Emigrimi, ky fenomen shkaaterrues!
... Rudina Muca.. !
Rudina eshte 19 vjec , dhe ka hoby gazetarine .. Ky eshte nder hapat e para te saj ,ne zhanrin e opinionit .. Do te pasoje sigurishte, edhe me te tjera .. Duke i uruar Rudines , suksese , ju leme ne shoqerine e rreshtave te shkruar prej saj .. !!
EMIGRIMI KY FENOMEN SHKATERRUES .. !!
Me përmbysjen e komunizmit,me shuarjen e “Nënës Parti “në fund të viteve -80 dhe gjërësisht në vitet-90, këto dy degada kanë lënë gjurmë në historinë e Shqiptarërve te cilat u shoqëruan me një sërë ndryshimesh që në konceptin e të menduarit e deri tek praktikimi I tyre. Kjo lëvizje tashmë sollin një ndyshim në jëtën e shqipateve, ata kurrë nuk kishin bërë dicka të ndryshme apo dicka që ata e dëshironin, Cdo veprim cdo mendim I tyre ishte I ndaluar dhe rregullat e partisë ishin të prera dhe askush apo kurrëkush nuk guxonte t’i kundërshtonte ato sepse të gjithë e dinin se cfare I priste. Jeta e shqipetarëve ishte mësuar përmëndesh nuk kishte dallime, të gjithë ishin vetëm të fokosuar tek partia e punës , ata harronin që jetonin si individë , populli atëher e kishte më të lehtë të bindej se sa të merte vendime për veten e tij.Kjo shfarosje e këtij regjmi solli shumë të mira materiale dhe shpirtërore, të gjithë u drejtuan drejt një jete të re drejt, nje vendi të ri edhe pse kulturën për e këtyre vëndeve ata nuk dinin asgjë. Mjaftonte që ata të largoheshin nga vëndi I tyre dhe kënaqenshin me pamjen e re që syri tyre të shikonte dicka të ndyshme nga ato që ishin mësuar të shikonin. Në këto dy dekada shohim një largim të shoqërisë intelektuale, ku artistë e shkencëtarë u larguan pa më të voglin hezitim . Emigrimi tashmë është bërë një fenomen serioz për shoqërinë tonë, ai ka shumë anë pozitve por më të theksuar mund të themi që janë negative. Tashmë ky fenomen frustues për shoqërinë tonë vazhdon të zërë një territor të gjër tek ne, duke shkatërruar familjet shqipetare. Distanca prej vitesh ka sjellë zgjidhjen e martesave ku shifrat e divorvëve janë alarmante. Kryefamiljari emigron drejt vëndëve fqinje për të mundësuar një jetesë më të mirë për familjen e tij .Por cfare ndodh gjatë qëndrimit të tij në emigrim? Atje tej ata ndeshen me një jetë më të mirë, me një jetë më të rehatshme dhe kështu kjo jetë bëhet shumë më e shijshme se ajo qe kanë lënë atje pas. Lidhja me familjen bëhet vetëm ndërmejt një telefonate duke lënë në atdhe bashkëshorten dhe frytin e kësa j martese, fëmijën. Bashkëshortja në këto raste jeton në shtëpinë e nënës së burrit, ku kujdeset për të dhe për fëmijën e saj, në mungesë të birit të nënës dhe babait të fëmijës. Takimi një herë në 1 vit apo më larg sjell problem shoqërore si, fëmija nuk njeh babain, babai nuk njeh me fëmijen e tij, dhe distanca sjell divorcet sepse një martesë e mbetur vetëm me vetëm me dokumenta dhe certifikantën familjare. Emigrimi nuk ka futur nën thundrat e saj vetëm atë shtresë të shoqërisë që ka nevojë vetëm për para por edhe elitën e shoqërisë, si ata që janë përdjekur politikisht, zemërngushtësia politike , kulturore, shkencore , për të mundësuar progresin e tyre e karrierë të individëve të talentuar janë arrartisur nga frika.
Të gjithë largohen nga vendi i tyre , pa shprese .Kjo vale e gjere ka kape te gjithe te pashpreset Ne krye te tyre jane njrezet e ngritur e te shkolluar ...Në statistikat e fundit shohim që rreth 3000 studentë studiojenë jashtë kufijve të Shqipërësi dhe një përqindje fare e vogël kthehet në vendlindjen e tij. Edhe ata studentë të cilët diplomohen në Shqipëreri, vendosin të emigrojnë, e kanë më të lehtë të bëhen shërbërtori I dikujt atje se sa të rrinë këtu e të ndërrojnë kollaret sipas ngjyrave te politikës, sipas rrotacionit politik I cili nuk është aspak I qëndrueshëm. Hemoragjia e trurit shqipëtar behet fenomen dominues dhe shkaterrues. Me prishjen e një individi vjen prishja e një familjeje , më pas prishja e një shoqërie dhe në fund kjo finalizohet me shkatarrimin e një kombi. Në qoftë se vendi ynë nuk bën investimet e duhura në arsim, në shkencë, në kulturë, në qoftë se institucionet kërkimore shkencore kulturore vazhdojnë të jenë të politizuara, përiderisa klikat politike do të vazhdojnë të zhyten thellë në korrupsion duke e asfiksuar ekonominë dhe jetën politike, kulturore shkencore. Emigrimi ka tendencen per te larguar nga atdheu të gjitha shtresat e shoqërisë duke patur si objektiv thithjen e tyre rreth vehtes. Shtetin e krijojnë idealistët, e ndërtojnë filozofët dhe e prishin në mënyrë absolute politikanët, pasi ata kanë një pushtet absolute dhe pushteti absolute të prish në mënyrë absolute ... !!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...
-
Nga Partizan Cene Arinjtë polar ose arinjtë e bardhë janë ndër kafshët më të bukura në planetin tonë. Por pavarësisht kësaj, ato janë...
-
Nga Entela Resuli Këngët që kanë frymëzuar ata që kanë luftuar maleve për çlirimin e vendit tashmë janë mbledhur bashkë dhe ...
-
Antarktida, kontinenti më i ftohtë, më me erë dhe më i thatë, përmban 90% të të gjithë akullit në planet në një zonë sa ½ e Shteteve të...
4 comments:
urime Rudina .. pac suksese dhe fat
Shume faleminderit dhe ky botim u be fale jush, uroj qe ne te ardhmen te jemi kolege!
Shume faleminderit dhe ky botim eshte bere fale ndihmese suaj, uroj qe ne te ardhmen te behemi kolege...!
jeni shume e zonja mike...Pershendetje Albani...
Post a Comment