Festa e Pavarësisë. Sot Republika e Kosoves mbush dy vjet.. !!
Pergatiti Besa Morina -Gashi..Sot shteti i Kosoves , Republika e Kosoves ,feston Ditën e Pavarësisë. Dy vjet më parë, në ora 15:00, 109 deputetë të Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme plenare , miratuan e Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe simbolet shtetërore. Deklarata e pavarësisë, e cila përmban 12 pika, u miratua në ora 15:46, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Pavarësia e Kosovës u njoh brenda 24 orëve nga shtet më të fuqishme të botës, ndërsa deri më tani është njohur nga 65 vende.
Me këtë rast, sot ne gjithe Republiken e Kosoves ,do të zhvillohen manifestime të ndryshme me rastin e dy vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kuvendi i Kosovës, në orën 11:00, do të mbajë sot një seancë solemne, ku me një fjalë rasti para deputetëve të vendit dhe mysafirëve të ftuar do të mbajnë: kryeparlametari Jakup Krasniqi, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Po ashtu edhe Komuna e Prishtinës me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës ka përgatitur një varg aktivitetesh.
No comments:
Post a Comment