Thursday, February 4, 2010

04 /02/2010..Lajme shkurt nga Shqiperia dhe Kosova

Kontrolli i Larte i shtetit:Qeveria , Abuzon me 73 mil dollare.. !
Pergatiti Partizan Cene..

TIRANE..- Dje kontrolli i Larte i shtetit , ka akuzuar qeverine se ka shperdoruar , nje pjese te konsiderueshme te fondeve publike , ne masen 73 mil dollare .
Jane zbuluar parregullsi dhe shkelje ne financat e qeverise, si dhe
ne shpenzimet e kryera .

Demi llogaritet ne masen e 7 miliarde e 305 milion leke te vjetra . Ky dëm efektiv i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2007-2008 dhe 9-mujorit të vitit 2009, thuhet në raportin përmbledhës të kontrolleve, të kryera gjatë vitit të kaluar.

Viti 2009, si “Viti elektoral” karakterizohet , nga një rritje jashtëzakonisht e lartë e shpërdorimit me paratë e shtetit. Në vitin 2007 ishin konstatuar nga KLSH-ja 6 miliardë lekë abuzime, ndërkohë që 2008-a ishte “më i përkorë”, me vetëm 4 miliardë lekë dëme. Shifra aktuale tregon për një rritje prej 81 përqindësh të keqtrajtimit të pasurive dhe fondeve publike.

Anullimi i marreveshjes detare : Dule :Qeveria shqiptare beri autogol.
Pergatiti Matilda Kuqi..
TIRANË- Vangjel Dule e cilësoi si autogol për qeverinë shqiptare rrëzimin e marrëveshjes me palën greke për ujrat. detare..Ne konferencen për mediat, Dule theksoi se vendimi i Gjykates Kushtetueses është një goditje nëe vendit në'' kredibilitetin e negocimit të qeverisë''. , si dhe ul imazhin e vendit.Konkretisht Dule u shpreh:

“Vendimi i gjykatës Kushtetuese është për nga vetë Kushtetuta i detyrueshëm. Ne e konsiderojmë një autogol. Ishte një goditje në imazhin e vendit, në kredibilitetin e negocimit të vendit tonë në shumë aspekte. Është një precedent i cili nuk ishte i nevojshem. Ne jemi për një Shqipëri të hapur, që e ndjen veten partentere të barabartë në NATO dhe bëhet e gatshme për tu bërë partnere në BE” ....!!

Ndërkaq Partia BDNJ mbështet presidentin Topi në dialogun për zgjidhjen e krizës, ndërsa këmbëngul në domosdoshmërinë e hapjes së kutive të votimit.

“PBDNJ do të jetë në vijën e parë për arritjen e këtij kompromisi historik që do t’i hapë rrugë proceseve historike, për të investuar aty ku duhet, në proceset integruese të vendit”,u shpreh dje zoti Vangjel dule .. kryetar i PBDNJ



... IDECENTRALIZIM <>
Pergatiti Besa Morina -Gashi..
PRISHTINE- Christopher DELL,Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë,deklaroi se është bërë përparim i madh në integrimin e komuniteteve në Kosovë. Ai shprehu ama , edhe nevojen e thellimit të mëtejshëm të këtij procesi. Dell theksoi se decentralizimi duhet të realizohet me një shpejtësi më të madhe, sepse Kosova nuk duhet të vonohet në përmbushjen e pakos së Ahtisaarit per asnje cast.. !
Ambasadori i SHBA-së vlerësoi se zgjedhjet e nëntorit kanë thyer ngecjen 10 vjeçare në marrëdhëniet ndëretnike në Kosove .. Ato zgjedhje treguan se marrdheniet nderetnike ne kosove kane pesuar permiresim ne krah pozitiv.. !!



No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...