Tuesday, March 20, 2018

Pse Rusia nuk ia shiti Alaskën, Kanadasë, por Amerikës?






Para se të bëhej territor i SHBA-së, Alaska i përkiste Rusisë.
Rusia i ofroi Amerikës territorin e Alaskës për shitje në 1867.
Blerja kushtoi 7 milionë e 200 mijë dollarë.
Në vitin 1896 në Alaska u zbulua flori në masë të konsiderueshme.
Një vit më pas 50 000 njerëz u dyndën drejt Alaskës në kërkim të arit. Në territorin e Alaskës u zbuluan edhe metale të tjetra si bakër, qymyr, platin etj.
Megjithatë pasuria më e madhe e Alaskës është peshkimi dhe tregëtia e gëzofëve. Zhvillimi i industrisë së peshkimit dhe minerare si edhe fillimi i agrikulturës kërkonte një qeverisje më efektive të territorit të Alaskës. Kështu, në vitin 1912, asaj iu dha e drejta e vetëqeverisjes.
Gjatë kësaj periudhe minierat e bakrit ishin të kontrolluara nga korporatat e mëdha që mund të përballonin shpenzimet e kërkimit të mineraleve nëntokësorë.
Gjatë periudhës së depresionit në Amerikë, meqenëse çmimi i arit në Alaska ishte stabël, minierat e arit atje u bënë shumë fitimprurëse.
Më 3 janar 1959, Alaska pranohet si shteti i 49-të i SHBA-së. Alaska ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit të Amerikës së Veriut. Kufizohet në lindje me Kanadanë, Oqeanin Arktik në veri, Oqeanin Paqësor në perëndim dhe me Rusinë (Siberinë) në jug.
Alaska është shteti më i madh për nga territori në Shtetet e Bashkuara dhe i katërti me popullsi më të rrallë. Përafërsisht gjysma e popullsisë së Alaskës prej 740 mijë banorësh jeton brenda zonës metropolitane të kryeqytetit Anchorage.
Por pse Rusia nuk ia shiti Alaskën, Kanadasë, por Amerikës?
Sigurisht që SHBA përfitoi më shumë prej kësaj marrëveshjeje – 50 vjet pas shitjes, ethet e arit të Alaskës gjeneruan më shumë se 1 miliard dollarë  pasuri të reja për Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu fitimprurës ishin bollëku i drurit, salmonit dhe naftës.
Plus, Alaska u bë një pasuri e vërtetë strategjike për ushtrinë amerikane, sapo erdhi Lufta e Ftohtë.
Atëherë, përse rusët dhanë një rajon të tillë bujar? Dhe pse nuk ia shitën atë Kanadasë, e cila – ndryshe nga SHBA – aktualisht kufizon Alaskën?
Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të shikojmë prapa në shekullin e 19, kur u shfaq një Proto-Luftë e Ftohtë. Historianët e quajnë atë “Loja e Madhe”.
Rusia pretendon Alaskën
Nga viti 1829 deri në vitin 1907, perandoritë e Rusisë dhe Britanisë së Madhe kishin një armiqësi reciproke. Secila prej tyre donte të zgjeronte ndikimin e saj në Azinë Qendrore, si dhe Oqeanin Paqësor. Kështu, lindi një rivalitet i fortë. Armiqësia nxiti ose intensifikoi disa konflikte ushtarake, sidomos Luftën e Krimesë (1853-1856), e cila vuri përballë Rusinë kundër forcave aleate të Britanisë, Francës, Sardenjës dhe Perandorisë Osmane. Në fund, Rusia u mposht. Nga disa vlerësime, perandoria cariste pësoi më shumë se 800.000 viktima.
Megjithëse kjo luftë ishte e kufizuar në Eurazi, ajo kishte degëzime të mëdha në të gjithë Paqësorin. Ndër të tjera, ajo vuri në pikëpyetje të ardhmen e atij vendi magjik, Alaskës.
Pas dekadave të tëra eksplorime, Rusia pretendoi Alaskën në vitin 1741. Më pas, më 3 gusht 1784, ngriti vendbanimin e saj të parë në Amerikën e Veriut. Ky vendbanim u themelua nga Shelikhov-Golikov Co., një nga disa kompanitë tregtare të leshit që operonin në këtë zonë – me sa duket në emër të Perandorisë. Në vitin 1799, Cari Pali I bashkoi disa prej tyre në Russian-American Co. (RAC). Si një konglomerat i fuqishëm, RAC-it iu dha një monopol tregtar në burimet e Alaskës. Ai gjithashtu kishte për detyrë krijimin e vendbanimeve të reja dhe zgjerimin e pranisë së Rusisë në botë.
Për këtë qëllim, drejtuesi i kompanisë, Aleksander Baranov, i urdhëroi njerëzit e tij të shkonin deri Kaliforninë veriore, ku ata krijuan një avanpost të quajtur Fort Ross, më 2 shkurt 1812. Vizioni i madh i RAC ishte që ky establishment të shërbente si një qendër bujqësore, të korrat e të cilës do t’i mbanin vetë kolonët, si dhe banorët në Alaskë. Me furnizimin me ushqim të garantuar, kolonët në të dy vendet do ta kishin më të lehtë për të siguruar mallin më fitimprurës të Paqësorit: lëkurën e vidrave të detit. Disa herë më të vlefshme se gëzofi i kastorit, këto ishin nyja e jetike e ekonomisë ruso-amerikane.
Për fat të keq, prodhimi blegtoral i Fort Ross ishte shumë i pamjaftueshëm. Dhe për t’i përkeqësuar gjërat, vidrat po gjuheshin kaq shumë, saqë pothuaj u zhdukën. Rusët, pra, hoqën dorë nga Fort Ross, që iu shit një kufitari amerikan më 1844.
Lufta e Krimesë dhe roli i saj
Pastaj erdhi Lufta e Krimesë, në të cilën Alaska kërcënonte të bëhej një barrë. Sikur britanikët të vendosnin të pushtonin këtë territor, ushtria e tejet e shtrirë e Rusisë do të kishte luftuar për ta mbrojtur atë. Asnjë sulm i tillë nuk erdhi ndonjëherë, pasi britanikët zgjodhën të qëndronin larg Alaskës gjatë luftës. Megjithatë, shumëkush në qeverinë e carit, vuri në dyshim mençurinë e mbajtjes së një kolonie të largët, pak të populluar, burimi kryesor i të cilës ishte zhdukur.
Për t’i bërë përkeqësuar gjërat, anijet që gjuanin balena, nga Britania dhe SHBA shpesh shkelnin në ujërat e kontrolluara nga RAC, duke e ndërlikuar më tej gjithë gjendjen.
Në fund të viteve 1850, Rusia filloi të shqyrtonte idenë e shitjes. Nën rrethana të ndryshme, Provinca e Kanadasë mund të dukej si një blerëse ideale, në sajë të kufirit prej 2.475 kilometrash që ndante me Alaskën. Por Kanadaja nuk ishte ende e vetë-qeverisur, dhe ishte sërish nën kontrollin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar. Si pasojë, dorëzimi i Alaskës do t’i jepte Britanisë një gur shtesë shahu në Lojën e Madhe.
Por për fat të mirë për Rusinë, u paraqit një kandidat më i mirë. Gjatë Luftës së Krimesë, kjo perandori sllave gjeti një aleat të habitshëm. Gazetat amerikane mbështetën në shumicë dërrmuese çështjen ruse. Në krye të kësaj mbështetjeje morale, shtetet i dhanë carit edhe trupa, armë dhe furnizime të tjera, edhe pse qeveria e SHBA ishte zyrtarisht neutrale.
Imperializmi britanik
Të dyja superfuqitë e shihnin imperializmin britanik si një kërcënim. Duke pranuar këtë, Rusia e lejoi ministrin e saj të jashtëm në SHBA, Baronin Edouard de Stoeckl, t’u afrohej udhëheqësve të republikës me një ofertë për të shitur Alaskën në vitin 1854. Marrëveshja ra dhe tema nuk u diskutua seriozisht deri në Luftën Civile Amerikane.
Sekretari i shtetit nën presidentët Abraham Lincoln dhe Andreu Johnson ishte Uilliam Seuard, një diplomat i talentuar që kishte predikuar dobinë e Alaskës për vite të tëra. Në vitin 1867, ai dhe Stoeckl arritën një marrëveshje që do të shihte SHBA të merrnin në zotërim territorin në këmbim të 7.2 milionë dollarëve. Më 9 prill të atij viti, Senati e ratifikoi transaksionin.
Më 18 tetor 1867, Alaska zyrtarisht u bë një territor amerikan.

Monday, March 19, 2018

10 qytetet e pabesueshme që humbën gjatë historisë










Bota është plot me qytete të humbura, shumë prej të cilëve u braktisën duke mbetur një mister.
Kërkimi për qytete të tilla të humbura tërhoqi eksploruesit e aventurave që në shekullin e 15-të, duke çuar në zhvillimin e arkeologjisë.
Një qytet i humbur nuk duhet të ngatërrohet me qytetet fantazmë.
Qytetet e humbura janë të braktisura për shkak të rrethanave të ndryshme dhe vendndodhja e tyre është e njohur.
Machu Picchu, Peru
Machu Picchu, i njohur edhe si “Qyteti i humbur Inkas” është vendi më i famshëm Inka në botë. Është një vend i shekullit të 15-të i vendosur në një mal 2430 metra mbi nivelin e detit, rreth 80 km në veriperëndim të Kuskos. Shumica e arkeologëve besojnë se Machu Picchu është ndërtuar për perandorin Inkas Pachacuti. Machu Picchu është zona turistike më e vizituar në Peru.
Angkor, Kamboxhia
Angkor ishte një qytet i begatë nga shekulli i 9 deri në shekullin e 15 dhe ka monumentin më të madh fetar në botë. Në shekullin e 15-të qyteti u pushtua dhe u plaçkit. Ai ishte pothuajse tërësisht i braktisur dhe i harruar, por tempulli i ndërtuar nga Mbreti Khmer Suryavarman 2, si tempulli i tij shtetëror dhe më vonë mauzoleumi mbijetoi dhe sot. Angkor Wat është monumenti më i famshëm dhe vendi më i vizituar në Kamboxhia. Ai është bërë simbol i vendit dhe shfaqet në flamurin e saj kombëtar.
Pompei, Itali
Historia e Pompeit është ndoshta historia më e famshme në këtë listë. Në vitin 79 AD mali Vezuv shpërtheu. Vezuvi, ende sot një nga vullkanet më aktiv në botë, varrosi qytetet e Herculaneum dhe Pompeit. Banorët e qyteteve ikën ose u varrosën me to dhe qytetet u harruan gjatë viteve. Në shekullin e 18-të gjatë gërmimeve ata u rizbuluan dhe sot. Pompei lulëzon si një tërheqje turistike, duke ofruar një vështrim të shkurtër në të kaluarën, në një qytet që gati 2.000 vjet më parë ngriu me kohën.
Petra, Jordani
Petra ishte kryeqyteti i lashtë i mbretërisë Nabatean. Një qytet i gdhendur në gur. Qyteti ishte themeluar ndoshta në fillim të vitit 312 PES dhe lulëzoi për një kohë të gjatë, pasi ishte një kryqëzim i rëndësishëm për rrugët e mëndafshit dhe të aromave që lidhnin Lindjen dhe Perëndimin. Qyteti ra dhe u braktis në fund në shekullit të 6, pasi një sërë tërmetesh shkatërruan furnizimin me ujë. Qyteti i rëndësishëm dhe i bukur u harrua përfundimisht. Ai u zbulua në botën perëndimore vetëm në 1812.
Tikal, Guatemal
Tikal ishte një qytet i lashtë i qytetërimit Maja, që ndodhej në një pyll në Guatemalë. Qyteti lulëzoi si kryeqyteti i një mbretërie të fuqishme derisa u pushtua nga Teotihuacani në shekullin e 4 pas Krishtit. Pasi u pushtua, gradualisht ra derisa përfundimisht u braktis në fund të shekullit të 10-të. Sot, qyteti është një nga vendet më të mëdha arkeologjike të qytetërimit Maja dhe është i njohur për tempujt e shumtë në formë piramidale, duke përfshirë edhe Tempullin e Jaguarit të Madh – një nga piramidat më të shquara në botë.
Teotihuacan, Meksikë
Teotihuacan është një vend arkeologjik afër qytetit të Meksikos në Meksikë. Qyteti është i mbushur me piramida dhe është rreth 20 kilometra katrorë. Ishte një qendër e madhe urbane me ndoshta 100,000 njerëz. Qyteti u shkatërrua dhe u braktis rreth 1400 vjet më parë. Emri modern i’u dha nga populli Aztek dhe kuptimi është “vendi ku u krijuan zotat”. Është e paqartë se cilët ishin ndërtuesit fillestar të qytetit misterioz. Teotihuacan është gjithashtu shtëpia e Piramidës së Diellit – një nga piramidat më të mahnitshme në botë.
Tiwanaku, Bolivi
I vendosur pranë liqenit Titicaca në Bolivi, Tiwanaku ishte një fuqi e rëndësishme rajonale në Andet jugore midis shekullit të 7 dhe shekullit të 9-të. Besohet të ketë qenë zonë banimi për 15,000 dhe 30,000 banorë ose më shumë. Rreth vitit 1000 pas Krishtit, ndryshimi klimatik pengoi Tiwanakun të vazhdonte prodhimin e ushqimit, duke shkaktuar rënien dhe braktisjen e qytetit.
Palenque, Meksikë
E vendosur në Meksikën jugore të sotme, Palenka ishte një qytet Maja që lulëzoi gjatë shekullit të 7-të. Palenka ra gjatë shekullit të 8-të, e zhytur plotësisht nga xhungla e dendur ajo harrua nga koha. Interesi në këtë vend u ngrit përsëri gjatë shekullit të 19-të dhe më vonë u gërmua qyteti.
Troja, Turqi
Për shekuj Troja konsiderohej të ishte vetëm një legjendë, një qytet që kurrë nuk ekzistonte vërtet jashtë poezive të Homerit, ku përmendet si pjesë e Luftës së Trojës. Legjenda doli të jetë e vërtetë vetëm në vitet 1860, kur u gërmua në Anatolinë veriperëndimore. Tani e dimë se qyteti ishte shkatërruar dhe rindërtuar vazhdimisht. Ngadalë ai u shkatërrua derisa u braktis në fund gjatë epokës bizantine.
Atlantida
Ndryshe nga pjesa tjetër e qyteteve në këtë listë, Atlantda nuk u gjet kurrë dhe historianët pothuajse unanimisht pajtohen se kurrë nuk ka ekzistuar. Atlantida është përmendur në një alegori për arrogancën e kombeve në veprat e Platonit dhe në këtë alegori ajo përfundimisht zhytet në Oqeanin Atlantik. Pavarësisht nga fakti se shumica janë dakord se qyteti kurrë nuk ka ekzistuar, disa njerëz ende kërkojnë mbetjet e qytetit më të famshëm të humbur në histori, që sipas Platonit ndodhet “përtej shtyllave të Herkulit”. Ka shumë hipoteza lidhur me vendndodhjen e Atlantidës, nga ishujt në Mesdhe, ishulli në Evropën Veriore, madje edhe Antarktida përmendet si një vend i mundshëm.





Wednesday, March 7, 2018

Rekorde që shokojnë






Në këtë planet të madh me kaq shumë njerëz ku asnjë nuk është i ngjashëm me tjetrin,na lejoni t’ju themi se ka disa syresh që janë krejtësisht të veçantë.
E ndaj ata kanë vënë edhe rekordet e tyre për karakteristika që i zotërojnë vetëm ata.
Redaksia e Ditës ka listuar për ju rekordet më të çuditshme që janë vendosur ndonjëherë.
Indiani Anthony Victor mban rekordin për qimet (nuk jemi të sigurt nëse mund të quhen akoma qime) e veshëve më të gjata.Gjatësia përllogaritet të jetë rreth 18cm.
Kim Goodman nga Amerika mund të hapë dhe nxjerrë sytë jashtë më shumë se kushdo tjetër.Zëre se i nxorri nga zgavra fare me foton e mësipërme…
Garry Turner nga Britania,arrin të streçojë lëkurën e tij në një mënyrë të pazakontë.Pak nga talenti dhe pak nga sindroma e quajtur Ehlers-Danlos,ai mban denjësisht këtë rekord.
Ky zotëri i quajtur Jackie Bibby nga USA,mban një rekord që na shokoi të gjithëve.Ai arrin të mbajë gjarpërinj në gojë.Sa të tillë?Rekordin e ka vënë për 8 të tillë përnjëherësh për plot 12.5sekonda.
68 vjecarja,Lee Redmond,ka thonjtë më të gjatë në botë.Matja është bërë në 2008 dhe nuk i kishte prerë që në vitin 1979.Gjatësia ishte rreth 1 metër.

Monday, February 12, 2018

Në vend të reportazhit një FEITON ??






Nuk e di , por e vështirë të bëhet ndryshe !

Skicë nga Partizan Cene !

Kur i jepet rasti të ndjekë një gjyq ,qoftë ky edhe për gjëra ordinere , çdo gazetar e shfrytëzon në maksimunm rastin për të sjellë një lajm të ri që do tu pëlqejë lezuesve më shumë ..
Kështu atë ditë edhe unë bashkë me dy shokë të tjerë gazetarë , një shqiptar e një grek , shkuam në një gjyq në Athinë , ku protagonistë ishin dy çifte shqiptare , njëri nga Fieri dhe tjetri nga Dibra , emigrantë prej vitesh në greqi , dhe të dy kishin nga dy fëmijë ..
Rasti mu propozua të merrja pjesë nga gazetari grek , i cili rastësishtë kishte marrë vesh disa detaje , në "luftën " mes çifteve ..
Megjithse i zenë me punë të tjera , shkova në seancë të dëgjoja e të shikoja se ku qëndronte "lajmi " në këtë rast ..
Rrugës , thashë mbaseka material për ndonjë rportazh nga kronikat e gjykatave , dhe diku do ta dërgoj për ta botuar ..
Kur shkova unë , seanca ishte gati në përfundim , dhe mora "qortimet" e rastit nga miqtë e mi që më prisnin më shpejt , duke më thënë se , humba rastin me batutt dhe historitë që do të më bënin të qshja shumë ..
Ngjarja , kishte të bënte me atë që , dibrani dhe gruaja e fierakut e kishin rregulluar mes tyre , dhe gjërat kishin shkuar deri aty sa ta kishte lënë një çikë shtatzënë gruan e shokut..
Pra gjyqin e kishin hapur njkohësishte edhe fieraku , edhe gruaja e dibranit .. Duket e ngatërruar , por u shtjellua menjëherë ..
Nejse gjyqtari ia dha fjalën njërit nga burrat e çiftit , atij nga Fieri ..
- Folni zotëri , çkeni për të thënë tani që e more vesh të vërtetën .. !
- Unë nuk kam gjë për të theneë , le të flasë vetë ajo ..- tha fieraku me gjysmë zëri .. !
- Unë , e çfar të them unë e gjora , u hodh pa leje gruaja e fierakut , ndodhin këto gjëra .. Por të betohem që nuk do të ndodhë më ..
Gjyqtari tashmë me sytë të zgurdulluar nga habia , i la në debatin e tyre ..
- Si çfar të thuash moj , më ke tradhëtuar .. ta pranosh dhe..
- Si dhe ?? Pra dhe kaq ??Unë e pranoj dhe të betohem për kokën e fëmijëve tanë që nuk do ta bëj më ..
- E ku ta besoj unë se ti nuk do ta bësh më ..
- Lulën tënde ti nuk e beson ?? I tha gruaja me "dashuri "dh qesëndi ,duke më bërë mua të mësoj emrin e saj ..!
- Shiko , i tha fieraku , unë do të të besoj edhe këtë herë , por po e përsërite më ... nuk di çfar të të them .. Kështu ke thënë pesë apo gjashtë herë të tjera ti ..!
Nuk e di për të tjerët , por mua filloi të më vijë tavani i dhomës së gjykatës vërdallë për ato që dëgjoja !!
U çova menjëherë , nuk mund të rrija asnjë çast më aty ..
Edhe tavolinat edhe karriget , sikur filluan të lëviznin , dhe të ndërronin ngjyrë , nga kafja e hapur në skëterrë ..!
E çfar reportazhi mund të bëja unë këtu në këtë debat pa krypë .. ku burrëria ishte varur në gozhdë ??
Hahaha E mblodha mendjen shpejt , dhe thashë me vete , e ç reportazh a derëbardhë , një fejton allashqiptarëce , të mbushur , me limon e me uthull , dhe ashtu u hap oreksin të tjerëve të shijojnë një grimcë nga realiteti i zymtë familjar shqiptar ..
Një fejton ne emër , pasi as ashtu nuk ja vlente ta bëja .. !!
Nuk e di a do ta bëj ndonjëherë një fejton të tillë ..
Nuk i a vlen as me para ta shesësh , se dalin paratë dobiçë !!
Partizn Cene

Thursday, February 8, 2018

Këto janë 9 misteret e Shtëpisë së Bardhë… vetëm presidentët i dinë

Shtëpia e Bardhë është një nga ndërtesat më të famshme në botë.
Ashtu si çdo ndërtesë me një histori prej disa shekujsh, pas fasadave të saj ka mjaftë të fshehta dhe shumë mistere. Sot po ju sjellim 9 sekretet e Shtëpisë së Bardhë që vetëm presidentët i dinë.
Kopshti i fëmijëve – Kopshti i fëmijëve u themelua në vitin 1968 dhe ishte një dhuratë lamtumire e presidentit Lyndon B. Johnson dhe gruas së tij deri në fund të mandatit presidencial.
Ushqimi dhe pijet – Presidenti është i kufizuar në zgjedhjen e pijeve. Për shembull, në Shtëpinë e Bardhë të gjitha verërat që shërbehen duhet të bëhen vetëm nga amerikanët.
Një qytet në bodrum – Për të bërë pazar dhe për të vizituar dentistin për anëtarët e familjes presidenciale mjafton të zbresësh në bodrum. Atje, në pjesën veriore të ndërtesës janë të vendosura tenda, bowling, zyra dentare dhe bukë mes shërbimeve të tjera.
Hyrja sekrete në Shtëpinë e Bardhë – Kalimet nëntokësore midis Thesarit dhe Departamentit u shfaqën në vitet e 20-ta me qëllim të mbrojtjes së zyrtarëve në rast të një sulmi të armatosur. Në ditët e sotme nuk dihet nëse përdoret një pasazh i fshehtë, por hyrja e tij gjendet gjithnjë 24 orë në ditë nën kamerat e vëzhgimit dhe mbrohet me pengesë.
Teknologjitë e vjetra – Deri kohët e fundit teknologjitë e vjetra të Shtëpisë së Bardhë janë përdorur, duke filluar me organizatën për menaxhim dhe duke përfunduar me ruajtjen e dokumenteve të rëndësishme. Interneti i ngadalshëm pa lidhje Wi-Fi, printer bardhë e zi, disqe floppy dhe telefona celularë të vjetër shpesh ishin arsyet për vonesën në administratën presidenciale.
Përbërja unike e foltores – Kjo përbërje unike përdoret vetëm për fjalimin e presidentit dhe në radhë të parë garanton sigurinë e saj me materiale antiplumb, për shkak të formës së saj të pazakontë dhe staturës së lartë. Para çdo raporti, ligjërata duhet të kalojë përmes një verifikimi të kujdesshëm dhe emblema e veçantë e presidentit është e varur në të.
Takimi i dhomës së qeverisë amerikane – Vetëm presidenti ka të drejtë të mbajë takime në këtë dhomë. Kjo e drejtë simbolizohet grafikisht në karrigen presidenciale, e cila është më e lartë se të tjerat për 5 centimetra. Përveç kësaj, nën tryezë është një buton presidencial, të cilin e marrin si kalim i një rasti bërthamor. Në fakt ky buton është për të thirrur kamerierin zyrtar të presidentit.
Festimet – Përveç festimeve luksoze të dasmave, ngjarje të jashtëzakonshme mbahen në Shtëpinë e Bardhë. Më 1835, Presidenti Andrew Johnson organizoi një parti djathi ku morën pjesë më shumë se 10,000 mysafirë.
Adresë sekrete postare – Për shkak të numrit të madh të referencave dhe niveleve të larta të sigurisë, presidenti e ka të vështirë të marrë email personal. Prandaj, për të marrë shërbimin e postës, presidenti i jep kodit të tij postar, të cilin ai mund t’u japë njerëzve të afërt. 

Friday, January 26, 2018

Arratisjet më të pabesueshme nga burgjet




Për sa kohë ka burgje ka dhe arratisje. Pavarësisht masave të shumta të sigurisë, të burgosurit e gjejnë një mënyrë për t’u arratisur. Pjesën më të madhe të rasteve, arratisjet nuk rezultojnë me sukses, por ka dhe disa raste kur të burgosurit kanë hartuar plane për t’u “patur zili” edhe pse në anën e kundërt të ligjit. Më poshtë arratisjet më të famshme në histori.
1- Joaquin “El Chapo”
el chapo
Lordi më famëkeq i drogës në Meksikë, ka bërë arratisje dramatike nga burgu, jo vetëm një herë, por dy. Në vitin 2001, Joaquin “El Chapo” Guzman u arratis nga burgu i sigurisë së lartë nëpërmjet një karroce lavanderie. Iu deshën autoriteteve 13 vjet për ta kapur, por nuk arritën ta mbajnë për shumë kohë.
Më 11 korrik të këtij viti, Guzman, nofka e të cilit është “i shkurtri”, u largua nga dushi i burgut të një sigurie maksimale, nëpërmjet një tuneli gati një milje të gjatë të ndërtuar vetëm për të. Tuneli nëpërmjet të cilit lideri i Kartelit Sinaloa u arratis, nuk ishte vetëm një vrimë në tokë. Ajo ishte e kompletuar me drita, ventilim, madje kishte edhe një motor që përdorej për të transportuar mjetet e gërmimit, si dhe për të larguar papastërtitë.
Tuneli filloi me një hapje 50 me 50 centimetra, nga brenda dushit të qelisë së Guzmanit. Hapja ishte e lidhur me një korridor vertikal që shkonte poshtë më shumë se 10 metra. Korridori ishte i pajisur me një shkallë që të drejtonte për te tuneli që ishte 1.7 metra i lartë dhe më shumë se 70 centimetra i gjerë.
Por pas 6 muaj në arrati, El Chapo ra sërish në pranga. Arrestimi i tij ishte edhe më i famshëm se arrestimi për shkak të përfshirjes së aktorit të Hollivudit Sean Penn.
2- Pascal Payet: U arratis tre herë, të trija me helikopter!
paskal payet
Nuk ka shumë dyshime që ky njeri meriton vendin e dytë në listë, ai nuk është arratisur vetëm njëherë, por tre herë nga burgjet e sigurisë së lartë në Francë. Dhe çdo herë, me helikopter. Pascal Payet gjithashtu ka ndihmuar arratisjen e tre të burgosurve të tjerë, me helikopter. Payet u dënua fillimisht me 30 vite burg për vrasje. Pas arratisjes së tij të parë në vitin 2001 ai u kap dhe u dënua me shtatë vite të tjera. Më pas ai u arratis nga burgu “Grase” duke përdorur një helikopter që ishte rrëmbyer nga katër persona me maska.
Payet u kap sërish në shtator të vitit 2007 në Spanjë. Ai kishte kryer disa operacione plastike, por arriti të identifikohej nga policia spanjolle.
3- Arratisja e madhe
“Stalag Luft III” ishte një kamp gjerman i të burgosurve të luftës, ku mbaheshin personat e kapur që i përkisnin forcave ajrore. Në janar të vitit 1943, Roger Bushell udhëhoqi një komplot për një arratisje të madhe nga kampi. Plani synonte hapjen e tre tuneleve të thella me emrat “Tom”, “Dick” dhe “Harry”. Hyrja e secilit prej tuneleve zgjidhje me kujdes që të mos dallohej nga rojet e kampit. Teksa tunelet bëheshin më të gjatë, një sërë novacionesh teknike e bënin punë më të sigurt dhe të lehtë. Një pikë e rëndësishme ishte që personat që gërmonin të kishin oksigjen të mjaftueshëm. Për këtë u ndërtua një pompë, e cila pomponte ajër të pastër. Më vonë u instalua dhe një sistem elektrik. “Harry” përfundoi në mars të vitit 1944, por të burgosurit amerikanë që kishin punuar u transferuan në një kamp tjetër. Më 25 mars nisi arratisja, por nga 77 persona, vetëm tre arritën të arratisen.
4- Të vetmit që u arratisën nga Alkatrazi
alkratraz
Në vitin e tij të 29-ë të krijimit, kishte 14 përpjekje për t’u arratisur nga burgu i Alkatrazit. Zyrtarisht, çdo tentativë kishte dështuar dhe pjesa më e madhe e atyre që ishin përpjekur të arratiseshin, ose ishin vrarë ose ishin kapur. Sidoqoftë, ata që tentuan arratisjen në vitin 1962, edhe pse konsiderohen të vdekur, u zhduken pa lënë gjurmë, duke i dhënë shkas teorisë se mund të jenë gjallë.
Në vitin 1962, Frank Lee Morris dhe vëllezërit John dhe Clarence Anglin bënë kokat false me flokë të vërteta njerëzish për të bërë konfuzë rojet gjatë kontrolleve të tyre rutinë.
Në vitin 1962, Frank Borris dhe vëllezërit Anglin u ngjitën në një bllok qelish, prenë hekurat dhe dolën në çati. Që aty, ato u ngjitën nëpërmjet një tubi shkarkimi dhe më pas arritën të dalën në breg, ku përdorën një tip lundre. Mendohet se ata janë mbytur dhe janë regjistruar si të tillë, sidoqoftë trupat e tyre s’u gjetën asnjëherë.
5- Arratisja e “Rawicz”
Rawicz ishte një ushtar polak, i cili u arrestua nga trupat sovjetike, pas pushtimit gjermano-sovjetik të Polonisë. Ai u arrestua në vitin 1939 dhe u dërgua në Moskë, në burgun “Lubyanka”. Më pas ai u dërgua në një kamp burgimi në Siberi, ku i duhej të bënte punë të rëndë. Më 9 prill 1941, Rawicz pretendon se ai dhe gjashtë shokë të tjerë arritën të arratisen gjatë një stuhie bore. Ato vrapuan drejt jugut, duke shmangur qytetet dhe nuk u ndoqën në mënyrë aktive nga njeri. Ato u takuan me një të arratisur tjetër polak dhe pas nëntë ditësh ishin në lumin Lena. Kur po kalonin shkretëtirën Gobi, dy nga grupi vdiqën. Të tjerëve iu desh të hanin gjarpërinj për të mbijetuar. Rreth tetorit 1941, ato pretendojnë se arritën në Tibet, ndërkohë që të mbijetuarit arritën në Indi rreth marsit të vitit 1942.
6- Alfréd Wetzler dhe Rudolf Vrba: U arratisën nga Aushvici
Alfred Wetzler
Wetzler ishte një hebre sllovak, një prej të paktëve që kanë arritur të arratisen nga kampi i Aushvicit. Ai u arratis me një hebre tjetër, Rudolf Vrba. Më 7 prill 1944, ato u fshehën në një turrë drush që përdorej për të ndërtuar seksionin “Mexico’, për të tjerët që do vinin në kamp. Ajo ishte jashtë perimetrit të rrethuar me tel, por brenda një hapësire tjetër që rojet e mbanin të rrethuar gjatë ditës. Të burgosurit e tjerë vendosën dërrasa rreth vendit, ku ishin fshehur dhe më pas përhapën tym në zonë. Ata qëndruan të fshehur për katër net. Më 10 prill ato arritën të ikin nga kampi dhe iu drejtuan kufirit të Polonisë me Sllovakinë, duke u bazuar në një atlas fëmijësh që Vrba e kishte gjetur në magazinë.

7- Shtatëshja e Teksasit
teksas
Shtatëshja e Teksasit ishte një grup të burgosurish që u arratisën nga “John Connally Unit” në Teksas, më 13 dhjetor 2000. Ato u kapën më 21-23 janar 2001, si rezultat direkt i shout televiziv “America’s Most Wanted”. Më 13 dhjetor, duke u bazuar në një skemë të punuar me kujdes ato arritën të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë. Ato mposhtën dhe bënë zap nëntë mbikëqyrës civilë, katër oficerë dhe tre të burgosur që s’kishin lidhje me çështjen. Grupi imitoi oficerët e burgut në telefon duke krijuar histori të rrema, për të shpërqendruar autoritetet e burgut. Ata arritën të marrin një kamion dhe të ikin. Pesë prej tyre po presin për dënimin me vdekje, njëri ka kryer vetëvrasje dhe i fundit është ekzekutuar.
8- Alfred Hinds
Alfred Hinds
Alfred Hidns ishte një kriminel britanik dhe një artist i arratisur, teksa po kryente burgun prej 12 vjetësh për grabitje. Ai arriti të arratiset nga burgu i Notingamit duke rrëshqitur nëpër dyert e kyçura dhe në një mur të gjatë. Për këtë arsye, ai u bë i njohur në shtyp si “Hudini”. Pas gjashtë muajsh ai u gjet dhe u arrestua sërish. Ai hodhi në gjyq autoritetet duke i akuzuar për arrestim të paligjshëm. Ai tentoi sërish të arratisej, kur dy roje po e shoqëronin në tualet. Kur ata i hoqën prangat ai i gjuajti ato me mjete të forta dhe iku nga dera, e cila ishte hapur më parë nga një bashkëpunëtori i tij. Pas pesë orësh ai u arrestua në aeroport.
9- Arratisja nga burgu “Prison Maze”
Arratisja më e madhe nga burgu në historinë britanike, më 25 shtator 1983, në “County Antrim” në Irlandën e Veriut është kryer nga 38 anëtarë të IRA-s. Ato përdorën shpërthimet dhe si pasojë vdiq një oficer e 20 të tjerë u plagosën nga armët që ishin futur fshehurazi në burg. Burgu konsiderohej si një nga burgjet me sigurinë më të lartë në Evropë, kur vinte puna tek arratisja. Ai ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe me porta çeliku që manovroheshin në mënyrë elektronike. Të burgosurit arritën të marrin peng rojet, duke u marrë rrobat dhe gjëra të tjera. Shumë shpejt ata u arratisën me një furgon. Në ditët në vazhdim, u kapën rreth 19 të arratisur. Të tjerët gjetën vende për t’u fshehur. Disa përfunduan në SHBA, por më vonë u gjetën dhe u ekstraduan.
10- Arratisja nga “Colditz”
“Colditz” ka qenë një prej burgjeve më të famshme gjermanë të të burgosurve të luftës, ku vendoseshin oficerë të Luftës II Botërore. Kampi ishte i vendosur në kështjellën “Colditz”, mbi një shkëmb mbi qytetin Kolditz në Saksoni. Ka pasur shumë tentativa arratisjeje të suksesshme nga ky burg, por një është veçanërisht interesante. Bëhet fjalë për idenë e ndërtimit të një avioni pa motor, e ideuar nga dy pilotë britanikë, Jack Bet dhe Bill Goldfinch. Ato ndërtuan një mur të rremë për të fshehur hapësirën sekrete, ku po ndërtonin ngadalë avionin me drurë. Edhe pse “Colditz Cock” nuk fluturoi kurrë, një model i tillë u ndërtua vite më vonë për një dokumentar. Të burgosurit në kamp u liruan nga aleatët, pak kohë para përfundimit të avionit.
11- Zogjtë e dashuruar francezë
Nadine Vaujour ishte aq e vendosur që të nxirrte bashkëshortin nga burgu në Paris, sa që filloi leksionet e ngarjes së helikopterit – vetëm për të organizuar arratisjen.
Bashkëshorti i saj, Michel Vaujour, po vuante një dënim të gjatë për tentativë vrasjeje dhe vjedhje me armë. Në maj të vitit 1986, Michel Vanjour u ngjit në çatinë e burgut duke mbajtur në dorë nektarina që ishin të pikturuara e që ngjanin si granata.
Bashkëshortja e tij me mori me helikopter, u ulën në një fushë futbolli dhe më pas u larguan me makinë. Por, fati i tyre përfundoi shpejt: Nadine Vaunjour u zbulua dhe u arrestua në jugperëndim të Francës e Michel i mbijetoi një goditjeje me armë në kokë gjatë një grabitjeje të dështuar banke.
12- Arratisja “Libby”
Arratisja “Libby”
Arratisja “Libby” ishte më e famshmja gjatë Luftës Civile në Amerikë. Natën e 9 shkurtit 1864, më shumë se 100 ushtarë të burgosur arritën të arratisen nga burgu në Ricmond, Virxhinia. Nga 109 të arratisurit, 59 arritën në frontin e Unionit, 48 u kapën dhe dy u mbytën në lumë. Ushtarët u arratisën nga burgu në grupe prej dy dhe tre vetash. Kur ishin në depon e duhanit, burrat u grumbulluan në oborrin e magazinës dhe thjesht vazhduan të ecin para derës kryesore, ku kishin ndërtuar një tunel. Tuneli kishte distancë të mjaftueshme për të ikur vjedhurazi dhe për të dalë në rrugë.

Monday, January 1, 2018

Mesimet e Platonit , per te perfeksionuar gjithekush vetveten !


50 aforizma , te filozofit te madh ..

I lindur në një familje të shquar dhe të pasur në Athinë, Platoni ia ka kushtuar jetën e tij një qëllimi: të ndihmojë njerëzit të arrijnë atë gjendje që ai e quajti: Eudaimonia. Kjo fjalë greke, pothuajse do të thotë ‘lumturi’, por është me të vërtetë më pranë ‘përmbushjes’.
Idetë e Platonit mbeten thellësisht provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon është ambicia dhe idealizmi i tyre. Ai donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën. Një shembull që mund të vazhdojë të frymëzojë.
Çfarë propozon Platoni për t’i bërë njerëzit më të përmbushur?
Mendoni më shumë
Platoni propozoi që jetët tona shkojnë shpesh herë keq, sepse ne pothuajse kurrë nuk i japim vetes kohë për të menduar me kujdes dhe të logjikojmë mjaftueshëm për planet tona. Kështu përfundojmë duke përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar dhe marrëdhëniet e gabuara. Platoni donte të sillte rregull dhe qartësi në mendjet tona.
Frojdi kishte qejf ta pohonte, në fakt ishte Platoni ishte shpikësi i terapisë, duke këmbëngulur se ne mësojmë t’ia nënshtrojmë të gjitha mendimet dhe ndjenjat arsyes tonë. Ai është përpjekur të shkruajë në mënyrë edhe të përsëritur, por thelbi i filozofisë përmblidhet në komandën: “Njih vetveten”.
Dashuro me më shumë mençuri
Platoni është një nga teoricienët e mëdhenj të marrëdhënieve. Libri i tij, Simpoziumi, është një përpjekje për të shpjeguar se çfarë është dashuria në të vërtetë dashuria.
Rëndësia e bukurisë
Askush para Platonit se kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë ne gjërat e bukura? Ai gjeti një arsye interesante: ne shohim tek ato një pjesë të “mirësisë”.
50 thënie nga Platoni për të qenë të lumtur 
2879180133_39cea3af77_b1- Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.
2 – Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.
3- -Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.
4 – Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.
5 – Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.
6 – Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.
7- Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita
8- Studimi më fisnik ndër të gjitha është studimi i njeriut dhe jetës që duhet të jetojë.
9- Tregohu i mirë, sepse kushdo që takon, po përballet me një betejë të vështirë.
10- Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave.
11- Nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve.
12- Kurrë mos e dekurajo dikë që bën përparime të vazhdueshme,sado të ngadalshme qofshin.
13- Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune.
14- I mençuri flet se ka diçka për të thënë, budallai sa për të thënë diçka çfarëdo.
15- Ekzistojnë 3 kategori njerëzish: Ata që janë të dashuruar me Dijen; të dashuruarit me nderin dhe të dashuruarit me përfitimin.
16- Sjellja njerëzore rrjedh si pasojë e 3 shkaqeve: Dëshira, Emocionet ose Dija.
17- Që një njeri të arrijë të zotërojë vetveten është nga fitoret më fisnike dhe më parësore.
18- Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak.
19- Opinioni është shkalla mes injorancës dhe dijes.
20 Guxim është të dish se çfarë mos të kesh frikë.
21- Filozofia nis me kureshtje.
22- Një hero lind mes qindrave; një i mençur mund të gjendet mes mijrave, por një njeri i vetërealizuar mund të mos gjendet as mes qindra mijëra njerëzve.
23- Ata që janë të aftë të shohin përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturave të tyre, nuk do kuptohen kurrë nga masat e jo më të besohen nga to.
24- Ajo që quajmë mësim është thjesht një proçes rikujtimi.
25- Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqinj do gjejnë gjithnjë një rrugëdalje nga ligjet.
26- Një vendim i mirë është bazuar në njohuritë dhe jo në numrat.
27- Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë, janë bërë nga e njëjta baltë, nga i njëjti Punëtor; dhe megjithatë ne mashtrojmë veten, ndaj Perëndisë janë të shtrenjtë si fshatari i varfër, si princi.
29- Gjithë ari i cili është nën apo mbi tokë nuk është i mjaftueshëm për ta dhënë në këmbim të Virtytit.
30- Dhe çfarë, Sokrat, është ushqimi i shpirtit? Vërtet, thashë unë, dituria është ushqim i shpirtit.
31- Çdo njeri mund t’i bëjë dëm fare lehtë, por jo çdo njeri mund t’i bëjë mirë tjetrit.
32- Sikurse ndërtuesit thonë, gurët më të mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa më të vegjlit.
33- Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet.
34- Kujdesi për shëndetin është pengesë e madhe e jetës.
35- Më mirë diçka e vogël e bërë mirë, se një e madhe e pa përkryer.
36- Dinaku nuk është tjetër veçse imitatori më i ulët i zgjuarsisë.
37- Vdekja nuk është më e keqja që mund t’iu ndodhë burrave.
38- Injoranca në vetvete nuk është aq e tmerrshme apo ekstremisht e keqe, dhe nuk është aspak më e keqja e të këqijave; zgjuarsia e tepërt dhe të mësuarit e tepërt, shoqëruar me ligësinë, janë fatale për manaferra.
39- Teprimi në përgjithësi shkakton reaksion, dhe prodhon një ndryshim në drejtim të kundërt, qoftë ai në stinët, në individët apo në qeveritë.
40- Ishte një njeri i mençur ai që shpiku birrën.
41- Ai që kryen padrejtësi është gjithmonë më fatkeq se ai që vuan atë.
42- Ai i cili nuk është një shërbëtor i mirë nuk do të jetë një mjeshtër të mirë.
43- Ai që vjedh pak, vjedh me të njëjtën dëshirë si që vjedh shumë, por me më pak fuqi.
44- Ndershmëria është për pjesën më të madhe më pak fitimprurëse se sa pandershmëria.
45- Vështirë të kem njohur ndonjëherë një matematikan i cili të ishte në gjendje të arsyetonte.
46- Do marr heshtjen tuaj si dhënie pëlqimi.
47- Nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai ecën çalë në fund të jetës së tij.
49- Askush nuk e di nëse vdekja, për të cilën njerëzit kanë frikë se është e keqja më e madhe, nuk mund të jetë e mira më e madhe.
50- Prindërit duhet t’u lënë trashëgim fëmijëve të tyre jo pasurinë, por frymën e nderimit.

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...