Friday, February 12, 2010

SHKURT NGA POLITIKA..

Berluskoni: Opozita shqiptare të punojë brenda parlamentit


Berluskoni:  Opozita shqiptare të punojë brenda parlamentit

Sot Mbas dite : - “Opozita duhet te punoje brenda parlamentit. Partia Socialiste duhet te shpalose kerkesat e saj ne kuvend”. Keshtu deklaroi kryeministri italian Silvio Berluskoni ne nje konference te perbashket per shtyp me homologun Sali Berisha, me te cilin eshte takuar ne Rome, ne kuader te nje vizite ne fqinjin tone pertej Adriatikut. Mesohet se mes paleve jane nenshkruar disa marreveshje bashkepunimi, mes te cilave eshte ajo e partneritetit strategjik mes dy vendeve, duke e klasifikuar Italinë si aleaten stategjike të Shqipërisë, në rrugën drejt BE-së. "Jam i kenaqur per marredheniet mes vendeve tona. Me Berishen diskutuam per vizat dhe per statusin e kandidatit te Bashkimit Evropian. Do te mbeshtesim liberalizimin e vizave dhe statusin e kandidatit per Shqiperine", u shpreh Berluskoni, duke shprehur vleresimin per bashkepunimin ne sektorin energjitik.

Nga ana e tij kryeministri Berisha vleresoi mbeshtetjen e Italise per plotesimin e endrres shqiptare drejt Europes. "Italia na ka dhene dhe po na jep nje ndihme te madhe dhe ne i jemi mirenjohes. Vizat jane nje problem konceptual shqiptaresh prej shume e shume vitesh. Miku im Berluskoni do te beje me te miren e mundshme qe liberalizimi te ndodhe sa me shpejt", u shpreh Berisha.

...................................................................................................................................................



PARLAMENTI EVROPIAN: Hetimi i zgjedhjeve të përfshijë hapjen e kutive

STRASBURG- Parlamenti Europian mbështeti dje kërkesën e opozitës shqiptare për hapjen e kutive si kusht për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri. Kjo u be e ditur nga zyrtare te larte te tij.Zoti Edi Rama, Kryetar i PS , gjatë takimeve në Strasburg ka marrë mbështetjen jo vetëm të të majtëve europianë por dhe zyrtarëve të tjerë në kërkesën e tij për transparencë të plotë të procesit zgjedhor.
Së fundi zoti Rama është takuar me presidentin e grupit te socialisteve dhe demokratëve në PE, Martin Shulz. Ne biseden midis tyre , u theksua qe opozita duhet të kthehet në parlament në të njëjtin moment pasi të jetë marrë një vendim për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, i cili do të ushtrojë hetim të plotë përfshi dhe hapjen e kutive.
Zoti Shulz tha se ky hetim duhet të sigurojë transparencë të plotë si një bazë për përmirësime të rëndësishme për mënyrën si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, me qëllim përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare.

Në bisedën e tyre zoti Shulz dhe Rama ranë dakort gjithashtu që një rrugëdalje për krizën politike aktuale duhet të gjendet urgjentisht dhe mes qeverisë dhe opozitës duhet vendosur një bazë e re dialogu konstruktiv. Një daklarim i përbashkët erdhi pasi zoti Rama shpjegoi arsyet e bojkotit në kuvend të PS dhe kërkesat e partisë së tij për transparencë të plotë të procesit zgjedhor.!!!!

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...