
Buaj, zogj dhe mijëra dhi u therën në tempullin Gadhimai në qytetin Bariyarpur të Nepalit, në kufi me Indinë.
Miliona hindu morën pjesë në këtë ceremoni të përgjakshme, e cila mbahet çdo pesë vjet në këtë tempull në nderë të një perëndeshe. Të gjithë do të marrin pjesën e tyre të mishit.
Herën e fundit festivali ishte mbajtur në vitin 2009, ku u therën më shumë se 250 mijë kafshë, megjithëse kjo praktikë vazhdon të kritikohet ashpër nga natyralistët dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.
Shoqata kanë bërë thirrje që kjo praktikë primitive të ndalohet, por organizatorët e ritualit thanë se këtë vit do të theren më shumë kafshë.
Besohet se numri i kafshëve që janë therur dhe që do të theren është gati 2.5 milionë, megjithëse ende është herët të bësh vlerësime.
No comments:
Post a Comment