Monday, February 1, 2010

Lajme nga Vendi Rajoni dhe Bota

Haiti- Arrestohen 10 amerikane , akuzohen per grabitje fëmijësh

Pergatiti Matilda Kuqi ..

Port-au-Prince - Amerikanët përfshihen në një skandal tjetër në Haiti. Pas përhapjes së fotove të mjekëve të dehur, dhjetë amerikanë u ndaluan dje në kufi me Republikën Domenikane, duke u përpjekur të grabisnin 33 femije haitian për qëllime tregtie.

Dhjetë anëtarët e kësaj bande janë anëtarë të kishës Baptiste në Ohajo dhe kanë justifikuar veprimin e tyre duke thënë se dëshironin të mbronin jetimët.

"Ideja jonë ishte të dërgonim fëmijët në një zonë ku ata mund të marrin kujdes, ushqim dhe veshje", i tha ai policisë Lavonne Laura Silsby, i cili udhëhoqi këtë organizantë.

Por, sipas Ministrit te Jashtem te Haitit E.Paraison , lejen per largimin e femijeve nga Haiti e jep vetem Ministria e Puneve Sociale

Që në ditët e para pas termetit Qeveria haitiane dhe UNICEF-i kanë raportuar zhdukjen e fëmijëve, duke thënë se ato mund të jenë trafikuar për birësime të paligjshme.



NE PRIZREN DHE LIPIAN FITON PDK e kryeministrit Hashim Thaci

Pergatiti Besa Morina - Gashi

PRISHTINE-Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Prizren dhe në Lipjan, ku u zhvilluan përsëritjet e zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Në Prizren, kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, ka fituar 53,2% të votave, ndërsa kandidati i LDK-së, Hanefi Muharremi, 46,8%.

Në Lipjan, kanidati i PDK-së, Shukri Buja, fitoi 53,7%, ndërsa Imri Ahmeti fitoi 46,3%.

Këto rezultate janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një konferencë për media të mbajtur pak pas mesnatës.

DEBORA KA BLLOKUAR SHUME ZONA NE VERI TE VENDIT
pergatiti Matilda Kuqi

TIRANE- Nga njoftimet e fundit ne terren , simbas ATSH, debora ka sjelle shume probleme ne shume komuna dhe qendra ne pjesen veriore dhe veri perendimore te vendit .

Bora bllokon një komunë të Matit, izolohen minatoret

Sasia e borës e rënë gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar bllokimin e komunës Macakull të rrethit të Matit. Mbi 2 500 banorë janë bllokuar nga bora me trashësi 60 centimetra që ka mbuluar cdo shteg dalje nga zona. TVNews24 raporton se përvec banorëve të bllokuar nga dita e djeshme, të izoluar në komunë kanë mbetur dhe punonjësit e minierës që nuk kanë mundur të shkojnë në vendin e punës.
Ndërkohë reshjet e dendura të borës kanë sjellë edhe bllokimin e aksit Qafë Bualli Krastë dhe Bulqzizë-Qafë e Buallit.


No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...