Friday, June 30, 2017

Njihuni me 10 shtetet më të vogla në botë


Dihet se Rusia është shteti më i madh në botë, por si qëndron puna me shtetin më të vogël në botë, në madhësinë e një fushe golfi?
Disa nga këto kombe janë aq të vogla sa qytetet brenda këtyre kombeve të tjera janë gjigantë në krahasim me ta. Ka shumë vende në botë me një sipërfaqe prej më pak se 400 kilometra katrorë, ato ndodhen kryesisht në Evropë, Karaibe, dhe në Paqësor.
Me qeveritë dhe kulturën e tyre, këto vende të vogla janë disa nga vendet më të pasura, më të largëta, dhe më intriguese në botë.
1- Qytet-shteti i Vatikanit – 0.44 kilometra katrorë
1- Qytet-shteti i Vatikanit
Me masën e një fushe golfi, qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë. Në parim është në enklavë me mur brenda Romës. Është kaq i vogël, sa i gjithë shteti nuk ka asnjë adresë. Qyteti i Vatikanit mund të jetë i vogël, por është i fuqishëm. Është territori sovran i Kishës Katolike (në parim qeveria qendrore), e cila ka 1 miliardë njerëz (rreth 1 e 6-ta e banorëve të planetit) si pjesë përbërëse. Është krijuar në vitin 1929 nga Traktati Lateran (i cili është nënshkruar nga diktatori Benito Mussolini) dhe drejtohet nga Papa, një monark jo i trashëgueshëm, i cili ka autoritet absolut. Papa është monarku absolut në Evropë. Një e veçantë e shtetit është se nuk ka banorë permanentë. Shtetësia jepet gjatë kohës që njerëzit janë atje dhe i hiqet sapo largohen. Dhe ju që mendonit se gjuha latine ishte gjuhë e vdekur! S’është e vërtetë, se në Vatikan latinishtja është gjuhë zyrtare. Vatikani mbështetet financiarisht nga dhurues, shitja e pullave postare e publikimeve dhe turizmit. Ashtu si parajsa, nuk ka taksa.
2- Monako – 2.02 km2
2- Monako – 2.02 km2
Monako është shteti i dytë më i vogël në Tokë (gati me masën e Parkut Qendror në Nju Jork), por ka popullsinë më të dendur, 23,660 banorë për kilometër katror. Territori sundohet nga një princ. 7 shekujt e kaluar Monako është qeverisur nga princat e familjes Grimaldi nga Genoa. Gjithçka filloi një mbrëmje më 1297, kur François Grimaldi u maskua si murg dhe me një ushtri të vogël pushtoi kalanë që ruante Shkëmbin e Monakos. Në 1861, Monako ia dha gjysmën e territorit Francës në shkëmbim të parave dhe pavarësisë. Kur princi që sundonte kuptoi se burimet natyrale vinin nga ajo pjesë që u dha, vendosi ta vërë bast ekonominë (një zgjidhje universale e provuar nga koha) në kumar. Kështu lindi Monte Karlo, një krahinë e njohur për kazinotë luksoze. Tani që gjithë banorët jo vendas paguajnë taksa, ndërsa të lindurit atje e kanë të ndaluar të hyjnë në kazino.
3- Nauru – 21 km2
3- Nauru – 21 km2
Nauru është shteti ishullor më i vogël në botë, republika më e vogël e pavarur dhe e vetmja republikë në botë pa një kryeqytet zyrtar. Vendi ka një burim kryesor të ardhurash: fosfat mijëravjeçar nga plehrat dhe jashtëqitjet e zogjve. Për një kohë të gjatë banorët ishin mjaft të pasur, pasi e eksportonin fosfatin sikur ai nuk mbaronte kurrë. Në vitet ‘70 vetëm një pjesë e vogël vazhduan gjimnazin dhe shumë pak të rritur punonin. Atëherë ishin njerëzit më të pasur në botë. Për këtë arsye ata vuajnë nga obeziteti dhe diabeti. Tani Nauru ka një skemë të jashtëzakonshme për të bërë para. Është kthyer në një kamp për njerëzit që kërkojnë azil në Australi.
4- Tuvalu – 26 km2
4. Tuvalu
Tuvalu përbëhet prej 9 ishujve të koraleve që shtrihen përgjatë një vargu të gjatë 580 kilometra në Polinezi. I njohur më parë si Ishujt Ellice, ky shtet me 10,782 banorë, e fitoi pavarësinë në vitin 1978.
Tuvalu, jo vetëm që është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, por pas 50 viteve mund të mos ekzistojë, nëse niveli i deteve vazhdon të rritet. Të ardhurat kryesore i vijnë pasi jep me qira kodin e vendit për internet.
5- San Marino – 61.2 km2
monte-titano-san-marino
Republika e San Marinos është themeluar në vitin 301 pas Krishtit nga një gurgdhendës me emrin Marino, i cili së bashku me një grup të krishterësh i largohej persekutimit fetar. San Marino është republika më e vjetër në botë.
Republika ishte një fqinje aq e mirë, sa është pushtuar vetëm në vitin 1500 dhe 1700, një muaj për secilën herë. Ndërkohë që Napoleoni gllabëronte pjesën më të madhe të Evropës, San Marinon e la të qetë, duke dhënë se ishte një republikë model. Vendi drejtohet nga një këshill i zgjedhur prej 60 personash, i cili zgjedh dy regjentë nga secila parti opozitare për të drejtuar çështjet qeveritare për 6 muaj.
6- Lihtenshtejn – 160 km2
6. Lihtenshtejn
Ky shtet me 37,313 banorë shtrihet përgjatë lumit Rhine, ndërmjet Zvicrës dhe Austrisë, në Alpe. Lihtenshtajni është një vend i bukur për t’u vizituar.
7- Ishujt Marshall –  181 km2
7. Ishujt Marshall
Koralet, shkëmbinjtë nënujorë dhe 34 ishujt që dikur ishin pjesë e Territorit të Mirëbesimit të Ishujve të Paqësorit, e fituan pavarësinë në vitin 1986. Ky shtet ka 70,983 banorë.
8- Saint Kitts dhe Nevis – 261 km2
Saint Kitts dhe Nevis
Ky shtet i përbërë prej dy ishujve në Karaibe, me 51,538 banorë, e fitoi pavarësinë në vitin 1983. Nevis është ishulli më i vogël të cilit i është garantuar e drejta për shkëputje.
9- Maldivet – 298 km2
9. Maldivet –
200 ishujt që e përbëjnë këtë shtet janë të banuar nga 393,595 banorë. Këta ishuj e fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1965.
10- Sejshel – 455 km2
10. Sejshel –
91,650 banorët e këtij grupi të Ishujve të Oqeanit Indian janë të pavarur nga Mbretëria e Bashkuar që nga viti 1976. Ky është një vend i mrekullueshëm për pushime!

Tuesday, May 23, 2017

Pse jemi të vetmet specie njerëzore të mbetura? 10 misteret e njerëzimit



Njerëzit janë diçka unike në planetin Tokë, dhe mbetet një mister i madh mënyra se si ata evoluan. Cilat ishin hapat e parë? Pse evoluam në këtë mënyrë dhe jo në një drejtim tjetër? Pse jemi të vetmet specie njerëzore të mbetura? Çfarë rrugësh të tjera mund të kishim ndjekur?
1 – Pse truri jonë rritet?
brain-regions-100414-02
Nuk ka dyshim që truri jonë i ka dhënë njerëzve një avantazh të jashtëzakonshëm në botë. Truri i njeriut është një organ jashtëzakonisht i shtrenjtë, që përbën vetëm 2% të masës trupore. Truri përdor më shumë se 1/5 e energjisë së trupi. Njeriu i 2 milion viteve më parë nuk kishte tru më të madh se majmuni, por një mundësi ekziston që zmadhimi i trurit ka ndihmuar të parët tanë për të krijuar objekte më të mira. Truri më i madh na ndihmon të bashkë-komunikojmë më mirë me njëri-tjetrin.
2 – Pse njerëzit ecin me dy këmbë?
070831_human_evolution_ff
Paraardhësit tanë kanë evoluar edhe në mënyrën e qëndrimit edhe përpara se të shpikeshin mjetet e gurit. Por pyetja është se pse ne nuk ecim si majmunët me 4 këmbë? Mbase sepse të ecurit me dy këmbë na bën të përdorim më pak energji. Duke lënë të lirë krahët, ka ndihmuar paraardhësit tanë për të mbledhur më shumë ushqim. Duke qëndruar drejt ata kanë mundur të kontrollojnë temperaturën e trupit.
3 – Çfarë ndodhi me qimet tona?
Pyetja që është shtruar gjithnjë ka qenë se pse ndryshe nga majmunët njerëzit nuk kanë qime? Një sugjerim është se paraardhësit tanë i hoqën qimet për të qenë më të freskët gjatë motit të nxehtë. Një tjetër sugjerim është se njerëzit i hiqnin qimet për të mbajtur parazitët larg që mos të prekeshin nga ndonjë sëmundje
4 – Pse u zhdukën të afërmit tanë?
071018-neanderthals-02
Afër 24 mijë vjet më parë, speciet tona, Homosapiens, nuk ishin të vetëm në botë, por të afërmit tanë, neandertalët ishin ende gjallë.  Gjithashtu mendohet se në Indonezi ka ekzistuar një tjetër racë e quajtur Homo, që arriti të mbijetonte deri 12 mijë vjet më parë. Po pse mbetëm vetëm ne gjallë? Disa prova tregojnë se ne kemi arritur t’u bëjmë ballë infeksioneve e vështirësive mjedisore.
5 – A po përshpejton evolucioni i njerëzimit?
091001-ardipithecus-02
Provat e fundit sugjerojnë që njerëzimi jo vetëm po evoluon, por se po përshpejton në evoluimin e tij. Disa shkencëtarë e sfidojnë vërtetësinë e kësaj prove, duke thënë se është ende e paqartë për të vërtetuar përshpejtimin, kjo pasi, dietat jo të shëndetshme dhe sëmundjet mund ta bllokojnë një gjë të tillë.
6 – Ç’kuptojmë me “Hobbit”?
hobbitflores2
“Hobbit” është pseudonimi i përdorur për të treguar skeletet e vogla të gjetura në ishullin indonezian të Flores në vitin 2003, një specie humane në zhdukje. A janë këto skelete shembuj të homosapiensit të deformuar? Nëse zgjidhet ky mister do të mund të hidhet dritë mbi shtigjet radikale të cilat evolucioni i njeriut ka ndjekur.
7 – Pse njerëzimi modern u përhap përtej Afrikës 50 mijë vjet më parë?
090909-chimp-tool-02
Rreth 50 mijë vjet më parë, njerëzit modernë u zgjeruan përtej Afrikës, duke u përhapur shpejt në të gjithë botën për të kolonizuar të gjitha kontinentet përveç Antarktidës. Një numër shkencëtarësh e kishin këtë emigrim me një mutacion që transformoi trurin tonë, duke na udhëhequr drejt përdorimit të gjuhës e duke na lejuar të përdorim mjete më të sofistikuara.
8 – A kemi bërë seks me neandertalët?
A jemi përzier me racën e neandertalëve? A përmbajnë speciet tona gjene të mbetura nga të afërmit e atëhershëm të zhdukur? Disa shkencëtarë sugjerojnë që neandertalët nuk kanë vdekur, por ata janë bërë pjesë e njerëzimit modern.
9 – Kush ishte hominidi i parë?
Shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë hominide antike të të gjitha kohërave, përfshi këtu edhe paraardhësit tanë apo të afërmit e lashtë. Ata po kërkojnë shumë për t’i dhënë përgjigje pyetjes themelore të evoluimit të njerëzimit.
10 – Nga vijnë njerëzit modernë?
071130-landscape-02
Pyetja më e debatuar në disiplinën e evoluimit njerëzor është se nga evoluan njerëzit modernë. Sipas hipotezave të ngritura, njerëzit modernë evoluan në Afrikë dhe pastaj u përhapën në të gjithë botën, duke zëvendësuar popullatat ekzistuese.

Tuesday, May 16, 2017

Si u rrëzuan nga pushteti 10 baronët më të famshëm të drogës




Operojnë krejtësisht në tregje të tjera të cilat, nuk kanë asnjë lidhje me ato ndërkombëtare. Bëhet fjalë për drogën. Bosët e tyre edhe pse në fshehtësi kanë arritur të kenë sukseset e tyre duke shtënë në dorë një sasi marramendëse parash, të cilat arrijnë në miliarda dollarë.
Ata kontrollojnë pothuajse, krejt tregun ndërkombëtar të drogës, dhe në këtë pikë lufta e policisë ndaj këtij biznesi të jashtëligjshëm dhe fitimprurës, duket se nuk ka luajtur ndonjë rol të madh.
Sigurisht zotët e drogës kanë një origjinë dhe fundin e një historie e cila nuk ka se ku të fillojë ndryshe, përveç se në Amerikën e Jugut. Atje kanë filluar të krijohen edhe grupet që më pas të kthehen në kartele.
Gazeta britanike The Telegraph ka renditur dhjetë baronët më të famshëm të drogës dhe si janë rrëzuar ata.
10) Frank Lucas
Vendi ku operonte: SHBA
£££-Frank-Lucas
Rënia: Shtëpia e tij u bastis në vitin 1975 ku më shumë se gjysmë-milioni dollarë u gjetën në vendngjarje. Lucas u arrestua dhe më vonë u dënua me 70 vjet burg për më shumë se 100 akuza në lidhje me drogën.
Shpërndarësi i heroinës dhe bosi i krimit të organizuar operonte në Harlem gjatë fundit të viteve 60’ dhe fillimit të viteve 70’. Lucas i ruante mallrat e tij nëpër arkivolet e amerikanëve të vdekur.
Karriera e tij është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer me filmin “American Gangster” me Denzel Uashington.
9) Christopher Coke
Vendi ku operonte: Xhamajkë
chrdudcok2506
Rënia: Coke u arrestua gjatë një postblloku ndërsa ishte i veshur si grua, përpara vetë-dorëzimit në polici. Mbreti xhamajkan i drogës dhe lideri i bandës Shower Posse thuhet se ka ndërtuar një pasuri prej 30 bilionë dollarësh përpara arrestimit në 2010-n.
Coke shkonte në shkollë me fëmijët e elitës politike në vend, përpara se të merrte kontrollin e bandës së babait të tij.
Ai u bë lideri i Kingtson’s Tivoli, duke u shpërndarë para të varfërve të zonës, duke krijuar vende punësimi dhe ngritur qendrat e komunitetit ndërsa eksportonte sasi të mëdha marijuana dhe kokaine në SHBA.
8) Griselda Blanco
Vendi ku operonte: SHBA
griselda-blanco
Rënia: E ashtuquajtura “Kumbara e Kokainës” me metodat e saj të dhunshme ka shkaktuar një numër të pafundmë viktimash. E pamëshirshme e brutale, Blanco-s i pëlqente të vishej sipas modës, i pëlqente të tymoste dhe të jepte urdhra për vrasje me gjakftohtësi të plotë.
Ajo është përgjegjëse për 200 vrasje, përfshi këtu edhe vrasjen e një fëmije 2-vjeçar. Blanco u burgos me 20 vjet.
Ajo vazhdoi biznesin e saj të kokainës pas hekurave dhe u lirua në vitin 2004. 2 javë pas daljes, Blanco u vra nga dy motoristë – një metodë vrasje që ajo e kishte praktikuar shpesh.
7) Rick Ross
Vendi ku operonte: SHBA
Rënia: Në vitin 1996, Ross u detyrua nga partneri  të shiste 100 kg kokainë tek një agjent i fshehtë i DEA-s Gjatë kulmit të shpërndarjes së drogës në Los Anxheles gjatë viteve 1980, thuhet se ai ka shitur kokainë me vlerë 3 mln dollarë çdo ditë. Operimet e Ross arritën deri në 400 kg kokainë në javë përpara se të dënohej me burgim të përjetshëm. Ai konsiderohet përgjegjës i epidemisë së kokainës në SHBA.
6) Arturo Beltran Leyva
Vendi ku operonte: Meksikë
Rënia: Pasi i shpëtoi tentativës për vrasje nga disa zyrtarë në festën e Krishtlindjeve të organizuar nga vetë ai në 2009, “Bosi i Bosëve” u vra nga Inteligjenca Meksikane një javë më vonë pas një përballjeje me armë zjarri që zgjati 90 minuta. Lideri i organizatës trafikuese të drogës meksikane Beltran Leyva Cartel, është përgjegjës për prodhimin, transportimin dhe shitjen e kokainës, marijuanës dhe heroinës. Banda e tij është fajësuar për qindra raste vrasjesh, torturash, rrëmbimesh, kontrabandë njerëzore dhe pastrim parash.
5) Felix Mitchell
Vendi ku operonte: SHBA
Rënia: Pseudonimi i Felix-it ishte “Macja”. Ai u qëllua me thikë dhe u vra dy vite pasi vuante dënimin e tij me burg. Ai u bë lider i “Bandës 69” direkt pasi la shkollën. Felix Wayne Mitchell njihet si operuesi i parë i drogës në shkallë të gjerë. Pseudonimin e mori nga filmi vizatimor “Felix the Cat”, ky djalosh tregoi zotësi dhe u bë shumë popullor mes të rinjve. Felix i punësonte të rinjtë si shpërndarës të vegël dhe informatorë të drogës. Mijëra vendas dolën në rrugë në shenjë respekti gjatë funeralit të tij në vitin 1986. Ky funeral u krahasua me atë të Martin Luter Kingut.
4) Khun Sa
Vendi ku operonte: Burma
Rënia: Iu dorëzua qeverisë së Burmas, por kur ata refuzuan ta ekstradonin atë, Khun Sa jetoi një jetë luksoze deri kur vdiq në vitin 2007. Në vitet ’60, kryelordi i Burmas, së bashku me një ushtri prej 800 burrash, filloi të kultivonte një perandori opiumi në xhungël. Khun Sa është i njohur si trafikanti më pjellor i kokainës në botë, duke prodhuar 1/3 e furnizimeve botërore.
3) Amando Carrillo Fuentes
Vendi ku operonte: Meksikë
30b0e57e8934af7562f88e79f95d9233
Rënia: “Zoti i Qiejve” u vra aksidentalisht nga kirurgët plastikë në vitin 1997 ndërsa po bënte disa operacione plastike për të ndryshuar pamjen e tij. Fuentes ishte një biznesmen diplomatik dhe i rafinuar.
Ai e mori pseudonimin “Zoti i Qiejve” për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj.
Qëllimi i tij ishte të transportonte 4 herë më shumë kokainë në Amerikë se rivalët e tij trafikantë.
Operimet e Amados u bënë në një shkallë aq të gjerë saqë u bë trafikanti më i kërkuar në botë.
Në muajt përpara vdekjes së tij, DEA e ka përshkruar si trafikantin më të fuqishëm të drogës në këtë epokë, dhe shumë analistë kanë mbështetur faktin se përfitimet nga trafiku i drogës i afroheshin shifrës marramendëse prej 25 miliard dollarësh duke e bërë njeriun më të pasur në botë.
2) Pablo Escobar
Vendi ku operonte: Kolumbi
Pablo-Escobar
Rënia: Ndërsa Policia Kombëtare Kolumbiane e ndiqte në vitin 1993, i kërkuari u përpoq të arratisej nga çatitë e shtëpive të fqinjëve, por u qëllua për vdekje.
Narko-terroristi dhe lordi kolumbian i drogës u shpall nga revista Forbes në vitin 1989 si njeriu i 7 më i pasur në botë.
Me një pasuri personale prej 25 bilionësh dollarë, mbreti i pamëshirshëm thuhet se kontrollonte 4/5 të tregut botëror të kokainës. Një familjar që përjetoi një karrierë të shkurtër politike, Pablo Escobar ishte përgjegjës për kontrabandën e 15 ton kokaine në ditë në Amerikë. Fushata e tij kundër shtetit, rezultoi me vrasjen e 30 gjykatësve, mbi 400 oficerë policie, dhe shpërthimit e avionit Avianca 203, që  mbante kryeministrin e asaj kohe.
Pas vdekjes së Eskobarit, kartelli Mendelin u copëzua dhe tregu i drogës shumë shpejt u dominua nga karteli rival i Cali-t, deri në fund të viteve ’90, kur liderët e tyre u vranë apo u kapën nga forcat e qeverisë.
Megjithatë emri i tij vazhdon të përflitet edhe aktualisht ndodhet në top listën e trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë.
1) El Chapo Guzman, “Steve Jobs i kokainës”
el chapo
Joauqin “El Chapo” Guzman, tashmë një personazh pothuajse mitik në Meksikë, ka në CV-në e tij dy arratisje nga burgu. Njëra më 11 korrik 2015, tjetra vitin 2001 në një karrocë lavanderie, ai shmangu autoritetet për më shumë se 10 vjet.
I njohur me nofkën ‘El Chapo’, Guzman ishte dikur lideri i Sinaloa, një prej karteleve më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë.
Veç famës që fitoi prej këtij biznesi, Guzman u bë edhe më i njohur, pasi u arrestua dy herë nga autoritetet meksikane dhe të dyja herët mundi që të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu.
Pas arrestimit të tretë, SHBA nguli këmbë për ekstradimin e tij dhe Meksika ka qenë mëse e lumtur duke ia plotësuar këtë dëshirë duke hequr një peshë mjaft të sikletshme nga vetja.
Ai është pjesë e listës së njerëzve më të pasur në botë në revistën Forbes.
Perandoria multi-miliardere
Guzman lindi në Badiraguato, Sinaloa, në një kohë kur tregtia e drogës po evoluonte, dhe ai filloi karrierën e tij duke punuar për lordin e fuqishëm të drogës, Miguel Angel Felix Gallardo, sipas një biografie të revistës TIME.
Ai themeloi kartelin e tij në vitin 1980, sipas TIME. Perandoria e tij e drogës u bë më e fuqishmja në Meksikë, Karteli i Sinaloas. Karteli i tij ishte vdekjeprurës, thotë autoritetet. Guzman e rrethonte veten me roje të pamëshirshëm dhe perandoria e tij globale e drogës furnizonte me marijuanë, kokainë dhe heroinë rrugët e Shteteve të Bashkuara.
Sipas aktakuzave të SHBA-së, ai është akuzuar se ka përdorur vrasës për ruajtjen e kontrollit të organizatës së tij. Në Meksikë, forca e organizatës së tij bëri që të shkaktoheshin shumë luftëra droge ku mbetën të vrarë mijëra bashkatdhetarë të tij.
Miti i Robin Hood
Legjenda e Guzman u rrit shumë kur ishte në kërkim herën e fundit nga autoritetet. U hapën shumë histori për të që ndihmonte të varfrit, apo paguante faturën e të gjithë personave që ndodheshin në restorantin ku ai hante.

Tuesday, March 28, 2017

Keto jane 12 kafshët më të zgjuara në planet



Ne njerëzit kemi aftësinë për të mësuar, për të arsyetuar dhe për të zgjidhur problemet. Ne jemi të vetëdijshëm për praninë, mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve. Ne praktikojnë artin e mashtrimit. Ne jemi krijues. Ne mendojmë në mënyrë abstrakte. Ne kemi gjuhë dhe e përdorin atë për të shprehur idetë tona. Të gjitha këto janë ndoshta shenja të inteligjencës. Shkencëtarët mund të mos bien dakord për përkufizimin e plotë të inteligjencës – por ata përgjithësisht pajtohen me idenë se njerëzit janë shumë inteligjentë.
Megjithatë edhe gjallesa të tjera nga mbretëria e kafshëve shfaqin shenja inteligjence. Më poshtë janë disa nga kafshët më të zgjuara.
12- Bletët kanë një zgjuarsi të madhe përsa i përket kryerjes së detyrave në grup. Një bletë e vetme nuk mund të jetë e zgjuar vetëm, por në grup po. Secila prej tyre ndjek rregullat në pozicionin që i takon. Vendimet e koshereve të bletëve janë të marra në mënyrë shumë demokratike.
11- Oktapodi është një nga kafshët më të zgjuara të detit. Edhe pse është një kafshë shumë pak e kuptuar nga studiuesit, këta vazhdimisht zbulojnë të reja rreth aftësive mahnitëse të oktapodit. Oktapodët luajnë, arrijnë të zgjidhin probleme dhe kanë një memorie jo shumë të shkurtër.
10- Pëllumbi ka një aftësi të shkëlqyer për të njohur veten në pasqyrë, mund të kujtojë shumë pamje dhe arrin të rikthehet në shtëpi pavarësisht distancave të largëta. Dihet se pëllumbat janë përdorur gjatë luftës si postierë të çmuar për aftësinë e tyre për të kujtuar njerëz dhe vende pas shumë vitesh. Pëllumbat gjithashtu e ndajnë vëmendjen mes stimujve të shumtë në të njëjtën kohë, për të kryer detyra të ndryshme në një periudhë të shkurtër kohe.
9- Sorrat. Zogjtë janë ndër kafshët më të zgjuara. Në krye të listës së këtyre shpendëve qëndrojnë sorrat. Sorrat janë të vetëdijshëm për veten e tyre dhe janë në gjendje të numërojnë. Ato arrijnë të zgjidhin detyra të ndryshme në mënyrë spontane. Një studim i fundit ka zbuluar se sorrat e kuptojnë parimin e Arkimedit, prandaj ata e kanë të lehtë të marrin ushqimin në nivele të ndryshme të ujit.
8- Derri është një nga surprizat e këtij grupimi. Mendohet se derrat kanë emocione, ndjeshmëri dhe mërziten shumë shpejt. Disa thonë se derrat trajnohen më shumë sesa qentë. Një shenjë e zgjuarsisë së derrave doli në pah në një eksperiment të kryer në vitin 1990. Derrat u trajnuan që të lëviznin kursorin e një projektori videoje sa herë që ata shihnin një imazh të përsëritur dhe rezultoi se ata e bënë po aq mirë këtë detyrë sa shimpanzetë. Derrat ëndërrojnë dhe njohin emrat e tyre.
7- Macet janë të përshtatshme. Ashtu si të zotët e qenve, edhe ata të maceve i kanë trajnuar kafshët e tyre, si të ulen, të kërcejnë. Macet i mësojnë sjelljet duke vëzhguar dhe duke imituar. Por t’i trajnosh macet është më e vështirë se sa të trajnosh qentë. Macet arrijnë të imitojnë edhe boritë e makinave.
6- Qeni është miku më i mirë i njeriut, shumë i lehtë për t’u trajtuar, shumë miqësor dhe arrin të kuptojë komanda. Qentë mund të identifikojnë dhe kujtojnë fytyra njerëzish dhe kafshësh që kanë takuar. Kanë ndjeshmëri, bëhen xhelozë dhe nuk i harrojnë personat që u bëjnë keq.
5- Miu është i shquar dhe i përfolur për inteligjencën e tij në kulturat perëndimore. Për shkak se është shumë i ngjashëm psikologjikisht me njeriun, ai përdoret gjerësisht në studime dhe eksperimente shkencore. Minjtë e laboratorit njihen për aftësinë e tyre për t’u arratisur nga kafaze laboratorësh të ideuara nga shkencëtarët më të mirë. Ata mund të përdorin sensin e tyre të mprehtë të nuhatjes dhe dëgjimit për të zbuluar mina dhe bomba. Minjtë mund edhe të identifikojnë mostra njerëzore të pështymës që kanë përmbajtje të bakterit të tuberkulozit. Minjtë tregojnë shenja të eksitimit, humbjes, stresit, madje edhe keqardhjes.
4- Delja është cilësuar nga shkencëtarët britanikë si një kafshë me aftësi instinktive të pabesueshme dhe me një inteligjencë që shkon përtej imagjinatës sonë. Kur janë në kërcënim, delet formojnë grupe të mëdha dhe vrapojnë së bashku larg rrezikut. Delet mund të kujtojnë dhe identifikojnë fytyra të njerëzve dhe kafshëve.
3- Delfini është një kafshë shumë e shoqërueshme. Delfinët mund të njohin kushërinjtë e tyre, edhe pse jetojnë shumë larg tyre për një kohë të gjatë. Arsyeja e kësaj besohet të jetë aftësia e delfinëve për të komunikuar me gjuhën e tyre specifike. Delfinët kuptojnë konceptet numerike dhe janë në gjendje të kuptojnë pyetje që u bëhen për sende jo të pranishme. Ata e marrin informacionin nga të dëgjuarit dhe të parit, kështu që janë gjendje të kuptojnë teksa shohin televizor.
2- Elefanti ka një tru që peshon afërsisht 5 kilogramë. Shkencëtarët kanë vërtetuar se elefantët kanë aftësinë të përdorin objekte të ndryshme për të krijuar lirisht gjëra që nuk i janë udhëzuar. Ata dinë sesi ta pastrojnë ushqimin dhe si të përdorin mjete të caktuara në natyrë. Janë të aftë të kuptojnë komandat njerëzore.
1- Shimpanzeja ka aftësi befasuese të intelektit. Shimpanzetë dinë të krijojnë dhe përdorin vegla, dinë të shkojnë për gjueti në mënyrë kolektive dhe janë të aftë të zgjidhin probleme të vështira. Shimpanzetë dinë të mësojnë shenja komunikimi për t’u marrë vesh me njerëzit dhe mund të kujtojnë emrat e mësuara nëpërmjet shenjave të njerëzve që kanë vite pa i parë.

Sunday, March 26, 2017

Antarktida: Fakte dhe kuriozitete rreth kontinentit më të ftohtë në botë.. !





Antarktida, kontinenti më i ftohtë, më me erë dhe më i thatë, përmban 90% të të gjithë akullit në planet në një zonë sa ½ e Shteteve të Bashkuara. Le të hedhim një sy për faktet rreth rajonin më të ftohtë në botë.

Klima

Antarktida ndodhet në pjesën jugore të globit, dhe është kontinenti i 5 për nga madhësia. Madhësia e saj varet nga stinët, pasi akulli zgjerohet dyfish në dimër. Kontinenti është i ndarë në dy rajone, të njohura si Lindja dhe Perëndimi i Antarktidës. Lindja përbën dy të tretat e kontinentit, dhe ka afërsisht madhësinë e Australisë.
Akulli në këtë pjesë të kontinentit arrin mesatarisht 1.2 milje trashësi. Perëndimi, nga ana tjetër, është një seri ishujsh të ngrira që shtrihen në drejtim të majës jugore e Amerikës së Jugut, një zgjatje e maleve te Andeve. Dy rajonet janë të ndara nga malet Transantarktike, një varg që shtrihet në të gjithë kontinentin, edhe pse mbulohen disa herë nga akulli. Pavarësisht akullit të trashë, Antarktida është klasifikuar si një shkretëtirë për shkak të lagështirës së pakët që bie nga qielli. Shumë pak borë bie atje. Më shumë shi bie në shkretëtirën e Saharasë. Edhe pse shumë pak shi bie nga qielli, Antarktida akoma ka stuhi kolosale. Era shumë e fortë e mbulon të gjithë tokën me dëborë. Erërat arrijnë deri në 200 milje në orë.

Antarctica

Antarktida nuk ka pemë ose shkurre. Bimësia në kontinent është e përbërë nga myku, likenet, dhe algat. Pinguinët dhe balenat jetojnë rreth e rrotull Antarktidës, ashtu si dhe peshqit. Pinguini është e vetmja kafshë me gjak të ngrohtë që mbetet në kontinent gjatë dimrit.
Atje nuk jetojnë njerëz, përveç se ata që merren me studime shkencore që kanë ndërtuar stacionet kërkimore në disa vende të ndryshme. Ky mjedis dhe i ftohti aty është një vend perfekt për të studiuar si funksionon trupi dhe truri në të ftohtë.

Eksplorimi i Antarktidës

Rajoni i ngrirë jugor ishte kontinenti i fundit i zbuluar. Nuk ishte parë deri në vitin 1820. Gjuetari i fokave John Davis ishte i pari që deklaroi se ai zbarkoi në Antarktidë në vitin 1821, edhe pse disa historian e kundërshtojnë pretendimin e tij.
Në fillim të shekullit 20, dy grupe hulumtuesish u nisën drejt peisazhit të shkretë të Antarktidës në një garë për të ecur aty ku askush nuk kishte ecur përpara. Ekipi i parë që arriti Polin e Jugut u udhëhoq nga eksploruesi norvegjez Roald Amundsen që kaloi 99 ditë në Polin e Jugut.

whale-people-ice-edge2

Kuriozitete rreth Antarktidës

1- Temperatura më e ftohtë që është regjistruar ndonjëherë në tokë ka qenë -89.2 gradë Celsius dhe është regjistruar më 21 korrik të vitit 1983 në stacionin Vostok të Antarktidës.
2- Fusha e Thatë e Antarktidës është vendi më i thatë në Tokë, me shumë pak lagështi dhe pothuajse aspak borë apo akull.
3- Mesatarisht, Antarktida është kontinenti me më shumë erëra. Ato në disa vende arrijnë shpejtësi deri në 320 kilometra në orë.
4- Antarktida është kontinenti i pestë më i madh.
5- “Çarçafi” i akullt i Antarktidës është masa e vetme më e madhe e akullit në Tokë.
6- Nëntëdhjetë e nëntë për qind e Antarktidës është e mbuluar nga akulli.
7- Antarktida është shtëpi e rreth 70 për qind të ujit të freskët në planet dhe ka 90 për qind të ujit të freskët të planetit për sa i përket gjendjes së akullt.
8- Nëse “Çarçafi” perëndimor i Akullt i Antarktidës do të shkrinte plotësisht, do ta rriste nivelin global të deteve me 5 metra.
9- Trashësia mesatare e akullit të këtij kontinenti është afërsisht 1.6 kilometra.
10- Duke përfshirë edhe ishujt dhe copëzat pluskuese të akullit përreth, Antarktida ka një sipërfaqe prej 14 milionë kilometra katrorë.
11- Copëza më e madhe pluskuese e akullit të Antarktidës është Blloku i Akullt Ross, që mendohet të jetë 510.680 kilometra katrorë ose ndryshe 3.7 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Antarktidës.
12- Malet Gamburtsev të Antarktidës ngrihen deri në 3000 metra dhe shtrihen për 1200 kilometra rreth brendësisë së kontinentit dhe janë të zhytura nën 4800 metra akull.
13- I fshehur nën akullin e Antarktidës është edhe një liqen i tërë. Liqeni Vostok është një liqen i pacenuar me ujë të pastër i groposur nën 3.7 kilometra akull. Ky liqen është gjithashtu më i madhi prej 200 të tjerëve që gjenden të mbuluara po ashtu nga akulli.
14- Pika më e lartë e Antarktidës është Vinson Massif plot 4987 metra.
15- Vargmalet Transantarktike shtrihen në jug dhe në perëndim të kontinentit. Ato janë afërisht 3500 kilometra të gjatë, që futen në vargmalet më të gjata në Tokë.
16- Në vitin 2011, afërisht 20000 turistë vizituan gadishullin e Antarktidës, sipas të dhënave të tureve turistike në vend.
17- Në Antarktidë gjendet mali Erebus, vullkani më jugor aktiv në planet dhe i vetmi vend që ka liqenin me llavë.
18- Eksploruesi norvegjez, Roald Amundsen, është njeriu i parë që shkoi në Polin e Jugut. Ai mundi eksploruesin anglez, Rober Falcon Scott, duke arritur në 14 dhjetor të vitit 1911, kur vendosi edhe flamurin norvegjez.
19- Afërsisht 30 shtete operojnë në më shumë se 80 stacione kërkimore në kontinent, sipas shifrave të marra për vitin 2009.

pa6

20- Ekzistenca e Antarktidës ishte plotësisht e panjohur deri në vitet 1820 kur u vu re për herë të parë. Rreth 20 vite më pas u konfirmua fakti se nuk ishte një grup ishujsh, por një kontinent.
21- Një plasaritje e madhe toke u zbulua gjatë viteve 2009-2010 dhe mund të kishte konkurruar me Kanionin e Madh, nëse do të ishte tokë jo e ngrirë. Shtrihej në gjerësi 10 kilometra dhe zgjatej për 100 kilometra.
22- Prezenca e shkencëtarëve në Antarktidë varet nga stinët. Gjatë verës numri i tyre arrin deri në 4000, ndërsa në dimër ulet në 1000 shkencëtarë.
23- Perandori mashkull i pinguinëve është e vetmja kafshë trupnxehtë që qëndron në kontinent gjatë dimrit.
24-  Në janar të vitit 1979, Emile Marco Palma u bë fëmija i parë i lindur në kontinentin më jugor. Argjentina e dërgoi nënën shtatzënë të fëmijës, në përpjekje për të kërkuar një pjesë të kontinentit.
25- Traktati i Antarktidës u firmos më 1 dhjetor 1959, pas më shumë se një vit negociatash të fshehta mes 12 shteteve. Ai ua dedikon kontinentin aktiviteteve kërkimore paqësore. Deri më tani, 48 shtete e kanë firmosur këtë traktat.
26- Eksploruesja dhe meteorologia britanike, Felicity Aston, ishte i pari person që bëri ski në Antarktidë vetëm përmes fuqisë muskulore. Ajo udhëtoi 1744 kilometra në 59 ditë midis vitit 2011 dhe 2012.
27- Pinguinët janë banorët më të zakonshëm në Antarktidë dhe jetojnë në koloni me shifra të tilla që ia kalojnë disa qyteteve të njohura.
28- Kafsha më e përhapur në Antarktidë nuk është pinguini sikurse mendohet, por një lloj krimbi parazit.
29- Nuk ekzistojnë pemë apo shkurre në Antarktidë dhe ka vetëm dy lloje bimësh të gjetura sa në ishujt përreth, sa në gadishullin e Antarktidës.
30- Deri në vitin 1994, asnjë specie jo vendase nuk lejohej të dërgohej në Antarktidë.

Fakte rreth Antarktidës:

1- Catherine Mikkelson, gruaja e një kapiteni gjuetari balenash norvegjeze, u bë gruaja e parë që vizitoi Antarktidën në 1935.
2 –Emile Marco Palma ishte fëmija i parë i lindur në Antarktidë në janar të vitit 1979, pasi Argjentina dërgoi një grua shtatzënë atje.
3 – Zona e Antarktidës është rreth 5,4 milion milje katrorë. Shtetet e Bashkuara janë 3.6 milion milje katrore
4 – Në Antarktidë nuk ka qen haski që tërheqin slitat. Metoda kryesore e transportimit atje janë makinat që përdoren posaçërisht për akull.
5 – Të paktën dy vullkane aktive ekzistojnë në Antarktidë. Më e larta, Mali Erebus (3,794 metra) ka një liqen të përhershëm.
6 – Nëse hedh ujë të valuar në ajër në Antarktidë, avullon menjëherë.
7 – Miliona vjet më parë, Antarktida kishte një klimë shumë të ngrohtë dhe përmbante pyje me gjelbërim të përjetshëm dhe një shumëllojshmëri kafshësh.
8 – Liqeni Vostok, një liqen i fshehur thellë nën sipërfaqen e Antarktidës, mund të strehojë jetë...


$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

Vendi “binjak” i Trekëndëshit të Bermudës ku koha “ngrin”




Një nga karakteristikat më të shquara të njeriut është se ai është në kërkim të vazhdueshëm për informacion në ngjarje të mëdha e të pazakonta dhe në ngjarje të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me universin tonë.
Për fat të mirë, sot ka disa shkencëtarë të cilët janë duke u përpjekur për të gjetur një përgjigje për misteret e pazgjidhura që deshën vite për t’u zgjidhur në komunitetin shkencor. Një prej këtyre mistereve është një zonë e Meksikës, ku ora ndalon dhe radiot nuk punojnë.


Zbulohet vendi “binjak” i Trekëndëshit të Bermudës ku koha “ngrin”


Zona për të cilën bëhet fjalë është një shkretëtirë 2000 metra mbi nivelin e detit, në mes të shteteve të Durango, Coahuila dhe Chihuahua me emrin “Zona del Silencio” (Zona e Qetësisë). Ajo është një zonë shumë pak e populluar, ku radiot nuk punojnë dhe ora ndalet, por deri më tani askush nuk ka dhënë një shpjegim bindës shkencor për këtë rajon.
Kjo mungesë faktesh për shpjegim sjell në çështjen se rajoni përshkohet nga paraleli 27 (që kalon nëpërmjet Trekëndëshit të Bermudës, piramidave të Egjiptit dhe Himalajeve) dhe e ka ushqyer me më shumë mister zonën për të inkurajuar histori rreth dukurive të çuditshme për një prani të mundshme të jetës aliene.
Edhe pse ka pasur dëshmi të tjera në lidhje me zonën e cila u bë e famshme në vitin 1970, kur një raketë e NASA-s ra në shkretëtirë.
Dëshmitarët thanë se pajisjet e tyre si busullat apo radiot në omentin që filluan të raportonin u prishën.
Diçka e ngjashme ndodhi në vitet ‘30, kur një meksikan i njohur, Francisco Sarabia Tinoco, gjithashtu kishte probleme me radion dhe pajisje të tjera, të cilat e detyruan atë të bëjë një ulje emergjente me aeroplanin e tij


**************************

Analistët politik në Shqipëri,ose kartat e djegura !



Shkruan Partizan Cene

Në fakt në Shqipëri , të jesh analist , mjafton të flasësh hapur dhe me zell në mbrojtje të njërës apo të tjetrës forcë politike ,dhe të jesh prezent në debatet televizive ,pa krypë dhe të paguara ,ather je analist politik .. !

Pra kjo ndodh sot në Shqipëri , ku disa fytyra që e kanë shitur edhe profesionin e tyre por edhe shpirtin tek dy apo tre lider politik që drejtojnë tre partitë më të mëdha në politikën shqiptare , për ditë e më shumë janëbërë bajat në daljet e tyre në televizion .
Këtë e them pasi ata janë të ftuarit e përhershëm , flasin po thuajse gjithmonë të njëjtat gjëra, dhe ajo që është më e keqja për teleshikuesit shqiptarë është se ata e ndërrojnë pllakën , për sa i përket përkrahjes së tyre për njërën apo për tjetrën forcë politike ,duke u varur nga sasia e parave që marrin , sa andej këndej .
Të njëjtat fytyra deri sa bëhen të pa dëshiruara dhe pse jo edhe të urryera ndonjëherë .. !
Burrëria e fjalës , zhdërvjlltësia dhe pamvarësia e mendimit ,janë lënë mënjanë ..
Situta politike sot në Shqipëri , është kaq e mpreftë , sa që njerës të tillë , influencojnë tek elektorati pa të drejtë , duke dhënë
” argumentet e tyre ” , pa kurrëfarë llogjike politike , dhe pa asnjë analizë të drejtë dhe asnjëanëse .
Sepse në të vërtetë,kjo është detyra e analistëve politik në një vend demokratik .
Me të drejtë dikush mund të thotë , që telekomandën prandaj e kemi, këtë unë e di ,por edhe kjo gjë nuk ka efekt , pasi , kudo në çfarëdo kanali që ta hapësh , do të shikosh të njëjtat figura , do dëgjosh të njëjtat fjalë , dhe do të ndeshesh me të njëtat
” argumenta”..
Ajo që e bën akoma më kritike , llogjikën boshe të analistëve që flasim është se në shumë raste , ata bëjnë diversion tek partitë apo indivitë të veshur me petkun politik , duke folë dhe këmbëngulur ndonjëherë , që gjërat janë ashtu siç i shohin analistët , dhe jo si i jetojnë brenda grupimit politik vetë politikanët .
Në këto prag zgjedhjeje , politikanët , bëjnë lojën e tyre politike , dzke përdorur metodat , bllofet dhe kuintat e tyre , për t[ë arritur qëllimet e tyre politike .
E tille është edhe ” Çadra e lirisë ” e Partisë Demokratike , apo edhe heshtja për rikonfirmimin apo jo të koalcionit të majtë me Partinë Socialiste të LSI-së ..
Këto janë punë dhe manovra të subjekteve politike. Mirëpo , me këto u kanë hapur punë analistëve .
Shumë prej tyre , vazhdojnë të thurin skenarë , se PD me tëvërtetë do të bojkotojë zgjedhjet , dhe kështu , do të ketë një revoltë popullore , nëqoftëse mazhoranca u fut e vetme në zgjedhje .
Apo nga ana tjetër , i ha meraku për koalicionin e majtë , duke ” argumentuar” pa dhënë argumenta se do të dalë e vetme LSI në zgjedhje ..
As njëri dhe as tjtri grup analistësh , ose të vet quajtur ashtu , nuk shikon në sy realitetin , ku jo më shumë se para disa ditësh , LSI votoi 100 % ndryshimet në qevri . Gjithashtu deri tani ka votuar po kështu 100 % gjithshka , dhe nuk ka bërë kurrë naze .!
Nga na tjetër ,sado presion dhe bllof tëbëjë Partia Demokratike , e di mirë se përderisa nuk ka mbështetje nga faktori ndërkombëtar , një mos pjesëmarrje në zgjedhje , do të ishte vetëvrasje politike .. !
Këta të dy shembuj janë shumë pak , në lumin e madh të fakteve që shtrembërohen nga ata që e quajnë veten analistë , por janë mjaftueshëm për të thënë se duhet të bojkotohen mendimet e tyre ,që shkojnëndesh me realitetin dhe llogjikën e ngjarjeve dhe historikut politik të vendit .. !
Çdo analistë ka llogjikën e mendimeve të tij ,dhe kjo është edhe karta e tij e fjalës . Mirëpo në Shqipëri , analistë siç e thashë mëlartë , bëhesh , jo nga llogjika e kartës tënde , por nga besnikëria , ndaj urdhërave dhe parave që ke marrë , nga partia që mbron .!
Por realiteti po i djeg përditë , kartërat e analistëve ” të zellshëm ” në Shqipëri ..
Mos i besoni , mos i dëgjoni .
Besoni gjithshka që u thotë ndjesia e Juaj realiteti dhe jeta e Juaj !

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...