| |||||
| Fisher: Shqipëria në gjendje kritike, duhet kompromis PD-PS | |||||
SHBA- Shqipëria ndodhet në krizë të vërtetë politike dhe kjo situatë ka zhgënjyer dhe vendet që mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Këto komente i ka bërë për Zërin e Amerikës studiuesi i cështjeve shqiptare, profesori Bernd Fisher.Fisher gjykon se kriza aktuale politike mund të zgjidhet vetëm nëse dy partitë kryesore bëjnë një kompromis. Ai këmbëngul se kutitë duhen hapur ndërsa opozita duhet ti japë fund bojkotit parlamentar. Sipas tij kjo duhet bërë paralelisht pra dy palët të bëjnë lëshime në të njëjtën kohë dhe jo njëra parti ti dorëzohet tjetrës. |
PRISHTINE:
| |||||
| |||||

SHBA- Shqipëria ndodhet në krizë të vërtetë politike dhe kjo situatë ka zhgënjyer dhe vendet që mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Këto komente i ka bërë për Zërin e Amerikës studiuesi i cështjeve shqiptare, profesori Bernd Fisher.
- Patriarku i ri serb Irinej ka deklaruar se Kisha ortodokse serbe do t'i ndihmojë shtetit serb që ta mbrojë Kosovën, ndërsa theksoi se inaugurimi i tij në Patrikanën e Pejës nuk do të kuptohet si provokim. Duke folur për inaugurimin e tij në krye të Kishës që do të bëhet në Patrikanën e Pejës më 25 prill, patriarku serb Irinej tha në një konferencë për shtyp se shpreson që do të ketë "vetëdije të mjaftueshme" për këtë ngjarje dhe se "vëllezërit nga Kosova do ta kuptojnë se kjo nuk është provokim, por shkuarje në shtëpinë tonë të lashtë kishtare e cila është qendër e kishës sonë".
TIRANE- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të cënojë aspak perspektivën dhe të ardhmen e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë të cilat absolutisht që do të tregojnë një vullnet edhe më të madh për të ecur përpara. Kështu është shprehur zv kryeministri dhe ministri yne i Jashtëm Ilir Meta në një intervistë dhënë seksionit shqip të BBC menjëherë pas takimit të zhvilluar në Londër me ministrin alternat të puneve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas gjatë konferencës ndërkombëtare për Afganistanin në Londër.
No comments:
Post a Comment