Tuesday, July 27, 2010

Prishtina jeton ne ritmin e saj ? Prishtinasit kane shume vende ku te shplodhen dhe defrejne .. !!


Nga Partizan Cene

Reportazh nga Prishtina ..

Prishtinen ndryshe , e quajne me te drejte edhe qyteti i pishinave .. Por ne rastin e ketij reportazhi , me shume do te flasim per parkun e madh kombetar dhe pishinen e tij ne Germia .Parku Nacional Germia, nje oaze gjelberimi ne verilindje te Prishtines ku qytetare te shumte gjejne frymen e dites, njihet si mushkerite e kryeqytetit kosovar. Se, edhe pse me restorante luksoze dhe pishine, qytetaret e dine mire se pasuria e vertet eshte ajri i paster, rrezet e diellit dhe freskia e drureve qe farfuritin.

Ky park eshte mushkerria e qytetit , ngaq ky te gjithe nje here apo perhere , marrin force dhe vegim per jeten dhe punen e tyre ..

"Vallahi kur dal n´qytet ka zhurme e tollovi e vec kur t´vi n´Germi m´qetsohet kryet. Atje s´ke ku del se asht ba maskarallek. Edhe po vine shume prej katundeve. E ky eshte gabim i madh si vec po vine e po grumbullohen ketu.

Kur t´vish n´qytet duhet me pas pune, e jo vec me ardhe e pastaj me dal e me plackit, me vjedh e me u marr me sene t´kqija,"- thote Tahir Kadriu, 74 vjec, te cilin e gjejme teksa shetit nen hijet e masivit te Germise. Por, me te dale nga hapesirat e Germise, Prishtina fillon e ndryshon ngjyre.

Vapa e veres, aroma e karburanteve, zhurma urbane e pluhuri te pllakosin gjithe kohes. E shtrire ne nje hapesire prej 572 kilometrash katrore, ne veriperendim te Kosoves me gjithsej 48 fshatra, Prishtina eshte e banuar me komunitete te ndryshme, te cilat deri me shperthimin e luftes nuk kalonin shifren 120 mije. Por, pas luftes, Prishtina ishte nje vend atraktiv per ndertime te egra me c´rast lagje te shumta me shtepi banimi u zevendesuan me ndertesa kolektive, shumica prej te cilave nuk kane hapesire per gjelberim as vend-parkingje. Keto duken me te theksuar ne periferite e qytetit ..

Dyndja e popullsise nga vise te ndryshme te Kosoves, e rrit numrin e banoreve ne rreth 500 mije shumica prej te cileve eshte koncentruar brenda kryeqytetit. "Ky urbanizim i eger e ka shkaterruar Prishtinen per shume dekada. Arkitektet e krejt dynjase e kane veshtire ta sjellin ne rregull urbanistik kete kryeqytet te Kosoves, i cili neser do te jete metropol evropian!"- mendon Esadi, banor i "Kodres se Diellit", i cili kujton Prishtinen kur ka qene krejt ndryshe. "Prishtina ka qene shume e dobet e mandej ka ardhe duke u permiresu e permiresu, e deri e muren serbet. Kur e moren ata e prune qysh e dini ju vet...Lufta e coroditi krejt! E tash eshte permiresu goxha shume, por nuk po lejne prape njerezit tone me u zhvillu sa duhet. Paj korrupsion ka shume, padrejtesi ka shume, s´po mendojne njerezit per popull. Fabrikat i mshelen, te rinjte i lane rrugeve krejt, i shiten te tana. Me qeto hesapet tona qysh po shihet, deri tash vec prapa po shkojme.

Te bie ne sy ne Prishtine , shume ngjyreshja e Taksive te cilat , jane te shume shoqerive .. Bile edhe privat te rendomte qe kane mundur te marrin nje makine dhe ta kthejne ne taksi , prape kane ngjyren e tyre te taksise dhe nuk bashkohen me nje ngjyre te vetme si ne te gjitha qytetet e Evropes .. Por duke u bere Prishtina nje Metropol i madh edhe keto '' vogelsira '' do te rregullohen ''

" Drejtues te komunes se Prishtines ne nje konference per mediat prezantuan programin per zhvillim ekonomik per vitin 2010. Nderkohe qe, shuma e investimeve per projektet kapitale ne komunen e Prishtines kalon shifren prej 40 milione eurosh, thote , nenkryetari i komunes, Avdullah Hoti. "Prej te hyrave vetaike sivjet kemi diku rreth 18 milione dhe prej grantit qeveritar edhe 10 milione te tjera per projekte kapitale, qe pergjithesisht jane 29 milione euro.

Kesaj shume i shtohen edhe 4 milione e gjysme qe vijne prej ministrive te linjes si dhe disa te hyra vetanake te viteve te kaluara, te cilat investohen sivjet. Keshtu qe shuma e pergjithshme eshte 42 milione euro investime kapitale ne komunen e Prishtines per vitin 2010.

" Per te rinjte si Ilir Ferizaj, i cili ka studiuar dhe tashme punon ne "Qytetin e Studentit", Prishtina ka nevoje per ndryshime thelbore ne cdo kuptim: "Thone: "Shqiperia eshte, por le t´i bejme shqiptaret".

Ne vendin e quajtur ''Qafa '' restorantet te bejne karshi .. por te keputet shpirti kure me poshte perballe gjykates , shikon shume te rinj e me te vjeter , me veglat e punes ne dore , te cilet kerkojne pune ,, Fadil Loku , njeri prej tyre me thote : '' Nuk ka rendesi mor , burre se cfare pune .. , amujt me gjete nje menyre te coj do euro ne shpi tek kalamaja .. dhe familja .. Cdo dite ketu eshte keshtu plote ..''

Por sic thashe me tutje , restorantet dhe kafetieret jane te mbusjhme deri ne te gjitha tavolinat ..

Edhe ne Kosove, ne kemi kryeqytetin por duhet t´i bejme edhe kryeqytetasit. Sepse, Prishtines i duhet jo vetem nje organ qeverises i mirefillte por mbi te gjitha nje shoqeri e mirefillte me qytetare, qe jane te vetedijshem per veprimet e veta. Sepse, vete qytetaret jane ata qe po i bejne disa ndertime te cilat edhe ata vete e dine se nuk jane te lejuara.

Prishtina duhet te ndryshoje thelbesisht, pikerisht ne aspektin urbanistik, cfare do te ishte e dhimbshme per shume njerez qe kane bere investime marramendese. Por, kjo duhet bere per hir te te gjithe qytetareve qe Prishtina te jete me e bukur dhe me funksionale per te gjithe. Pastaj, edhe kete ceshtjen e denimeve komuna nuk po e zbaton sa duhet, keshtu qe lemshi gjithnje po rritet e po behet perhere e me i pazgjidhshem.

Ne taracen nbe krahe te Hotelit '' Grande '' eshte nje grup te rinjsh , qe megjithese mengjes kane ardhe ta pine kafen ketu ..Mbas tyre duken edhe te tjre dhe dalengadale , po mbushen edhe ketu tavolinat dhe ambientet e Tarraces se ''Grandes''..

Mirepo , sic mundem te marrim vesh ; nderkohe paralajmerohet ndertimi i "Prishtines se Re", e cila planifikohet te ndertohet ne pjesen e jugore te qytetit ne nje hapesire 1000 hektareshe, ku do te behet shperngulja e objekteve qeveritare dhe institucioneve te tjera shteterore.

Qe nga kryqeaimi , ne hyrjen e parme te qytetit deri tek stacioni i autobuasave , duket vjetria e qytetit qe kekon dore te forte ..per tu rregulluar dhe per tu bere , ashtu sic e enderrojne prishtinasit ...Nje vend i bukur dhe komod ..

Mikepriteja prishtinase , eshte e dukshme ne miresjelljen e kujtedo qe takon , per nje pyetje apo edhe per nje problem te momentit .. Karakteristike qe mbetet ne mendjen e kujtedo qe e viziton rralle , apo shpesh Prishtinen

Vendimi i GJND : Fundi i dilemave , dhe karta e djegur , e te ashtuquajturit ”precedent”

Analize :

Nga Partizan Cene ..

Gjykata Nderkombetare e drejtesise e dha verdiktin e saj , ashtu sic e prisnin te gjithe shqiptaret por edhe te gjithe miqte dhe dashamiresit e tyre ..Por ne Evrope ka akoma dilema te paqarta , apo ne shume raste edhe dashakeqese ,te cilat i bejne shume vende , te Evropes se Bashkuar dhe disa te tjera qe nuk jane ne te , qe te hezitojne , ose te deklarojne kategorikishte se nuk do ta njohin pamvaresine e Kosoves ..






Mirepo ,Bashkimi Evropian shpreson të arrijë më tepër kompaktës në radhët e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës , me shume tani , pas mendimit të drejtësisë ndërkombëtare, që i vendos nën presion shtetet që nuk janë shprehur ende për ta zbutur qëndrimin e tyre.
"Duke e bërë të vlefshme ditën e enjte deklaratën për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJND, i vuri në vështirësi vendet evropiane që nuk e njohin ende atë", shprehet një diplomat evropian i rangut të lartë.
"Debati për njohjen e Kosovës do të rifillojë pas konkluzioneve të GJND-së", thekson një diplomat tjetër, ndërkohë që situata në rajonin e Ballkanit , po diskutohet të hënën në Bruksel me rastin e një mbledhjeje të ministrave të Jashtëm evropianë.
Perserisim edhe njehere se , cështja e statusit të Kosovës ka qenë që në fillim delikate për Bashkimin Evropian pasi pesë prej 27 vendeve të tij, Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja i Jugut, vazhdojnë të mos e miratojnë pavarësinë e Kosovës.
Në shkallë të ndryshme të gjithë dyshojnë se mos ky precedent ushqen apo nxit tentativa separatiste tek ta, për sa u përket katalanasve ose baskëve në Spanjë, minoriteteve hungareze në Rumani ose Sllovaki, apo turqve në Qipro.Ky mendim mundon eshte Sllovaket dhe Greket tane fqinj ..
Me kete çarje krijohet një efekt negativ në një kohë kur Evropa e ka bërë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor një test për diplomacinë e saj dhe kur ajo ka zgjedhur si një Përfaqësuese të Lartë për Çështjet e Jashtme me kompetenca më të mëdha që është Catherine Ashton .Kjo zonje është e ngarkuar pikërisht me koordinimin e veprimit të jashtëm të BE-së.
Tani për tani, vendet që dallohen nga pjesa tjetër e BE-së duket se janë të vendosura. Rumania dhe Spanja dhe Sllovakia ,kanë mbajtur qëndrimin e tyre për mos njohje pas mendimit të GJND-së.
Por, presioni po rritet. "I inkurajoj të gjitha shtetet e tjera që nuk e kanë bërë ende, ta njohin tashmë Kosovën", kërkoi ministri i Jashtëm britanik, William Hague. Nderkohe edhe zv/presidenti amerikan Xho Baiden , leshoi nje një mesazh të ngjashëm.dje mbas dite , per te gjitha vendet qe kane nje dileme te tille per Kosoven..
Dhe kjo ka bere qe ;disa shenja zbutjeje janë parë tashmë. Kështu, të 27 vendet e BE-së, përfshirë pra edhe ato të pesta që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ranë dakord këtë javë, pas bisedimeve të vështira, për një reagim të përbashkët ndaj mendimit të shprehur nga GJND-ja që thekson se një "fazë e re" po hapet dhe se e ardhmja e Serbisë dhe e Kosovës është në Bashkimin Evropian".KJo gje , eshte nje shenje e qarte , se ne mos tani , me vone , edhe keto ''kokeforte ''te Evropes , do te kthejne pllake , ne marrdheniet me shtetin me te ri ne Ballkan dhe ne Evrope ..

Ky mund te quhet nje hap i pare , i unifikimit te qendrimit evropian ndaj Prishtines ..Sidoqoftë, vendet kundërshtuese janë përpjekur të qetësojnë situatën në mënyrë që mendimi i GJND-së të mos përdoret nga Serbia , por edhe nga Kosova për t'i hedhur benzinë zjarrit.

Sipas Michael Emerson, analist i Center for European Policy Studies, vendimi i gjykatës mund t'i nxisë ato të marrin një vendim, në favor të njohjes me kohë.Tema simbas tij nuk eshte me tashme , a dota njohin ose jo Kosoven keto pese vende . poe kure dhe sa do te vonojne , ta bejne nje gje te tille .. !!.. !!
Mirepo ekspertet e ceshtjes Serbo shqiptare , mendojne se , grupet separatiste, të inkurajuara nga mendimi pozitiv i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJND për deklaratën e pavarësisë së Kosovës do të shohin se dokumenti nuk krijon precedent ligjor.
Edhe arma , '' Precedent '' e luajtur , nga Serbia dhe Rusia , me ane te se ciles trembnin shtetet e botes , se do te fillonte procesi domino , ne raste te nje vendimi pozitiv per Kosoven nga GJND, u shua vetem disa ore mbas vendimit .. pasi specialistet ligjore , qe komentuan vendimin U shprehen se , vendimi i kishte te percaktuara kushtet , te cilat cuan ne pamvaresine e Kosoves ..Pra ,mendimi konsultativ, jodetyrues për shtetet, i GJND-së ishte i kufizuar në faktet specifike lidhur me rastin e Kosovës dhe nuk u jep asnjë të drejtë minoriteteve të shpallin pavarësinë e tyre, sipas disa specialistëve të së drejtës ndërkombëtare.

Simbas Willem van Genugten, pedagog i të drejtës në universitetin e Tilburgut., "Për grupet minoritare që parashikojnë të shkëputen, mendimi duket në shikim të parë si diçka e dobishme. Por, ai nuk i ndihmon aspak ata nga pikëpamja ligjore"... !!
Ndersa ne nje prononcim tjeter ;"Gjykata gjeti një mënyrë elegante për të mos krijuar precedent dhe si i tille ;në një kuptim ligjor, mendimi konsultativ nuk i ndihmon grupet minoritare sepse atje ato nuk gjejmë asnjë të drejtë", deklaroi Jean d''Aspremont, pedagog i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit.

Por edhe nje analist tjeter i ceshtjeve ligjore nderkombetare , zoti Marko Pelec, analist i OJQ-së International Crisis Group argumenton se : "Analiza ligjore e mendimit konsultativ do të jetë interesante për avokatët, por jo për luftëtarët për liri"... !!

Por akoma me thelle , mendojne anetaret e BE , se nje joshje e radhes per Serbine , per nje anetaresim te mundshem ne BE , do ta zbuse seriozishte , qendrimin e saj strikt ndaj Kosoves , se interesat e saj per ne BE , atehere mund te jene me te larta se sa problemi tashme i humbur , me Kosoven .. !!
Beogradi zyrtar ka treguar se kërkon të paraqesë kandidaturën në dhjetor. Pra afron rasti .. Tashme edhe BE ka nje argument te fuqishem ligjor , qe ta presionoje Beogradin , para se ti jape ate qe kerkon .. !!

Eshte e domosdoshme tashme , si fillim qe , evropianët te përpiqen t'i qetësojnë ata që i shqetëson precedenti i Kosovës.

Thursday, July 1, 2010

Inati i gjarperit ... Skice humoristike

Shkruar nga Partizan Cene ..

Qe i vogel , gjarperi Guriun , e kishte shume inat .. ose me mire te themi; ai e kishte inat gjarperin .. !
Apo dale mos ti ngaterrojme gjerat , me shume e kishte frike gjarperin ..
Dhe kishte nje shkak .. Ky shkak e kishte zanafillen , atehere kur ishte i vogel ..

Jetonin ne nje fshat shume malor , por per shyqyr e kishin te pakten nje shkolle aty ne fshat.. Ishte shkolla fillore e fshatit ..Gjithemone Guriu , bashke me vellain me te vogel Zenin , ktheheshin ne shtepi , dhe pasi merrnin celesin , hapnin deren .. Mirepo per celesin kishin nje vend te ''fshehte'' qe e dinin vetem ata . Aty mamaja e tyre u linte celesin e shtepise .. Tani mund ta tregojne sekretin .. Ishte nje guve e vogel , ne guret e murit te shtepise , ku Guriu fuste doren dhe merrte celesin ...

Ashtu beri dhe nje dite te bukur pranvere .. I lodhur dhe sigurishte edhe i uritur , futi doren te marre celesin , ne vrymen , ne krahun e djathte larte , te portes se shtepise .. Me gishtat e rritur tashme , kerkonte ne guve , dhe per nje cast kuptoi se e kapi shiritin e rrobes ne te cilin , shkonin per ta ruajtur, celesin e shtepise .. Por sa e preku '' shiritin'' e rrobes ndjeu nje kafshim te forte dhe shume te dhimbshem ne gishtin tregues te dores .. E terhoqi fuqishem doren dhe cte shikonte .. Jashte guves , bashke me doren doli edhe nje koke gjarperi . Ishte pikerishte , ai qe e kishte kafshuar .. ..Britmat e tij , sollen komshinjte afer te cilet e ndihmuan per te shkuar menjehere ne qendren shendetesore te fshatit , dhe qe andej ne spital ne qytet ...

Pra kjo histori i kishte sjelle nje frike dhe neveri per gjarperinjte ..Kete gje per shume kohe e mbante sekret ..Por sic e kemi zakon ne shqiptaret, asnje sekret nuk ngelet pa u zbuluar ..

Dhe me te veretet , shoket ne repartin ushtarak ku punonte si oficer i ri , duke e ditur qe ai kishte shume frike nga gjarperinjte , i benin gjithemone numra me gjarperinj te ngordhur apo edhe te gjalle ..
Nje dite , kure po benin pushimin e drekes , mbas nje stervitje , ne repart , nje oficer shok i tij , qe e kishte mesuar friken e Guriut , solli nje gjarper te madh , te gjalle dhe shkoi para guriut .. Ai jo vetem u tremb por u keput fare dhe i lutej te mos te afrohej me shume ..
Oficeri , vashdonte lojen e tij , duke e tundur gjarperin sa andej kendej , perpara tij ne 6-7 metra largesi ..
Kure u afrua dhe pak me shume .. Guriu i tha prere : Te them per here te fundit ..Po u afrove me afer do te te qelloj me arme ..
Per nje cast oficeri shoku i tij , nuk i mori per baze dhe beri edhe nje hap me perpara ..Guriu nxorri pistoleten dhe pasi beri levizjen e mbushjes , ju drejtua , oficerit qe mbante gjarperin ne dore :
- Te qellova , dhe nuk bej shaka .. merre gjarperin dhe largohu ...
Oficeri qe kishte zvarranikun ne dore , u zverdh dhe e humbi fare para armes se mbushur :
- Po ...ppprrrit mmoor bburre ... Shaka bbejeme ... I merreshin fjalet nga goja atij . Nga emocionet dhe nga frika e armes ai pa dashje e leshoi gjarperin ne toke .. Gjarperi , coi pak koken larte dhe filloi te levize i frikesuar , por ne drejtim te guriut .. Ky sa e pa qe gjarperi po drejtohej nga ai , e futi ne brez pistoleten dhe ja dha vrapit ...... !!
Duke vrapuar ,megjithese , i tmerruar nga levizjet e gjarperit i erdhei , ne mendje nje thenie e nje te mocmi .. Kur je frikacak edhe arama nuk te burreron ...!!

Partizan Cene Maj 2002 ...

Sunday, June 27, 2010

''Hakmarrja e Sem Dhise ''

E therrisnin : ''Sem Dhia '' .. Mbiemri i tij ne fakt ishte Bani .. Pra Kasem Bani, ishte i gjithe emri . Por kishte kohe qe nuk po e degjonte ..Te gjithe i therrisnin ne nje psudonim te shpifur te cilin nuk e kishte dashte kurre ..
Historia e nofkes , qe kishte edhe fjalen ''dhi '' brenda ishte shume e vjeter. Ajo zanafillete qe ne kohen kur , Kasemi ishte ne fshatin e tij te lindjes , para se te shkonte ushtar ..Dhe me pak fjale , historia e ketij llagapi , pa shume kuptim ishte keshtu :

.....Ai , u rrit gjithemone , me bagetine , ne fshat .. Aty kishin edhe dhi edhe dele , por jo lope , sepse zona ku ndodhej fshati ishte shume lart mbi nivelin e detit , ndaj nuk e kishin te lehte lopet te gjenin ushqimin e tyre , ashtu si e gjenin ne zonat fushore ..Pra delet dhe dhite ishin kafshet e zakonshme te qumeshtit qe mbanin atehere ne fashtin malor te Kasemit .. Mirepo edhe keto kishin ngele ne kujtese tashme , se tufezimi ne te gjithe zonen , i kishte lene shtepite te shkreta dhe te qeta , nga blegerimat apo mehecite e dhive ..!!

... Por mbeti llagapi ama per te ; ''Sem Dhia ''.. Meqenese , u rrit me tufen e dhive , edhe malli per to e merte shpesh ..Keshtu nje dite , kure kishte shkuar tek stallat larte ne mal per te pare edhe njehere dhite e tij , cobani qe ishte aty e pa se po perqafohej me to sikure te ishin motrat dhe vellezerit e vegjel te tij .. Ai u mbush ne te qare , dhe nuk mund te largohej qe aty ..

Dhe cobani e beri muhabet kete gje ne fshat . Keshtu , gojet shakaxheshe te fshatit , filluan ta quajne: ''Sem Dhia ''... Pra ,Sem dhia njeri , Sem dhia tjetri ,e keshtu me radhe e moren vesh te gjithe .. Kjo e besdiste shume sa ishte ne fshat ..


Por po te ishte vetem kaq ai nuk do te kishte shume problem , pasi fshataret e dinin qe ai i donte shume dhite e tij ..Mirepo nje dite kure ishte ushtar , nje bashkefshatar i tij , e pa , kure po rrinte me nje grup ushtaresh te tjere dhe i thirri qe larg , njerit prej tyre : - Thirreni pak ate Sem dhine ..
Dhe shoku i tij e thirri : - O Sem Dhia , te kerkon ai shoku ..
Kjo ishte e tepert .. Pra e mesuan edhe ne repart , se ai na kishte edhe nje emer zoologjik , qe e perziente me dhite .. Keshtu u hap lajmi ne repartin e tij edhe pse ishte shume larg nga fshati .. !!


Kure mbaroi ushtrine , per bukuri e pranuan , te rrinte kapterr ne ushtri .. Kete e bene se gjyshi i tij kishte merita ne lufte , bile edhe ishte plagosur , si partizan i brigates se Pare Sulmuese ...

E gjithe shkolla qe kishte bere ishte , ajo e fshatit , nje shkolle 7 vjecare , te cilen sido qofte e kishte perfunduar rregullishte . Por , qe nuk kishte shkolle te mesme apo edhe me larte , nuk e pengoi Semin , qe te ingranohej ne forcat e armatosura , si kapterr i devotshem ..Detyra qe i dhane ishte magazinier ne nje pike hapjeje , per zborristet , ne afersi te Ujit te Ftohte ne Vlore ..

Jeta si kapterr , e rregulloi disi , duke e shkrire me jeten e qytetit . Mos kujtoni per ndonje gje te madhe , por te pakten edhe nje shtepi te vogel e mori , edhe nje grua nga fshati e solli pastaj, tek kjo shtepi .. Dhe ashtu krijuan familjen e tyre te devotshme ..!!

Dhe mbas disa vjetesh , ne kete detyre , punet i shkonin mire bile edhe shume mire mund te themi .. Ai ishte i kenaqur , nga rroga por edhe nga familja qe i ishte shtuar me dy brokulak , nje dajaleze te vogel me te motren e tij pak me te madhe ..!!


Cdo gje do te shkonte vaj , nqoftese , nuk do te behej sebep nje djale nga fshati bashkemoshatar me te , i cili prej shume kohesh punonte ne ndermarrjen e naftes ne Vllahine ..Ndofta nga rrastesia , ndofta nga fati i keq i Kasemit , ky Bendua , keshtu quhej djalloshi , ishte caktuar qe , ta bente zborrin ne piken e hapjes , aty tek '' Uji i Ftohte'' , pikerishte ku sherbente edhe Kasemi , fshatari i tij ..!!

Vete Bendua nuk e dinte , qe ne kete repart , sherbente edhe Kasemi .. Nje dite pasi kishin marre njoftimin , shkuan bashke me shume shoke te ndermarrjes se Naftes , qe te merrnin rrobat dhe furnizimet , per tu bere gati per diten e neserme ,te zborrit ...
Por kure u paraqit tek sporteli e njohu menjhere dhe i thirri pa te keq ne fillim : - Oooou ''Sem dhia '', po ti ketu ?? Aaaaa do te me japesh nje pale rroba te mira ..Ja me duket se qenkerkam me fat ...

Ky ishte kulmi ... Edhe mbas 15 vjetesh e me shume, prape , vjen dikush e i kujton ate qe ka dashte shume ta harroje ...Beri se nuk e degjoi, Bendon , dhe nuk i dha shume rendesi asaj qe tha , me qellim qe te mos tu jepte shkak , zborristave te tjere qe prisnin ne radhe .. Beri nje pohim me koke , dhe kaq ishte..

Por me te vertete edhe nga ana tjeter kaq ishte ; Ata qe e degjuan , i bene veshte kater dhe u habiten me llagapin e kapterrit .. Ne ate kohe dihet qe nje kapterr nuk kishte dhe shume sy te mire , aq me shume tek zborriste te cilet ishin disa dite e do te shkonin ne punen e tyre .. !!

Te nesermen , kur cdo gje ishte ne rregull edhe te gjithe ishin rreshtuar .. komandanti i madh , i kerkoi hesap Kasemit se, a ishin furnizuar te gjithe ... !!

Njeri nga turma , si per cudi te Kasemit , foli me ze te ulet : Sem dhia ...Dhe kasemi u afrua , duke ngritur koken serbes , sikure te mos kishte ndodhe gje .. Sa iku komandanti , dhe punet ishin ne dore te Kasemit , prape nje qafir tjeter , e hodhi helim e tij : Sem dhia .. Dhe pastaj fshihej , dhe prape e njeta gje .. Kjo u perserit disa here .. Ne nje moment e pa . .. Ai qe theriste dhe fshehej ishte Bendua ..fshatari i tij ..

Kasemi , ishte nga natyra pak , i ngjitur dhe si duket ua kishte sjelle ne maje te hundes edhe te tjereve , se sa e degjuan Bendon , e bene te tyre nofken per te ; Sem dhia , duke e thene kete shume here ne kor ...Kjo e xhindosi me shume ...
Te nesermen , qe ne mengjes , kur perseri u be rreshtimi , ai u detyrua te mos afrohej shume , se zborristet e kishin per kollaj , ta flisnin nen hunde , me llagapin e shpifur ..

Por nuk ishte e thene .. ... !! Te gjithe ate gje e mesuan , dhe tani nga ; ''shef Kasemi'', e quanin '' Sem dhia''... Dhe fajin per kete e kishte vetem nje njeri ; Bendua , nga fshati i tij .. Nuk kishte ndonje armiqesi me te , por ndofta xhelozia se , pse ai punonte ne nafte , dhe Kasemi , ishte veshur kapterr ne Vlore .. Shpjegim tjeter nuk kishte ..

Zborri kete here ishte nente ditore , dhe te gjitha ditet kalonin shume te tensionuara per Kasemin .. Kudo qe shkonte tani , bile edhe ushtaret filluan ta terbonin me emrin e padeshiruar; ''Sem dhia ..''

.......

Tani , per Kasemin kishte vetem nje ngushellim ; kishte disa dite kohe qe te hakemerrej pa u vene re, dhe pa u marre vesh .. Per kete e kishte pergatitur edhe planin gati :

Ishte dita e tete e zborrit , dhe ate dite do te behej qitja .Kasemi, kastile , ne furnizimin me municion qe kishte derguar ne poligon kishte lene nje arke mangut , me pretendimin se nuk kishte ne kete mangazine dhe do ta sillte nga nje depo tjeter qe ishte disa metra me larte .. Per kete ju lut komandantit , qe ti linte nje zborriste , per te marre arken me municion.. Komandanti , meqe kishte besim tek Kasemi , i tha :
- Po cilin te te le o Kasem ??
- Bendon shoku komandant , e kam edhe nga fshati dhe do te merremi vesh mire , me te .., u shpejtua te thoshte Kasemi ..

Dhe keshtu u be ..Kasemi , e ftoi Bendon qe te shkonin bashke tek depua e municionit .Te tjeret iken , me makinen e repartit per tek fusha e poligonit te qitjes , ne Pyllin e Sodes ... Ne fillim Bendos nuk i pelqeu , por mbas nderhyrjes se Kasemit se , do te kalonin diten , bashke per nje arke municion , i pelqeu si ide..

Sa shkuan ne depo , dhe hapen deren e saj , Bendua e pa arken e ''vogel '' me municion , te cilen e dinte se kishte transportuar edhe here te tjera , arka te tilla ..
E kapi arken ta hidhte ne krahe , por ajo ishte teper e rende .. U habit , dhe i tha Kasemit qe ta ndihmonte ..
Po , Kasemi e ndihmoi sa e hodhi ne krahe arken .. Ajo ishte e rende kaq shume sa atij i merreshin kembet ..
Megjitheate , detyra ishte '' luftarake'' dhe duhet ta bente se sben .. Kasemi per ta '' inkurajuar'', i vente nga mbrapa , dhe bente sikure po e ndihmonte , deri sa arriten ne rrugen kryesore , Skele -Vlore ..
Bendua , tha se tani ja hodhi .. E uli arken me ndihmen e Kasemit , dhe po priste aty ..

- Cfare pret , i tha Kasemi ..
- Autobusin Shef , cfare te pres , ku cohet kjo ne krahe deri tek Pylli i Sodes ??
- Je ne vete , i thote shpejte Kasemi , do futesh ne autobus me njerez , arken me municion ??Hajde shpejt dhe mos na ben numra , se do e marre vesh kush dhe na fute ne burg ...
Bendua u tmerrua .. Pra ,edhe kater- pese kilometra te tjera do ta mbante ate arke ne krahe ??Mos te harronte se kishte dhe paisjet dhe armatimin e tij, personal , vec arkes me municion ..
Kjo ide e merziti shume .. Ishte jashte mundesive te tij .. Por detyra ishte detyre , cte bente ??

Dhe me '' ndihmen '' e ''Sem dhise'' , u detyrua ta hedhe ne krahe . Kasemi e ndiqte nga mbrapa ..
Kur , lodhej dhe deshte ta ulte , Kasemi e qortonte menjehere : - Nuk je ne rregull me duket .. Te tjeret presin mun icionin dhe ti do terrish rrugeve ?? Hajde , hajde , shpejte .. na presin .. Do te te vije edhe radha per te bere qitje ...
Po , kjo e fundit ishte ajo qe e diqte me shume Bendon ..Po sikur ti vinte radha dhe ai te mos ishte ne pozicion , si do ta justifikonte ate vonese .. Ne fund te fundit , nje arke me municion vajti per te marre ... Mbase sot nuk ishte mire , nuk kishte dhe shume fuqi apo , arka ishte kaq shume e rende , .. Eeee hh dereqin !!

Dhe ashtu me shume e shume mundim , diku e uli , dhe diku shpejtohej , me kembet qe i shkonin sa andej kendej , arriten te dy , ne poligonin e qitjes ..
Aty sa u futen tek fusha e rrethuar , Bendua deshi ta ule arken poshte , por shefi , i dha kurajo se edhe disa metra ishin deri tek vendi ku ishin edhe arkat e tjera .. !!
Dhe ashtu bene . Arken e ulen aty prane arkave te tjera .. Sa u ul arka ne shesh ,Kasemi ju afrua Bendos :
- Patriot , sa shkolle ke ti??
- Une ?? Kam shkollen e mesme , pse me pyet ?? .. Tha Bendua ..
- Une nuk pyes kote , i thote Kasemi .. Sic e shikon ke shume shkolle qerrata .. Aq sa , mbabave mend ate punen e dhive , per mua .. Por koken e ke prape bosh , per te kuptuar ate qe , arken e kishe te mbushur me zall deti ...
- Aaaa ... Po thua vertete ?? ,u xhindos Bendua ..
- Po ja shikoje , i thote Kasemi , dhe me nje leve te vogel qe e kishin apostafat per te hapur arkat e municionit , hapi arken '' perbindesh '' qe peshonte aq shume ,sa ja keputi mesin dhe kembet ne ato pese kilometra , qe e mbajti ne krahe ....
Po po oooo .. sa budalla kam qene , une thashe nje here ta hapja .. por nuk e hapa .. Ma hodhe Kasem ...
- Aaaa , nashti e the tamam emrin , i pa udhe , Mbase do ta mesosh mire , qe une e kam emrin Kasem Bani ... Vere mire ne koke kete gje .. I tha triumfatore Kasemi ....!!

Qitja ishte duke u mbaruar , dhe Bendua i kishte edhe duart edhe shpirtin te keputur ...-'' Mos valle , me takonte , se e kisha tepruar ??''... Keto mendonte kure degjoi emrin e tij ,per radhen e qitjes ... !!!

Partizan Cene Qeshor 2010 ..


Sunday, June 20, 2010

Interesim per Reforme Zgjedhore . apo tentative per te shperndare vemendjen ??


Nga Partizan Cene .. !!


20 /06/2010 Keto dite ka filluar te flitet edhe per nje gjemb te mprefte qe shpon gjithemone qeverine , pra PD dhe LSI .. Behet fjale per te ashtuquajturen ”Reforma Zgjedhore ”

Jo se nuk eshte e domosdoshme , reforma zgjedhore , por nga menyra se si kerkohet dhe nga koha kure kerkohet , duket qarte se , nuk behet fjale per nje reforme , sic ka kuptimin fjala , por per te terhequr vemndjen dhe per ta joshur opoziten qe ti largohet , qellimit te saj final . Domethene ti largohet kerkeses per nje hetim total dhe te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit, te nje viti me pare ..

Tellallet e qeverise , kane filluar tu bien kambanave , se gjoja jane te shqetesuar per mungesen e deshires se opozites per te bere reformen zgjedhore ..Shume shkrime ne deisa gazeta ,te cilat e shikojne Shqiperine e Berishes me te njejtit sy , sic e shikonin gazetaret e Zerit te Popullit , dikure , Shqiperine e Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise ..Pra, si nje shkemb graniti ,fanar ndrycues , ne brigjet e Adriatikut ..
Per shume nga keta ”gazetare komentator”, i gjithe problemi eshte opozita dhe vecanerishte Edi Rama si kryetar i opozites , qe eshte jashte vathes dhe influences se Xhaxhit te sotem ..

Por a eshte me vend qe te kerkohet reforme zgjedhore kure ne te njejten kohe , po kerkon te dije populli se cu be me votat nga reforma e para nje viti ??

Shume shqiptare , atehere , pra kure Partia Socialiste dha kosensiusin per reformen zgjedhore , dhe u be ligji qe eshte ne fuqi , ndien nje shije te hidhur dhe nuk u erdhi aspak mire , me veprimet e Edi Rames dhe PS -se .. Megjitheate , duke u vene argumentat ne shesh , per te miren e vendit , dhe integrimin , u pa e udhes se veprimet e PS ishin shume te llogjikshme .. Gjitheashtu , e dinte populli opozitar se kujt , partia e tij, i dha konsensiusin dhe besen ..
Pikerishte ketu tek besa , ne zgjedhjet e kaluara mori goditjen fatale ; Sali Berisha dhe PD , jo vetem qe nuk e mbajti fjalen .. por edhe i vodhi ata, simbas tyre .. Pra ju dha besa nje te pa besi .. Dhe si mund te behet nje gabim i dyte perseri ..????

Mendoj se te behet nje reforme e re ne sistemin zgjedhor , me nje ligj te ri:
- Duhet ne radhe te pare te dihet sakte se ku ka caluar ligji i pare ..
- Duhet gjitheashtu te dihet se ne cmase ka patur hapesira qe te influenconin instancat mashtruese dhe tjetersuese ,gjate zbatimit te tij ..Ose
- Duhet mendoj une qe , para nje konsensusi te ri , duhet argumentuar se ku eshte tradhetuar konsensusi i pare .. etj .. si keto ..

Por tani qe opozita ka rreth nje vit qe eshte popthuaj jashte parlamentit dhe kerkon me ngut ti tregoje popullit pikerishte keto,duke kerkuar transparence te plote te zgjedhjeve , tellalet e qeverise , filluan te levizin guret , per ta larguar vemendjen nga ketu ..

Ne asnje vend te Botes , nuk dihet dhe nuk kemi degjuar , qe kure ka nje krize politike .. dhe mbi te gjitha te shoqeruar me nje krize besimi .. pse jo edhe me nje krize te trete , ate institucionale , nuk mund te behet fjale per nje konsensius te ri .. pa vene ne vend te parin ..

Do te thoshja se ky eshte edhe kyci qe Shqiperia eshte tani e 20 vjet , ne kerkim te integrimit ne BE…Megjithese kemi 20 vjete qe rrezuam diktaturen me te forte dhe me te ashper ne Evrope , prape , nuk kemi mundesi te dalim e te levizim lirishte ne Evrope e ne Bote , se jo shume apo pak , na quajne se vijme nga nje vend jo i stabilizuar .. Dhe kure vjen nga nje vend, i jo stabilizuar demokratikisht dhe shteterisht , per Evropen dhe Boten , je burim telashesh ..Pra kjo eshte ne thelb , refuzimi i herepashershem i Shqiperise nga Evropa ..

Ceshtja e reformes zgjedhore , eshte them une , nje ceshtje teknike, por qe ka nje baze te forte politike dhe shoqerore .. Nje konsensius jepet per nje nate dhe , mbas nje tjeter nate , u be ligji .. Por puna eshte si , dhe kush do ta zbatoje ligjin ?? Sa dhe si ka vend dhe hapesira per ”Rriuzhdie ”dhe ” Rruzhdinj ” ne ate ligj …
Keto gjera do te behen te qarta vetem po te hapen kutite me materialet zgjedhore te zgjedhjeve te kaluara .. dhe po te jete e nevojshme edhe kutite e votimit , me qellim qe te duket qarte , ku ishin te carat e ligjit te pare , qe te mund te cimentohen ne nje ligj te dyte ..
Populli pa diskutim , nga intervenimet qe kemi bere , nuk eshte dakord per nje konsensius , per nje ligj te ri , pa u sqaruar me pare dhe pa u bere transparenca e zbatimit te ligjit qe eshte ne fuqi ..

As nje udheheqes dhe asnje grup kolegjal i opozites , nuk do te jape ok per nje konsensius te tille ..
Integrimi ne BE , dhe procesi i liberalizimit te vizave , tashme ka nje kanal ne te cilin rrjedh .. Kete nuk e ndalon asnje lloj mosdhenie konsensiusi per nje ligj te ri ..Por e ndalon , dhe sic shihet po e largon per dite e me shume , mos deshira dhe mos degjimi i qeverise dhe zotit Kryeminister per te bere transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit ..

Evropa po presionon dhe paralajmeron perdite , por fjalet e saj bien ne veshin e shurdher Berisho – Meta-n , te cilet per karrigen e tyre , sic duket kane vendosur te sakrifikojne edhe Vizat edhe Integrimin … !!Iku edhe qershori .. eshte thene per ne dhjetor qe do te shqyrtohet problemi i liberalizimit te vizave , por as mot ne qershore nuk do te levizim te lire .. kjo tashme eshte e hipotekuar ..
Refuzimin e politikave te Berishes dhe qeverise qe ai po drejton, Evropianet e shprehin jo vetem me fjale te drerejteperdrejta , por mbi te gjitha me mos miratimin e liberalizimit te vizave dhe largimin e dhenies se ndonje date per fillimin e bisedimeve per anetaresim ne BE …

Duke denuar ne kete menyre padrejtesishte popullin e mbrekullueshem shqiptar qe nuk e ka per hak nje denim te tille …

Partizan Cene 20 /06/2010

Tuesday, June 15, 2010

Pra !!…..Sic duket , na hengri te gjitheve ” Krokodili”

Pra !!…..Sic duket , na hengri te gjitheve ” Krokodili”

Nga Partizan Cene ..


Po !!,Ne plote kuptimin e fjales , na hengri te gjitheve ”Krokodili ” .. Pra behet fjale per ate darke te fanshme qe u dha , me shume se dy jave me pare , per te dy lideret e politikes shqiptare , Kryeministrit Sali Berisha i cili duhet te argumentoje se i ka fituar zgjedhjet , e 28 qershorit , dhe Kryetarit te opozites , zotit Edi Rama ..Megjithese u duk nje fije shprese , Berisha tregoi se eshte gjithemone i paparashikueshem .. !!

I famshmi Heminguei , ne nje prononcim , per nje dreke te shtruar per disa politikane , nga vendet e Amerikes Qenrore , para tridhjete e kusure vjetesh , u pergjigj : ”….. nuk mundt te di sec shije kishte dreka , por , ‘kur politikanet drekojne bashke , hane popullin e vete ..”..
Dhe me duket se edhe per neve , eshte koha te themi : Oh … Kaq ishte .. !!
Siic po e shikojme , kaq ishte me te vertete : Pra kaq ishte edhe premtimi i qeverise se gjoja do te beje transaparence , por me kushtet e saj , por kaq ishte , edhe kembengulja e opozites per te arritur , transaparencen , qe i premtoi popullit ..!!

Dite per dite , e lodhen popullin me te njejtat deklarata , vetem se nderrohen vendet e fjaleve ..Thelbi i tyre eshte nje : Partia Socialiste , kerkon nje gje qe nuk e merre dote , ashtu si e ka menduar , por edhe qeveria , nuk e jep se …..ashtu e ka menduar .. Por nje gje eshte e qarte : Shqiperia prape mbetet; ” delja e zese ” per Evropen bile edhe per Boten .. Kam parasysh raportin qe sot Departamenti i Shtetit , Publikoje , per levizjen dhe trafikimin e qenieve , njerezore .. ..
Aty , miqte e nderuar nga Amerika , si gjithemone , Shqiperine e , theksojne ne keto raporte, si burim .. bile te pashtershem … per trafikimin e qenive njerezore ..!
Ne raport u vume ne nje vend ”nderi” si burim per trafikun e qenieve njerezore por jo burim per :
1 – Naften , qe megjithese e ka me bollek , nuk mund te perfitoje dhe nuk mund te rrite mireqenien e te gjithe shqiptareve , se vazhdon me metodat hershme qe vetem disa mund te perfitojne .. qe kane monopolin qe ua garanton qevria me politikat e saj …
2 – Mineralet e bakrit dhe te kromit .. qe jane me shumice ne Veri , por minierat ne vend te behen vende punesimi jane kthyer ne kurthe vdekjeprurese , per minatoret e gjore , te cilet perpiqen dite per dite per mbijetese por ne kushte makabre pa asnje lloj sigurimi ne pune .. dhe qevria .. vetem ben sehir .. dhe reklamon ”Shqiperine 1 euro ” .. Po per 1 eiro na e marrin mineralin te huajte ..
3- Per prodhime bujqesore e blektorale , pasi tokat jane dierre dhe nuk mund ti punoje kush pasi taksat dhe nafta jane ne qiell dhe prodhimet nuk i blen kush te shtrenjta , se ashtu u dekl kostua .. Pra me mire , domate nga Spanja , apo Greqia , se sa nga vendi ..
4 – Te ardhurash nga turizmi , dhe nga bisneset vendase ne pergjithesi , pasi , edhe turizmi edhe bisneset , e kane te veshtire te mbijetojne , me taksat , qe nderrohen cdo 15 dite.. si ne asnje vend tjeter te Evropes dhe Botes ..
5-Vend punesimi , dhe jetese normale , pa e pasur mendjen te rinjte, dhe te shkolluarit , per tia mbathur nje ore e sa me pare , nga syte kembet .. nga vatani i tyre pasi u mbyllen te gjitha prespektivat .. per pune dhe per nje jete normale dhe te ndershme …
6- vend qetesie, pastertie apo normaliteti ..

Pra, le te me thote kush, se ne cilen nga keto pika ne nuk jemi nje burim i mire ne kete veleresim per te keq qe marrim gjithemone , nga organizmat presticioze , ne Evrope dhe Amerike ..

Ne ate raport thuhet shprehimishte ,per here te pare ,se :”…. jo vetem grate dhe femijet ..por edhe burrat shfrytezohen nga greket ne Greqi dhe Iialianet ne Itali , ne punera te renda dhe te paguara keq.. ”

U zgjata tek raporti i DASH , pasi aty ,pasqyrohet me qarte ajo qe pritet te ndodhe keto dite , nga BE , lidhur me negociatat qe mund te kishin mbaruar tashme , me Shqoiperine , por, as nuk kane filluar akoma ..

Dhe me e keqja eshte se as , qe behet fjale te fillojne , me gjithe entuziazmin e tellaleve te qeverise shqiptare , qe nga kryeministri deri ne zedhenesat e thejeshte te ministrive .. Puna e ministrise se jashtme , si duket , tani po i jep ” frytet e veta ” . Ministri , Meta i cili premtoi nje thes me gjera te mira kure u emrua ne kete post , tani luan rolin e kinezit , dhe nuk para del me te flase gjepura , per nje fillim te shpejte te negociatave te anetaresim it te Shqiperise ne BE ..

Une si qytetar dhe jo si komentator i politikes , jam shume xheloz sot , kure degjova se Mali i Zi , do te jete i pari , qe do te nise negociatat per anetaresim ne BE…
Populli thote nje fjale shume te qarte ne kete rast : ” Ta haje mortja kaun tone qe, e plugoi thelle token e komshiut …”

Po pra, ne me sjelljen tone dhe me qeverisjen tone , gjithemone punojme thelle token e komshinjve .. Ndryshe nuk ka si shpjegohet , qe Mali i Zi , u be shtet me vete , ditet kure ne , nene shkruam marreveshjen e Stabilizim Asociimit me BE , -ne , arriti te binde Evropen , kurese ne , nuk po na bind dote Evropa te vijme ne rrugen e ”zotit”.. Perseri populli thote proverben e bukur :

” Ah !! Shtata koke te ka-je /

gjashte le ti caje /

por njezen ta mbaje /

qe hallete te qaje ….!!”

Pra sic e shikoni ..Ne restorant ” Krokodili ” , nuk u be gje .. Prape Berisha e drodhi .. ashtu si edhe Rama , u perul .Aty mund te behej ajo qe do ti falte te gjitha. Aty munhd te ishte fillimi i nje fljale me te mire , nga Presidenca Skeptike Belge, qe po vjen ..Por .. asgje .. prape ne identitet .. Njeres te llogoreve .. !!!
Pra aty , ne ate darke ne ”Krokodil” Evropa , propozoi , qe ti hidhej helm ,te vdiste, rrenjes te se keqes . Helmi do te ishte transparenca e plote dhe pa ekuivok e zgjedhjeve ashtu sic do populli ..Transparenca ishte helmi qe do ta vdiste te keqen ..
Se .. e keqja e ketij vendi ka ardhe qe nga 26 maji i 1996 , deri ne 28 qershor te 2009 , kure asnje here nuk mundem , qe te hedhim e te numerojme sakte voten tone ..

Kembengulja e Partese Socialiste dhe te gjithe aleateve te saj dhe te popullit , per nje transparence te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 , eshte me te vertete , ajo qe do te coje ne shkuljen e kesaj rrenje te se keqes se madhe qe po e zvarrit , gardheve te Evropes gjithemone Shqiperine , dhe asnjehere nuk ju hap porta per te hyre brenda , ashtu sic do ti kishte hije ..

Dikush munt , te me thote , frazen e Topallit qe , jemi Shqiperia e NATO – s .. Mund tju them se edhe e Henes apo e Marsit te jemi ne .. nuk ka asnje rendesi per popullin , nqoftese:
…Nuk qarkulluam te lire ne evrope dhe te kemi nje minimum jetese , ashtu si te gjithe njerezit ne Evrope , me perjashtim ne …. !!Ci duam fjalet e medhaja , kure ne , nuk kemi pune , normalitet , mireqenie , harmoni .qetesi … !!

Jeta vazhdon .. por gjithemone me kushtet e saj .. Ne me duket se jemi te vete denuar qe kushtin nr 1 te kemi ate , pra : mos plotesimin e asnje kushti …

Prisni tani kure edhe leximin e Raportit te DASH , apo edhe kalimin e Malit te Zi perpara .. ti degjoni nga qeveria ,si arritje , te medhaja te saj … !!

Ne horizont , duket skenari i njohur .. Berisha , dhe Rama , do te grinden dhe populli do te prese prape … deri sa te piqen fiqte e vitit tjeter e tjeter se .. keta fiq te sivjeme ,do ti hame prape jashte Shengenit ….Kjo tashme eshte konfirmuar .. edhe nga vete qevria e detyruar .. .. !!
As 20 vjet nuk na mjaftuan ne ,por .. Malit te Zi i mjaftuan dicka me shume se 20 muaj …

Jo vetem turperim por edhe terbim ..

Trishtimi ??? Kaq eshte pak .. !!

Partizan Cene 14/06/2010 ..

Misteri i rratheve te grurit .. !!

Pergatiti Partizan Cene ..!




Edituar për herë të fundit nga Explorer në 4/4/2010, 20:35, edituar 8 herë gjithsej

Explorer






Mbrapsht në krye Shko poshtë









Mesazh Explorer prej 20/5/2008, 01:44


Explorer





Mbrapsht në krye Shko poshtë









Mesazh Explorer prej 20/5/2008, 01:47


Explorer






Mbrapsht në krye Shko poshtë









Mesazh Explorer prej 20/5/2008, 01:49


Explorer





Mbrapsht në krye Shko poshtë








Mesazh Explorer prej 20/5/2008, 01:54


Explorer






Mbrapsht në krye Shko poshtë









Mesazh Explorer prej 20/5/2008, 02:00


Explorer






Mbrapsht në krye Shko poshtë









Mesazh Explorer prej 20/5/2008, 02:03


Explorer





Mbrapsht në krye Shko poshtë








Mesazh Explorer prej 20/5/2008, 02:15


Explorer




Mbrapsht në krye Shko poshtë









Mesazh prej 3/7/2008, 22:57

- Viti - Shteti - Regjioni - Lokaliteti
10.08.1994 - Angli - Wiltshire - Avebury Henge


- Viti - Shteti - Regjioni - Lokaliteti
23.07.1994 - Angli - Wiltshire - West Stowell


- Viti - Shteti - Regjioni - Lokaliteti
23.07.1994 - Angli - West Sussex - East Dean



- Viti - Shteti - Regjioni - Lokaliteti
15.07.1994 - Angli - Wiltshire - Bishops Cannings


- Viti - Shteti - Regjioni - Lokaliteti
07.1994 - Angli - Wiltshire - Berwick Bassett







Mbrapsht në krye Shko poshtë








prej 3/7/2008, 23:15

- Viti - Shteti - Regjioni - Lokaliteti
04.07.1995 - Angli - Hantshire - Punchbowl


- Viti - Shteti - Regjioni - Lokaliteti
07.1995 - Angli - Hantshire - East Meon


- Viti - Shteti - Regjioni - Lokaliteti
07.1995 - Angli - Hantshire - Exton



- Viti - Shteti - Regjioni - Lokaliteti
07.1995 - Angli - Hantshire - Winterbourne Basset




Mbrapsht në krye Shko poshtë








prej 3/9/2009, 13:22
2 gusht 2009 Wiltshire

Jon


Shkrime: 1133



Mbrapsht në krye Shko poshtë








prej 3/9/2009, 13:24
6 gusht 2009 Wiltshire


Mesazh prej 3/9/2009, 13:26

10 gusht 2009 Wiltshire


prej 3/9/2009, 13:32

16 gusht 2009 Wiltshire





Mbrapsht në krye Shko poshtë








Mesazh BOHAN prej 7/9/2009, 01:51

Kjo foto i perket jellyfill.





Mesazh BOHAN prej 7/9/2009, 02:03









Mbrapsht në krye Shko poshtë








Mesazh BOHAN prej 7/9/2009, 02:06








Mbrapsht në krye Shko poshtë









Mesazh estilen prej 13/3/2010, 17:07



Edituar për herë të fundit nga estilen në 14/3/2010, 00:29, edituar 1 herë gjithsej




Mbrapsht në krye Shko poshtë








Re: Rrathet ne grure

Mesazh estilen prej 13/3/2010, 23:56









Mbrapsht në krye Shko poshtë









Mesazh estilen prej 13/3/2010, 23:59










Mesazh estilen prej 14/3/2010, 00:07







Mbrapsht në krye Shko poshtë








Re: Rrathet ne grure

Mesazh estilen prej 14/3/2010, 00:18





Mbrapsht në krye Shko poshtë









Mesazh estilen prej 14/3/2010, 00:26







Mbrapsht në krye Shko poshtë








Mesazh Neo prej 8/5/2010, 10:50

Ky eshte rrethi i pare i 2010.
Eshte shfaqur ne Old Sarum, Salisbury, Wiltshire.Eshte bere ne kolze dhe ka nje diameter prej 55 metrash.






Mesazh estilen prej 5/6/2010, 20:52














Mbrapsht në krye Shko poshtë

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...