Wednesday, February 10, 2010

Lajme nga Vendi Rajoni dhe Bota





BERISHA : BRENDA VITIT , DO TE SHITET GJITHESHKA ...
Pergatiti Matilda Kuqi :
TIRANE- Qeveria Berisha- Meta do të privatizojë të gjitha asetet e mbetura të papërfshira në procesin e privatizimit deri tani .
Me parate e përfituara prej ketyre shitjeve , do të kompensojë ish pronarët sipas ligjit të parashikuar. Në takimin e zhvilluar me disa ministra për këtë cështje, kreu i ekzekutivit tha se të vetmet që nuk do të përfshihen në procesin e privatizimit janë shkollat, digat e spitalet.
Me nje fjale gjithshka . Akoma nuk dihenose me sakte nuk jane bere te qarta procedurat e tenderave apo prokurimeve per keto shitje ..Mbi te gjitha , nuk eshte bere edhe nje parallogaritje , per sasine e parave qe mund te mblidhen .. !
.....................................................................................................................................................


PROJEKTI ''SHKUPI 2014''
Pergatiti Partizan Cene :

SHKUP: Eshte bere rrethimi dhe ka filluar puna e Projektit '' Shkupi 2014''.. Kjo behet nen nje klime shume te papershtatshme , qe simbas analisteve ,edhe maqedonas , do te coje ne pakenaqesi nder etnike . Qeveria e ben kete pune , pa u konsultuar as me opziten dhe as me shqiptaret ..Imer Selmani,Kryetar i Partise demokrac...ia e Re thotë:'' Meqë bëhet fjalë për
projekt qeveritar atëhere për të duhet të vendosë parlamenti
me sistemin e votimit të dyfishtë, pra që ai të
miratohet të votojnë edhe shumica e deputetëve shqiptarë..!! Por sic duket qeveria e zotit Gruevski megjithese ka hasur ne kundershtimin vec te shqiptareve edhe te opozites maqedone , nuk duket se ka miresine te beje pas .. Kjo do te coje edhe me shume ne tensionimin e situates nderetnike .. !


Presidenti Obama uron Sejdiun për Ditën e Pavarësisë

Pergatiti : Besa Morina - Gashi .. !

Uashington :Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama i ka uruar presidentit Fatmir Sejdiu, përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës.

“Në emër të popullit amerikan, unë ju përgëzoj Ju dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës. Dëshiroj të përgëzoj popullin e Kosovës për përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik, paqësor dhe multietnik”, transmeton presidenca në Prishtinë.

“Ne e vlerësojmë partneritetin tonë dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në hapat e nevojshëm për të arritur aspiratat tuaja euroatlantike. Në këtë 17 shkurt, u përcjell urimet e mia dhe besimin më të madh për vazhdimin e miqësisë dhe forcimin e partneritet në mes të dy vendeve tona”, thuhet në telegramin e presidentit amerikan....

 Obama uron  Sejdiun  për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i SHBA-se BARAK OBAMA ..

PARLAMENTI GREK , VAZHDON DISKUTIMIN E LIGJIT TE NENSHTETESISE PER EMIGRANTET ...

Pergatiti Jorgo Qesari :

ATHINE: Nga e hena parlamenti grek vazhdon diskutimin e projkt ligjit per dhenien e nenshtetsise , emigranteve te ligjshem ..
Vec qeverise dhe partise ne pushtet PASOK, jane dhe dy parti te tjera te spektrit te majte , KKE( PKG), dhe SIRIZA( Bashkimi i revoluconareve te majte ). Ata qe e kundershtojne hane Partia LAOS, nje ultra nacionaliste e Jorgo Karaxhaferit , dhe partia me e madhe e opozites , te djathtet e ND. Keta te fundit bile kercenuan se ne rast se ky ligj do te kaloje , ata do ta rrezojne kure te vijne ne pushtet ..
Ligji me te gjitha gjasat do te miratohet , pasi PASOK dhe KKE , kane nje shumice te dukshme ne parlament .. !!

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...