Friday, March 12, 2010

SHISH , po kthehet nje vegel ne duart e Berishes ..

Simbas Dw, SHBA ka shprehur shqetesim per te ardhmen e SHISH ne Shqiperi ... Kjo eshte nje dhembje koke per qevrine Berisha , pasi duket nje pengese ne uzurpimin edhe te SHISH, ashtu sic kishte bere vite me pare me SHIK..!!

SHBA e shqetësuar për të ardhmen e shërbimit informativ kombëtar në Shqipëri

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë i ka bërë deklaratat e tij në një moment kur nga mazhoranca diskutimi për projektligjin e ri për shërbimet sekrete është konsideruar thuajse i mbyllur dhe ai do të votohet në parlament. Xhon Uidhers u shpreh se është jetike për Shqipërinë që shërbimi informativ kombëtar të mbetet profesional dhe i lirë nga ndërhyrjet politike.

“Ne jemi të shqetësuar se ky projektligj minon këto parime. Për më tepër projektligji u jep përgjegjësi brenda vendit këtij shërbimi, të cilat janë shqetësuese. Shqipëria ka punuar shumë për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar. Por ne druhemi se ky projektligj në formën aktuale dëmton këtë imazh”.

Kryediplomati amerikan bëri thirrje që për këtë çështje të afrohen ekspertë ligjorë ndërkombëtarë, të cilët “duhet të lejohen ta rishikojnë këtë projektligj para se parlamenti të ndërrmarrë hapat e mëtejshëm”.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...