Opinion .ANALIZE ....Nga PARTIZAN CENE
Duke qene se e gjithe Bota . po kalon krize ekonomike , rajoni i yne, si me i dobet ekonomikisht , e ndjen krizen edhe me shume .Te gjitha vendet , duke filluar nga Greqia Bullgaria, Rumania , si pjese e BE, por edhe Maqedonia , Kosova , Serbia , Mali i Zi , Bosnja-Hercegovina , kane deklaruar se vendi i tyre , eshte para veshtiresive ekonomike , si rezultat i Krizes Globale .
Pamvaresishte se vendi yne , vetdeklarohet , se nuk ka krize , kjo e fundit eshte ulur kembekryq ne vatrat dhe jeten e cdo shqiptari .Bile , vec saj , e pranishme eshte akoma me e veshtire , dhe kriza politke, qe ka kapur gjithe jeten e vendit .
Mirepo , megjithe veshtiresite qe sjell nje kohe krize , nuk e ka shqetesuar , fqinjet tane , qe me nje menyre apo me nje tjeter te perpiqen te gjejne te cara , ku te mund te zhvillojne politikat e tyre te vjetra anti shqiptare dhe orthodokso- shoviniste .!!
SHOVINISMI ORTHODOKSO-NACIONAL GREK..
..........................
Para disa ditesh ne Shqiperi, Gjykata Kushtetuese , hodhi poshte nje ligj qe e kish kaluar parlamenti shqiptar ku i akordohej , ose me sakte i ''dhurohej''nje siperfaqe mbi 280 km2, Greqise.Kjo marreveshje me sa duket ishte e pergatitur nga ''ekspertet'' greke , te cilet si ustallare te tille , arriten te ''bindnin '' ekspertet '' shqiptare , te mos i hiqnin asnje presje asaj.Dhe faktikisht keshtu ndodhi ..!!
Por shyqyr, qe ne Shqiperi ,me ne fund, ka mbetur edhe nje hallke e larte , sic eshte Gjykata Kushtetuese , qe beri te mundur anullimin e kesaj grabitjeve , ne kurriz se Tokes se shqiptareve . Historikishte , dihet se Greqia, me ndihmen e nderkombetareve , gjithmone ka keputur pjese nga territori i ligjshem i Atdheut tone .. !!
Duket qarte , synimi i qarqeve dhe ish qeverise se djathte greke , qe ashtu nen rrogoze , dhe ''ligjerishte '' do te mund te grabisnin trojet tona .Eshte nje veprim tipik si me Kalin e Trojes , ku ne kete rast perpara nuk kishin vene Kalin , por gjoja ndihma qe mund te na japin per ne BE.
Mirepo po te ishte vetem kjo , nuk do te ishte e nevojshme ta zgjasnim pasi pergjigjen ua dha Gjykata Kushtetuese . Keto dite , ne median shqiptare dhe ate greke , eshte sjelle ne pamje , mundesia e rregjistrimit te popullsise , mbi baza etniko fetare ne Shqiperi ..Po ta shikojme thjeshte duket sikur nuk ka ndonje problem .. Por per shqiptaret, qe jane emigrante ne Greqi , dihet mire se cdo te thote kjo .
Me qarte : Qe kur nisen te vinin shqiptaret ne Greqi ( ne fillim te vteve'90),e deri me sot , qarqet orthodokso-nacionaliste greke , kane perdorur politiken e tyre te gjysme asimilimit , te nje pjese te mire te popullsise shqiptare , qe eshte detyruar te largohet nga vendi i saj per shkaqe thjeshte ekonomike , dhe te vije ne Greqi si refugjat .
Pra , organizata gjoja joqeveritare , jo fitim prurese , ose edhe ''ustallare '' ligjesh te shtetit Grek, detyronin me menyra te ndryshme , shqiptaret e pafat qe te vetedeklaroheshin greke , ose te nderronin arbitrarisht identitetin dhe Kombesine .Familje te tera , per te vetmen aresye se ishin me origjine nga jugu , shqiptare ne rrenjen e rrenjes , u tjetersuan ne ''greke''....Si u arrit kjo :
Me tre menyra :
E para : Kush donte te perfitonte nga ndihmat per refugjatet ''vorioepiriot'', ne 1992 -1998, duhet patjeter te kishin dokument , ku ta vertetonte kete gje .. Dhe kete dokument e jepte ''Organizata'' e Vorioepirioteve greke'' .. Kjo Organizate , si per cudine e te tereve , nuk kishte rregulla strikte ..
Pra edhe nga Konispoli te ishe , edhe nga Himara , edhe nga Firi edhe nga Dibra ,Korca , Elbasani , Durresi ,Kukesi .. e ku di une , mjafton qe te paraqisje nje'' letenjoftim ose nje pasaporte'' e ''rregulluar'', beheshe automatikisht Vorioepiriot Grek ne Shqiperi .Pra duke e fallsifikuar, ose duke bere kerkesen ne bashki dhe , duke nderruar emrin ''ligjerishte ''.. Kjo mjaftonte per tu quajtur Grek.. !!
E dyta :Kush donte te rregjistronte prindrit per te perfituar , nje pension , duhej qe ne ''rrenjen'', dhe emrin e prinerve te dukej qarte emri orthodoks ..Keshtu , Vasfiu u be Vasil , Adriani u be Andrea, Osmani u be Manol .... etj .... Dhe prape qarqet greke , benin syrin qorr per vertetesine e dokumentave ..
E treta : Te ishe i i pranueshem dhe preferueshem ne punerat , nga bujqesia deri ne nderrtim, ne industri dhe sherbimet , ishte me mire te ishe ''orthodoks'', me emer e mbiemer , pamvaresishte se babain ta quanin Ahmet apo Azbi e ku di une .. !!Kudo trumbetohej, se vorioepiriotet gjenin ''ngrohtesine ''ne ''atdheun '' ame .
Edhe ketu qarqet greke perdoren ne plote kuptimin ''Kalin e Trojes'' ,me menyra me te kamufluara , duke perfituar nga amulltia dhe mos veprimi i qevrise sone , vit pas viti ...!!Ata arriten te rrisnin artificialisht numrin e te ashtuquajturve vorioepiriote ne Shqiperi . Kjo rriti edhe me shume presionin per gjoja zona te pastra , me greke autoktone ne vende ku, per mijra vjet jane banuar nga shqiptare , sic eshte Himara.Ku kryetari ''i zgjedhur'' i bashkise arriti deri aty sa te vendose shkrimet ne gjuhen greke , duke hequr vete ato ne gjuhen shqiptare .
Duke ditur tani faktin qe ''greket''ne Shqiperi jane ''shume'' qarqet qeveritare dhe jo qeveritare greke , insistojne qe rregjistrimi i popullsise te behet mbi baza Fetare dhe etnike .. Sic duket , kane gjetur terren tek qeveria Berisha e cila , duke u nisur nga mundesia e hapjes se problemeve nga ana e Greqise ,ne rrugen tone drejt BE, po i anashkalon , qellimet e mbrapshta te qeverive dhe orthodokso - shovinisteve greke .!!
Tani ne Greqi , Qeveria e majte e PASOKUT , me Jorgo Papandreun, po perpiqen te kalojne nje ligj qe do ti jepte mundesine ,emigranteve te ligjshem te shkriheshin ne shoqerine greke , me te gjitha te drejtat , pra nenshtetesine .
Edhe ne kete raste del ne pah , shpirt ngushtesia , dhe kundershtimi i hapur , i te djathteve , qofshin qentriste , sic eshte ND e Samaras , por sigurishte edhe nacional -orthodokset e Partise LAOS, te Karaxhaferit. Te dy keto grupime , duke pare se me ne fund nuk , i shmangen dot nga Evropa nje se derejte te detyruar per emigrantet , kercenojne , dhe e vonojne sa te jete e mundur nje ligj te tille .
Qeveria shqiptare , edhe ne kete rast , nuk ka bere te pakten asnje koment , pamvaresishte se mund te duket si ceshtje e brendshme , e Greqise .. Kujtojme se nje gje te tille e kane bere qeverite e Pakistanit , Sirise, Jordanise , Nigerise .. etj qe jane te interesuara per nje ligj te drejte per bashkekombasit e tyre ..emigrante ne token Helene . Vetem qeveria shqiptare ka frike se mos humbe servilizmin deri ne delir , ndaj Grekeve dhe qeverise se tyre . nje deklarate , per nje ligj te drejte , nuk do ta prishte'' mjalin'' qevritar greko -shqiptar...
Nuk mund te harrojme , te japim si shembull edhe varrasat e ushtareve greke te rene gjate Luftes se Dyte boterore ne token shqiptare . Ketu vlen te tregohet se me makinacionet e tyre , me hile dhe nen rrogoze, shteti dhe qeveria greke , ja arriti qellimit .. Kjo te pakten nuk sherbeu si shembull per qevrine shqiptare .!!
Pra Edhe te vdekurit qevria greke , beri cmos qe ti ''nduhmonte'' , kurse qevria shqiptare , emigrantet , i ka lene ne meshire te fatit , duke u interesuar vetem sa evro do te depozitojne ne Shqiperi , dhe nuk intersohet fare per hallet dhe problemet e tyre ,duke i lene ne plote kuptimin e fjales ne meshire te te pameshrshmeve greke .. !!
NACIONAL -ORTHODOKSET SLLAVOMAQEDON .
..........................
Por edhe sllavomaqedonet , nuk mbeten mbarapa , ne pengesat qe sjellin per bashkejetesen shume etnike ne Maqedoni .
Megjithese Marreveshja e Ohrit . kishte edhe shume mangesi ne dem te shqiptareve , ajo u pranua nga te dy palet .. Por tani mbas 5 vjetesh , shume pika te saj ose jane lene ne harrese ose , zbatohen pjeserishte ,dhe perciptesisht.
Gjuha shqipe ne maqedoni , megjithese eshte nje gjuhe zyrtare , nuk ka gjetur shtrirje . kjo ama nuk i ka penguar , qevritaret me Gruevskin , te kerkojne qe gjuha maqedone te mesohet edhe nga femijet shqiptar ,qe ne klase te pare , pa arritur te mesojne gjuhen e nenes.
Gjithe ashtu , edhe objektet historiko lulturore dhe fetare , shqiptare , nuk kane ndihmen per restaurim dhe mirembajtje , ashtu sic e kane ato maqedone . Nderkohe qe ne qender te Shqkupit , me njr projekt ''Shkupi 2014'', qevria ppo nderton kult te madh fetar ne qender te Shkupit , duke dashe hapur te rrembeje nga shqiptaret ate qe u takun ..Shekuj me pare shkupi ka qene me shume shqiptar se sllav , por megjitheate , sot lipset qe te gjitha te jene te barabarta ashtu si shqiptaret ndajne shtetin me maqedonet.
Prape , nga e nderuara qeveria e jone , nuk kemi degjuar as edhe me te vogelin koment, ne kundershtinm te te gjitha ketyre . Zoti Milloshovski , ne Tirane qe erdhi para dy ditesh ,degjoi si edhe per cudi te tij vetem fjale te mira deri edhe ne falenderim per marredheniet e ''shkelqyera'' qe te dy vendet kane ne kete periudhe ..
Te gjitha keto ,cdo shqiptar e derrmojne shpirterishte kur shikon qe qeveria, opzita , dhe vendi i tij nuk e ndihmon dhe nuk interesohet pothuajse fare .Kjo ndjenje ka pershkuar te gjithe shqiptaret jashte Atdheut pasi , me sjelljen e shtetit ndaj qytetareve te tij .
Kete gje kane bere te gjitha qeverite pa perjashtim , deri sot .. Asnjera nga to as e Berishes as e Nanos as e Majkos dhe as e Metes , nuk kane bere asnje gje qofte edhe ne dukje per aq sa kane mundesi te bejne , per te presionuar qeverite qe gjithmone perdorin metoda mosperfillese per shqiptaret , bile dhe poshteruese ne shume raste .
SHANCI NATO, NJE GUR I CMUAR
..........................
Edhe tani qe ne nje fare menyre , qeveria shqiptare ka nje ''gur'' ne dore , si pjesetare e NATOS- nuk kuptohet servilizmi dhe se paku heshtja , para veprimeve te tilla .
Ne vend qe te beje presion me kete gur qe ka ne dore ,fatkeqesisht , vazhdon e njejta politike e ''fqinjesise se mire'', duke e ngaterruar direkrt me perulje pa shkak , para ketyre gjerave dhe fakteve .. !!
Shpjegimet e teperta le ti a lene vendin veprave konkrete , se akoma nuk eshte vone , qe Qeveria shqiptare te beje detyren ndaj shtetasve te saj .. !! Vazhdojme te shpresojme , se do te kemi edhe ne dike qe do te mund te na mbroje .. !!
U lodhem me, duke shpresuar , se do ti gjendet nje qeveri e shtetit meme, qe te ngrije zerin me force para neperkembjes sone ... !! Mjaft me .. !!

No comments:
Post a Comment