Thursday, February 11, 2010

Kosove - Rajoni

KOMISIONIERI FULE , PRITET TE VIZITOI mAQEDONINE .. !
Shkup
Emri i Maqdonise , vazhdon te mbetet ende pezull..!!
PERGATITI : PARTIZAN CENE

Komisioneri i ri për zgjerim i BE-së, Stefan Fule do të vizitojë javën që vjen Shkupin.

Vetem disa dite para se Mathiu Nimitz ,ndërmjetësi i OKB-së, Matthew Nimetz të vizitojë Shkupin dhe Athinën, do te beje nje vizite ne Shkup , komisionieri i Ri per zgjerimin Stefan Fule .

Se fundi po rriten shume zërat që BE të marrë më shumë rol në zgjidhjen e problemit mes dy vendeve fqinje.

Zyrtarë të lartë evropianë kanë përsëritur disa herë, se nëse vendi nuk zgjidh çështjen e emrit dhe mbetet prapa në rrugën e integrimeve, mund të ndeshet me tensione ndër etnike..!!
...............................................................................................................................................
- MARRDHENIT NDER ETNIKE .:

Maqedoni: Shtohen shqetesimet per marredheniet etnike

................................................................................................................................................

Presidenti Sejdiu shumë shpejt do të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët

Pergatiti Besa Morina- Gashi

PRISHTINE - - Zoti Fatmir Sejdiu, Presidenti i Republikes se Kosoves tha se shumë shpejt do të emërojë gjyqtarët e Gjykatës Supreme, të Prokurorisë së Shtetit dhe të Prokurorisë Speciale. "Unë e kam të drejtën kushtetuese të bëj dekretimin final. Natyrisht, kam një bashkëpunim të gjithmonshëm me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, që e ka për borxh të bëjë propozimet në bazë të bashkëpunimeve të tij, edhe të mëhershme, dhe një Komision të veçantë, pra, është hallkë pas hallke". Presidenti tha se janë në një proces të përgatitjeve. Kjo është detyrë në radhë të parë e Këshillit Gjyqësorë, bashkë me Komisionin, të punojë për emërimet e reja apo propozimet e reja që do të vijnë për nivelet e tjera të gjykatave. "Ne duhet të shkojmë shpejt në këtë kuadër. Nevoja kryesore e Kosovës është që të ketë vërtet një gjyqësor të reformuar dhe të rinovuar. Ka shumë kush që shkon në pension, ka edhe disa që si plotësojnë kriteret që të jenë gjyqtarë, por është çështje e Komisionit dhe e hulumtimeve që ata i bëjnë", tha Presidenti Sejdiu, duke u përgjigjur në interesimin e gazetarëve rreth kësaj çështjeje.

Presidenti Sejdiu  shumë shpejt do të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët

...........................................................................................................

CESHTJA E DEMOSTRUESVE TE VRARE NE KOSOVE , NEN VEZHGIMIN E
AMNESTY INTERNATIONAL.
AMNESTY INTERNATIONAL ,ka kërkuar nga përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë të ndihmojë në vendosjen e drejtësisë lidhur me vrasjen e dy demonstruesve kosovarë nga policia rumune e UNMIK-ut.Kjo organizate ka si objektiv te saj , te drejtat e njeriut dhe eshte ne rang nderkombetar

Ne diten e trevjetorit të demonstratës së lëvizjes Vetëvendosje, ku gjatë përballjes me policinë humbën jetën, dy demostrues; Mon Balaj dhe Arben Xheladini, si dhe u plagosën disa të tjerë.

Duke shprehur shqetësim për mosndëshkimin e autorëve të vrasjes së dy demonstruesve në Kosovë, Amnesty International i kërkon misionit të OKB-së që të sigurojë qasje tek drejtësia dhe kompensim monetar për familjarët e viktimave.Ne kete menyre , simbas kesaj organizate , do te vihet drejtesi , per te renet ne demostrata .

No comments:

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...