Friday, July 22, 2016

Shkruan: Partizan CENE

Mbas takimit të treshes me pushtetin më të lartë në Shqipëri, Edi Rama, Lulzim Basha dhe dhe Ilir Meta, për të arritur konsensusin për Reformën në Drejtësi, të tre këta deklaruan se "gjithçka është gati" ! (por ka disa "formalitet teknike të vogla"). 
Mirëpo, a është vërtetë gjithçka gati për votimin e kësaj reforme ditën e enjte, 21 Korrik ??
Biles edhe kreu i Parlamenti nga ana e tij firmosi rendin e ditës, duke e bërë të pa kthyeshme votimin e paketës së kësaj reforme në këtë ditë!! Deri atëherë ne të presim të rrjedhin gjërat..!!
Por, sigurisht nuk janë gjërat kaq të thjeshta. Miratimi i kësaj reforme deri tani ka kaluar në labirinte të errëta mbas kuintalë dhe populli konkretisht , nuk di asnjë gjë për ato qe janë mundësitë më të mira për të. Presioni i pozitës dhe veçanërisht ai i opozitës, e kanë sjellë draftin në një nivel të tillë, ku janë plotësuar dëshirat e njërit apo tjetrit grup, ose janë plotësuar më saktë vetëm kërkesat e tyre, dhe askush nuk e di, se a do të jetë apo nuk do të jetë ky ndryshim, ai i pritshmi nga populli, dhe a i bën punë popullit, apo si gjithmonë do të jetë një ndryshim që u vjen për shtati politikanëve dhe kaq.
Shumëkush mund të thotë se ka një garanci pasi për herë të parë partnerët strategjik, SHBA dhe BE dalin garant që këto ndryshime Kushtetuese të bëhen në mënyrë të tillë që ti shërbejnë direkt popullit, duke i dhënë fund maskarallëkut shqiptar të quajtur " drejtësi ", ku korrupsioni dhe tarifat janë bërë gangrene për popullin dhe mos ndëshkimi është bërë mënyrë jetese për pushtetarët, kriminelët dhe "të fortët ".
Skepticizmi popullor për Reformën në Drejtësi që presim të votohet në 21 Korrik e rrit më shumë, pra ajo që thashë më lartë "dyert e mbyllura", bisedimet mbas perdes, komunikimet mes politikaneve të të gjitha krahëve nëpërmjet stilit pupulist, sharjet, kërcënimet mes tyre et.
Pikërisht këto e bëjnë të pa besueshëm deri në minutën e fundit procesin për du gjëra:
Së pari, a do ta votojnë apo jo opozita, dhe pse jo dhe LSI, e cila tani në fund ka filluar që të "tregojë dhëmbët", duke i bërë presion të hapur PS-së që të pranojë konsensusin me opozitën, pra më thjeshtë të bëjë lëshime ndaj opozitës, pasi kjo e fundit, jo që nuk lëshon pe, por përditë e ndërron variantin e saj "për konsensus", duke e shtyrë dhe zvarritur miratimin, deri tani që ka ardhur momenti i fundit, ai i së vërtetës...
Së dyti, flitet fort se ky draft ligj "për ndryshime kushtetuese" fillimisht është bërë mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe është i pranueshëm edhe nga partneret ndërkombëtar. Mirëpo, askush nuk ka botuar asgjë që të kuptojmë edhe ne populli se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë?
Biles janë bërë edhe ndryshime nëpërmjet pazareve politike, për ti ardhur përshtat opozitës dhe jo vetëm, dhe askush nuk di se a janë këto ndryshime ato që duhen?
Më shqip : Këto ndryshime, a do ta mbysin korrupsionin? A do ndëshkohen të pa ndëshkueshmit e deri tanishëm? etj.
Unë vetë jam optimist se do të ketë një ndryshim në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, por jam pesimist që ky ndryshim të jetë ai që duhet ose maksimali i mundshëm që pres unë dhe shqiptarët të gjithë ku janë.
Pra, optimizmi im dhe i të gjithë shqiptarëve vazhdon të jetë i gjymtuar për këtë revolucion në drejtësi, siç trumbetohet nga politika sot...!
Nejse...harruam që akoma nuk i kemi gjërat të sigurta dhe në Vlorë thonë që "Pa pasur peshkun në dorë, mos e vet tiganin në zjarr".
Shpresojmë !

140 vota pro (...dhe dilemat e së nesërmës ..!)




Nga PARTIZAN CENE

 
Asnjë ligj në parlament nuk ka kaluar kurrë me një votim unanim, paçka se të para plagosur nga dredhitë politike të shumë qarqeve politike që nuk ishin dhe nuk janë dakord me Reformeën në Drejtësi .. ! Sot Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka dhënë lajmin se pas miratimit të Reformës në Drejtësi, do t’i kërkojnë Këshillit Europian hapjen e negociatave për antarësim të Shqipërisë...
Ky është lajm shumë i mirë për gjithe shqiptarët . Mirëpo, që të ndodhë kjo ka si gjithmon edhe kushtin solemn, pra zbatimin e Reformës në Drejtësi , dhe kalimin butë e qetë të pushtetit gjyqësor në të zgjedhurit dhe emeruarit e rinj, sipas Ligjit të ri Kushtetues që u miratua mbrëmë...!
Duket si diçka normale që nga nesër ose nga dita e enjte që vjen, Parlamenti të vazhdojë me miratimin e ligjeve, që do të përshtatin sistemin e ri të drejtësisë me këto ndryshime.
Mirëpo, për ne që jemi shqiptarë dhe që jetojmë me politikanët tanë e dimë shumë mirë se lufta për ta pasur tonën këtë Reformë fillon pikërishtë tani.
Kjo pasi shumë eksponent të politikës shqiptare e dinë shumë mirë se kjo reformë do të konventojë në dy gjëra shumë të rendësishme, ku të dyja këto gjëra (për ata që e dinë se "...kanë shkelur në dërrasë të kalbur ), do ti dëmtojnë...
Së pari nuk do të kenë më në dorë që ta manipulojnë drejtësinë ashtu siç kanë bërë deri tani këto 25 vjet post komunizëm.
Së dyti me përparimin dhe vënien në zbatim të ligjshmërisë që rrjedh nga kjo Reformë shumë nga këta janë të ekspozuar negativishtë përpara ligjit, dhe reforma nuk lë më vend për shmangie apo hatërllëqe.

Pra, janë këto "halle", që vijnë pas miratimit të Ligjit Kushtetues për Reformën që e bëjnë shqiptarin të jetë akoma skeptik dhe në dilemë, se si do të shkojnë punët në vazhdim.
Politikanët shqiptarë, kryesisht opozita , por edhe shumë ekzemplarë të mazhorancës e treguan agoninë dhe ankthin e tyre që në 24 orët e fundit para se të votohej në Kuvend kjo reformë.
"Lista e Zezë" e tundur para syve të depudetëve nga ambasadori amerikan i bëri të dridheshin të gjithë ata që e kanë "mizën nën kësulë", dhe lëviznin çdo gur, që reforma të vonohej ose për ndonjë mendje shkurtër edhe të mos votohej fare.
Kështu që duhet të presim dhe të shikojmë se sa do të zgjasë inercia e kundërshtarëve të kësaj Reforme dhe sa do të jetë këmbëngulja e politikës sonë për ta çuar atë deri në fund në emërimin e gjykatësit të fundit...!
Treni ka filluar rrugën...sado gurë nën rrota askush nuk do të mund ta ndalë atë që të shkojë në destinacion !!
Gëzuar Reformën në Drejtësi, Shqipëria ime e dashur !


 http://gazetainfopress.com/opinione/49610/140_vota_pro_dhe_dilemat_e_se_nesermes_

Thursday, June 2, 2016

Cimkat ose "Qytetari Digital" i Berishes !




 Editorial !!
 Nga Partizan Cene


Mbas lajmit trondites , se ne zyren e Ministrit te Brendshme eshte zbuluar nje aparat pergjues , nuk e di pse me vajti mendjua menjehere tek nje " shaka " qe kam bere dikur para disa muajsh , me nje artikull ne gazetaen drita , ku theksova se "Qytetari Digital" , qe informon kryeministrin , nuk eshte gje tjetrer , vec hafijet qe berisha dhe stani i tij i se keqes , kishin lene si " gozhda e Nastradinit " neper zyrat e qeverise .
Keto hafije , nuk besoj te jene , the ksova une ne Shtator 2015 , vetem ne formen e mishit e te kockes qe eshte njeriu , por edhe ne formen e silikonit , plastikes qarqeve elektrike dhe bazaltit , materiale qe perbejne aparate celulare , ose paisje pergjimi .. Ndryshe , nuk ka se si tekuptohet qe berisha , gjithmone i di gjerat , ose i tregon gjerat nje hap perpara se ti thote ministri i cdo pozicioni ,pse jo edhe kryeministri .. !
Nuk e di a do te kete hapsiren e nevojshme dhe materialet verifikuese , ose pse jo edhe deshiren dhe trimerine ti verifikoje sakte gjerat , por une jam i bindur , se ajo paisje ne zyren e Ministrit Tahiri, eshte nje pjese e vogel e " qytetarit Digital " te doktorrit te keq shqiptareve !!
Durim duhet dhe do vije koha qe do te me jape te drejte ..
Uroj qe shpejte prokuroria te nise hetimet dhe te njoftoje sakte per perfundimin e tyre , dhe pergjegjesit per keto " cimka "te shkojne menjhere perpara drejtesise ..
Nga ana tjeter edhe ministri Tahiri , mban pergjegjesi te madhe jo per "cimkat " e vendosura ne zyre , por per punonjesit dhe bashkepunetoret e tij qe ka zgjedhur te drejtoje me sukses ministrine me te rendesishme te vendit !!

Tuesday, May 17, 2016

Izolojeni !

 
 Nga Partizan Cene
 
Nuk miratohet reforma, me " veprime qortuese " ndaj berishes ..
( Ai duhet sa me pare te izolohet politikishte po e po , por fizikishte , sepo demton jashtezakonishte vendin )

Me sapo shikoj ekuptokdo te kemi " krize politike ",ose me sakte drejt kesaj ideje po shkon opozita me akuzen per " paisje pergjimi " .. Biles sot pjese e kesaj loje te rrezikshme eshte bere edhe prsedenti i vendit ,i cili si gjithmone , as nuk vonon dhe as nuk ngurron qe te luaje rolin e noterit te berishes !
Pikerishte kete beri edhe sot , qe " ikurajoi poziten qe te dorezoje " paisjen " fantazme , te cilen edhe ministri i brendshem por edhe kryeministri deklaruan se, nuk ekziston , ose me sakrte nuk ka pergjime te jashteligjshme !
E gjithe kjo loje , behet per te larguar qofte edhe per pak kohe , miratimin e reformes ne drejtesi ..
Ndaj mazhoranca , mendoj se duhet te marre masat qe ate te shrete reforme ta votoje sa me shpejte vetem dhe pa berishen dhe cakenjte e tij , se keshtu nuk kaper ta miratuar kurre me ndihmen e tyre .. ! Rama po bie edhe kete here ne batakun e Metes , ( pasi ky i fundit e ka mik berishen ) dhe vazhdon akoma me " veprime qortuese " ndaj ish kryeministrit mekriminel dhe me kusare dhe mepa shpirt e antishqiptar qe kapasur ndonjehere vendi !!
Berisha duhet sa me pare te izolohet politikishte po e po , por fizikishte , sepo demton jashtezakonishte vendin..
Nje ndermasat e para duhet te jete detyrimii Nishanit te jape dorheqjen dhe ne vend te tij te vcendoset nje njeri i pergjegjshem per ppostin e larte qe ka , dhe te mos beje zyrtarin noterial ,as per berishen e as perasnje ,por te qendroje ne lartesite e postit qe zoteron .. !
Pa kete hap nuk do te kete as reformee as perparin e zhvillim !

Tuesday, May 10, 2016

RAKIJA QË U BË UJË --- Skicë humoristike nga Partizan Cene




Skicë me humoristike  nga Partizan Cene 


Kishte rënë në një burrë pietar . Pra në një burrë që i pëlqente pija , por nuk e lëshonte veten deri aty sa të bëhej dhogë dhe tap për ditë .. Por megjithatë ai pinte dhe pinte aq shumë, sa rakinë që bënin për çdo sezon,e hidhnin në enë të " thata " , pra të pastra nga rakia e vjetër ..Pra , nuk mbetej asnjë pikë .!
 Biles , shumë herë ishte turpëruar se nuk kishte çtu nxirrte miqve dhe vizitorëve .që vinin në shtëpi .!
Ndaj ajo , gruaja e madhe e shtëpisë , vendosi që të fshehë herë mbas here ndonjë shishe apo bidon një kilëshe ,me qëllim që të mos turpërohej me vizitorët ,si gjithmon .. !
 Kështu vendosi edhe këtë herë !
Por,  këtë " masë të rëndë " që mori , nuk ia tregoi burrit , por bëri punën e vetë .. !
Njëditë, ky pietari ynë , ashtu si qeni me erë,diçka nuhati afër plepit të madh që kishin në kopësht .. Nuk ishte nevoja që të kërkonte gjatë , se e gjeti vendin , ku zonja e shtëpisë kishte vendosur ,tre shishe njëkileshe me raki ..
Pasi hapi njërën , nuhati aromën e mirë të rakisë së pastër që kishte nxjerrë disa javë më parë .
" Ball kazani  për atë zot " , bëlbëzoi dhe e ktheu edhe njëherë duke vendosur fortë buzët tek  gryka e shishes  , si për ti treguar dashurinë e madhe që kishte për të .!!
 Goja po vazhdonte të bëlbëzonte  ndërkohë që mbushej e z brazej  me gllënka rakije : "Eh moj zonja ime , sa të mirë të kam .. Po ku e ke fshehur kështu moj të marrtë e mira të martë "..
Hahaha po pse moj mua do të më fhsehësh ti gjërat , mua, burrit të shtëpisë ..
Po ku e kishe si me porosi sot moj aman !! "
Pastaj mori një shishe tjetër bosh,  e hodhi rakinë e shishes së parë . Pastaj e mbushi me ujë shishen që kishte raki ,dhe e vendosi aty ku e kishte vënë  e zonja e shtëpisë .. !
Mbas disa ditësh , e piu atë , dhe shkoi e përseriti të njëjtin ritëm edhe për shishen e dyte e të tretë .. 
Pra kështu e kishte pirë të gjithë rakinë,pa u vënë re nga gruaja , e cila e kujtonte se rakinë e kishte fshehur në vend të sigurt dhe kështu  , shtëpine e kishte " plotë ".
Një ditë erdhi përvizitë vëllai i pietarit .Pra kunati i saj !
Gruaja, pasi e përshëndeti, shkpoi të bënte " adetin " ,pra ta qeraste me nje gotë raki ..
Kështu ajo shkoi tek vendi , mori një nga shishet e " ruajtura në fshehtësi " mbushi gotat , dhe erdhi dhe ua dha të dyve ..
Burri ,që e dinte se ç kishte shishja ,e mbante gotën në dorë, dhe priste sa ta kthente gotën e tij i vëllai dhe pastaj të dëgjonte  se ç fraë do të thoshte i ai.. .
!
Ky ,pasi e ktheu gotën siç e kishte zakon . ngeli dhe nuk e fhsehu habinë duke thënë .:
- Kunatë , po na qeras me ujë moj  ?
- Jo,çfrë thua ,i thotë ajo , rakia është ballë kazani .E kisha fshehur nga yt vëlla se nuk i shpëton pika po e mori vesh ku e ruaj ..
- Jo jo kjo që më ke dhënë mua është ujë .., këmbënguli ai .!
- Po po edhe kjo e imja , ujë është ,i thotë burri i saj ..
Ajo e habitur iku menjherë dhe erdhi mbas disa çastesh ,me dy shishe të tjera , dhe pasi i hapi , provoi vetë " shijen " e ujit që ishte ne shishe ..
-  Uaaa  e habitshme, edhe keto janë me ujë.. Si është e mundur ?? thotë gruaja e mërzitur .. Pastaj për ta rregulluar situatën burri i saj,e pyeti : 
- Ku e kishe fshehur moj grua ?
- Tek trungu i plepit ,ku tjtër ta fshehja nga ty, ja kthen menjëherë ajë ...

- Hahahahaha .. Ç thua moj , a nuk të kam thënë , që mos ta nxjerrësh rakinë jashtë shtëpisë , se prishet dhe bëhet ujë ..I thotë pietari të cilit tashmë i takonte të merrte mbi vete " turpin " për mos qerasjen e vëllait të tij nga kunata !!!

Maj 2016 

Friday, April 29, 2016

TË PËRBUZURIT , TË PËRJASHTUARIT ..



Opinion
Nga Partizan Cene


Po po, janë të përbuzur , pamvarsisht lukut te shtrenjtë , orave me çmime marramendëse .. Janë të përbuzur , pamvarsishtë llogarive të majme dhe tejet të larta në banka , pamvrsishtë pushtetit të të pasurit që gëzojnë
Ata jane te perbuzurit e shoqerise .. !
Pra flas për gjyqtarët e korruptuar, të paskrupullt , të pamëshirshëm . që shesin shtrenjtë " vendime" pa dhënë kurrë drejtësi ..!
Ata , pra , janë të përbuzur nga shoqëria . Atyre , shoqëria , po ju nxjerr gjuhën edhe pse e di mirë se fati i keq e ka lënë në duart e tyre ..
Ata edhe në rrugë nuk ndihen mirë , nuk flenë as në shtëpi të qetë . Hija e mëkatit i ndjek kudo .. Ndjenja e kusarit i shoqëron gjithandej ..
Sa herë shikojmë një gjyqtar me një makinë të shtrenjtë , me një orë të shtrenjtë , me pullat e xhaketës , por edhe me pullat e pantallonave , që kushtojnë aq sa kushton shtepia ime , gjithmone i shikojme me perbuzje , edhe pse me dënesë , nuk e japim veten .. !!
E dime mirë se ato qe po gëzon , dhe na shet mend ne ne rrugë e në publik ,i ka në mënyrë të pa drejtë , i ka të vjedhura , nga potofoli ynë , me mënyrën ; " ..o paguaj , o e humbe gyqin " dhe duke humbur gjyqin , humbe pasurine , humbe te drejten , humbe nderin , humbe dinjitetin .. !
Ata , ndofta nuk mund ta kuptojne , se zullumi u ka zënë sytë , por duhet ti bëjmë ne që ta kuptojnë , se nderimi i tyre në publik , eshtë i vjedhur , është i të tjerëve , është nderi im , dhe i joti , që na i kanë vjedhur , bashkë me paratë që na kanë detyruar ti paguajmë padrejtësishtë ..
Ata shëtitin , qeshin dhe kuvendojne .. Por mes tyre ama , se askush në shumicë , nuk i beson . Gjithkush , që halli e ka çuar në derën e drejtësisë , dhe sigurishtë në lapsin e tyre , i shikon me perbuzje ..
Po flasim për reformë , për rregull dhe për ligj .. Këta janë ata që nuk e duan ligjin , nuk e duan reformën .. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe për ta .. Ligji i tyre është vec pagesa nën dorë , dhunimi i së drejtës së tjetrit ..Pra kjo është drejtësia e tyre ..
A nuk e ndjeni , që kur i shikoni në publik ose në rrugë , dhe akoma më shumë në televizor , thoni përbrenda ; " .. shiko ku janë paratë e mia , që kz qen mi mori për filan vendim në filan gjyq .. " .!
Janë ata të pëjashtuarit nga ritmi normal i jetës .. Janë " të përjashtuarit "edhe nga nje vizë e thjeshtë që u duhet të marrin në një ambasadë . Janë të përjashtuar nga gjithshka që do ti linte rehat .. Ata jetojnë në botën e tyre të parasë së vjedhur dhe në delirin e .. të pasurit me pasuri të vjedhur .. Ata janë në të njjtën gjendje si tregtaret e drogës , që megjithse kanë pasuri , nuk ndihen të qetë , nuk ndihen të sigurt .. !
Ata , gjyqtarët ( gjynaf që janë ata ) e korruptuar , të krimbur nga kamja dhe të shqetësuar nga zullumi .. Janë ata kusarët dhe grabitësit e popullit , të përbuzurit , të përjashtuarit nga shoqëria .. !
Edhe po nuk e keni bërë , bejeni ..
PËRBUZNI të korruptuarit , shani dhe poshtëroni ashtu si ju kanë poshtëruar ata !!

Tuesday, April 12, 2016

HISTORIA ESHTE BERE


 Nga  Partizan Cene

Dhe nuk ribehet prape , sado qe e shkruajne dhe e rishkruajne ata qe duan te gjejne nje menyre per te hequr damken e tradhetise dhe poshtersive te tyre historike !
Ne fotografi e shte Eugjen Merlika nipi i Mustafa Krujes , pra djali i djalit te tij , i cili tregon para gazetarit Roland Qafoku , xhaketen me shenjat e plumbave , gjate atentatit qe Njesiti Gueril i Tiranes , i beri gjyshit te tij , ish kryeministrit kuisling ne Prill te 1943 !!
Ky thote te tijat , thote e c nuk thote , qe kush nuk ka gjakftohtesi , me mire mos ta lexoje intervisten , pasi e tregon historine me kokeposhte .. Gjyshi i tij ishte simbas tij nje patriot i madh , ndaj kjo e shtyu qe te behet kryeminister ne qeverine bashkepunetore me fashizmin dhe nazizmin .. Ai thote , qe ".. neqoftese edhe Ismail Qemali , Zogu dhe Envere Hoxha jane tradhetare , ather edhe gjyshi i tij eshte tradhetar ".. Pra ky shoqi ketu , ngaterron miellin me krundet .. Nejse , atentati qe komunistet i bene gjyshit te tij , tradhetarit me damke , ishte nder te paktet qe nuk perfundoi me sukses , dhe kjo fale nje veprimi te papritur te tij , duke arritur te coje duart ne nje pozicion ballor , ku plumbat , shpuan duart dhe nuk depertuan deri ne trup .. Ketu gjen vend shprehja qe qente dhe macet ,kane shtate shpirtera ..
Nejse une e lexova dhe me veshtiresi e mbajta nevrikun , por me shume me erdhi keq per kohen qe jetojme , kur tradhetaret gjejne momentin qe te kerkojne rehabilitim , me rruge te tilla , sic eshte media e lire sot .. Gazetari Qafoku e fut kete pinjoll te tradhtise ne kanale qe te tregoje gjera qe te ngrine qimet perpjete .
Keta njeres , harrojne qe historia nuk shkruhet dhe rishkruhet , por behet dhe nuk ribehet kurre ..
Gjyshi i tij e beri historine e tij dhe e vendosi ne jesen me te erret te historise se popullit tone . Kujtojme se ne 1 vit , nje muaj e nje dite sa edhe denjti ne krye te qeverise kukull te fashizmit , u vrane 4322 shqiptare te pafajshem , 80 % e tyre qe nuk kishin fare lidhje me komunizmin , zogizmin apo me asnje politike . Gjate qeverisjes se tij ushtria e huaj mori mbeshtetje totale , per te shtypur xhdo rezistence kombetare dhe antifashiste me brutalitetin me te eger ..
Mund te thotet e te shkruhet gjithshka , por historia eshte bere , dhe asnje nip apo mbese , asnje gazetar apo " shkrimtar " nuk mund ta ri beje ate .. !!
Damka e tradhetise eshte vulosur , dhe populli e di edhe pse shume here ben sikur nuk e di .. se ashtu ia do puna .. !

***********************************

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...