Friday, March 5, 2010

Ndodhi sot . :Protestat ne Athine

Perleshje ne qender te Athines .. Me shume se 120 mije protestues .. Police dhe demostrues te plagosur .. !

Pergatiti Ymer H Veliu

http://www.newsit.gr/files/Image/05-03/resized/croped/genikiplateia_660_495_630_355.jpg

Kane filluar , trazirat ne qender te Athines .. Mbas greves se pergjithshme .. qe paralizoi vnedin , qendra e kryeqytetit Helen eshte kthyer ne oret e pasdites se sotme ,ne fushe perleshjes .. midis policise dhe protestuesve .. !!

Policia greke qëlloi me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupe të rinjsh që hodhën gurë ndaj forcave të rendit në Athinë.
Shtatë efektiva policie janë plagosur ndërsa 12 protestues u arrestuan pas konfrontimeve. Athina është thuajse e bllokuar ndërkohë që qeveria miratoi planin e saj për daljen nga kriza.
Greqia njoftoi të mërkurën pas presioneve të BE-së, uljen e shpenzimeve me 4.8 miliardë euro si dhe rritjen e taksave çka shkaktoi zemërim dhe protesta tek qytetarët.
Vendi regjistron sot defiçitin më të madh fiskal në 300 billion euro.
Ditën e sotme autobusë të shumtë me policinë u shpërndanë në rrugë për të kontrolluar trazirat.
Një punonjës i sektorit privat duke marrë pjesë në një nga marshimet, tha se protestat ishin një përgjigje e mirë dhe se njerëzit kanë kërkuar të shprehin zemërimin e tyre, megjithëse ata gjithashtu e kuptuan se “shtrëngimi i rripit” ishte i nevojshëm.
Protestat u përshkallëzuan ndërsa një sondazh i opinionit ka treguar kundërshtimin e fortë të disa prej masave të shpallura nga Qeveria si TVSH-ja më e lartë ndërsa janë mbështetur masat për rritjen e tatimit mbi të alkoolin, cigaret e mallrat luksoze.
Anketa gjithashtu tregoi se 78 për qind e njerëzve besojnë me probabilitet të lartë se të gjitha masat e qeverisë do të zbatohen.
Protestat e fundit u zhvillua në kohën kur kryeministri grek George Papandreu udhëtoi në Gjermani për një takim me kancelaren Angela Merkel me shpresën e rritjes së mbështetjes së BE-së ndaj Greqisë.
Zyrtarët e policisë thanë të premten se rreth 12.000 demonstrues ishin në rrugë.
Të anketuarve në sondzhin e fundit me 62 përqind parashikuan trazira sociale.

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...