Sunday, April 12, 2015

Nevrikosen edhe Rilindasit e kohës sonë ??



Opinion nga Partizan Cene 

( Kështu nuk bëhet stani as për qumësht e as për lesh , thotë një fjalë e urtë popullore !)

Ekanë quajtur koalicionin me të drejtë , koalicioni i "Rilindjes " . Dhe kjo sjell shumë përgjegjesë , pasi në gjendjen që e morën pushtetitn , duhet , nga themeli një rilindje e shtetit në të gjitha dejet . Mirëpo që të bëhej kjo , çdo rilindje duhet të ketë edhe rilindasit e saj të vërtetë .
Por , kjo çalon kur përballë këtyre syresh del interesi i ngushtë vetiak . Nga " rilindas " kthehen në përbindësha , si të gjithë politikanët e çfardo lloj ngjyre , pa bërë asnjë dallim
Kjo i ka ndodhur edhe zotit Fatmir Xhafa , kryetar i Komisionit të ligjeve !!
Pra ,kreu i komisionit të ligjeve në Parlament , depudeti socialist Fatmir Xhafa , është nevrikosur kaq shumë me drejtoreshën e Lojrave të Fatit , zonjën Luneda Sufali ,sa ka kërkuar largimin e saj nga salla e mbledhjes , megjithse e kishin thirrur për sqarime lidhur me ligjin " Për lojrat e Fatit në Republikën e Shqipërisë "..
Në fillim u duk si një " zenkë " e çastit , por vonë u kuptua se zoti Xhafa , ia kishte në majë të hundës inatin zonjës Sofali , që kur kjo e fundit , nuk ka pranuar që ti bëjë favore , vëllait të depudetit në fjalë , lidhur me pagesat tatimore të një firme lpjrash fati që ai zotëron . Bëhet fjalë për për kompaninë lojërave të fatit APEX, e cila vepron në zonën Fier - Vlorë !
Kjo kompani drejtohet dhe është në pronësinë e vëllait të depudetit Fatmir Xhafa , e Agton Xhafës ..
Pra në komisionin e ligjeve kishte "konflikt interesi " dhe në bazë të ligjit , ishte vetë kryetari Xhafa i këtij komisioni që duhet të dilte jashtë nga mbleedhja e komisionit ..
Drejtoresha Sufali , " guxoi " dhe ja vuri në dukje këtë zotit Xhafa , ndaj ky i fundit u " nevrikos " kaq shumë sa e largoi atë nga salla e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ..
Të jesh rilindas i " shkallës së lartë " duhet të kesh edhe moral të asaj shkalle , duhet të keshë edhe " kocka " të asaj shkallle dhe sigurishtë duhet të kesh burrërinë e asaj shkalle të lartë , ku populli të dha votën dhe të dha besimin ..
Por...
Kështu nuk bëhet stani as për qumësht e as për lesh , thotë një fjalë e urtë popullore !
Pastaj thonë se nuk nevrikosen edhe .."Rilindasit" e sotëm " !
(Lexojeni dhe shpërndajeni , " për inat të armikut ")
Partizan Cene

Friday, April 10, 2015

Meditim ... !!



Jeta të mëson shumë gjera të mira dhe të këqija Duke e jetuar atë , kupton dhe stërvitesh nga sot për nesër , duke i paraprirë së keqes , ose edhe të mirës
.. Por ky është një ponsulat i përgjithshëm dhe që për kohën kur e jetojmë jetën tashti duket se nuk vlen ! Kjo pasi sot edhe shoku edhe miku edhe njeriu i yt i afërm i çfardo shkalle dhe gjinije qoftë , ka veç një qëllim në jetë , pra si tia hedhe e tia fusë tjetrit . Dhe kur ja hedh e ja fut tjetrit , ky tjetri mos sot nesër, do të jesh ti , unë dhe kushdo që futjen nuk e ka as ves as mësim nga të parët dhe as qëllim në vetë vete . Dhe kështu shtohen  makarenjtë , kriminelët , qylaxhinjtë , të paskrupullit , të pa ndershmit dhe gjithfar poshtësie në morfinë njerëzore !!
Ndaj sot , me kaq sa e kam jetuar dhe po e jetoj jetën , kuptova se po të më jepej rasti , unë do të krijoja burgje për shlyerjen e dënimit , por vende , ku maskarai dhe gjithë kush vjen në këtë kategori , të punonte dhe ta nxirrte bukën e ditës , vetëm me punë . Kur të mos punonte as edhe mos të hante .. !
 Kjo nuk është pikëpamje naziste , por mënyrë të të kuptuarit se si e nxjerrin bukën ata që ky maskarai dhe lukuni , ua ka vjedhur .
Vetëm kështu do të ndihej drejtësia !!!

Sunday, April 5, 2015

Realitetti po shuan enderrat e SYRIZA-s ne Greqi

Realiteti masakron ëndrrat. Ai i vret ato shpejt dhe pa mëshirë. Dhe për shkak se njerëzit kanë kujtesë të shkurtër edhe ëndrrat janë jetëshkurtra, ne shpesh harrojmë sesi ishin ato kur filluan. Kjo është arsyeja, pse ia vlen të krahasohet “përmbledhja e parë e plotë” e reformave të Greqisë, që duhen të ndërmerren, në mënyrë që vendi të mund të zhbllokojë financimet nga kreditorët ndërkombëtarë, me programin zgjedhor që partia në pushtet Syriza njoftoi shtatorin e shkuar.
Në planin fillestar të të ashtuquajturit programit i Selanikut, udhëheqësi i Syrizas Aleksis Cipras, 4 muaj para se të bëhej kryeministër, premtoi një strategji të guximshme të përbërë nga katër “shtylla”: përballimi i krizës humanitare; rimëkëmbja e ekonomisë dhe promovimi i drejtësisë fiskale; rritja e punësimit dhe transformimi i sistemit politik për të forcuar demokracinë.
Shtylla e parë përmbante masa që në total kushtonin 1.882 miliardë Euro (po, ishte e llogaritur me atë lloj saktësie në dukje profesionale). Ajo përfshinte energjinë elektrike falas për familjet nën nivelin e varfërisë; pagimin e qerave, vaktet e bukës falas, transportin dhe kujdesin mjekësor të subvencionuar për të varfërit, si dhe rrikthimin e “bonusit për Krishtlindje” për 1.3 milionë pensionistët me pensione të ulëta. Programi aktual i reformës braktis shumicën e këtyre masave, duke mbajtur vetëm bonusin e Krishtlindjeve, me një kosto prej 600 milionë eurosh, dhe duke kërkuar edhe 152 milionë euro për dy rregullime të tjera teknike për legjislacionin e pensioneve, të papërmendura në programin origjinal. Ushqimet dhe energjia falas janë lënë jashtë diskutimit.
Shtylla e dytë e platformës së fushatës së Syrizas ishte e gjitha për zbutjen e presionit të taksave mbi klasën e mesme. Ciprasi propozoi zëvendësimin e tatimit universal mbi pronën, me një taksë vetëm mbi pronat e mëdha, një kosto për qeverinë prej 2 miliardë eurosh në vit. Ide të tjera, përfshinin rrikthimin e pragut vjetor të tatimit mbi të ardhurat prej 12.000 Eurosh (me një kosto prej 1.5 miliardë Eurosh në vit), dhe duke i lejuar njerëzit të paguajnë borxhet e tyre tatimore me këste (përfitim prej 3 miliardë Eurosh në vitin e parë).
Dy propozimet e fundit qëndrojnë edhe tek propozimet e tanishme të qeverisë greke, por shifrat bashkangjitur tyre janë shumë më të vogla. Rikthimi i prag-tatimit mbi të ardhurat dhe ndryshimi i vlerës, është menduar të kushtojë 300-400 milionë Euro këtë vit dhe 400 milionë në vitet e ardhshme. Një shumë e njëjtë, është dashur të kompensohet përmes skemës me këste, ku përfitojnë më shumë se 3.5 milionë taksapagues të falimentuar, që tashmë mund të fillojnë të paguajnë borxhet e tyre.
Vitin e kaluar, Ciprasi u zotua të rivendoste kontratën kolektive dhe ta bënte më të vështirë që njerëzit të pushoheshin nga puna. Ai premtoi një program për krijimin e 300 mijë vendeve të reja të punës, me një kosto prej 3 miliardë Eurosh vetëm gjatë vitit të parë. Premtimi i parë ndodhet edhe në programin aktual të qeverisë, por i formuluar në një mënyrë të tillë që të mos alarmojë kreditorët: Greqia është gati të “përfshijë krijimin e kushteve minimale të punësimit”, përmes një kontrate kolektive kombëtare të punës dhe fillojë të punojë për rritjen e pagës minimale (me një ndikim fiskal “të papërfillshëm”). Programi i krijimit masiv të vendeve të reja të punës është zhdukur. Shtylla politike e programit, e përbërë nga masa të padukshme për të forcuar demokracinë greke, është dashur të jetë neutrale nga ana fiskale, kështu që nuk është pjesë e diskutimit të Greqisë me kreditorët e saj. Programi i Selanikut u bazua në aftësinë e qeverisë së Syriza-s për të negociuar fshirjen e pjesshme të borxhit, një moratorium të përkohshëm mbi shërbimin e borxhit dhe vendosjen e një lidhjeje mes rritjes ekonomike dhe shërbimit të borxhit.
Por Bashkimi Evropian, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ranë dakord për ato gjëra, dhe Greqisë i është dashur të pranojë një vazhdim të programit aktual të shpëtimit, me kreditorët që periodikisht rishikojnë progresin e reformave. Ciprasi hyri në negociata, i paaftë për t’u larguar më pas nga tryeza, dhe kjo gërryejti shpejt pozitat e tij në ato bisedime. Kjo ishte përballja e parë me realitetin. Më herët, kur Ciprasi bëri premtimet e tij të guximshme gjatë fushatës zgjedhore, ai nuk parashikoi se duhet të vepronte në kushtet e kufizimeve financiare ekstreme, me fondet që thuajse po shteronin çdo ditë.
Qeveria e tij duhet të kontrollonte fondet e sigurimeve shoqërore, për të paguar pensionet dhe pagat, dhe falimenti i bankave e bëri sektorin bankar të Greqisë, të dëshpëruar për më shumë ndihma nga BQE-ja. Kontrolli i dytë i realitetit, duhet të ketë qenë i brendshëm: tronditja e përjetuar nga gjendja reale në terren, në raport me atë që ishte parë nga perspektiva e një qeverie të ardhshme.
Ashtu si çdo parti opozitare në një vend të keqmenaxhuar dhe aspak transparente, Syriza kishte vetëm një ide të përafërt të kostove dhe përfitimeve të masave të propozuara prej saj, ose se përse qeveritë e mëparshme nuk i kishin bërë të gjitha ato gjëra të mira, të sjellshme e të ndjeshme për popullin grek. Doli se kjo nuk ndodhi jo për shkak se ato qeveri ishin thjesht të këqija dhe kriminale. Administrata Ciprasit hartoi programin e saj të reformave, vetëm pas 2 muajsh negociata të pandërprera me ministrat e financave të Eurozonës, që kërkonin më shumë detaje dhe qëllimet sasiore.
Qeverisë iu desh kohë, për të kuptuar se çfarë mund të bënte realisht. Ndërsa programi i Selanikut kishte çdo gjë, duke parashikuar edhe sesi do të shpenzoheshin një mijë Eurot e fundit, plani i tanishëm nuk ka një saktësi të tillë. Ndikimi i tij pozitiv fiskal, projektohet të shkojë nga 3.5 deri në 5 miliardë euro. Gjëja më e mirë, që një parti e re mund të premtojë me të vërtetë ndaj votuesve, është pastërtia e qëllimeve të saj.
Specifikat gjithmonë do të jenë të lidhura me domosdoshmërinë dhe kufizimet. Kjo është arsyeja, se pse opozita greke, e udhëhequr nga Antonis Samaras, tani është duke i ofruar ndihmë Ciprasit, në kushtet kur lëshimet që ky i fundit po u bën kreditorëve e bëjnë të pamundur mbajtjen e koalicionit qeverisës të bashkuar. Realiteti është i ashpër, por s’mund dilet jashtë tij. /“Bloomberg

Sunday, March 15, 2015

Vargje koti !





Vargje të kënges "polullore" të  ditëve të sotme :

....Thuja thuja nanës
  mos ia thuj babës .
mos më prek te lutem
jam goc e Tironës ...

Ose :
 Ah mollë e sherrit ,
 Moj vjehërr jarane
 burrin tim idjot
 ç është kjo që m'bone ..  !!

Dhe e treta që gjeta sot për tju " kulturuar " me vargjet e këngëve ne vidioklipet e sotme është :

Sa jam e mërzitur ,
me ka gjet hataja ,
kam që në mëngjes
 këcej nga belaja  ..

Hahahahaha ...
Komentet janë tuajat miq ..

Wednesday, February 18, 2015

Vdekja akuzë e një ëngjëlli të pafajshëm !



 Editorial nga Partizan Cene

Fotografitë e mëposhtme , janë nga ato që ta nxjerin zemrën nga kraharori , dhe të bëjnë të ndihesh edhe ti pak fajtor , pamvarsisht se nuk ke asnjë lidhje as me personat në foto dhe as me problemin në fjalë .
Në foto është vogëlushja e ndjerë Pamela Jahja, 7 vjeçe që vdiq pak ditë më parë nga pneumonia në një spital në Tiranë , si dhe babai i saj , ish i përndjekur politik , dhe sot "i përndjekur ekonomik " , që qan vajzën e tij të gjorë , dhe pse jo edhe fatin e tij të keq , që jetoi në një vend ku nuk ia gjeti kararin shtetit , as nga ashtu e as nga kështu !!
Ky engjëll i vogël ishte " dënuar " të jetonte në një kasolle kanaçesh , ku edhe mori bronkopneumoni të rëndë . Por nuk mjaftoi vetëm kaq , edhe kur mjekimet e sotme i japin të gjitha mu ndësitë për të shpëtuar nga një sëmundje e tillë , as shteti she as pushteti nuk u bënë të gjallë pëp tiu përgjigjur lutjeve dhe thirrjeve tëherë pashershme të familjes Jahjaj nga Shullaz i Kurbinit , duke e lënë në mëshirë të fatit vogëlushen e vëgël , për të vetmen arsye se... nuk kishte familja mundësinë financiare për të paguar mjekët dhe ilacet e nevojshme .
Veç kësaj , lutjes së familjes për strehim , ministri Veliaj , iu përgjigj me një gënjeshtër të radhës dhe me gurët në trastë , pa as më të vogliën lëvizje , kundrejt hallit të math që kishte familja e ish të përndjekurit dhe ish të burgosurit politik .. Nuk ka më fjalë për ta përshkruar poshtërsinë e pushtetit dhe padrejtësinë eshtetit ku jetojmë ..
Veç ngushëllimeve për familjen , me zemër të thjyer , kushdo shqiptar i ndershëm duhet sot ti vërë gishtin kokës , para se tu besoj[ë horrave dhe mashtruesve të çfarëdo ngjyre !
Kjo vdekje akuzon shtetin qeverinë pushtetin dhe gjithfar " racash " që shijnë e hanë në kurris të popullit .
Ky engjëll i vogël edhe i vdekur thërret : Ndihmoni familjen time , ndihmoni të varfërit !


************************************

Sunday, February 15, 2015

A do te hetohen ndonjehere deshmite e Izet Haxhise kunder Sali Berishes ?





Izet Haxhia ishte truproja dhe nje nder njerezit me te afert te sali berishes . Kohet e fundit ai ka dhene disa intervista interesabte , ku e implikon direkt ish shefin e tij ne lidhje te dyshimta dhe ne grupe kriminale dhe te jashteligjshme .
Ish bodigardi Haxhia thote per vendosesit e tritolit ne intervisten per Gazeten Dita:
“Autorët e vendosjes së këtyre bombave me tritol kanë qenë ish pjesëtarë të SHIK, të ish-policisë së atëhershme e trafikantë të ndryshëm"..
Biles , zoti Haxhia thote edhe per terroriste te rrezikshem qe u priten nga berisha , si ata qe vune bombe kubder ish presidentit te Maqedonise Kiro Grigorov , ku ai thekson se :
.... U arrit deri aty sa në ’97, Berisha priti në Shqipëri grupin e terroristëve që i kishin vënë bombën Kiro Grigorovit. Ata ofruan asistencë për të prodhuar dhe vendosur bomba në rrethet e jugut e sidomos në Vlorë.
Keto dhe shume te tjera jane gjera te tmerrshme qe i ka bere nje njeri i tmerrshem , qe per te keqen e shqiptareve , vazhdon e flet akoma ne Parlamentin shqiptar ..
Mirepo , po vihet re nje indiferentizem total nga ana e prokurorise dhe autoriteteve te drejtesise ne Shqiperi dhe ne Kosove , lidhur me deklarimet e zotit Hazhia ..
Te jete kjo nje "harrese" apo "neglizhence " e rendomte , apo hezitim te drejtesiseshqiptare si gjithmon , kur behet fjale per peshq te nedhenj si ish presidenti dhe ish kryeministri shqiptar nga Vicidoli ???
A do te merret ndonjehere drejtesia me krimet e ketij syreshi ! ??

Izet Haxhia gjithashtu pohoi se në Dajt u stërvitën nga SHIK persona që u përdorën në 1997 për të vendosur eksploziv dhe për të shkaktuar terror dhe panik në popullsinë e Vlorës.
Ja nje pjese e intervistes se dhene gazetares Mira Kazazi per llogari te gazetes Dita :
Mira Kazhani: Ju folët për persona që u stërvitën nga SHIK në Dajt për qëllime terrori. Mund të thoni për çfarë u përdorën këta persona?
Izet Haxhia: Berisha dërgoi Sokol Mulosmanin në Vlorë në pranverën e ’97-ës me pjesëtarë të stërvitur nga SHIK në kampet në Dajt për akte terroriste. Ata u stërvitën për të vendosur tritol e për të shkaktuar panik në popullsinë e Vlorës. Qëllimi ishte për për t’ua hedhur fajin bandave të majta.
Në atë periudhë gjithashtu iu dërgua bandës së Kakamit një makinë e blinduar. Nëse dëshironi detaje ishte një Croma dhe qëllimi ishte për të sulmuar hotel Bolonjën në Vlorë ku qëndronin gazetarët e huaj që raportonin për gjendjen në Shqipëri, jo sipas dëshirave të Berishës.
Për këtë mund të pyesni edhe ish miq të Berishës, psh, Ylli Rakipin.
Mira Kazhani: Jeni ju gati të dëshmoni për këtë?
Jo vetëm për këtë. U arrit deri aty sa në ’97, Berisha priti në Shqipëri grupin e terroristëve që i kishin vënë bombën Kiro Grigorovit. Ata ofruan asistencë për të prodhuar dhe vendosur bomba në rrethet e jugut e sidomos në Vlorë.
Pasi nuk gjetën mbështetjen time logjistike, u detyruan të largoheshin pa kryer misionin.
Ndoshta nuk i kujtohet Berishës kush ia solli, por po ja kujtoj unë: I ka sjellë Tom Berisha, një mik personal i Saliut nga Kroacia dhe mik i Bujar Bukoshit.
Mira Kazhani: Thatë mes rreshtash më lart se dy partitë rivale kishin bandat e tyre, madje edhe vetë ju personalisht thoni se kishit logjistikë që nënkupton jo pak… Berisha apo opozita thotë që këto krime përfshirë sulmi ndaj ministrit ndodh sepse ai ka lidhje me krimin?
Izet Haxhia: Logjika thotë që po të jesh i lidhur me krimin, ky nuk ka pse të sulmon, aq më tepër nëse je mik me ta. Por edhe kur thonë të kundërtën që kjo qeveri po lufton kriminelët e për këtë qëllim po sulmohet, sipas logjikës time nuk qëndron. Grupet kriminale asnjëherë nuk kanë qenë aq të guximshëm në Shqipëri sa të sulmojnë shtetarë të lartë as kur shteti ka qenë fare i dobët.
Ndaj këmëngul që këto akte terroriste kanë një prapavijë të qartë politike dhe mbështetjen shpirtërore të ‘liderit antishtet’.
Atentati ndaj Gligorovit 1995
Atentati ndaj Gligorovit 1995
Mira Kazhani: Dmth bombat i urdhëron Berisha?
Izet Haxhia: Nuk ka nevojë sot që Berisha të thirrë vetë dikë e t’i thotë vendos bomba këtu e aty, megjithëse edhe kjo ka ndodhur në të shkuarën. Këta persona hidhen në veprime të tilla sepse iu bëhet e qartë që do të kenë mbështetjen e tij. Kur ai dëshmohet më i fortë se shteti, ata nuk e kanë frikë shtetin. Kujtoni bombat me telekomandë që u vendosën në Tropojë e që kanë vrarë me dhjetëra vetë. Financuesit dhe ekzekutuesit e këtyre akteve kanë qenë njerëz të afërt të Berishës e vazhdojnë të jenë kasaforta e parave të familjes së tij. Pa u shkatërruar mbështetja financiare e më pas ajo shpirtërore e këtyre, do vazhdojnë të plasin bomba edhe më të fuqishme.
Mira Kazhani: Drejtësia i di këto?
Izet Haxhia: Drejtësia i di këto. Unë do bëja pyetjen pse nuk vepron… Qeveria duhet të bëjë presion të përditshëm mbi të. Nëse duan të bëhet vërtet shtet. Në mënyrë të habitshme e kryen këtë presion për fukarenjtë që nuk paguajnë energjinë elektrike, por nuk bën presion politik për të çuar përpara drejtësisë këta njerëz njëherë, që me paratë e pista që kanë fituar në qeverisjen e Berishës, vazhdojnë të fitojnë edhe në qeverisjen e tanishme.
Mira Kazhani: Ju besoni se funksionon si atëherë në ’97-tën ende? Krimi politik dhe ai në përgjithësi, është sofistikuar mjaft në krahasim me ’97-tën, kur bombat e tritolit ndizeshin me fitil. Tani keni bomba të telekomanduara që pëlcasin me telefon …
Izet Haxhia: A e dini ju kur janë përdorur për herë të parë këto bomba? U përdorën tek VEFA nga një bashkëpunëtor i Gazidedes me urdhër të tij e të Berishës, për të fajësuar opozitën e atëhershme në prag zgjedhjesh. Atëherë janë vendosur nga urdhrat e Berishës. Mund të jetë ndryshe tani, por nuk besoj. U përdorën nga po i njëjti autor për të vrarë Haklajt dhe u blenë në Mal të Zi nga miku personal i Berishës dhe kasaforta e parave të tij. Për mua nuk ka asnjë dyshim që këto bomba e këto fushata terrori janë vazhdimësi e fushatave të mëparshme, përfshirë ato të ’97-ës.

Monday, February 9, 2015

U tha , u bë !



Nga Partizan Cene

Por mendoj se nuk është bërë plotësisht ashtu siç u tha !
E kam fjalën për faljen e faturave të dhanë afrofe , nga ish CEZ për kondumatorët familjarlë në Shqipëri .
Edhe para disa ditësh edhe sot ,OSHEE fal të tjera fatura aforfe . Kjo është një gjë e mirë për dy arsye . E para se përmbushet një premtim paraelektoral i qeverisë së " Rilindjes " dhe e dyta , se kështu vihet në vend drejtësi , me parimin që gjithkush të paguajë atë që ka blerë , pra që ka harxhuar .
 Mirëpo deri tani dëgjojmë se OSHE , po fal vetëm fatura për qytetarët dhe familjet në përgjithësi , dhe akoma nuk kemi dëgjuar që të falë edhe për bisnese të cilat vazhdojnë të vuajnë edhe sot  humbjet nga pagesa të paarsyetueshme dhe faturime të padrejta .  Dukeqënë se qeveria sot , po lufton informalitetin dhe vjedhjen e energjisë elektrike , i takon që ashtu të verë në vend edhe padrejtësitë në faturime tek bineset e vendit !
Pra ,pas anulimit të faturave aforfe të energjisë për 53 mijë e 900 konsumatorë, një tjetër vendim pritet të merret për t’i dhënë fund padrejtësisë ndaj abonentëve në lidhje me mbifaturimet... Shpresojmë që në këto listat e dyta të ketë vend edhe për faturat afrofe të bisneseve !
 Le të bërtasin përfaqsuesit e atyre që e  zhyti 1 miliard dollarë borxh kompaninë,OSHE ( dikurë CEZ).se gjoja po merren vendime në kundërshtim me interesat e shqiptarëve !
 Si gjithmonë ata janë kundër rrymës së ndryshimit që nuk e deshën kurrë , pasi vetëm ashtu do të mund të rimbushin xhepat e tyre kur të rikthehen ndonjëherë përsëri në pushtet !

*****************

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...