biblës si “paralajmërim”. Zecharia Zitçin, thotë se në hebraishten “e vjetër” fjala “Mal’akhim” do të thotë “të dërguar” (engjëjt, të dërguarit e zotit) por ky kuptim nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë logjike në ata paragrafë dhe përkthyesit e kanë zëvendësuar me fjalën “paralajmërim” dhe e kanë hequr fare këtë fjalë në mjaft raste. Kuptimi shqip “Mallkim” është plotësisht i lidhur me logjikën e ngjarjeve në ata paragrafë dhe shumë afër me kuptimin e fjalës “paralajmërim”.
Etimologjia “Mal ikim” e fjalës mallkim, na vjen në ndihmë për vërtetimin e shpërnguljes së Sumereve “larg nga e keqja” drejt zonave më të sigurta e të mbrojtura malore, kujtoni këtu veçanërisht tekstin Sumerian “Vajtimi për shkatërrimin e Sumerit”. Njëkohësisht “Mal ikim” është një mbështetje për tezën e pranuar botërisht të dyndjeve Indo-Europiane. Në këtë logjikë mund të konfirmohet se etimologjia e emrit “Pellazg” vjen nga “Pe Larg”. Pe-Largët ishin popullsia para-Ilire që erdhi nga vendi i largët i Shumerëve rreth mesit të mijëvjeçarit të tretë BC, pas shkatërrimit të kulturës Shumere.
Arrijmë kështu në Vargun plot Muzikalitet:
Nephilim/Në Fillim - Sumerianë, pastaj Pelazgë/Pelargë, më pas Ilirë e Arbër, e sot SHQIPTARË!

3. Tani analizoni etimologjinë e disa fjalëve e shprehjeve Shumere, ku janë zgjedhur ato më të kuptueshmet dhe nga fusha të ndryshme të kulturës. Krahasimi është tre-gjuhësh, pra merr në analizë dhe si bazë, punën e derisotme të Sumerologëve apo Asirologëve nga e gjithe bota. Leksiku i plotë tre-gjuhësh Sumerian-English-Albanian i përpunuar sipas kërkesave të metodologjisë krahasuese gjuhësore do të botohet së shpejti. Kollona e parë paraqet fjalën apo shprehjen Sumeriane, kollona e dytë paraqet zbërthimin etimologjik shqip dhe në shumicën e rasteve është e barabartë (veçse e ndarë në pjesë) me fjalën/shprehjen/fjalinë sumeriane, dhe në fund paraqitet referenca apo burimi kryesor i analizuar në studim:

Thursday, January 21, 2010

Koment nga mediat Spanjolle , per icidentin ne ''Qemal Stafa''


Megjithe ate .. TV Real Madrit i bente jehone shkalqimit Galaktik , me shume se sa incidentit .. !!

MADRID-Nje koment ne televizionin kombetar TVE thoshte:“Një lojë futbolli e turpshme në Shqiperi. Gjigandët e futobollit spanjoll u zhyten në erresire teksa luanin një miqësore në Shqipëri me nje ekip te baronit të naftës Rezart Taci”.
Skuadra u pagua 2.5 milione euro qe te luante ne Shqiperi, nje shifer e majme e paguar nga nje vend i botës së tretë. Por ikja e dritave dhe vonësa e lojës, i kane perforucar keto komente te mediave te spanjolle te bera qe para fillimit te ndeshjes. Megjithate nuk kane qene deklarime fyese per shqiperine.
Në shumicën e mediave spanjolle thuhet se megjithate, ne fund te gjithe ishin te lumtur, ndeshja e shumepritur perfundoi edhe pse me një ndërprerje 90 minutëshe.
Një media shkruante se dy skuadrat u detyruan të ktheheshin sërish ne dhomat e veshjes, deri sa nje gjenerator emegjence u instalua. Ne faqen e realit te madridit, me teper vleresohej shkelqimi i galaktikeve edhe ne kete ndeshje, skuader qe dominoi nga fillimi deri ne fund, dhe me pak permendej incidenti, i cili ne fakt shoqeronte gjithe materialin.
Kronika ne faqen e Realit te Madridit nis me fjalët: Dhe me ne fund dritat erdhën. Kishte dhe komente te tilla humoristike si Reali mezi sheh diten dhe jo naten. Gjithsesi eshte konsideruar nje incident qe nuk eshte i pazakonshem, ndersa eshte permendur dhe fakti se Partia Socialiste ne opozite e denoi kete incident me nje deklarate te posacme.

Lajme shkurt nga Vendi dhe Bota

PORTO PRENS: Forcat amerikane per ndihme .. dhe qetesi ..

Ne Haiti Amerika do te nise nje force prej 4000 ushtaresh .. E vecanta e tyre do te jete se do te operojne si jje force Amfibe , dhe e levizshme aty ku ka nevoje vendi

Një njësi e ngjashme filloi të dislokohet në pjesën perendimore të kryeqytetit të shkatërruar të Port-o-Princit të martën. Dislokimi i ri do ta çojë numrin e forcave amerikane në Haiti në gati 14 mijë trupa.

Presidenti Barak Obama i tha televizionit ABC gjatë një interviste dje se Shtetet e Bashkuara nuk mund të injorojnë gjendjen në Haiti.

Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë që përpjekjet e tyre të shpëtimit të duken sikur po marrin nën kontroll vendin e Karaibeve. Zoti Obama tha se kërkon të sigurojë se Amerika shfaq forcën e saj në botë, jo vetëm kur është në luftE...


TIRANE : 25 te shoqeruar ne Polici .. !
Terri në ndeshjen me Real Madridin, 25 të shoqëruar në polici
Një grup hetimor po heton skandalin e ndërprerjes së energjisë për 85 minuta teksa luhej ndeshja Gramozi- Real Madrid në stadiumin “Qemal Stafa". Ndeshja transmetohej live ne Shqiperi dhe Spanje. Mes të shoqëruarve, pjesëtarë të stafit të mirëmbajtjes së stadiumit e punonjës të OSSH-së. PS fajeson qeverine: "Na beri gazi i botes". Skandali me dritat, ndersa ne stadium ishte dhe ministri i Sporteve dhe ministri i Energjetikes.

LAGOS ;Perleshje nder fetare ne Nigeri

Nje bilanc Zyrtar e con ne 410 te vdekur ,shifren e te vrareve ne konfliktin nder fetar ne jug perndim te NIGERISE.

Zyrtarët thonë se së paku 192 vetë janë vrarë në përleshjet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në qytetin Jos, në Nigerinë qendrore.

Dhuna në lagjet e këtij qyteti ka shpërthyer këtë javë, lidhur me rikonstruktimin e shtëpive të shkatërruara gjatë përleshjeve religjioze të vitit të kaluar.

Ndihma federale ka arritur, ndërsa është zbatuar orë policore 24 orëshe, në përpjekje për vënien nën kontroll të konfliktitQyteti Jos gjendet ndërmjet pjesës veriore myslimane dhe shumicës së krishterë në jug të Nigerisë..

Shtypi botërore: Kaka e Ronaldo presin 1 orë e 20 minuta të luajnë në Tirane

E-mail Print PDF
Media botërore: Kaka e Ronaldo presin 1 orë e 20 minuta të luajnë në Tiranë
Yjet e Real Madrid si Kaka apo Cristiano Ronaldo u desh të prisnin mëse një orë e 20 minuta për të rifilluan lojën në pjesën e dytë, për shkak se stadiumi Qemal Stafa në Tiranë u zhyt në errësirë.
Kështu shprehen mediat ndërkombëtare në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmë në stadiumin kombëtar të Shqipërisë.
Stadiumi u zhyt në terr ndërsa Real Madrid kishte udhëtuar në Tiranë poër një ndeshje miqësore me ekipin e Gramozit, i cili kishte huazuar futbollistë nga skuadra të tjera në Shqipëri për “ti bërë ballë galaktikëve”.
Media ndërkombëtare përshkruan se kapiteni Raul ishte i vetmi lojtar që qëndroi në fund të ndeshjes në momentin e dorëzimit të trofeut dhe më pas u largua me vrap i rrethuar nga truprojat.
"Të paktën gjithçka shkoi mirë. Ndeshjes u zhvillua, falë Zotit," tha komentatori televiziv ndërkombëtar në Shqipëri, Sulejman Starova.
Ai shtoi se "ky është një paralajmërim se ne duhet të përmirësojmë stadiumin tone”- tha ai.

pergatiti Matilda Kuqi 21/ 10 /2010

Sot kater vjete pa Presidentin Pacifist .. !!


Si sot me 21 dhjetor 2006, mbas nje semundje te rende , vdiq .. Ibrahim Rugova , President i Kosoves .. !!
Zoti Ibrahim Rugova , ja kushrtoi te gjithe jeten e tij , ceshtjes se pamvaresise se Kosoves .. !
Ai luftoi , me shpirt , per te pare nje dite te lire e te pamvarur Kosove n ..
megjithese arriti te shohe , Kosoven te ndare nga Serbia , mbas luftes ne 1999, nuk mundi ama te shohe , Kosoven , ne pamvaresi , te njohur nga ShBA, dhe te gjitha shtetet me peshe ne bote ..
Nuk arriti presidenti Rugova te, shohe , Kosoven me kushtetuten e saj .., me qevrine e saj etj ..
Homazh pejete per kete burre te madh te Kosoves dhe Shqiperise ...
I pa harruar kujtimi dhe vepra e ketij pacifisti legjendar .. !!

Pergatiti Partzan Cene

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...