| SI FILLIM RAMA DHE BERISHA NJE NGA NJE TEK PRESIDENTI TOPI.. |
TIRANE-Te henen ,Presidenti i Republikës, ka parashikuar ti therrase ne fillim vec e vec ;kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Rama. kjo ka ardhur si rezultat i deklaratave publike të të dy drejtuesve politikë që pranojnë të ulen në negociata me mediator Presidentin Topi, që ky i fundit të nisë përpjekjet për të kontaktuar me secilin prej tyre. Nga institucioni kryesor i shtetit ende nuk ka ndonjë informacion për biseda konkrete me Ramën e Berishën, veç faktit që drejtoria e shtypit të Presidencës njoftoi dy ditë më parë se, “në kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët”. |
NE ANGLI KATER DEPUDETE RREZIKOJNE BURGUN , PER KORRUPSION ..
(PO TE ISHIN NE SHQIPERI DO TI KISHIN BERE EDHE MINISTRA )
Pergatiti Partizan Cene
Kater deputetë të parlamentit britanik do të përballen me akt-padi kriminale rreth keqpërdorimit të shpenzimeve.
Drejtori i prokurorisë publike bëri publik emrat e tyre.
Ata janë një anëtar i partisë Konservatore në opozitë, në Dhomën e Lordëve, Lordi Hanningfield , dhe tre deputetë nga partia Laburiste në pushtet, Elliot Morley, David Chaytor and Jim Devine.
Të gjithë ndodhen përballë akuzave të shumëfishta sipas Ligjit për vjedhje por të gjithë i kanë mohuar menjëherë akuzat.
Në deklaratat e tyre, tre deputetët thanë se ishte çështje për komisionin parlamentar që të impononte zbatimin e rregullave rreth rimbursimit të shpenzimeve dhe se do t'a mbrojnë fuqimisht ppzicionin e tyre.
Akuzat rreth keqpërdorimit të sistemit të rimbursimit të shpenzimeve vazhdon të nxisë zemërim të madh në opinion këtu në Britani ku zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen brenda disa muajve.
TIRANE-Te henen ,Presidenti i Republikës, ka parashikuar ti therrase ne fillim vec e vec ;kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Rama. kjo ka ardhur si rezultat i deklaratave publike të të dy drejtuesve politikë që pranojnë të ulen në negociata me mediator Presidentin Topi, që ky i fundit të nisë përpjekjet për të kontaktuar me secilin prej tyre. Nga institucioni kryesor i shtetit ende nuk ka ndonjë informacion për biseda konkrete me Ramën e Berishën, veç faktit që drejtoria e shtypit të Presidencës njoftoi dy ditë më parë se, “në kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët”.
No comments:
Post a Comment