(Meditime mbi poemën “NADA! NADA! Të poetit BAJAZIT CAHANI)
Nga SPASSE THANASI
Bota e përfytyrimeve, e zhytur në pangopësi ndjenjash mistike, u lodh me britjen e gjatë të natës dhe kënga e poetit mbeti një elegji e trishtuar, e derdhur në hapsirë si një diell që shpërthen. Por kjo botë në kërkim të dashurisë nuk mbeti e papërfillshme. Nga dhembshuria që ngjizet në shtërngime shpirti dhe nga magjia e pafundme që sjell tatuazhi i poezisë,është një vello që shtrihet në zemër në të përditshmen jetë përqafuar me dashurinë.
Po si erdhi kjo ngrohtësi që e lindin ëndërrat, imagjinatat dhe valët e shpirtit në pritje e mundim?
Brenda shpirtit, në lirirnë e munguar duke pritur ditë shprese, zemra e poetit ishte rrembyer fort nga imazhet e kihës. Ndjenja e çuditshme e dashurisë kishte ndezur shqisat e përflakura nga adhurimi. Spiranca e pritjes poetike ishte ngulur me intensitet në mendimet ngazëllyese dhe “gjuha flakë nëpër muzg” kalëronte në sytë mistikë si një ankth që sillte vetëm përjetim. Djaloshi poet 25 vjeçar irritohej pa ndërprerje në prehrin e dy ndjenjave që shkreptinin në qiellin me flakë të ndezura malli. Sytë i mbeten tek dashuria e ngujuar në shpellat e ndalimit. Shpresa i mbeti e gozhduar tek NADA ylberore që udhëtonte prej kohësh drjt tij:
NADA,
Ti do të vish në këtë mbrëmje që digjet,
Përmes turmës së njerëzve do të vish
Duke kaluar si një gjuhë flake nëpër muzg…
Gjithmonë reflekse që shuhen e ndizen. Por poeti ka firmosur në letrën e bardhë dashurinë që e pret nëpër rrugë e udhëkryqe ku jehon gjithmonë vetëm një fluturim ritmik I bukur e fishkëllyes:
Ti në rrugë ke dalë, besoj
Dhe drejt meje me siguri po vjen
Mbi çarçafin e mëndafshtë të dritave duke ecur butë – butë.
Sa mirë,
Sa bukur, NADA!…
Ky padurim shpërndahet me shpejtësi kozmike në hapsirën e Universit, në gjoksin e netëve, në kryqëzimin e udhëve, në shtyllat me llamba të ndezura, në të gjitha shkallzimet e kohës ku ëndërra ishte e pamundur:
Me vete po flas: ç’djall dashurie kjo
Kur prêt e prêt dhe ajo nuk duket më?!…
Durimi i pritjes po soset dalëngadalë. Sekondat duken minuta, minutat orë dhe orët – ditë të tëra. Nata sjell qetësi të ngrirë në thyerjen e saj. Retë e qiellit grumbullohen si çarçaf i qullur mbi qytet. Prapë, përmes perdeve të mëdha, nën rflekset e prozhektorëve imazhi i poetit nxiton duke bërtitur fort:
NADA,
Poeti nuk gënjen
Kjo është mëse e vertetë
Dashuria është JETA – vetë!
U thuaj dhe shoqeve tuaja
Edhe të tjerave u thuaj: “Dëgjoni zërin që thërret!”
Trokllima shurdhuese e hapave në trotuar mbeti në largim, në kacafytje me vetminë, e shkretuar me zgjime të trembura. Thirrja…e kështu përsëritet më me forcë:
O çift i vonë! Ndalu pak.
Një pyetje, vetëm një pyetje:
-ç’është pritja?…
-Ku është dashuria?…
U gremis dhe kjo klithmë e tmerrshme e sakatosur në shpirt, e humbur ndoshta nëpër rrugë:
NADA!…NADA!…NADA!…Dëgjon?
Dëgjon?
Është britma e rrugës DASHURIA
Me horizontet e saj të hapur anë e mbanë
Është britma e fundit në këtë natë të pagjumtë…
Era që fryn është ledhatimi i fundit në flokët e mi nga gishtërinjtë e tu, nga buzët e tua në qenien time të shqetësuar të kësaj nate, përflakja e fundit e dashurisë… .Me këtë kujtim ngushëllohet poeti dhe përsëri nuk hesht. Hapi portën e pritjes dhe ndjeu se NADA do të vijë domosdo. Në kryqëzimin e udhëve le POEMËN që NADA të vijë, të nxitojë, të jehojë mbi shtyllën e bardhë, nënë llambën neon, në mes të gjitha udhëve që reflektojnë një pasqyrë të magjishme ndjenjash:
Nxito, nxito NADA! Nxito!
Nxito, në vend të POEMËSmua të më gjesh!
Ti me siguri do të vish… Si, do të vish?!…
No comments:
Post a Comment