Thursday, January 21, 2010

Lajme shkurt nga Vendi dhe Bota

PORTO PRENS: Forcat amerikane per ndihme .. dhe qetesi ..

Ne Haiti Amerika do te nise nje force prej 4000 ushtaresh .. E vecanta e tyre do te jete se do te operojne si jje force Amfibe , dhe e levizshme aty ku ka nevoje vendi

Një njësi e ngjashme filloi të dislokohet në pjesën perendimore të kryeqytetit të shkatërruar të Port-o-Princit të martën. Dislokimi i ri do ta çojë numrin e forcave amerikane në Haiti në gati 14 mijë trupa.

Presidenti Barak Obama i tha televizionit ABC gjatë një interviste dje se Shtetet e Bashkuara nuk mund të injorojnë gjendjen në Haiti.

Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë që përpjekjet e tyre të shpëtimit të duken sikur po marrin nën kontroll vendin e Karaibeve. Zoti Obama tha se kërkon të sigurojë se Amerika shfaq forcën e saj në botë, jo vetëm kur është në luftE...


TIRANE : 25 te shoqeruar ne Polici .. !
Terri në ndeshjen me Real Madridin, 25 të shoqëruar në polici
Një grup hetimor po heton skandalin e ndërprerjes së energjisë për 85 minuta teksa luhej ndeshja Gramozi- Real Madrid në stadiumin “Qemal Stafa". Ndeshja transmetohej live ne Shqiperi dhe Spanje. Mes të shoqëruarve, pjesëtarë të stafit të mirëmbajtjes së stadiumit e punonjës të OSSH-së. PS fajeson qeverine: "Na beri gazi i botes". Skandali me dritat, ndersa ne stadium ishte dhe ministri i Sporteve dhe ministri i Energjetikes.

LAGOS ;Perleshje nder fetare ne Nigeri

Nje bilanc Zyrtar e con ne 410 te vdekur ,shifren e te vrareve ne konfliktin nder fetar ne jug perndim te NIGERISE.

Zyrtarët thonë se së paku 192 vetë janë vrarë në përleshjet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në qytetin Jos, në Nigerinë qendrore.

Dhuna në lagjet e këtij qyteti ka shpërthyer këtë javë, lidhur me rikonstruktimin e shtëpive të shkatërruara gjatë përleshjeve religjioze të vitit të kaluar.

Ndihma federale ka arritur, ndërsa është zbatuar orë policore 24 orëshe, në përpjekje për vënien nën kontroll të konfliktitQyteti Jos gjendet ndërmjet pjesës veriore myslimane dhe shumicës së krishterë në jug të Nigerisë..

Shtypi botërore: Kaka e Ronaldo presin 1 orë e 20 minuta të luajnë në Tirane

E-mail Print PDF
Media botërore: Kaka e Ronaldo presin 1 orë e 20 minuta të luajnë në Tiranë
Yjet e Real Madrid si Kaka apo Cristiano Ronaldo u desh të prisnin mëse një orë e 20 minuta për të rifilluan lojën në pjesën e dytë, për shkak se stadiumi Qemal Stafa në Tiranë u zhyt në errësirë.
Kështu shprehen mediat ndërkombëtare në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmë në stadiumin kombëtar të Shqipërisë.
Stadiumi u zhyt në terr ndërsa Real Madrid kishte udhëtuar në Tiranë poër një ndeshje miqësore me ekipin e Gramozit, i cili kishte huazuar futbollistë nga skuadra të tjera në Shqipëri për “ti bërë ballë galaktikëve”.
Media ndërkombëtare përshkruan se kapiteni Raul ishte i vetmi lojtar që qëndroi në fund të ndeshjes në momentin e dorëzimit të trofeut dhe më pas u largua me vrap i rrethuar nga truprojat.
"Të paktën gjithçka shkoi mirë. Ndeshjes u zhvillua, falë Zotit," tha komentatori televiziv ndërkombëtar në Shqipëri, Sulejman Starova.
Ai shtoi se "ky është një paralajmërim se ne duhet të përmirësojmë stadiumin tone”- tha ai.

pergatiti Matilda Kuqi 21/ 10 /2010

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...