Tuesday, December 13, 2016

Ka gjera qe nuk i dini për Murin e Madh të Kinës ?



Ka një moshë më tepër se 2500 vjeçare dhe është një prej strukturave njerëzore më të njohura në planet.
I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongolë, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën. Me një gjatësi disa mijëra kilometra përgjatë kinës veriore, kjo pasuri botërore tërheq dhjetëra mijëra turist çdo vit.
Great Wall morning
Muri i Madh Kinez, i konsideruar si një nga “7 mrekullitë botërore” është vepra më e madhe e mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës, që u ndërtua në një kohë shumë të gjatë. Ky mur madhështor gjarpëron mbi 7 mijë kilometra në hartën e Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”. Ndërtimi i Murit të Madh filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e kombësive veriore.
3
Muri i Madh ka rëndësi shumë të madhe kulturoro-historike dhe vlerë turistike. Në Kinë thuhet se “ata që nuk kanë qenë në Murin e Madh, nuk janë burra”, si turistët kinezë ashtu edhe të huaj, duke përfshirë këtu edhe liderët e vendeve të tjera që kanë qenë për vizitë në Kinë, e konsiderojnë ngjitjen në Murin e Madh si nder të madh.
iStock_000021977285_Small
Por ka ende disa gjëra që ju mbase nuk mund i dini rreth kësaj pike referimi në Kinë.
1 – Për ndërtimin e murit u deshën më shumë se 1800 vjet
Muri i Madh kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia Qin filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.
2 – Struktura nuk është një mur i vetëm, por një koleksion muresh
iStock_000019136099_Small
Ekziston një keqkuptim i përhapur se Muri i Madh kinez është një strukturë e përbërë nga një mur i vetëm. Por në fakt, Ka më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze
3 – Një përbërës i  çuditshëm mund të gjendet te muri
Muri është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.
4 – Ndërtimi i Murit ishte një dënim për të burgosurit kinezë
iStock_000010069637_Small
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.
5 – Familjarët dërgoheshin në Murin e Madh për të nderuar të vdekurit
Me aq shumë jetë të humbura gjatë ndërtimit, anëtarët e familjeve të pikëlluar ishin të frikësuar se shpirtrat e të dashurve të tyre do të qëndronin gjithnjë të bllokuar brenda strukturës së murit dhe kështu shkonin atje herë pas here për t’i nderuar.
6 – Një poemë e lashtë parashikoi ndërtimin e Murit të Madh
iStock_000009229298_Small
Shijing, një koleksion poemash të lashta kineze e shkruar mes shekujve 11-17 p.e.s, parashikoi ndërtimin e Murit të Madh Kinez në një hyrje ku shpjegonte përpjekjet e mbretit për t’u mbrojtur nga armiqtë nëpërmjet një barriere të madhe.
7 – Muri nuk ishte aq i madh sa për të mbajtur larg forcat pushtuese
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ndërtimin e Murit të Madh kinez për t’u mbrojtur nga armiqtë, shumë prej tyre arritën ta kalojnë barrierën. Pushtimi mançurian duke kaluar përmes Murit rezultoi me rënien e dinastisë Ming.
8 – Kina ka tërhequr shumë turistë nëpërmjet Murit të Madh
iStock_000009124755_Small
Muri i Madh kinez ka shërbyer si pikë referimi për shumë vizitorë të huaj që kanë vizituar Kinën. Sidomos në shekullin e 20, numri  i turistëve që e kanë vizituar atë është rritur ndjeshëm. Pas përmirësimit të marrëdhënieve të Europës dhe Azisë, udhëtarët dhe tregtarët që kalonin për ta vizituar ishin të shumtë.
9 – Mijëra milje të Murit origjinal janë zhdukur
Sot, Muri i Madh Kinez që ka arritur t’i mbijetojë kohës është 13,171 milje. Kjo vazhdon të mbetet impresive edhe pse milje të shumta të murit janë shkatërruar gjatë luftërave të ndryshme.
iStock_000003015719_Small
10 – Pjesë të Murit të Madh janë ricikluar për të ndërtuar shtëpi për njerëzit
Gjatë shekullit 20, gjatë lëvizjes socio-politike e njohur si Revolucioni Kulturor Proletarian, qeveria kineze dëmtoi Murin e Madh. Mao Ce Duni dhe Garda e Kuqe e shihte Murin si një relike e vjetër materialet e së cilit duhet të shfrytëzoheshin për zhvillimin e strehimit. Dhe shumë tulla janë marrë prej tij për të bërë shtëpi.
4
11 – Disa pjesë të caktuara të Murit mund të zhduken përpara vitit 2040
Parashikimet se fortesa e Murit të Madh kinez nuk është mbajtur mirë gjatë shekullit të 21 do t’i japë rezultatet më vonë sipas studiuesve. Por edhe për shkak të erozionit natyror e njerëzor, një pjesë e mirë e Murit mund të mos ekzistojë më deri në vitin 2040.

Monday, December 12, 2016

Misteret e natyrës të shpjeguara nga shkenca


Peisazhi natyror i Tokës është plot mistere shkencore. Kërkimet vijnë me pyetje të reja, por ndonjëherë shkenca arrin t’i japë përgjigje disa prej këtyre mistereve.
Si fluturojnë zogjtë?
Si fluturojnë zogjtë
Mënyra se si zogjtë fluturojnë është një nga enigmat më të ndërlikuara të shkencëtarëve, sidomos dhe proceset fizike në të cilat janë të përfshira. Por sipas disa studiuesve kinezë, përgjigja qëndron tek proteinat e zogjve. Sasia e proteinave që ato kanë lidhen me fushën magnetike të Tokës.
Si evoluoi penisi?
9-man-looking-in-pants
Edhe pse shumica e specieve riprodhohen seksualisht, evolucioni i penisit mashkullor ka qenë një mister për shkencën. Rruga e zhvillimit është e ndryshme tek të gjitha kafshët. Megjithatë, një ekip biologësh kanë ardhur me idenë se është pozicioni i kloakës që vendos pozicionimin e penisit, e cila është në zonën e legenit tek njerëzit.
Si i kanë humbur zogjtë dhëmbët e tyre?
8-bird-bone-in-beak_000076563103_Small
Zogjtë, pasardhësit e drejtpërdrejtë të dinozaurëve, kanë kaluar në shtigje të shumta evolucioni për të arritur deri në këtë fazë që janë sot. Edhe pse shumë shpendë më parë kanë pasur dhëmbë, tani ato kanë vetëm sqepa. Duke qenë se më parë, kishin gjysmë sqep gjysmë dhëmbë ato nuk arrinin të mbijetonin, duke evoluar, shpendët morën trajtën që kanë sot.
Çfarë i mban oqeanet pa amoniak të dëmshëm?
7-ocean_000055677760_Small
Oqeani është i një “botë” e tërë e mbushur me bimë e kafshë që e quajnë atë shtëpi. Edhe norma e vdekjeve në oqeane të gjallesave është e ngjashme me atë në Tokë. Oqeani është si një pishinë e mbushur me trupa peshqish të kalbur. Por shkencëtarët zbuluan se një pjesë e organizmit të gjallesave në ujë hante amoniakun e dëmshëm nga trupat e vdekur dhe e kthente atë në oksid të azotuar. Këto lloj mikrobesh quhen arkaea.
Si grumbullojnë oksigjen gjitarët nën ujë
6-whales-underwater_000006590730_Small
Përveç faktit që shumë gjitarë u kthyen në ujë për të jetuar, mister më i madh është se si arrijnë të marrin frymë. Balenat mund të qëndrojnë në ujë për një kohë shumë të gjatë, por ato dalin shpesh herë në sipërfaqe për të marrë oksigjen nga ajri për të mbijetuar. Studiuesit kanë zbuluar “mioglobinën”, një proteinë tek gjitarët e zhytjeve që është përgjegjëse për përthithjen e oksigjenit në muskujt e tyre.
Krijesa ngjyrë lejla në thellësinë e deteve
Shkencëtarët mbetën të habitur kur zbuluan një kafshë misterioze thellë në det në brigjet e Suedisë. Kjo krijesë ishte ndryshe nga çdo krijesë tjetër në ciklin e evolucionit. Nga kërkimet e shumta, zbuluan se quhej Ksenoturbela, një lloj kafshe pa tru dhe organe të tjera që gjenden në kafshë të ndryshme.
Nga erdhi uji në Tokë?
4-meteorite-shower_000023538451_Small
Uji është çelësi i jetës në Tokë, por origjina e tij në planetin tonë ka qenë një mister. Pas shumë debatesh se nga erdhi uji, më në fund studimet e reja tregojnë që uji ka qenë gjithnjë këtu për të lehtësuar lindjen e organizmave të para. Thuhet se uji është krijuar bashkë me planetin, dhe nuk ka ardhur pas krijimit të tij.
Pse gjirafa ka qafë të gjatë?
3-giraffes_000082975205_Small
Gjirafa ka qenë gjithnjë në qendër të diskutimeve për gjatësinë e qafës së saj. Teoria se gjirafat janë krijuar për të kapur gjethet që janë lart në pemë, nuk qëndron. Kjo ka ndryshuar që kur biologët kanë hedhur vështrimin tek fosilet e gjirafës. Ata zbuluan se qafa e gjirafës nuk evoluonte e gjitha menjëherë , por zgjatja kalonte në faza të ndryshme. Rruazat e tyre evoluonin në kohë të ndryshme.
Si kanë evoluar zogjtë jo-fluturues?
2-kiwi-bird_000025089598_Small
Edhe pse për një kohë të gjatë kemi injoruar pyetjen se pse nuk fluturojmë, misteri i madh qëndron tek fakti se si kanë kaluar kontinente të tëra pa e pasur këtë aftësi prej rreth 150 vitesh. Kjo sepse ndarja e kontinenteve kishte filluar kur ata evoluuan, dhe ka qenë e pamundur të kenë kaluar oqeanet pa mundur të fluturojnë. Por shkencëtarët kanë zbuluar se zogjtë jo-fluturues e kanë prejardhjen, pra kanë evoluar nga një zog që arrinte të fluturonte, 60 milion vjet më parë.
Nga e ka origjinën jeta në tokë?
1-dna-molecules_000062361942_Small
Një pikëpyetje e madhe ka qenë zanafilla e jetës në tokë, si dhe organizmat e para të zhvilluara. Pasi studiuan kushtet e Tokës, hulumtuesit britanikë hodhën poshtë teorinë e Darvinit se ishte molekula RNA zanafilla e çdo gjëje të gjallë në Tokë, duke thënë se dhe ajo vetë ekzistonte në mjedisin e jetës që sapo kishte nisur.

Monday, December 5, 2016

O Perendi !!

Shkruan Patizan Cene

Personalishte nuk jam ndonje besimtar ” i thekur ” por kur ndodhem përballe fakteve te tilla makabre, mendoj se vetëm Perëndia ,mund tëverë dorë , dhe ti shpetoi shpirtërat e pa fajshëm të dy fëmijeve foshnja ,te gjorë ,që fati i deshi të iknin nga kjo botë kaq tmerrësishtë dhe pa drejtësishtë!
Lajmi i sotëm ,ku një baba në Korçë , pasi u grindme gruan e tij , vari të dy femijët e vetë , katër dhe gjashtë vjeç , më ka tronditur thellësishtëtëgjithë ndjenjën time njerëzore .
Historia është histori , dhe vazhdon edhe me pjesën që , ky baba , vetëvrau me varje edhe veten e tij , por kjo pjesë , sikur më lehtëson pak ,në kuptimin banal të shprehjes , pasi mori një farë dënimi për krimin e pa shoq që kreu !
Pra disa ditësh , në Fier , një burrë bëri një tjetër krim të pa shoq , duke hedhur nga dritarja e banjës, nga kati i katërt gruan e tij , mëmën e fëmijëve të tij , pa iu dredhur qerpiku fare , dhe nëfund të fundit pa marrë dënimin që meriton në këtë rast . E them këtë, pasi sado që të jetë dënimi përtë, tashmë që u dorëzua në drejtësinëshqiptare , do të dënohet por do të jetë gjallë dhe do të vazhdojë të jetojë edhe pse bëri njëkrim makabër . !
Të dy këto raste , janë të ndryshme si histori ,porkanë një gjë tëpërbashkët . Ato kanëndodhur si rezultat i xhelozisë !
Pra burrat shqiptarë ” të zakonit “, bëhen xheloz për sjeëlljen ose përpunën që kanë zgjedhur gratë e tyre , dhe , duke qënë se nuk janë në gjendje që të ndryshojnë me një mënyrë tjetër gjendjen , menjëherë e gjejne zgjidhjen duke u hakmarrë makabërishtë , duke vrarë drei edhe fëmijët e tyre .
Në jetën shtazore , ka pak raste , kur prindi vret fëmijët e tij ,për probleme ” xhelozie ” dhe seksuale . Rast i tillë është Luani përshembull , që ia vret fëmijët luaneshës , me qëllim që kjo të ri çiftohet me të . Por edhe në këtë rast , nuk vret vet luaneshën dhe aq më keq fëmijët e tij , por ata që ajo kame luanë të tjerë .
Ky shembull , tregon se sa poshtë ka rënë të qënurit “burrë ” dhe sa pa vlerë është më tashmë shprehja ” burrërishtë “.
Ngjarje të tilla si këto që treg9ova më lartë , që ndodhin në shoqërinë shqiptare sot , tregojnë se sa vuan sot shoqëria jonë . Vuajtjet janë njëamalgam i shumë e shumë gjerave që janë fajtor , por renia kaq poshtë e nivelit psihiko sihologjik sot , ka një burim të dukshëm .
Dhe ky burim është mos kamja , varfëria , dhe zhburrëria e sotme e burrave .
Nuk dua dhe nuk justifikoj asnjë krim , por duke qënë se shoqëria e jonëvjen nga nje e kaluar deri diku patriarkale , lë shumë hapësirë , që kur një burrë nuk ka më së far ti sjellë familjes , arrin në krime të tilla , që asnjë mendje njerëzore nuk i pranon . !
Me shprehjen , “..nuk ka se çfar ti sjapë më familjes , kuptoj dy gjera .
Së pari , nuk ka mundësi financiare , pasi papiunësia dhe varfëria , e zhburrërojnë një burrë .. dhe ..
Së dyti , tempi patriarkaal i kultivuar në shumë familje , nuk le mundësira demokratizimit të familjes shqiptare sot , dhe kur një grua ,mendon ose vepron ndryshe nga ajo që do ose detyron burri i saj ,, ky i fundit ,ndihet ” i fyer ” i ” poshteruar 2 dhe i pa fuqishëm që ti ndryshojë gjërat “
Këtu ka marrë fund ” burrëria e tij , dhe mbas kësaj e ka radhën dhuna . deri në krime makabre brenda familjes ..
Unë nuk jam psikolog dhe nuk mund të jap receta se si mund të ndërhyjë shoqëria , dhe shteti në parandalimin e këtyre gjerave , por e them me bindje dhe forcë : Shteti , duhet me pa tjetës që të ndërhyjë , duke i gjetur vetë rrugët dhe mënyrat ( ather do të ishte një shtet i fortë dhei saktë ) , dhe nga ana tjetër , shqoqëria , duhet që të influencojë akoma më shumë , në emancipimin e familjes shqiptare sot , duke dënuar çfardo akti dhune në familje , dhe duke u ngritur në këmbë për çdo rast që nga një ofendim i vogël deri kur dëgjohen gjëma të tilla familjare .
Tjetër nuk di çtë them , dhe përsëri i drejtohem Perëndisë :
O Perëndi , vere dorë mos të dëgjojmë më gjëra të tilla kaq të tmerrshme !!

Wednesday, November 30, 2016

Eeeh propagande vdeksh ne vend !!


Nga Partizan Cene

100 milione $ per rritje te pagash dhe pensionesh ??
Po , keshtu tha kryeministri sot , kaq para jane parashikuar ne projektbuxhetin e 2017-es !!
Pooo popopopooo sa para !!
Ne fakt kjo shume eshte e konsiderueshme , neqoftese do te ndahej ne menyre proporcionale per 4.5 milione shqiptare ne Shqiperi .
Mirepo kryeministri , nuk percakton se si do te ndahen , pasi pensionet pershembull , do te rriten shume pak .
Dhe po te fliste me gjera te pervecme , tia rrisesh pensioni 3 , 5 apo 7 5 nje pensionisti , kjo do te thote , se ai do te marre me pak lek se sa merrte para "ngritjes " se pageses . Pasi e dime shume mire se inflacioni eshte gati pak me i madh nga ngritja e pensionit te pensionistit !
Prandaj edhe Rama sot , tha sedo te kete nje ngritje ne total 100 milione $, dhe kur e degjojne njerezit , thone : " Ua aaa shume para " , por kur shikojne llogarine e tyre , ju dalin mangut ..
Ndaj pensionistet do te thon; : Eeeeehh propagande vdeksh ne vend e na ler rehat , se bool u ngopem me ty !!
Rama , nga ana e tij sot , e lidhi rritjen e pagave dhe pesioneve , si shperblim per popullin , per mbeshtetjen e reformave qe ika bere ketyre reformave !!
Dakord zoti kryeminister , por beje trefish ate shume , dhe keshtu do te ishte reale , " dora e ngrohte " e qeverise , si shperblim per mbeshtetjen kolosale qe populli i ka bere . !
Nuk ka para ??Ka plote para , por .. gjejini , e keni per detyre . Me ne fund mbani nje premtim , qe te dhene , qe ' shqiptari te kete nje rroge minimale per te jetuar me dinjitet ne vendin e tij !"


*******************

Hidhërim në Ditën e Flamurit ???



Nuk jam qaraman dhe asnjëherë skeptik ,përkundrazi , jam njeri kurajoz . Por edhe kjo ka një kufi !
Që kemi festë sot , kjo dihet . Që është festa më e madhe kombëtare , edhe kjo dihet , por ka nje gje që nuk shkon . ! !
Facebook-u ka dhënë mundesinë që të gjithë,të urojnë këtë festë të madhe.
Kjo nuk është gjë shumë e mirë ,pasi në këtë ditë , e urojnë Ditën e Pamvarsisë , edhe maskarenjte e kombit , duke derdhur urime dhe fotografi te Flamurit tonë Kuq e Zi , ashtu si derdhin edhe lotë krokodili gjithmonë ,sa herë që duan ta tregojnë veten , më patriotë se të tjerët, biles edhe se ata qe kane dhene shumë deri edhe jetën për këtë komb , që e gëzojnë edhe ata sot .!
Pra e kam fjalën , për vemjet antikombëtare , që tashmë ” të rritur “, janë bërë krimba të këqinj që ditë pas dite , nëpëmjet mundësive që u jep e ashtuquajtura demokraci në Shqipëri , edhe sot e çdo minutë i hanë sarkën Shqipërisë , duke e varfëruar përditë .
Jam shumë i trishtuar , që facebook-u u jep një mundësi të tillë këtyre krimbave të pa mëshirshëm .. !
Mërzitem shumë , që tashmë e shumë vjetë , tradhëtarët e Kombit , nderohen zyrtarishtë , që nga Presidentë e kryeministra , deri në poshtrim të një populli dhe një kombi të tërë ..!
Pamvarsia e Jonë , është pasuria më e madhe që ka atdheu ynë , ashtu si edhe ditën e Madhë të Çlirimit , që megjithse , nuk më intereson fare , a është 28 apo 29 Nëntori .
Nuk më mërzisin datat , por më mërzisin ata që pretendojnë se i dijnë datat , ata që i ndërrojnë simbas dëshirës së tyre , duke nëpërkëmbur , gjakun dhe jetët të atyre , që kanë qënë kaq patriotë , sa i kanë falur këto , Kombit dhe Atdheut tonë që ne e gëzojmë sot . !
trishtohem shumë , kurnë tribuna , apo sheshe , shikoj me flamurin e kombit në dorë bij dhe nipër të atyre që e shitën dhe vazhdojnë ta shesin edhe sot atë flamur ,duke mbajtur leksione dhe fjalime patriotizmi . Trishtohem pa masë , kur shikoj në ekrane televizive , këta përdhunues të tanishëm të kombit dhe shemë të tjerë pasardhës të shumë të tillëve , që bëjnë sot tellallin e së keqes së kombit tonë .
Shqipëria e Jonë është një diamnt gjigant , i narë fatkeqësishtë në shtatë apo tetë pjesë , nga fqinjët , ku vetë shumë shqiptarët , kanë dorën e tyre të tradhëtisë në këtë katrahurë fatkeqe për vendin tonë .
Sot është ditë gëzimi zyrtarishtë , por hidhërimi të mbyt në fyt , kur shikon pra ,vemjet me pushtet , para dhe arrogancë , që mbajnë në dorë shumë herë jo vetëm pushtetin , por pse jo edhe fatet e kombit .
Unë hidhërohem , , se kështu mendoj se hidhërohen edhe shumica e shqiptarëve kudo që janë .
Po ti ,ku e vendos veten ??

Wednesday, August 31, 2016

Demarkacioni, humbja e një beteje dhe fitorja e luftës !




Shkruan Partizan Cene

E di , dhe ashtu si çdo shqiptar edhe unëekuptoj që është e rëndë , dhe tejet e pa pranueshme , të marrësh përgjegjesinë e të falësh gati 8000 hektarë tokë shqiptare.

Nuk mund ta marr me mendje saktë se , çfar ndjen Thaçi si president , apo Mustafa si krzeministër ,pse jo edhe Veseli si kryeparlamentar i Kosovës , pormund të marr me mendje dhepo shikoj se sa të vështirë e kanëëa ata që të mbzllin këtë shteg të së keqes qëe kanë hapur vetë në Kosovë!
Kush është ai qytetar i Kosovës , me përjashtim të disa përfituesve pushtetarë dhe rrjeti familjaro shoqëror i tyre , që të ndihet mirë , kur politika , perpiqet , që pëe hir të karrigeve të tyre , fal truallin e memedheut !
Por , gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken . këtë e them , pasi mbas të gjitha këtyre gjërave tlë rlnda për shqiptarët , janë Evropa , dhe pushteti evropian në tërrësi , që e luan fijet e lojës së përhershme ndaj shqiptarëve . Në rastin në fjalë , edhe pse SHBA , është pozicionuar pro demarkacionit , duket se shumë ekzemplarë të politikes së jashtme , dhe kongresmenë , flasin se kjo bëhet për të mbyllur .." ..pretendimet dhe për të filluar një rendim të ri për mbarëvajtjen e punëve nëshqtetin më të ri të Evropës , Kosovën".

Me fjalë të tjera , edhe SHBA , dëshiron që Kosova ta ketë mirë me Evropën , edhe pse me dhimbje , duhet që tëbëjë lëshime më të mëdhaja nga ato qëbën Serbia , dhe e gjithë Evropa ndaj Kosovës dhe shqiptarëve aty .
Që në konfigurimin kushtetues të Republikës së Kosëvës , ku pakicave serbe u jepen të drjeta , " jashtë drejtësisë reale për ta " , dhe deri tek falja e vendeve ne parlamentin e Kosovës , njerësve që nuk e duan dhe nuk e respektojnë fare sovranitetin e RK , dhe akoma më shumë , ku edhe sot Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend ballkanik , pa Liberalizim të Vizave në Evropë etj ..është dukur qartë , se Evropa , si asnjë herë edhe në këtë rast , nuk i ka shumë përzemër shqiptarët , dhe nuk i do me shtet dhe të bashkuar !

I këtij kalibri është edhe rasti në fjalë që rëndom quhet " demarkacion " , ku në realitet , është njëpreteks ,për ti mbajtur në tension shqiptarët ..
Sot në Evropë ,më saktë në BE , askush nuk flet për Kosovën , dhe merakun e kanë se mos 2 mërziten serbët " .. Flas për aspektin e përgjithshëm . , duke e ditur ,, se denarkacionin e kanë vene si kusht , për " liberalizimin e vizave " .. Por edhe kjo nuk do të ndodhë shpejt , edhe sikur gjysmën e territorit të fale Thaçi dhe Mustafa !
Më vjen keq ta them , por jetojmë në ko]hën kur vendosin akoma të tjerët për ne , dhe demarcacioni , do të bëhet ashtu si e thonë të huajt ..
A duhet ta lejojmë ne ?? Sigurishtë që jo , por nuk do tia dalim mbanë , me murin e madh të racizmit evropian ndaj shqiptarëve , që i ka rrënjët kaq të thella , sa veç lufta mund ti shkuli . Sot Kosova , nuk duhet dhe nuk eshtë gati për luftë , ndaj qetësishtë , me mirëkuptim , dhe dialog , mendoj se do ta kalojmë edhe këtë situatë të zymtë për trojet shqiptare !!..
Kjo është një beteje e humbur .., por luftën e kemi të fituar dhe do ta ri fitojmë sa herë të jemi të duruar dhe të bashkuar ..
Sa më pak grindje mes vetes sonë aq më të sigurt jemi përballë morisë nevrike serbo - malazeze - evropiane ! !!
/Gazeta InfoPress

Monday, August 22, 2016

Me dhimbje, por duhet!

InfoPress /

NGA 
 Partizan Cene

Ky do të ishte emërtimi i asj që kërkoi ZëvendësPresidenti amerikan , Joe Biden në Kosovë ..!
Mediat perëndimore , pasi i mkanë bërë jehonë viyitës kuptimplote të zotit Biden në Serbi dhe në Kosovë , kanë shkruar se , qoftë Serbisë e qoftë Kosovës , zoti Biden u ka vënë përpara një plan rimëkëmbie dhe mbështetje , jo më me fjalë por me para të thata . Për Serbinë , flitet për mbi 5 miliardë dollarë ndihma dhe investime amerikane , ndërsa për Kosovën , 2 miliardë dollarë amerikan ndihma dhe po ashtu investime marikane.
Por interesi shqiptar është për ato që Biden ka ofruar për Kosovën tonë . Dy miliardë dollarë , janë shumë për gjendjen ku ndodhet sot ekonomia e Kosovës , e cila është në nivele të ulëta , dhe populli jeton në varfëri.
Mirëpo , çdo dhuratë , ka edhe një arsye , ose më saktë ka edhe një kusht shumë të fortë : ".. në se tregohet konstruktive .."
Me fjale të tjera , qeveria dhe politika në Kosovë , duhet të pozicionohet urgjentishtë në zhvillimin normal të jetës politike në vend . Që do të thotë se , mos marrveshjet politike , dhe dhuna në parlamentin e Kosovës , nga opozita , duhet të marrë fund
Kosova duhet të përmbushë të gjitha angazhimet që ka marrë , në bisedimet me Serbinë, duke mos anashkaluar edhe vazhdimin e bisedimeve mes dy palëve , në kushtet që të dy vendet të përparojnë drejtë integrimit evropian. Çështje të rilla , si "Demarkacioni " , "Gjykata speciale " apo mirë trajtimi i komunitetit serb në kosovë , duhet të jenë çëstje të zgjidhura mundësishtë nga nesër , se koha për Kosovën , simbas Bidenit nuk pret.
Pra të gjitha këto , kanë një shumë , zashmë kanë një numër konkret , dhe ky numër është tashmë shumë domethënës , shumë i majmë , dhe shumë i duhur për Kosovën , është pra numri dy , ose më saktë dy miliardë amerikanë.
A ia vlen për Kosovën kjo shumë?
Sigurishtë , është një oksigjen shtesë , që do ti japë jetë gjithë ekonomisë shtetërore , dhe pse jo edhe atë famiëljare në Kosovë. Po të kemi parasysh se këto para do të jepen në forma të prekshme , duke ndihmuar ndjeshëm hapjen e vendeve të punes , po , ia vlen që Kosova ti marrë këto para.
Por duhet sakrificë . Sakrificë nga qeveria që të gjejë mundësinë e të uë në bisedime opozitën , me qëllim që të sheshohen mosmarrveshjet , dhe të gjendet gjuha , shqiptrarçe , e përbashkët për të përballuar sfidën që Zëvendëspresidenti Biden , vuri të tavolinë , përkrah çekut të majmë.
Duke ditur që SHBA është miku më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare , ia vlen , që " dhimbja" që ndjen opozita , të vet shërohet dhe kjo e fundit të ulë gjakrat dhe të interesohet më në fund ,për gjithë pupullin shqiptar në Kosovë... !

Me dhimbje sigurishtë , por është e domosdoshme të bëhet !

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...