Friday, February 5, 2010

OPINIONI I DITES ..Zgjidhja e Krizes mundesi reale..!

Te gjithe shqiptaret kane dite qe presin nje reagim pozitiv , nga te huajt lidhur me krizen politike qe ka mberthyer vendin , keto gjashte- shtate muajt e fundit, mbas zgjedhjeve te pergjithshme
Gjitheashtu , ata e shikojne me sy te pare , qe edhe situata eshte disi e favorshme per zgjidhjen e kesaj krize .Kjo behet me e dukshme , mbasi me ne fund edhe nderkombetaret vendosen me ne fund , qe te nderhyjne .. dhe te japin udhezimet e duhura , te cilat do te mund ti jepnin fund krizes politike qe ka mberthyer vendin . .
Ne shqiptaret nga ana tjeter nuk mund te harrojme se , deri tani , fatkeqesishte ,per te gjitha mosmarreveshjet qofte te vogla e deri ne kriza politike , zgjidhjen e kemi kerkuar vetem nga jashte , pra nga te huajt .. !
Deshira e jone do te ishte qe , meqenese Berisha dhe Rama nuk munden te uleshin vete ne nje tavoline per bisedime direkte, do te ishte Presidenti Bamir Topi , ai , qe ne nder te pozicionit te larte hierarkik qe ka , do te mund te merrte nje inisiative per zhbllokimin e situates qe ka sjelle krizen politike ..ne menyre individuale , pa pritur ''mesimet'' nga te huajt .
Por sic dihet , ai nuk e beri nje gje te tille , pamvaresisht nga rezultati qe mund te kishte .. Detyra e ve presidentin ne nje rol te tille , jo thjesht arbitrimi , por ne rolin e te urtit , qe ne raste te tilla te tregon te gjitha mundesite dhe rruget , qe te nxjerrin nga qorrsokaku politik ..
Duke qene se Shqiperia dhe shqiptaret po presin me ngulm , ate qe Evropianet na kane premtuar , pra liberalizimin e vizave ne Korrik te 2010-es, vazhdimi i nje situate te pershtjelluar politike , e ben akoma me te laget realizimin e kesaj enderre .
Prandaj u desh qe edhe Evropa , nepermjet asamblese Parlamentare , te jape ne fillim sinjalet e asaj qe nuk mund ta toleroje gjendjen politike ne Shqiperi , dhe me vone edhe ''detyrat e shtepise'', per daljen nga situata e pafaforshme qe ndodhet Shqiperia ..
Detyrat e saj Asambleja e KiE-se i dha nepermjet nje rezolute shume te sakte e te qarte , pse jo edhe te forte .. ku kerkon urgjend zgjidhjen e krizes .Por qofte opozita ashtu edhe mazhoranca , per fat te keq tonin vazhdojne ta lexojne ate , me ''syte'' e tyre , dhe simbas interesit te tyre ..,
Dhe Presidenti Bamir Topi .. ka shprehur sot deshiren e negociimit te kesaj situate ... Pra te prese ne tavolinen e bisedimeve Berishen dhe Ramen.!

Opzita menjehere ju pergjigj , kesaj rezolute , si e gatshme te ulet ne nje tavoline me mazhorancen , por vazhdon te qendroje ne .. llogoren e saj te pare .. pra tryeze vetem per realizimin e Hetimit rrenjesor te zgjedhjeve . pra hapjen e kutive te votimit te 28 qershorit te 2009-es
Megjitheate, Partia Socialiste , duke e pare me pergjgj shmeri mundesine e bisedimeve , kerkoi qe ne tavolinen e Presidentit te Republikes, te ulet niveli me i larte i perfaqesimit te te dy forcave me te medhaja politike , PD e PS. Domethene te qendrojne perballe ne nje tavoline , Sali Berisha dhe Edi Ram.. !

Por nga ana e saj Partia demokratike , me ane te Kryetarit Berisha , tregoi edhe njehere se nuk ka deshire te ulet ne tavolinen e Presidentit , pa marre garanci ..!!
Pra pa u siguruar se do te fitoje obsioni i tyre ,(i mazhorances ) , me ate qe dime tashme se , per mazhorancen ,hetim rrenjesor te zgjedhjeve nuk do te kete ... Ky eshte ne nje menyre edhe ''detyra'' qe kerkon ti vere zoti Berisha, ish vartesit te tij , Zotit President te Republikes .., duke i treguar se ne ckushte do te merrte pjese .. dhe si duhet te perfundoje takimi ,.. pa filluar akoma .!!
Te gjithe e mbajme mend edhe retoriken qe perdori ndaj Presidentit , zoti Ilir Rusmaili , kur u kthye nga Mbledhja e asamblese , duke thene shprehimish se''.. Presidenti i Republikes , ka nje te drejte fondamentale , qe eshte fjala e urte e tij ... Presidenti duhet ti thote EdiRames te vije ne Paralment , Ai duhet ti thote opozites..etj etj....etj.. ''te cilat gjithekush i shikon si nje ''mesim '' qe i jepet Presidentit ...

Por gjerat nuk mund te behen si do Zoti Rusmaili e as si do zoti Berisha, dhe pa diskutim as si do zoti Rama .. !

Sot meqe politika qe drejton vendin si gjithemone,i con gjerat deri ne ane, sa i duhet te nderhyje gjithemon Evropa ose SHBA-ja , nuk ka me asnje kuptim , qe palet te qendrojne ne nivelet e detances se me parshme .. Kjo nuk do te thote se duhet patjeter te besh pas .. por te pakten ti jepet mundesia vendit te beje perpara .. pra , te mund te realizohet te pakten liberalizimi i vizave .. !!
Cilat mund te ishin mundesite qe palet te bien dakord ..??Mendoj se jane disa .. por me te rendesishmet une do te theksoja :

E para mendoj une , do te ishte mundesia qe mazhoranca te gjente mbulimin ligjor , dhe te lejonte nje komision parlamentar ose , teknikesh ligjor , te hapte kutite e votimit te 28 qershorit te 2009-es.
Mirepone kete rast , duhet qe opzita te jape garanci qe; ne rast se dalin parregullsi te renda , nuk do te kerkoje , rrezimin e qevrise , do te njoh parlamenitin duke marre pjese ne te , dhe mbi te gjitha te jape garanci se do te kontriboje me te gjitha forcat per reformen zgjedhore dhe ne gjithe jeten politiko -ekonomike te vendit deri ne zgjedhjet e ardhshme .. Ketu ka nje problem qe lidhet me kredibilitetin qe do te humbe mazhoranca ne popull , kur te verifikohet se opozita kishte te drejte . Te fantazojme se si do te ndihet ajo para popullit, kure te merret vesh se ne fund te fundit zgjedhjet jane vjedhur ... !! Ndaj:

E dyta , ka te beje me ate qe mazhoranca , meqe nuk eshte dakord me hapjen e kutive te qershorit, te pranoje zgjedhje te parakohshme .. Ne kete rast ajo, do te ruaj kredibilitetin e saj dhe do te futet ne zgjedhjet e parakohshme, ne cilesine e fituesit te zgjedhjeve te qeshorit , packa se simbas saj Rama dhe opozita kishte pretendime .. !Ne kete rast Partia Demokratike dhe LSI , do te mund te dyja bashke te perpiqeshin me ballin lart te bindnin popullin qe me programin qe ato do te parashtrojne , do te realizonin , integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian , gje qe tani eshte futur ne rruge pa kthim ... !!

E treta , do te ishte , pranimi i gjendjes ashtu sic eshte , deri ne nje afat qe shqiperia te perfitoje nga , liberalizimi i vizave , dhe te plotesoje pyetesorin e Bashkimit Evropian , qe qeveria ka ne dore . Ne kete raste , eshte opzita dhe zoti Edi Rama ai qe duhet te hedhe uje ne vere . Pra opozita ne emer te te mires se Shqiptareve te shtetit dhe te Atdheut , mund te beje nje leshim te tille , duke humbur qellimin e saj final , ne kete beteje . .. !! Ajo qe do te fitoi opzita dhe Edi Rama ne kete rast do te jete , kredibiliteti , dhe pergjegjshmeria para popullit , duke marre shume pike per kete .
Te gjithe e shikojme qe , megjithese ne numra ne parlament PD dhe LSI , jane mazhorance , populli eshte i pakenaqeur , nga kjo qeveri .. Ndaj nje leshim per interesa te Medha , do ta bente me te forte opziten dhe , mendoj qe do te mbyste per mire edhe zerat kunder bojkotit brenda partise .. Pra ,bojkoti ashtu nuk do te arrinte qellimin e ngushte ..hapjen e kutive dhe hetimin e zgjedhjeve ,por do te arrinte qellimin Madhor , te mesimit qe merr qeveria , dhe te gjithe ata qe ne nje menyre apo ne nje tjeter kane vene dore mbi voten e popullit .. !!
Ka dhe nje rruge te ndermjetme :
Po te krijohet nje komision parlamentar , me shumice nga opzita , dhe me preberje me njerez qe jane njohes te ligjit dhe procesit zgjedhor . Ketij komisioni mund ti jepen me nje ligj te vecante kompetencat , deri aty sa te coje ne prokurori te gjithe shkelesit e ligjit te zgjedhjeve dhe kusaret e votes se popullit .. !!
Nderkohe opzita te veje ne parlament dhe te prese rezultatet , e hetimit .. Mbas hetimit , te jete e mundur nje tryeze e te'' urteve ''..qe do te mund te gjejne rrugen per me mbrapa .. !!
Ky obsion permban shume rreziqe , ndaj mendoj se eshte me i veshtiri , duke parur parasysh:
1- Mazhoranca ka numrat e duhur per te rrezuar dhe per te fituar cte doje ne parlament ..
2- Ne krye te Kuvendit eshte zonja Topalli e cila ka dhene prova qe kurre nuk i eshte permbajtur asaj qe eshte rene dakord , dhe sic dihet eshte shkelesja e pare e rregullores dhe kushtetutes .. !
3- Sali Berisha ka dhene prova se eshte i gatshem te ''bleje'' cfaredo deputeti , me cfaredo cmimi per te arritur qellimin e tij .. perjetesine ne pushtet...
4 Edhe Ilir Meta , ka dhene shenja te sakta , per paburreri politike , duke e sjelle gjithemone , skenen politike ne Shqiperi ne linja te tilla qe tjetersojne voten e popullit ... !!
Pra mbeten tre obsionet e para si Mundesi reale per tu vene ne tavolinen e Presidentit Topi , dhe njera nga ato te jape zgjidhjen e KRIZES POLITIKE, qe ka mberthyer vendin ..

Shpresojme se edhe Berisha , edhe Rama , do te bien ne nje ujdi , n3e tavolinen e zotit TOPI ...
Nuk na mbetet vetem te presim



Zoterinjte TOPI, RAMA ,BERISHA

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...