Tuesday, November 28, 2017

Paraja , apo jeta ??




Filozofim ..
Nga Partizan Cene
Njeriu më i fuqishëm , është ai që kupton sa vend zënë paratë në jetën e një njeriu !
Dikur , nuk ka rëndësi ora dhe data , kam përjetuar një moment krejt kritik në jetën time . !
Fare pa pritur , dhe krejt rastësishtë , një njeri ,një djalosh 23 vjeç , më vuri tytën e pistoletës në gjoksin tim .duke më kërcënuar jetën , në këmbim të një shume të majme parash !
Atherë unë kisha shumë para , sepse drejtoja një bisnes të madh ..
E ndërsa kishin filluar edhe leviyjet para mbrapa të ekonomisë së re kapitaliste shqiptare , dikush , e shkoi ndërmend , që duke më shantazhuar , do të bëhej i pasur, duke marrë një dorë para , pa u munduar ..
Ky rast ishte fillimi i një golgothaje të gjatë për të gjithë familjen time dhe veçanërishtë për bisnesin tonë ..
Dhe rasti në fjalë nuk ishte i vetëm . Jo më shumël se dy muaj nga ky rast flagrant , një bandë në qytetin tim , provoi që edhe ata të merrnin një dorë para , pa u lodhur dhe pa u djersitur asnjë ditë ..Ata mundën që të izolonin dhe të merrnin peng njërin nga vëllezërit e mi .. Mbasi morën një shpërblim marramends , një pjesë shumë të madhe të parave që disponoja , edhe ky rast u zgjidh me kujdes dhe mençuri !
Nejse të dy këto janë raste të rënda , por qëllimi i këtij shkrimi nuk është kronologjik , sa herë u detyrova të paguaja nga pasuria ime , dhe as financiar , se sa dhjetra miliona , pagova unë dhe familja e ime , që ti shpëtonim të keqes nga të keqët ..
Jo , jo , gjithshka që dua të tregoj , e tregon në një farë mënyre , dhe në një kënd tjetër vështrimi Morgan Freeman,, aktori i shquar i Hollivudit , i cili , sot që ndodhet në spital , i sëmurë rëndë , në moshën 80 vjeç , thekson :
“ Jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time tani. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani."
Aktori milioner apelon sot , se paraja, nuk i vlen më as për ahenge , as për tregeëti dhe mbi të gjitha , parajo sot atij , nuk i vlen as për të blerë jetë akoma , për të jetuar qoftë as edhe njëçast , më shumë nga momenti që do ta lerë sëmundja ..
Në këtë prizëm edhe unë , e shikoj jetën të ndarë nga paraja .
Jeta e solli që unë të kem shumë e shumë para ndër duar , por mirësishtë dhe fatmirësishtë do të thoja , nuk e quajta kurrë veten të pasur !
Edhe pse në dy rastet që thashë më lartë , dikush i mori ca para qyl , sot për fatin e keq të tyre , asnjë nga ata " trima " nuk jeton më .. Diku dhe dikurë , ranë në ndonjë " hundëlesh , dhe ... megjithse ishin pasusruar tashmë edhe atyre , nuk iu vlenë paratë . Jetën e mbyllën shumë të rrinj ..
Por unë tashti mbas shumë vitesh , kujtoj rastet dhe kam nderin të fjas me Ju . Ata që lakmuan poara , nuk e kanë këtë shans sot !
Akoma më shumë , sot bëj bilancin dhe shikoj mbas ..Nuk dalloj asgjë veç hijeve të atyre që dikurë më rrinin afër , dhe "më donin shumë " . Më donin kaq shumë, sasot nukmë duan më , ose të paktën këtë të lësh të kuptosh , pasi tashmë më shkojnë mua përpara , ndërsa dikurë shikonin paratë e mi ... !
Por , jeta dhe paraja duket pra se janë dy gjëra që as rrinë dotë bashkë për shumë dhe as nuk ndahen dot përfare ..
Pratë na duhen për të shijuar jetën , por jeta na duhet që ta ndjejmë shijen !
Paratë janë një aspekt i shquar i jetës , kurse jeta është bashkësi e fundme e të gjitha aspekteve ..!
Para nga puna , dhe punë për jetesë , dhe jo punë për para , dhe jetesë për pasuri !
Po më lexon , besoj se edhe më kupton . Sot unë i kam prouar të gjitha ...
Pa para , me pak para , i pasur apo shumë i pasur etj .. Por mbi të gjitha , kam provuar jetën gjithmonë të thjeshtë, dhe gjithmonë të shijshme .. !
Ashtu !!!
Mos e lakmoni paranë . Lakmoni jetën !
Jetojeni sot me thjeshtësi dhe pa lakmi , që nesër të jetoni prapë ....me thjeshtësi dhe kënaqësi !
PëlqejShiko më shumë reagime
Komento

Wednesday, November 22, 2017

Pritet që këto vullkane të shpërthejnë së shpejti!





Të paktën 1,500 vullkane mendohet se kanë shpërthyer këto 10,000 vitet e fundit.
Të dish me saktësi se kur do të shpërthejë një vullkan është shumë e vështirë për ta përcaktuar, por shenjat treguese si rritja e nivelit të dioksidit sulfurik, ose rritja në mënyrë të papritur e tërmeteve dhe e dridhjeve të tokës janë faktorë të rëndësishëm tregues.
Më poshtë do t’iu njohim me vullkanet që kanë “radhën” për të shpërthyer.
Vullkani “Ol Doinyo Lengai”, Tanzani (Mali i Zotit)
Vullkani “Ol Doinyo Lengai”, sipas popullit Massai në Tanzani i njohur si Mali i Zotit, po tregon shenja të një shpërthimi të pashmangshëm. Vullkani është nën kontrollin e vazhdueshëm të ekspertëve. Shpërthimi i vullkanit do të ishte katastrofike jo vetëm për banorët vendas, por edhe për vlerat historike që ky vend mbart.
Mali Agung, Bali
Në Tetor pati paralajmërime se shpërthimi i vullkanit në malin Agung ishte i pashmangshëm. Kjo sepse vazhdimisht janë regjistruar dridhje të shumta të tokës. Shpërthimi i fundit i vullkanit ndodhi në vitin 1963 dhe la të vdekur më shumë se 2,000 persona.
Vullkani “Hekla”, Islandë
Islanda është një nga vendet më vullkanikë në të gjithë botën dhe vuan nga shpërthimet e tërmeteve çdo tre ose shtatë vjet.
Shpërthimi i fundit ndodhi në vitin 2010, kur shpërtheu vullkani “Eyjafjallajökull” që la të paralizuar transportin ajror në Europë për shkak të hirit vullkanik, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej katër miliard dollarësh.
Sipas shkencëtarëve “radhën” e ka Hekla, që ndryshe njihet si “Porta e Ferrit”. Vullkani ka shpërthyer mesatarisht çdo 10 vjet që nga viti 1970 dhe është në gjendje të fjetur që prej Shkurtit të vitit 2010.
Vullkani “Katla”, Islandë
Shkencëtarët e kanë vëzhguar prej kohësh “Katlan” që konsiderohet si “motra” e madhe e “Heklas”.
Shpërthimi i fundit i vullkanit ka ndodhur 99 vjet më parë.
10 shpërthimet e fundit të “Katlas” kanë ndodhur midis Shtatorit dhe Nëntorit. Për shkak se rrethohet nga akuj, vullkani do t’i shkrinte ato dhe do të shkaktonte përmbytje në zonat përreth.
“Öræfajökull”, Islandë
Më 20 Nëntor 2017, ekspertët kanë paralajmëruar se  “Öræfajökull” mund të jetë gati për të shpërthyer.
Shpërthimi i fundit i tij ka ndodhur në vitin 1727. Mali i mbuluar me dëborë është vullkani më i madh në Islandë.
Vullkani “Cumbre Vieja”, Ishujt Kanarie
Ishulli i La Palma u trondit nga dhjetëra tërmete brenda 48 orëve, duke shtuar frikën se Cumbre Vieja është gati për të shpërthyer.
Herën e fundit që vullkani ka shpërthyer ndodhi në vitin 1971.
Vullkani “Mauna Loa”, Hauai
“Mauna Loa” është vullkani aktiv më i madh në të gjithë botën. Vullkani shpërthen në mënyrë të vazhdueshme. Në shekullin e 20 ka shpërthyer 10 herë.
Që nga viti 2013, “Mauna Loa” po kthehet pak nga pak të lëvizë sepse informacionet tregojnë rritjen e vazhdueshme të numrit të tërmeteve.
Shpërthimi më i madh i këtij vullkani ka ndodhur në 1950-n dhe zgjati 23 ditë. Pavarësisht se nuk vdiq njeri, u shkarkua, afërsisht 376 milionë metër kub llavë, duke shkatërruar një fshat të tërë.

Saturday, November 18, 2017

BARCALETA nga Partizan Cene ( Hashtagu ne FB)




 - #BarcaletangaPartizanCene


1- Hapu derën të mirave

Për fatin e tij të mirë , një burrë rreth të 40 fitoi një llotari , me një shumë mbi 1 milionë euro .
Kur e mori vesh , shkoi në shtëpi dhe i tha gruas së tij për mbrekullinë që kishte ndodhur . Kjo e fundit nga gëzimi bërtiti fort sa e dëgjuan komshitë , dhe pastaj ra në shesh , duke pësuar infrakt . Burri që kujtoi se i kishte rënë të fikët , nuk e vuri shumë ujtin në zjarr .
Nga ulërimat e gruas , erdhën disa komshinj , dhe kur morën vesh se si ishte puna , njëri prej tyre i tha :
- Po mir mor burrë, ti hani gëzuar paratë e fituara , por më vjen keq që , edhe pse e pe gruan në gjendje të tillë , nuk bëre asgjë që ta shpëtoje ?
- Eha mor komshi , kësaj i thonë : "..kur të vjen e mira , hapi derën ."

*****************

  2-  Radari
-----------------
Një shofer furgoni ndalohet nga policia rrugore se e drejtonte mjetin me shpejtësi mbi atë të lejueshmen .
Pasi u afruan të dy policët , i pari i tha :
- Ishe me shpejtësi mbi të lejueshmen , do të gjobitesh , ju lutem dokumentat ..
Shoferi i tronditur dhe i frikësuar i thotë : - O zoti polic me fal por nuk isha me shpejtesi . Unë e pashë mirë .!
I sjellshëm , polici i thotë - Me vjen keq o burre por nuk te pashe une te ka pare radari .
Menjëherë shoferi kthehet nga polici tjetër :
O zoti radar ...po nuk isha...!!



3- Aboneja
------------------
Në autobus , faturinua i thotë një pasagjeri :
Zotëri , abonenë e keni të vitit të kaluar !
Pasagjeri ja kthen :
Ëëëë ashtu ? Nuk ka problem , unë nuk jam ndjekës i modës !


4 -Një burrë i lagjes ishte në hall !
-----------------------
Herë pas here , edhe pse "mbrohej " dhe " merrte masat ", gruaja e tij mbetej shtazënë ..
Ai shkoi tek doktorri që tia tregonte hallin që kishte !
Pasi e dëgjoi doktorri , i dha këshillat e tij parandaluese . dhe i tha ta provonin njëherë kështu dhe pastaj të shikonin rezultatin ..
Por nuk qe e thënë . Mbas disa muajsh përsëri , gruaja e tij mbeti shatzënë ..!
Doktorri këtë herë i rekomandoi disa ilaçe sterilizuese .. Por edhe keto nuik bënë efekt . Pra gruaja mbeti edhe këtët herë shtazënë !
Ather doktorri vendosi ti bente gjënë ekstreme , i hoqi testikulat , pra e trodhi .. !
Për habinë etij ,përsëri gruaja , mbas disa kohësh ishte prapëme barkun plot ..
Tashti burri ishte nevrikosur shume , ndaj shkoi dhe i bërtiti dhe e shau doktorrin ..
- Qetësohu , i tha doktorri , kot më hidhesh mua nuk mundem unë të sterilizoj dhe të dredh të gjithë burrat e lagjes .!!


5- Hallatet e lepurit !

-----------------------------

Në fshat ishte sezoni i tredhjes së demave , per ti kthyer ata ,ne qe pune . Gjithandej rremujë , dhe demat , që e kishin kuptuar se çfar do të ndothte me ta , filluan të vraponin sa andej kendej ..!
në një turmë demash hamshorë që vraponin , po vraponte edhe nje lepur i madh mashkull . !
Një moment , njëri nga demat , e pa dhe i tha :
- Po ç vrapon ti skile ..
- Do tredhin sot , nuk e dëgjove tellallin , i tha lepuri i frikesuar ..
- Ik , or budalla , se thanë për ne demat ..
- Jo jo , budalla je ti , se më mirë të iki unë se sa të marrin vesh ata se kush është dem dhe kush është lepur , vanë hallatet e mia .. !



Thursday, November 2, 2017

Doktori japonez 104 vjeçar jep disa këshilla të vlefshme se si të gëzosh jetën





Doktori japonezë 104 vjeçar Shigeaki Hinohara jep disa këshilla se si të jetosh deri në njëqind vjet dhe të gëzosh çdo vit të jetës.
Profesori dhe mjeku më i vjetër japonez ka lindur në vitin 1911.
Ai është gjithashtu autor i 150 librave, duke përfshirë librat më të shitur “Living Long, Living Good” dhe themelues i “Lëvizjes së Re të Moshuar”.
Sot do t’ju prezantojmë pjesën më të vlefshme të këshillave të Dr. Hinohara që do t’ju ndihmojë të jetoni jetë të lumtur, të shëndetshëm dhe të gjatë.
  1. Mos besoni gjithçka që mjeku juaj rekomandon ose thotë
Eksploro, lexo dhe eduko veten. Ju nuk duhet të besoni në gjithçka që thotë doktori juaj.
  1. Ndajeni atë që dini
Dr. Hinohara jep 150 leksione në vit nëpër shkolla, në komunitete të biznesit etj. Ai shpesh ndan mësime mbi luftën dhe paqen. Mos harroni se shumica e mësimeve (90 min) janë bërë në këmbë.
  1. Nuk duhet të tërhiqeni
Nëse e doni punën që bëni, ju nuk duhet të tërhiqeni.
  1. Duhen të keni një plan përpara
Nëse doni të gëzoni jetën tuaj, duhet të keni një ditë të mbushur me gjëra të ndryshme, punë, të mësoni dhe t’i kushtoni kohë vetes suaj.
Hinohara planifikon të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios në vitin 2020.
  1. Mos u bë mbipeshë
Dr Hinohara konsumon një lugë vaji ulliri, lëng portokalli dhe kafe për mëngjes. Biskota dhe qumësht për drekë dhe oriz dhe peshk për darkë. Ai konsumon 100g mish të ligët dy herë në javë.
  1. Energjia nuk vjen nga gjumi i shumtë ose nga një vakt i mirë, vjen nga ndjenja e mirë
Ju do të jeni më të lumtur dhe më energjik nëse eliminoni rregulla strikte të krijuara me kohën, jini si fëmijët, argëtohuni deri sa të ndiheni të përgjumur ose të uritur.
  1. Është e mrekullueshme të jetosh gjatë
Ai vazhdon t’i shërbejë shoqërisë, është vullnetarë në shumë shoqata, punon 18 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe gjithashtu është energjik çdo moment të jetës së tij.
  1. Mos u shqetësoni shumë, jeta është e paparashikueshme dhe plot incidente
Mjeku u rrëmbye nga Ushtria e Kuqe komuniste kur ishte 59 vjeç. Ai kaloi 4 ditë nën temperaturat 40 gradë i lidhur në karrige. Ai është gjithashtu i habitur se si trupi i tij ngadalësohet për t’u përshtatur ndaj moshës që ai ka.
  1. Shkenca e vetme nuk mund të ndihmojë ose të kurojë njerëzit
Mjeku beson se çdo sëmundje mund të shërohet me artet liberale dhe vizuale. Ai gjithashtu beson në veçantinë e çdo individi të vetëm.
  1. Mos u çmendni për para
Mjeku është më se i vetëdijshëm se nuk mund të marrë asgjë kur të shkojë!
  1. Dhimbja është misterioze
Duhet të bësh diçka të këndshme nëse dëshiron të harrosh dhimbjen. Mjeku zbuloi se muzika dhe kafshët me të vërtetë mund të ndihmojnë që të heqësh qafe dhimbjen.
  1. Gjeni frymëzim
Duhet të gjesh frymëzim në botë për të motivuar veten, për shembull ai gjen motivim në poemën “Abt Vogler” nga Robert Browning./

Tuesday, October 24, 2017

Doni të jetoni 100 vjeç? Ndiqni këshillat e këtyre nëntë 100-vjeçarëve



Pas Japonisë janë spanjollët ata që kanë numrin më të lartë të 100-vjeçarëve. Spanja numëron mbi njëqind mijë 100 vjeçarë  në vendin e saj.
Një fotograf i Reuters, Andrea Comas intervistoi dhe fotografoi 100- vjeçarët dhe u vodhi disa sekrete mbi jetëgjatësinë – raporton DITA.
Pothuajse të gjithë janë të lumtur që jetojnë ende dhe kanë mënyra të ndryshme se si e kalojnë kohën: i bien pianos, shkojnë në teatër dhe merren me kopshtin.
Raffaela Pons, 102 vjeç
Një lugë të vogël mjaltë çdo ditë
Raffaela Pons është 102 vjeç, jeton në Ferreries, në ishullin Minorka. Jeton e vetme dhe pse vajza e saj shkon ta takojë çdo ditë . Është tifoze e zjarrtë e Real Madrid dhe jetëgjatësinë e saj i’a dedikon mjaltit që e konsumon çdo ditë.
Pedro Rodriguez, 106 vjeç
Ti biesh pianos
Pedro Rodriguez është 106 vjeç, jeton në Cangas de Onis, në veri të Spanjës. Rodriguez i bie pianos çdo ditë në sallonin e shtëpisë ku jeton me gruan, që është 20 vjet më e re se ai. Vajzat vijnë shpesh për t’i vizituar.
Pianoja është hobi që e praktikon që kur ishte i ri: “Murgeshat më kanë mësuar që fëmijë ti bie pianos” tregon pasi ka luajtur një vals.
Maria Josefa Guillen, 103 vjeç
Të hash gazpaço (supë spanjolle me perime të grira që shërbehet e ftohtë)
Maria Josefa Guillen, 103 vjeç, jeton afër Seviljes me djalin e saj me aftësi të kufizuara. Ka nisur të punojë si rrobaqepëse në moshën 12 vjeçare dhe gjëja e parë që donte të qepte ka qenë nje fustan vallëzimi.
Maria e ka shumë qef gazpaçon, supën e ftohtë me perime, pjatë tipike e Andaluzisë.  Ajo beson se është pikërisht vlera ushqyese e kësaj supe ajo që e ka mbajtur të shëndetshme.
Lucia Manzano, 100 vjeç
Kurajoja për të ndjekur bindjet e tua
Lucia Manzano është 100 vjeç dhe jeton në një shtëpi pushimi pleqsh në La Adrada, jo larg nga Madridi. Ajo është e bindur që gjëja që e ka mbajtur gjallë deri tani, ka qenë kurajoja për të çuar përpara bindjet e veta.
“Gjëja më e rëndësishme është të jemi koherentë dhe ti qëndrojmë besnikë vetvetes”.
Maximino San Miguel, 102 vjeç
Të lexosh libra dhe të recitosh
Maximino San Miguel, 102 vjeç jeton në Leon, në veri të Spanjës. Ka zbuluar pasionin e tij për teatrin amatorial në moshën 80 vjeçare dhe prej atëherë ka marrë pjesë në shumë realizime amatoriale.
Kur ka qenë fëmijë nuk ka shkuar dot në shkollë, sepse është çuar të punojë çoban. I pëlqen të lexojë libra mbi traditat. “Këto pasione më kanë mbajtur gjallë”.
Francisco Nunez, 112 vjeç
Të ndihesh i ri
Francisco Nunez, 112 vjeç është njeriu më i moshuar që gazetari ka intervistuar. Jeton me vajzën e tij 80 vjeçare në shtëpinë e tij në Badajoz, në jug-lindje të Spanjës. Thotë: “ Nuk më pëlqejnë shtëpitë e pushimit, pasi ka shumë të moshuar”.
“Nuk ka pranuar të largohet nga shtëpia. Unë jam beqare dhe jetoj me të” – tregon vajza e tij Maria Antonia Nunez, 81 Vjeç. Pavarësisht moshës së tij, Francisco ka ruajtur gjithnje një sjellje prej të riu, dhe kjo është ajo që e ka mbajtur në jetë dhe në shëndet të mirë.
Gumersindo Cubo, 101 vjeç
Të jetosh larg qytetit
Gumersindo Cubo, 101 vjeç jeton në afërsi të Madridit. Jetëgjatësinë e tij i’a dedikon faktit që fëmijërinë e tij e ka kaluar në pyll me tetë motrat dhe vëllezërit,pasi i ati ishte kujdestar pylli.
Ndër të tjera ai kujton: “Kur sëmuresha nëna imë më jepte rëshirë  pishe nga një vazo që e mbante poshtë krevatit”.
Esperanza Fernandez, 103 vjeç
Të marrësh seriozisht sëmundjet
Esperanza Fernandez, 103 vjeç jeton me vajzat në Salamanca. Dy nga motrat e saj i kanë kaluar të 100-tat dhe tjetra është në prag të festimit të 100 vjetorit. Kujton kur një epidemic gripi vrau gati gjysmën e fshatit të saj.
Babai mbylli gjithë familjen brenda dhe ndaluar çdokënd të dilte, duke ju shpëtuar kështu jetën.
Pilar Fernandez, 101 vjeç
Kopshtaria
Pilar Fernandez, 101 vjeç jeton në Asturie me vajzën Pili, mbesën Flori dhe stërmbesën Ana. Në vitet e luftës Pilari dhe 9 vëllezërit e saj kanë vuajtur krizën e urisë. Me frikën se mos historia përsëritej ka zgjedhur të ketë vetëm një fëmijë.
“Një nga gjërat më të mira për shëndetin tim është pasja e një kopshti ku mund të mbjell perime e të kujdesem për to çdo ditë”.
b.m/dita

Friday, September 22, 2017

5 rastësitë më të çuditshme në histori

1. Në Detroid rreth viteve 1930 një nënë e re duhet ti ishte përjetësisht falenderuese një burri që pastronte rrugët me emrin Josif Figluck. Ndërsa ai ishte duke fshire rrugët, foshnja e vogël e kësaj  nëne ra nga një dritarja e një kati të lartë, direkt mbi trupin e Josef ku asnjëri prej tyre nuk mbeti i lënduar. Por, një vit më pas, po i njëjti fëmijë, ra nga po e njëjta dritare ku poshtë së cilës po kalonte rastësisht  po Josef Figluck. Ata sërish shpëtuan pa asnjë frakturë.
2. Korrik 1974, një shofer taksie po conte një pasagjer në destinacionin e tij nderkohë që përplas papritur një djalë të ri më motocikletë. Pas 1 viti, i njëjti shofer taksie, po shoqëronte të njëjtin pasagjer duke kaluar po në të njëjtën rrugë kur përplasi serish një djalë me motociklete i cili po ashtu vdiq. Të dy  djemtë që vdiqën ishin vëllezër.
3. Sonny Graham u ndje shumë me fat kur bëri transplant zemrën pasi kishte pritur për shumë kohë në rradhë. Zemra ishte e Terry Cottle, një burrë i cili kishte vrarë veten më parë. Ajo që Sonny nuk priste aspak, ishte të binte në dashuri me  vejushën e Terry Cottle dhe të  martohej me të. Por shumë shpejt, Sonny e gjeti veten të pëlqente të njëjtat ushqime dhe hobi si Terry derisa pas disa vitesh, ai vrau veten në të njëjtën mënyrë sic bëri Terry duke e lënë gruan për herë të dytë të ve.
4. Gjatë kohës së luftës civile, një djalë i ri bie padashje në shinat e trenit ndërsa po priste trenin. Ai u shpëtua nga një burrë me emrin Edwin Booth, vëllai i John Wilkes Booth. Djali që u shpëtua ishte Robert Lincoln , djali i presidentit  Abraham Lincoln. Rastësia qëndron sepse vetëm disa vite më pas, John Wilkes Booth do të ishte ai që do të vriste Abraham Lincoln.
5. Dy meshkuj filluan të flirtonin me njëri tjetrin derisa marrëdhënia e tyre u kthye seksuale pas dy vjetësh kur ata vendosën dhe të martohen. Por prindërit e djemve, vunë re një ngjashmëri mes tyre kështu që ata shkuan në një program televiziv për të bërë një test ADN ku nga i cili rezultoi se ata ishin gjysëm vëllezër më një mama të përbashkët.

Monday, August 28, 2017

Njihuni me grabitjet “më të paturpshme” të historisë



Nga Partizan Cene



Banka, aeroporte, dyqane me diamante. Këta grabitës kanë hyrë në histori jo vetëm për shumat e vjedhura, por edhe për zgjuarsinë brilante se si kanë organizuar vjedhjet.
Disa nga “punët” më të paturpshme të katër dekadave të kaluara.
1- Si Cosa Nostra bëri grabitjen më spektakolare të historisë
012214goodfellas1wf
Mafiozët italo-amerikanë, Vincent Asaro, Gaspar Valenti dhe Salvatore Vitale, janë të akuzuarit për një mori krimesh vrasje, grabitje, drogë, vënie gjobash. Por ata u bënë të njohur që në moshë të re, kur bashkarisht me legjendën Luchese, mafiozin James alias Jimmy (The Gent) Burke, dhe me disa mafiozë të tjerë, realizuan dhe kryen grabitjen e bujshme, më spektakolare të shekullit 20, në aeroportin J.F.Kennedy, në vitin 1978: Vjedhjen e $6 milion, bizhuteri, flori e diamante, në avionin Lufthansa.
Bazuar në këtë ngjarje të bujshme të shekullit, është realizuar edhe filmi “Goodfellas”, (“Gangsterët”), ku rolin e Jimmy Burkes së famshëm e luan aktori Robert De Niro. Pavarësisht se kanë kaluar 38 vjet, autoritetet federale amerikane, i rikthehen herë pas here dosjes së grabitjes, për mistere ende të pazgjidhura e të paqartësuara.
Nga filmi Godfellas
Vjedhja e Lufthansa-s ka të gjitha karakteristikat e një filmi klasik kriminal, dhe ka shërbyer si një frymëzim për filmin e njohur “Gangsterët”. Në 1978, familja e krimit Lukeze, mësoi mbi një kasafortë të mbushur me para, që gjendej në aeroportin Kenedi në Nju Jork. Për të shmangur problemet me familjen Gambino, familja Lukeze i ftoi ata të merrnin pjesë në vjedhje. Ata pritën deri në dhjetor kur kasaforta ishte e mbushur plot nga një ngarkesë në Linjën Ajrore të Lufthansas. Mbështetur në ndihmën e të infiltruarve në aeroport, banda vodhi 5 milion dollarë në më pak se një orë, dhe më pas ia mbathën për të festuar. Pavarësisht reputacionit kriminal që kishte secila nga familjet e përfshira në vjedhjen ajo që ndodhi më pas i bëri ata të dukeshin si një grup amatorësh. Natën e vjedhjes, shoferi çoi fugonin nga skena e krimit drejt e në shtëpinë e të dashurës së tij. Në vend që ta shkatërronte atë sipas udhëzimeve, ai parkoi në një zonë të ndaluar. Policët e identifikuan menjëherë mjetin dhe e lidhën me skenën e krimit. Me qëllim që të shpëtonte veten nga burgu, ai dha informacion për pjesën tjetër të bashkëpunëtorëve, që çoi në arrestime të shumta. Deri në ditët e sotme, përveç hajdutëve, askush nuk e di çfarë ka ndodhur me paratë. Më 25 janar të 2014, FBI arrestoi pesë persona të mafies së Nju Jorkut, përfshi një të dyshuar për të famshmen vjedhje të Lufthansa-s në aeroportin JFK, që është përjetësuar në filmin e vitit 1990 nga Martin Scorsese. Duke folur përpara gjykatës, Vincent Asaro, lideri aktual i familjes mafioze Bonanno, tha se është i pafajshëm për akuzat. Pas seancës, avokati i tij, Gerald McMahon, bëri shaka: “Më ka telefonuar Martin Scorsese. Do të bëjë vazhdimin e filmit “Godfellas” dhe duket se prokurorët federalë do i ofrojnë atij skenarin”. Asaro, 78 vjeç, akuzohet për vjedhjen e 5 milionë dollarëve cash dhe 1 milion dollarëve në bizhuteri në terminalin e Lufthansa-s në aeroportin JFK më 11 dhjetor të vitit 1978. Në atë kohë ishte vjedhja më e madhe e parave kesh në SHBA.
2- Vjedhja e shekullit  në Angli
Vjedhja e shekullit është regjistruar në Britaninë e Madhe ku hajdutët hynë në “Hatton Garden” në Londër dhe kanë vjedhur prej andej 72 kuti depozitash, me një pasuri brenda prej së paku 20 milionë stërlinash. Por e bukura ndodhi më pas, kur u zbuluan grabitësit: Ishin të gjithë pensionistë. Ata ishin John Collins, 75 vjeç, Daniel Jones, 60, Terry Perkins, 67 vjeç, dhe Brian Reader, 76.
Për ata po bëhet edhe një film.
Hatton-Garden-Safe_3474813b
Grabitja
Banda i kaloi muajt shkurt e mars të vitit të kaluar duke bërë inspektime në zonën e quajtur Hatton Garden. Survejonin kamerat, alarmet, portat e mëdha të çelikut dhe muret e larta.
2 prill 2015, në prag të një fundjave gjatë Pashkëve, anëtarët e grupit u ritakuan në Hatton Garden. Reader kishte në kokë një kapuç të verdhë, Collins i jepte furgonit Ford Tranzit. Jones, Perkins dhe Carl Ëood, një bashkëpunëtor të cilit iu tregua aq sa duhet të dinte, u veshën si punëtorë. Ishte dhe një tjetër burrë me flokë të kuqe që i priste ata, i njohur me nofkën “Basil”, njeriu më i rëndësishëm nga të gjithë, ai që kishte çelësat e ndërtesës. Disa orë më vonë, kur argjendari i fundit doli si zakonisht për lehtësi duke përdorur derën e sigurisë, Basil ishte brenda tashmë duke futur nga e njëjta derë bashkëpunëtorët.
Për të evituar sistemet e alarmit, hajdutët kaluan nga boshti i ashensorit, dhe shpuan një mur betoni në tre vrima, të mjaftueshme sa për të kaluar një person. Por nga ana tjetër, u doli një e paparashikueshme: një dollap i blinduar që jo vetëm që nuk çahej por as nuk spostohej nga vendi, as me mjetet hidraulike që hajdutët kishin marrë me vete. Kjo bëri që hajdutët të dilnin e të shkonin në shtëpi, duke menduar të hiqnin dorë. Por të shtunën e 4 prillit shkuan në Machine Mart, për të blerë një mjet akoma më të fuqishëm, dhe në orën 8 të darkës ishin kthyer përsëri tek argjendaria, por kësaj radhe pa Reader-in dhe Ëood që hoqën dorë nga aksioni nga frika se mos përfundonte keq.
Të tjerët arritën të hapin 73 nga 999 kasetat e sigurisë, pikërisht ato që mbanin thesarin më të madh, dhe arritën të marrin 20 mln paund, dhe i fshehën në varrin e familjes së Jones, në varrezat Edmonton. Policia arriti t’i kapë falë gjurmimeve në telefon. Por ende vazhdon të jetë i lirë i ashtuquajturi “Basil”, shefi i grupit, personi që kishte çelësat dhe dinte se cilat kaseta duheshin hapur.
3- Grabitja më e madhe në historinë e SHBA
Grabitja e “Dunbar Armored” është më e madhja e kryer ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka ndodhur në vitin 1997 në Los Anxhelos, Kaliforni.
enhanced-buzz-3628-1367438280-10
Grabitësit arritën të merrnin nga “Dunbar Armored” 18.9 milionë dollarë. Truri i kësaj grabitjeje gjigande ishte Allen Pace, i cili punonte në Dunbar si inspektor rajonal i sigurisë. Gjatë kohës së shërbimit ai kishte mundësi që të fotografonte dhe ekzaminonte depon e blinduar të makinave të kompanisë. Ai rekrutoi pesë prej shokëve të tij të fëmijërisë dhe më 13 shtator 1997 Pace përdori çelësat e tij për të hyrë në ndërtesë. Ai i kishte kronometruar kamerat e sigurisë dhe kishte përcaktuar se si duheshin shmangur.
Sapo hynë brenda grabitësit pritën në barin e stafit duke sulmuar rojet një nga një. Pace e dinte që të premteve në darkë kasaforta depoja kryesore ishte e hapur për shkak të shumave të mëdha të parave që zhvendoseshin. Ai dinte saktësisht se cilat çanta duhej të merreshin. Policia e kuptoi menjëherë se kjo ishte një grabitje e kryer nga persona të brendshëm dhe ekzaminuan Pace-in por s’mundën t’i gjenin asgjë.
Por një prej anëtarëve të bandës Lamar Hill gaboi kur i dha një personi një shumë parash të mbështjella akoma me shiritin e kompanisë. Personi në fjalë shkoi menjëherë në polici dhe Hill u arrestua. Ai shumë shpejt rrëfeu emrat e bashkëpunëtorëve të tij dhe Allen Pace u dënua me 24 vite burg. Por një pjesë e parave prej 14 milionë dollarësh akoma nuk janë gjendur.
Valerio Viçei
heist-knightsbridg_3508359k
Grabitësi italian hyri në historinë si autori i një prej vjedhjeve më të mëdha të bankave. Në 12 korrik 1987 ai është autori i grabitjes së depozitave bankare “Knightsbridge Security Deposit” në Londër, Angli. Ai arriti të grabisë gati 40 milionë stërlina angleze dhe 68 milionë dollarë, shumë që e barabartë me kursin e sotëm është gati 200 milionë dollarë.
Vjedhjen ai e realizoi në sajë të bashkëpunimit me të fejuarën e drejtorit të bankës, të cilën ai kishte vetëm pak kohë që e kishte zënë të dashur. Valerio Viçei u arrestua vetëm një muaj pas grabitjes së tij, më 12 gusht 1987, pas një ndjekje spektakolare me makina midis tij dhe policisë angleze. Gjatë ndjekjes së policisë Valerio Viçei ishte nën drejtimin e një “Ferrari Testarossa”.
Pas vendimit të gjykatës angleze, ai u ekstradua në Itali, ku më 18 prill të vitit 2000 ai vritet nga policia italiane gjatë një tentative tjetër të tij për të grabitur.

Qendra Diamantit Antuerp
16 Shkurt 2003- Belgjikë: 100 milion dollarë
Antwerp-Diamond-Ce_3474856n
80% e diamanteve të paprerë nga bota, kalojnë më parë në Antuerp, Belgjikë, vendi që të gjithë hajdutët e ëndërrojnë. Ky qytet ka parë grabitje nga më të ndryshmet, por kjo ishte e pabesueshme në vlerën që arriti në dollarë dhe nga mënyra e cila u ekzekutua. Ata vodhën aq shumë saqë vuajtën pak për t’i nxjerrë nga dhoma e kasafortës, por ia vlejti!
Leonardo Notarbartolo, një hajdut me një karrierë 30-vjeçare ishte kryetari i kësaj bande elegante. Grabitja kishte vite që planifikohej, ku janë përfshirë të paktën katër persona. Ata kishin marrë me qira një zyrë në ndërtesë, ku Leonardo Notarbartolo hiqej si tregtar italian diamantesh dhe krijonte marrëdhënie pune më të punësuarit, ku askush nuk dyshonte për asgjë.
Kur erdhi koha të lëviznin, ata futën kaseta të montuara në kamerat e sigurisë për të mbuluar lëvizjet e tyre. Kasaforta kishte të paktën 10 shtresa sigurie, ku përfshihen sensorë më rreze infra të kuqe, fushë magnetike, sensorë sizmik dhe një kyç me të paktën 100 milion kombinime. Grabitja u quajt si grabitja e shekullit, edhe sot policët nuk kanë arritur ta shpjegojnë plotësisht se si është kryer.
Notarbartolo u kap pasi një nga bashkëpunëtorët e tij nuk dogji çantën e grabitjes. Bizhuteritë me vlerë 100 milionë dollarë nuk u gjetën kurrë, ndërsa Notarbartolo po kryen dënimin e tij 10-vjeçar në burg.
Grabitja në Aeroport Schiphol
25 Shkurt 2005- Amsterdam: 118 milion dollarë
Amsterdam_Schiphol_Airport_entrance
Në këtë bastisje, u grabit vlera më e madhe në diamantë në histori. 118 milion dollar mendohet të jetë vlera, shumica prej gurëve ishin të paprerë, gjë e cila e bën më të vështirë procesin e rigjetjes së tyre. Shumica e grabitjeve në këtë listë ishin me stil dhe elegancë, ndërsa kjo ishte e dhunshme.
Dy javë para, 4 burra vodhën kamionin e sigurimit dhe uniformat e tyre për të mos rënë në sy gjatë lëvizjes në zonat e siguruara të aeroportit. Më 25 Shkurt, hajdutët i bënë pritë kamionit plot me diamante në sy të shumë dëshmitarëve dhe i detyruan shoferët nën tytën e armës për të dorëzuar kamionin.
Muzeu i Bostonit
18 Mars 1990- Boston, SHBA: $300 milion
Untitled2
Dy burra të veshur si oficerë policie, bindën dy rojet amatorë të muzeumit se ata po i përgjigjeshin një raportimi. Në kundërshtim me protokollin, rojet i lanë “oficerët e policisë” të hynin por e kuptuan më pas se ishin mashtruar, kur e gjetën veten të prangosur në bodrum.
Çuditërisht, dy burrat ia arritën qëllimit pa asnjë armë. Për 81 minuta ata zgjodhën me kujdes 12 piktura me vlerë më shumë se 300 milionë dollarë, dhe kjo ndodhi 20 vjet më parë. Më pas ata shkatërruan kasetat e kamerave të sigurisë dhe nuk u dëgjua më kurrë nga to.
Në 1994 ata bënë një ofertë që t’i kthenin pikturat për 2.6 milion dollarë dhe imunitet nga policia, por ai që e bëri këtë ofertë nuk ktheu më kurrë përgjigje.

Vjedhja e bankës qendrore në Brazil, 2005
tunnel_wideweb__430x286
Në një grabitje të guximshme që i ngjan filmave të Sherlok Holmes, grabitësit arritën të ndërtojnë një tunel nëntokësor drejt Bankës Qendrore në Fortaleza të Brazilit, ku vodhën 164 mln dollarë. Pasi blenë një shtëpi afër bankës, nëpërmjet një tuneli 100 m të ndërtuar për 3 muaj, grabitësit arritën të hyjnë në bankë. Shumica e të dyshuarve janë arrestuar, dhe i dyshuari si truri i grabitjes u vra po atë vit që ndodhi grabitja. 18 persona të tjerë janë ende të lirë.

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...