Sunday, October 12, 2014

Bardhush llapush




 Tregim nga Partizan Cene

Fshati , eshte ne pjesen e rrafshte te malit , dhe shtrihet si rreth ,ne gjithe ate lartesi . Kjo pamje kure e shikon nga larg , te duket sikure te tregon nje qafore ne qafen e malit, dhe maja nje koke , qe ne varesi nga stinet nderron ngjyren e flokeve .. !!
Megjithese ne mal fshati ishte goxha i madh ..! Shkolla gumezhinte cdo dite nga vocrraket.Ashtu edhe jeta ne pergjithesi ,rridhte ne rrjedhen e saj.. jo me shume zhurmime .. Kooperativa , pjesen me te madhe te kurores mbi fshat e kishte , rregulluar ne forme taracash , ku ullishtet dhe qershite ishin dy nga shume pemet e shumta te vendeve malore , qe rriteshin ne fshat.
Ishte periudha e fund gushtit , kure hapeshin graopat dhe mbilleshin fidanet e reja te ullishteve ..

Bardhoshin , megjithese ishte i vogel , e njihnin te gjithe ne fshat ..Ai kishte dy gjera qe e dallonin nga femijet e tjere , vec qe ishte capken dhe shume i levizshem . Pra Bardhoshi , ishte i shkurter shume per moshen qe kishte dhe kishte veshe shume te ekzagjeruar Ndaj dhe i kishin vene nofken ''Xhuxh llapush''.Kjo gje jo vetem qe nuk i pelqente , por e bente gjithemone nervoz ..

Ai ishte djali i vetem e xha Shaqos , me tre motra te tjera . sapo kishte mbushur 13 vjec , por ne gjatesi nuk te jepte pershtypjen per me shume se 5 vjec .Kjo gje e bente gjithemone te pa deshirueshem ne moshataret e tij . keta te fundit gjithemone , e shanin dhe e perbuznin , duke i thene ..te zakonshmen ; ''xhuxh llapushi ''.
Por edhe ai kundersulmonte , duke shfryre e duke share te gjithe, kedo qe i thoshte '' xhuxh llapush ''.
Me shume , e ngacmonin te rinjte , qe ishin gati ne dyfishin e moshes se tij .. dhe ai nuk mund te bente asgje , para ofendimeve dhe sharjeve qe i benin ..Epse , vetem se ishte ''pak'' i shkurter .. Po cfaj kishte ai ?? .. Keto menime e mundonin perdite . Shume here vriste mendjen per te gjetur nje rast qe te hakmerrej kunder tyre ..

Nje dite ne rruge e takoi Halili , nje te ri shume me te madh ne moshe, dhe ne trup .

- Ej , Llapush , i therret Halili ..
-...... nuk i pergjigjet Bardhoshi , dhe beri te nderronte rruge ..
- Mire , He te vjen keq pse ta pergjysmova emrin ?? I tha ai dhe shtoi ; Xhuxh llapush ..
- ...... Perseri nuk i ktheu pergjigje , Bardhoshi , por ne pamje dukej qe ishte skuqur dhe fryre , si llullani i rakise , qe perdorte shume here ne shtepi i ati i tij , xha Shaqiri ..!!
Me gjitheate Halili , nuk i ndahej dhe , deri tek rruga poshte xhades , i kishte thene , shume here , ose ''Xhuxh Llapush'' ose ne refren; ''Bardhush Llapush'' ..
Kjo zgjati deri sa , u degjua zeri i Kasrtriotit , nje moshatari te Halilit .. ;
- Hajde Halil , lere xhuxhin , se na vajti vone do kene ardhur fidanet .. !!
Kaq u desh dhe Bardhoshi i vogel mori vesh se ku do te shkonin dhe ku mund ti gjente , me vone , keta te dy llafazane .. I nevrikosur , por shume i gezuar qe me ne fund kishte rastin qe te hakmerrej , shkoi ne shtepi , mbaroi ca nga punet e tij , dhe menjehere u drejtua nga taracat aty ku brigada po hapte gropa per mbjelljen e ullinjve .. !!
I pergatitur per kete , Bardhoshi , u afrua tek kooperativistet dhe ashtu sic ja kishin bere gjithemone , ata sa e pane .. filluan ta ngacmonin , kush ''xhuxh'' , e kush ''llapush'' , apo edhe ''xhuxh llapush ''. Biles , ne shume raste therisnin si ne kor ..
I vogli Bardhosh , i tej fryre nga marazi per aq sa degjonte , shtrengoi forte ''koburen'' qe kishte ne brez...
.. Dhe u fut me thelle ne brezat e taraces , si per tu treguar atyre te rinjve , se nuk e kishte shume problem se cfare i thoshnin ata ..
Kastrioti qe e pa i pari .. thirri me te madhe;
- Llapush , hajde , hajde te tallemi nje cike , se nuk kalon sote dita ...
- Po halili ku eshte , foli qe poshte , Bardhoshi ..
- Ehe .. hajde xhuxh hajde , nuk ndahesh ti dreq .. Te pelqen qe te te thmi kehtu prandaj vjen .. , i tha Halili qe ishte disa metra me tej ..
Edhe Kastrioti edhe Halili , ishin jashte gropes , dhe me shume merreshin me fjale se sa punonin ..
Djali oi vogel , i tha prere Halilit ;
- Po me the me xhuxh apo llapush do te te vras , edhe ty edhe Kastroitin edhe te gjithe kush te me ngacmoje prape ... !!
- Hahahahaha ... Shi shi shi , nje miza . po gudulis buallin ne bishte .. hahahaha .. , u shkri se qeshuri Halili ..
Bardhoshi menjehere nxorri kobuuren dhe ua drejtoi te dy te rinjve .. Ata sa e pane u tmerruan dhe ju ngeci fjala ne buze .. qe te dy u futen me vrape seicili ne gropat qe kishin hapur per fidanat e ullinjve qe do te mbillnin.. Bashke me ta edhe shume kooperativiste te tjre burra e gra . u rrafshuan nga frika te gjithe , brenda gropave ..
Djaloshi llapush , si triumfator , filloi te thearrase forte ; - He , he mor te thom , do te me thoni me mua xhuxh ??Po llapush a do te guxoje kush te me thote ??
Asnje nuk mundi te pipetinte .. Halili kishte nxjerre konatjeren e tij dhe e kishte vene ne bishte te lopates , dhe e coi larte .
- Aman Bardhosh , te kam xhan .. mos se kam edhe femije .. Nuk do te te themi me asnje fjale ..Do ti thyej turite kush do ta thote me fjalen xhuxh per ty .. .. kaq tha Halili dhe , pastaj u be heshtje ..!!
- Jo mor, fliste forte bardhoshi .. po deri tani qe me ke thene dhe me ke ofenduar .. Une do te te vras , qe te vend mendje te tjeret , dhe te mos me shqetesojne me ..
- Obobo obobo .. une i shkreti .. O oo te zeste, femijet e mi .., vazhdonte te ankohej Halili..
-Posi more , femijet e tu ..po une jam bere shume i madh qe tallesh ti me mua ?? , gjeti rastin te shprehet Bardhoshi ..
Dhe ndenjten keshtu pa folur dhe te tmerruar te gjithe kure , ne ane tjeter nga mbrapa bardhoshit , erdhi xha shaqua , i cili e kishte pare djalin qe large , dhe u afrua per kuriozitet ..
Bardhoshi u gjend ngushte , dhe e la koburen ne toke, dhe ja mori vrapit me te poshte taracave nga syte kembet .. Te rinjte meqe nuk po degjonin ndo je zhurme , u cuan nga gropat te shikonin se si ishte puna ..Kure pane se ne kembe me kobure ne dore ishte xha shairi .. frikes tani ju shtua edhe habia ...
- Eshte relike , vjetersire .. nga kjo u trembet ..?? . U tha ai dhe u afrua me ager tua tregonte .. Te gjithe u cuan larte , dhe filluan te shanin perseri Bardhoshin ..por tani me fjale me komode , si ; capken , femije i prape .. etj .... Xha shaqua , edhe qeshte edhe mendohej , se ku i shkon mendja femijes .Kjo ishte nje pistolete , relike , qe ky vete e kishte gjetur , kure hapi themelet e shtepise se re .. Por ja kishte dhene Bardhoshit qe te lozte .. Ky si duket e kishte pastruar , e kishte lare , dhe e kishte bere me vaj pushkesh , duke i dhene nje pamje , qe i beri te urinojne , te gjithe burrat dhe grate e brigates ..
...Po .. Hajd se mire beri , mendoi xha Shaqiri , dhe megjitheate , kur te shkonte ne shtepi do ti jepte nje mesim te mire .. !!
Partizan Cene Qershor 2005.. !!

Wednesday, October 8, 2014

Hasan Tahsini pararoja e rilindjes kombëtare


 
 Nga Partizan Cene
 
 
 Më  04 Korrik 1881 , vdiq dietari , filozofi , shkencëtari dhe rilindasi i shquar Hasan Tahsini ..


Kalendari 04 Korrik


* 1776 - Kongresi Amerikan miratoi Deklaratën e Pavarësisë nga Mbretëria e Britanisë së Madhe
* 1807 - lindi Giuseppe Garibaldi,ushtarak italian
* 1855 - lindi Vlaho Bukovac, piktor kroat
* 1964 - lindi Edi Rama
* 1826 - vdes Xhon Adams, kryetar amerikan. (*1735).
* 1826 - vdes Tomas Xheferson, kryetar amerikan. (*1743).
* 1881 -vdes Hasan Tahsini, i njohur si Hoxha Tahsini, rilindas, filozof, matematikan, psikolog shqiptar.
Dy fjalë për rilindasin , dhe shkencëtarin Hasan Tahsini ..


Para prakisht , desha të thoshja , se jam krenar që linda në fshatin ku në 21 Janar 1811 , në Ninat të Çamërisë dhe të Konispolit .. Gjithmonë më është mbushur krahrori me diçka të veçantë , me një ndjesi "mendjemadhi" , që zoti më dha këtë fat mua dhe shumë bashkëfshatarëve të mi ..
Shumë herë kam "shitë mend " : - jam nga fshati i Hasab Tahsinit .. Bile edhe na pëlqente që ishim gjaku i tij ..!!
Respekt për këtë figurë të madhe të Rilindjes Kombëtare .
Autori Partizan Cene

Hasan Tahsini lindi më 21 Janar 1811 NINAT ( zona e Çamërisë ) të rrethit Sarandë, Shqipëri dhe vdiq më 04 Korrik 1881, ishte rilindas, filozof, matematikan, shqiptar. Dijetar i shkallës botërore e dhetar pararojë i Rilindjes Kombëtare, përveç gjuhës amtare, zotëronte edhe disa gjuhë të huaja. Ishte njohës i thellë dhe shtjellues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore; vëzhgues dhe shkoqitës i dukurive mbi gjithësinë e rruzullimin, themeluesi dhe drejtuesi i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion që u përdor edhe si “Dâr-ul Funùn” (universitet). Kështu, i ndjeri hoxhë Hasan Tahsin efendiu u bë dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar që organizoi dhe drejtoi një universitet ndërkombëtar; – atë osman, - si dhe ishte ngritësi dhe drejtuesi i dy nyjeve eprore për diturinë shqiptare: Akademinë e Shkencave dhe universitetin e parë shqiptar në kryeqytetin e atëhershëm të sulltanatit osman, Stamboll. Ai ishte i pari që mbolli dhe përhapi në sulltanatin osman shkencat e natyrës dhe ligjet e gjithësisë e rruzullimit, psikologjinë etj. Por, ishte edhe i pari që mbolli dhe përhapi në masë mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Në historinë e kulturës shqiptare të Rilindjes Kombëtare, Hasan Tahsini ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX, kurse në historinë e shkencës turke, si më i larti ndër të lartët dhe, në historinë e ar...simit të lartë të Turqisë, si Rektori i parë i Universitetit të Stambollit, si ligjëruesi i parë në shkencat sociale e ato natyrore. Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera për të treguar personalitetin e popullit të tij. Tahsini qe mësues i Abdylit, Naimit e Samiut, Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit e Daniel Oparakut.
I ati i tij, Osman efendi Rushiti, - njëri prej të diturve në sulltanatin osman, - ishte nga fshati Ninàt, ndërsa për vet të ndjerin h. Hasan Tahsini, në asnjë nga burimet e kohës, të gjetura deri më sot, nuk shënohen as vendlindja e as datëlindja e tij. Bashkëfshatarët: Faslli Nuri Cenia, Merso Birbil Xhafo Kasimi, Musa Shero Musa Sherifi dhe mësuesi Qemal Ismail efendi Mudêja më kanë thënë se Osman efendiu, familjen e mbante përherë pranë vetes, në vend-emërimet me detyrë dhe se të bijtë i mësonte vetë. Rrjedhimisht, mos-gjetja e shënuar në ndonjë dokument e vendlindjes dhe e datëlindjes. vjen nga mungesa e amëzës së shkollës fillore dhe asaj të mesme. Shemsuddin-Sami Frashëri, nxënësi i tij më i afërt shkroi, dijetari vdiq në moshën 70 vjeç, e dhënë kjo e rrumbullakosur, pa përmendur burimin ku e gjeti. Ndërsa Lemì Elbìri në “Ajllëk Ansiklopedisì”, (Nr. 51, Istambul, korrik 1948, fq. 1486), shkruan se Hasan Tahsini lindi në vitin 1813. Datëlindjen e tij s’ e përcakton me përpikëri as akademiku enciklopedist, Mahmut Kemal Inali, Ky, në veprën e vet “Son Âsër Tyrk Shairlerì”,(Vjershëtarë turq të qindvjeçarit të fundit), Cüz: X, Istambul 1970, fq. 1833, shkruan: “Tahminen 1813 (1228 H.) de Çamlëk dahilinde Filât kazasë köylerinden birinde dogdu”: (Hamendësisht lindi më 1813 (1228 H.) në njërin prej fshatrave të n/prefekturës së Filatit të Çamërisë). Deri kur ushtria osmane shembi shtetin gjysmë të pavarur të drejtuar nga Ali Pashë Tepelena (janar 1822), –pra, kur ai ishte rreth 10 vjeç, - qëndronte pranë të atit, me shërbim në Prévez. Nga ai vit e deri në vitin 1831 kur shembën edhe vilajetin shqiptar të Shkodrës, Tahsini qëndroi në Shkodër, ku i ati i tij qe marrë në shërbim nga Mustafa Pashë Bushati. Kjo gjë Osman Efendiun e detyroi të zbriste në Berat, ku e emëruan myfti të qarkut (Mytesarrëfllëkut). Në Ninat Hoxha Tahsini shkoi kur i vdiq i ati, ku doemos që iu desh të merrej me bujqësi, si tërë bashkëfshatarët e vet. Mirëpo, në kokën e tij vlonin gjykime të tjera. Pas rreth tre muajsh, i vëllai, hoxhë Malìqi, - që i dalloi synimet e tij, - një ditë nga ditët i tha: “Pa pse mo vllâ të ka ngënë sorra trùt e të ka marrë koka êr. Kërkon të marriç sît e tû e të veç prapa diellit. Ne kemi mâll e gjë më shumë nga të tërë. Pse do që t’u ktheç krehet e të humbeç në anë të dun-jâs?!”. Hasani iu përgjigj qetë-qetë: “U do vete për kërkim nëpër udhën e glatë për të gjetur diturì, atë që e bën njeriun njerì...Mallin e gjërin t’i kam falur, me bâr e me gjethe”. (I. D. Hoxha, “Hoxhë Hasan-Tahsin Efendiu”, T., 1998, fq. 13-14). M. K. I. thotë edhe: “Evvelâ babasëndan taallüm etdì. Sonra Istanbul’a geli”. (Së pari, u stërvit nga i àti, pastaj erdhi në Stamboll). Pra, meqë mësimet e para i pati marrë nga i ati, – kur qe drejtor arsimi në qarqe e kur ishte myfti, - vetëkuptohet se i ka munguar amëza shkollore. Prof. Gostivàras, i ndjeri Hasan Kaleshi, në veprën e vet “Kontributi i Shqiptarëve në Dituritë Islamike” (Rijàd, 1412 H (1992, fq. 70) shkruan: “Lindi më 1812”. Pleqësia e Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Turke “Hasan-Tahsini”, në një mbledhje të posaçme, pasi shqyrtoi çdo burim të shkruar dhe gojor, pranoi si të dhënën më bindëse atë të prof. H. Kaleshit. Në Stamboll ai shkoi në moshë të pjekur, ndoqi mësimet në medresenë “Fatih”. Ku, ngaqë shkëlqente, drejtori-dijetari me emër, hoxhë Mustafa ef. prej Vidìni¹– i dha edhe mësime të veçànta dhe cilësimin: “Tahsin” (I pëlqyeshëm, i lëvduar, shembullor). Andej e mbrapa u quajt me emrin e përngjitur: “Hasan-Tahsin”. Si mirënjohje dhe falënderim për mësuesin dhe vlerësuesin e vet, vdekjen e dije-dhënësit të tij, hoxhë Hasan-Tahsin efendiu e përjetësoi me këta vargje: U shkrua me lotët e Tahsìnit: vdiq dijetari filozof prej Vidìnit. Në përfundim të studimeve, Tahsinin e emëruan muderriz (mësimdhënës) të filozofisë dhe të matematikës në po atë medresé.
  • Studimet në Paris
Kur qeveria osmane e pa të domosdoshme çeljen e universiteteve në sulltanatin osman, një nga të dy të zgjedhurit e dërguar prej saj në Paris, për t’u pajisur me dituritë e nevojshme shkencore, ishte hoxha Tahsini. Njoftimi qeveritar u shpall në fletoren zyrtare “Xheride-i Havadis”, datë 14. Xhemadi-ul-àhër 1273 H.(10.X.1857): “...Ka dalë dekret mbretëror që urdhëron të dërgohen në Paris Lartësitë e Tyre, Tahsin Efendiu dhe Selim Efendiu, dy prej myderrizëve të nderuar, për të mësuar studentët e dërguar në Paris nga zyrat e shkollat mbretërore si edhe për t’ua mësuar gjuhën e bukur turqisht nënshtetasve të krishterë të mbretërisë osmane që ndodhen në Paris. Së fundi, për të studiuar edhe ata të dy disa shkenca që do të mësohen në universitetin që është gati për t’ u hapur”. Meqë dituritë e tyre nuk mjaftonin për fillimin e studimeve atje, Selim Efendiu u kthye në detyrën e lënë të zëvendës ministrit të parë të arsimit, kurse Tahsini qëndroi në Paris dhe filloi gërmimet nëpër bibliotekat e atjeshme.. Brenda një viti ai arriti të fitonte tërë dituritë e nevojshme dhe u regjistrua në fakultetin e shkencave të natyrës. Madje, duke vazhduar studimet në të, ndoqi si i jashtëm studimet edhe në fakultete të tjerë. Bashkëkohës të tij, në veprat e tyre, theksojnë se ai përsosi frëngjishten dhe u thellua në fizikë, matematikë, kimì, biologji, filozofì, fiziologji, botanìkë, gjeologjì, shkencat shoqërore, e sidomos në filozofì, gjithësi e yjësì e psikologjì. M. K. I. Në faqen 1834 thotë se në mbarim të universitetit, e emëruan imam të ambasadës. Vlen të përmendet se ai Parisin e vlerësoi, jo vetëm për dituritë që lëvroheshin atje, por edhe për bukuritë e pashoqe të tij, gjë të cilën ai e endi dhe e pasqyroi në këta dy vargje: Në qoftë se ke mënd dhe je i zgjuar, ore zotërì, shko në Parìs! Ata që nuk shkojnë në Paris, s’quhen se kanë ardhur në botë.
  • Hapja e universitetit
[​IMG]

Hasan Tahsini
Në mesin e shkurtit 1868 Tahsini u kthye në Stamboll, në përbërjen e grupit qeveritar që shoqëroi kufomën e ish- Kryetarit të Këshillit të Lartë të sulltanatit osman, Mehmed-Fuad Pashait; ai më 11 të atij muaji vdiq në spitalin e Nisës (Francë), ku qe dërguar për shërim. Oborri dhe Porta e Lartë, Tahsinin e ngarkuan me ngritjen dhe drejtimin e universitetit, për çeljen e të cilit kishin vendosur që në vitin 1866, (Maarif Nezaret-i Teshkilat-i) dhe (Tyrk Tarih Ezxhymém Mexhmuasì, Nr. 17(94), 1927), po deri atëherë s’ishte gjetur ende njeriu i duhur. Doemos që në atë sulltanat gjendeshin plot dijetarë, mjaft të zotë, po jo “Tahsìn”. Dijetari i ndritur arriti që të gjente mësimdhënësit e aftë prej kombesh të ndryshëm, asokohe brenda sulltanatit osman: Ai, gjithashtu, ndërmjet një deti talebêsh të diplomuar nëpër medresetë osmane, zgjodhi studentët e përshtatshëm; dhe – siç dëshmon Shemsuddin-Sami Frashëri, - “ditën e caktuar, në pallatin “Nana Mbretëreshë” çeli me aq madhështi universitetin e parë në sulltanatin osman”. Në fjalimin e rastit, me zërin e tij kumbues para studentëve dhe të pranishmëve të tjerë, ai shpalli programin mësimor-shkencor që kishte parashikuar të zbatohej në atë qendër dijesh. M. K. INALI në faqen 1834 të “Son Âsër Tyrk Shairlerì” thotë se Tahsin Efendiu, veç drejtimit të universitetit, jepte edhe mësime mbi filozofinë, yjësinë, gjithësinë e pambarim të “Botës së Madhe” dhe të “Botës së Vogël” e kiminë.//

Wednesday, October 1, 2014

Flert jo normal ?




Tregim nga
Partizan Cene


Kishte disa minuta që ishte larguar një autobus , dhe unë isha ndër të parët që po prisja autobusin tjetër , të linjës Vlorë -Tiranë .
Një grua plakë e cila si duket akoma nuk e kishte marrë vesh që , gjërat kishin ndryshuar , pyeti dikë më tutje se ku ishte sporteli i biletave .Ajo mori një përgjigje të " thatë " nga një djalosh ;
-Jo moj nënë , biletat i pret shoferi në autobus .
Kjo retorikë e atij djaloshit , mua se si më krijoi një ndjenjë mirësie , pasi fjalët nga goja e tij pikuan ashtu si pikon pika e ujit kur mbyllet çezma . Ndaj gjeta edhe unë rastin që ta pyes , për punën time , se mu duk që dinte diçka më shumë :
 - Nuke e di , a ka autobus tjetër tani shpejt për në Tiranë ?
- Sigurisht , për pak do të vijë autobusi tjetër . Mos u mërzit se autobusat tashti janë shumë , por ky  si duket , pret që të ketë njerës këtu , pastaj do vijë të mbushet .
Kaq tha djaloshi , dhe filloi të merrej me disa bagazhe të tijat.
  Po ashtu edhe unë , pasi mora një bidon me ujë që kisha në çantën e vogël , e hapa dhe fillova të pija ujë pak e nga pak , sikur të doja në këtë mënyrë të vrisja kohën deri sa të vinte autobusi i linjës që prisja .
Megjithse ishim në Stacion të Autobusëve , asgjë nuk kishte që të ta kujtonte këtë gjë , veç kur të vinte autobusi dhe të priste deri sa të mbushej me pasagjerë .
 Vendi ku ne i thoshnim Stacioni i Autobusëve , ishte një shesh në anë të rrugës , i shtruar me një çakëll të imët , që kur binte shi e thithte ujin si sfungar dhe , në kohën kur vapa shtrëngonte më shumë, ai çakëll dukej se ziente ashtu si orizi për pilaf kur i thahet uji në tenxhere .!
 Kështu që me hapa të ngadaltë , fillova të mas shtresën e çakllit duke sjellë ndër mend lloj-lloj çopëza mendimesh .
I përhumbur në rutinën e pritjes , veshi kumboi nga një zë i bukur , i cili më erdhi nga mbrapa kurrizit :
- Autobusin prisni ?
Ai nuk ishte një zë i zakonshëm . Ose të paktën kështu mu duk mua . Ai togfjalësh , kumboi aq pastër dhe birësues , sa shpoi menjëherë thellë në ndjesinë time . Ktheva kokën dhe zëri nuk më zhgënjeu .
Para syve të mi, ishte një zonjë me trup mesatar , me një shëndet shumë të pranueshëm , dhe me linja perfekte të trupit , që e bënin shikimin të rrëshqitte detyrimisht , nga koka tek vithet dhe deri tek pulpat e bëshme por shumë të drejta të këmbëve . Vetëm me atë shikim arrita të kuptoj se kisha përpara një grua jo vetëm të bukur por edhe të sjellshme dhe plotë edukatë !
- A vonon shumë , vazhdoi ajo të më zgjonte nga letargjia momentale ku më çoi prania e saj .!
- Nuk e di , i thashë,  nuk udhëtoj shpesh me autobus , por dikush më tha se vjen tani .
- Ehh shyqyr, se nuk kam durim të pres shumë !
Kështu pshertiu ajo dhe zuri vend në këmbë në anën e fushës me çakëll , disa metra larg meje .
Mua sikur filloi të më zërë vapa , megjithse ishte ditë vjeshte dhe temperaturat kishin rënë ndjeshëm . Por duke e parë atë qënie femërore , mendja më shkoi tek mosha e saj . Kushdo mund ta ngatërronte . Megjithatë , ajo i kishte vitet , por nuk kishte fyshkjen e zakonshme që pësojnë gratë , kur u ikën mosha . Pra unë i perva një moshë , afërsisht tek të dyzetave .!Që kishte vite mbi supe , e kuptova nga rrudhat në qafën e saj ,të cilat nuk kishin mundur që të zhdukeshin as nga manteli i hollë i makiazhit që ajo kishte bërë .!
Dhe me të vërtetë , sikur shoferi ta kishte dëgjuar pshertimën e saj , autobusi erdhi dhe u parkua para nesh që prisnim aty për disa minuta .
 Nga dera doli një djalosh i ri i cili filloi të bënte telllin e zakonshëm , për të njoftuar kklientët .
- Fier , Lushnje , Durrës , Tiranë , nga ana tjetër çoni bagazhet . Në fillim kush është për në Tiranë ju lutem !
Edhe unë , edhe ajo gruaja meqë ishim afër autobusit , u afruam tek dera , por asnjë nga ne nuk kishte bagazhe .Tek dera e autobusit , na priti një trashaluk , (me siguri do të ishte shoferi ) i cili na zgjati biletar , duke na marrë paratë që i kishim gati në duar ...
E kështu , nën rrëmujën e shumë pasagjerëve që tashmë filluan të shtyheshin mbas nesh , u futa në autobus , duke zënë një vend komod , aty nga fillimi , ne sendiljen ku shkruheshin numrtat pesë e gjashtë . Në dorë kisha një çantë të vogël të cilën e sistemova mbi kokë tek vendi bosh , dhe po qëndroja në pritje .
   Mbas disa çastesh , përsëri zëri melodios , më kumboi nga fare afër :
- Nuk do keni problem të ulem edhe unë tek kjo sendile ? Pyeti ajo , dhe pa marrë përgjigje u ul në vendin bosh në krah të djathtë timin.
Nuk fola menjëherë , pasi fillova të djersij , dhe krahariri  po lëvizte disi më me rrëmujë , duke më bërë që edhe sytë të hapen disi më shumë se normalisht .Mendimi se do ta kisha kaq pranë për gjithë rrugën , më shumë më turbulloi , por edhe më gëzoi .
 Sytë e mi shkuan menjëherë tek gjunjët që u zbuluan disi më shumë nga lëvizja e saj gjatë uljes .Ajo e pa , që unë i ngula sytë aty , dhe si për të më larguar " vëmendjen" më tha prapë me një buzëqeshje tejet të këndshme :
- Mua nuk më pëlqen të rri nga dritarja se ashtu më merren mendtë kur shikoj rrugën që fshihet me shpejtësi poshtë meje .
Sa bukur e tha . Duket se është një njeri me kulturë dhe mbi të gjitha e shkolluar .
Buzëqeshja e saj në këtë rast ishte pak me hile , pasi e kuptoi , që me lëvizjet " e kota " që po bënte ,do të tregonte prapë gjunjët  e saj tëlëmuar !
 Nuk u vonuam shumë . Autobusi filloi të lëvizë , ndërkohë, që mbrapa kishte ende vende bosh . Si duket kjo e bënte  atë trashaluqin që , nga dritarja të gërthiste fort : Hajde Tirana !
Autobusi doli nga qyteti dhe po ngjiste kodrat që e ndanin qytetin e Vlorës , nga fusha e Levanit dhe Fieri ..
 Ora po shkonte shtatë  në mbrëmje , dhe Dielli sapo kishte filluar të zhytej në detin e math të përtejm Hapsirës .Me këtë rast soditja kur autobusi kalonte në rrugët paralel me pamjen e Vlorës , ishte një kënaqësi e pa diskutueshme !
 Në kontras me mua , gruaja dukej shumë e qetë , dhe nuk e shqetësonte aspak prania e ime . Ndaj e mori e para fjalën :
 - Në Tiranë po shkon "
- Po , në Tiranë , se pastaj do të marr trenin për në Lezhë aty ku jam edhe me punë .
- Aa , bukur , do ta kemi bashkë rrugën , se edhe unë kisha në plan të ndaloja në Durrës , por them të shkoj në Tiranë ..
Kjo që tha , ma turbulloi akoma më shumë lëngun në kokë . Pse do të ndalonte në Durrës por tashti do të shojë në Tiranë , mendoja naivisht unë .!
 - Çfar pune bëni ? Më pyeti ajo , duke vazhduar bisedën me mënyrën e saj .
 - Jam oficer , i thashë , por kam disa muaj që  pres lirimin !
  - Lirimin , pse ?
  - Por tashti kuptohet , dikur kishim arsye dhe aq më shumë kishim kënaqësi për uniformën e oficerit , por edhe për atë punë dhe atë rrogë . Tashti gjërat ndryshuan dhe me rrogën që marrim nuk ia vlen . Mendoj të merrem me ndonjë bisnes familjar , ose , edhe mund të largohem jashtë shtetit .
- Ehh sa i kam admiruar ushtarakët .!
- Ashtu ? Bukur , por të gjitha gratë i kanë admiruar ata .!
- Po , por unë kam qënë ndofta e veçantë .
- Ja , rasti është që në sendilen e autobusit u ule me një ushtarak ..!
 Megjithatë pata përshtypjen se ajo nuk më dëgjoi . Që në momentin që u ul tek sendilja përkrah meje , ajo nuk dukej e qetë . Gjithmon lëviste me shkak dhe pa shkak . Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se, nuk po reagonte fare nga natyra e bukur e gjirit të Vlorës . Ndaj vendosa të ngacmoj bisedën .
- Nuk të pëlqen Vlora ?
- Ehhh , kujt do ti pëlqente burgu ! Kështu tha ajo si nëpër dhëmbë , dhe hodhi një shikim të shpejtë drejt meje , dhe përsëri koka e saj u kthye nga xhami i dritares ...
Për disa çaste , nuk folëm , pasi unë po bluaja në mendje atë që ajo më tha , ndërsa ajo po shikonte pamjen  e kuqërremte , ku dielli kishte filluar të përgjysmohej dhe të zhytej thellë - thellë  në horizont .!
 Por ajo vet e theu heshtjen .
- Jeni me shërbim në Vkorë ?
- Jo , i them , jam nga Vlora .!
- Aaa, qënkemi patriot , akoma më mirë , tha ajo me një buzëqeshje të thatë .
- Po ju , çfar pune bëni ?
- Edukatore kopshti , u përgjigj prerë . !
- Është kënaqësi të punosh më vocrrak . keni një punë shumë të mirë ..
- Dakort për ty , por unë nuk do ta thoshja ashtu .
- Pse ?
- Sepse për mua ajo punë , ka qenë një burg , i vërtetë , larg shoqërisë , larg jetës  , larg njohjeve , dhe përfundimisht me një martesë të pafat , ku burrin tim e kisha për dashnoret e tij dhe asnjëheherë për vete  dhe për shtëpi .!
- Pra ,me sa kuptoj unë je e ndarë nga burri , apo jetoni bashkë akoma !? .
 Në këtë rast sytë e saj u hapën më shumë , sikur donin të nxirrnin jashtë akoma më të plotë mërzitjen dhe mllefin e bërë ngurç mbrenda saj . Kështu e shpërfytyruar , ktheu menjëherë një përgjigje psherëtuese : - Eeeehhh sikur të ishte kaq e thjeshtë . !
 Në këtë çast koka e saj u afrua më shumë afër supit tim , gati sa nuk u mbështetë në të .
Unë lëviza disa centimetra drejt dritares , për tu larguar , por nuk ishte e thënë . Ajo u afrua më shumë . Për momentin ndjeva se po ngushtohesha  më shumë drejt dritares .
  Me bisedën që bëmë me zonjën , nuk e kisha vënë re se kishim kaluar edhe Fierin dhe po i afroheshim qytetit të Lushnjës . Vija e bardhë në krahun e djathtë të rrugës , ishte shoqja e pa ndarë e pamjes sime , duke u humbur me shpejtësi në krahun tim . Për pak çaste e kisha humbur , dhe dremitja filloi të më rëndojë qepallat , ndaj koka mu lëkund dhe u vetmbështet në vendin e saj në sendile . Ajo me sa duket po bënte të njëjtën gjë , ose ashtu më dukej mua , pasi gjithmon përpiqej që ta drejtonte kokën që i largohej dhe i mbështetej tek sendilja .
 Ky përshtjellim natyral , më bëri që të më zinte gjumi një farë kohe , dhe u përhumba në mbretërinë e tij, pa mundur të heq nga mendja mendimet që më erdhën pas bisedës me gruan që kisha në krah .
 Nuk e di sa fjeta , ose më saktë sa dremita , por kur u zgjova , ndjeva supin tim të rëndohej . Shikoj se ajo , kishte mbështetur kokën e saj " fort " në supin tim dhe po flinte sikur të ishim çift .
Menjëherë me dorën e majtë , e largova jojën e saj nga supi im , dhe e lashë të lirë që ta komandonte vetë . Koka e femrës në krahun tim , nuk komandohej lehtë , pasi ajo në vend që ta vendoste në pjesën mbas saj në sendile , e vendosi duke u shtritë në gjunjët e mi . !!
 Nuk kisha pasqyrë që ta shikoja veten time  në fytyrë , por nuk besoj se ishte e nevojshme . E ndjeja thellë se isha bërë si karpuz i papjekur mirë , me atë të kuqen më afër rozës , që merr fytyra e ime , kur ndihem keq nga turpi .
 Ajo " u përmend " dhe sikur me habi  më shikoi dhe kqyrte fshehtas reagimin tim .
- Më falni , po meqë koka ju ra mbi supin tim , desha që të të zgjoja , i thashë unë me zërin që kishte ndryshuar aq shumë sa mu duk se dikush tjettër foli  në vendin tim .
 - Jo jo , nuk ka gjë , unë e vendosa vetë , se këto sendiljet i kanë shumë të larta vendet ku vendoset koka . Nuk besoj se keni problem ..!
- Thashë mos ti kishe problem .
- Përkundrazi , u ndjeva shumë mirë . Jeni një djalë i mirë !
- Kështu janë djemtë e mirë apo ashtu i bëni ju gratë komplimentat ??
- Unë nuk di shumë komplimenta , por mendoj se një femër ashtu si unë , do të ndihej mbrekullueshëm në supin e një bukuroshi si ty .
- Dakort , por ne nuk jemi njohur , dhe  megjithse ti më tregove diçka nga jeta e jote , unë nuk të kam treguar asgjë nga ajo e imja .
 Ky moment sikur krijoi një boshllëk . Unë që thashë ato fjalë , rruga përballë kalonte në sytë e mi duke u jeshiluar kaq shumë sa edhe ngjyra e zezë e asfaltit , më dukej një jeshile e thellë .!
  Por e mbushi ajo boshllëkun e krijuar , duke folë disi me zë më të lartë :
- Nuk më intereson shumë jeta e jote , pasi nuk kam ndërmend të martohem me ty , por do të më mjaftonte vetëm një takim i shpejtë , diku aty në Tiranë në ndonjë vend intim , pse jo edhe në ndonjë hotel dhe , kaq !!
 Kaq mjaftoi dhe unë u nxeha , u nxeha shumë .Mu duk se kaq shumë u rrit temperatura e trupit tim , sa filluan djersët të bulëzonin ballin dhe kraharorin tim . ! Kjo që thoshte ajo , çuditërisht ishte diçka që më kujtonte , ëndërrime marramendëse , mbasi shikoja ndonjë film me dashuri në televizor apo në kinema .
   Megjithse e dëgjova me shumë vëmendje , akoma nuk isha i sigurt për ato që dëgjova . Mos vallë më bënin veshët , apo mos kjo grua , ishte një grua e keqe që do të më fuste në ndonjë kurth nga ku nuk do të dilja pa u larë ??
 E ndërkohë , edhe pse mendimet më sillnin ndodhira horror  për kurthe dhe mashtrime , ndjeva mes këmbëve të mija veten time , që filloi të merrte terren , dhe organi seksual zuri pozicionin e tij makksimal , jashtë komandës së trurit dhe jashtë urdhërit momental të shpirtit . !
Në gjendeje " alarmi " trupi im filloi të lagej nga djersët . Në këtë moment , fillova të ndjej fërkimin e pulpës së saj me pulpën time . Instiktivisht e largova këmbën edhe njëherë , por pulpa e saj filloi të fërkohej lehtë dhe shumë tinëzisht mbas pantallonave të mia , duke ledhatuar pulpën time të djathtë . Kjo gjë më solli mornica në trup , duke mu bërë sikur shumë duar më fërkonin dhe më përkëdhelnin mbrekullisht .
Sytë e mi filluan të mbylleshin duke mos iu bindur asaj që unë do të kisha bërë në një moment normal .
Normal ??
Pra megjithë gjendjen e krijuar , edukata e ime më vuri ndërgjegjn në dilemë . Ajo që ndothte , a ishte normale ?Apo mos ishte ndonjë ëndërr që kurrë nuk realizohen dhe kur zgjohesh , shkrihesh i tëri nga ai që ishe në ëndeërr tek ai që je në realitet .?? Pse të mos jetë normale të kthesh flertin nga një grua ? Kush ma ndalon dhe pse ?
 ...Kur isha i vogël , mbaj mend se kur shëtisja në lëndinën në baçet poshtë shtëpisë sime , vetë fërkohesha pas hidhrave , me që llim që të skuqeshin këmbët , për të gjetur sebep që të mos shkoja në shkollë .
Por kurrë nuk do të më shkonte mendja se do të kishte një gjë tjetër , që po të fërkohesha prej saj do të skuqesha përsëri ashtu si dikurë nga hidhrat . Vetëm se skuqja në këtë rast nuk ishte në pulpat e këmbëve , por në fytyrën time , duke i bërë faqet e miaj si mollët në kohën e pjekjes .
 Mendimet sa vinin dhe përshtjelloheshin edhe më keq . Ajo afrohej e largohej duke më sjellë lloj lloj nddjesie , të cilat ndjenja e ime i largonte duke ruajtur vetëm njërën , atë të flertit seksual , i cili po më mbante akoma " në lojë" . Pra e gjithë kjo mu duk si një lojë e bukur , ku kishte fiiitues të dy anët . Nuk e di se çfar fitoi ajo , por di që unë , në fund të fundit po fitoja diçka : Një përvojë solemne që nuk e kisha provuar kurrë , ku një grua me eksperiencë , por fërkohej dhe po më ngacmonte seksualisht , duke më lumturuar , megjithse kisha ikur nga " normalja " e sjelljes sime ..!
 Eksperienca e saj apo , thjeshtë mosha e saj, bëri që ajo të kuptonte gjendjen time , ndaj që ta bënte akoma më të thellë detin ku më kishte futur , zgjati dorën dhe preku pantallonat e mia në pjesën e ngritur poshtë barkut . Drita e zbehtë që binte në autobus , i jepte më shumë mundësi zhvillimit të " horrorit " erotik që po më ndothte mua ..
Lumturimi sa vinte dhe rritej . Ajo u afrua akoma më shumë , ku trupi i saj u ngjash fortë përkrah meje , duke i dhënë në këtë mënyrë , mundësinë që edhe fytyra e saj të afrohej gati ngjitur me atë timen ! Unë tashmë isha në një varkë pa drejtim në detin e math të ndodhisë që po jetoja , dhe as që isha në gjendje të komandoja as veten dhe jo më shpirtin dhe aq më keq varkën . Kështu që e lashë të lirë të lundronte në detin e math pa komandë .
Dora ime , filloi ti bindej instiktit mashkullor , dhe ashtu i përhumbur , por tejet i ndjeshëm fillova edhe unë  ta eksploroj pjesën e gjokseve të saj , por gjithmonë duke ruajtur etiketën e mos parjes nga të tjerët .
 Kjo nuk mund të ndothte , pasi aty ku ishim të ulur ne , ishte autobusi po thuajse bosh .
 Nga mbrapa ndjeva dorën e saj që rrëshqiti drejtë pjesës mbas kokës , dhe buzët e saj u ngjeshën tek buzët e mia . Puthja ishte tejet e thellë sa veç frymëmarrja e ndërpriste herë mbas here . !
Në vesh dëgjova një psherëtimë dhe mbas saj pëshpëritje :
- Ooooohhh sa e kam pritur një çast të tillë .
- ..........!!
 Nuk fola gjatë për minuta dhe dhjetra minuta vazhdoi ky " duel" lumturie .As  nuk lëviza se , kështu do të largoja   kënaqësinë që po ndjeja . Për një çast heshtja më dha mundësinë të shikoja jashtë dritares së autobusit .Shikimi më tregoi se autobusi po futej në Tiranë ..
 - Erdhëm , i thashë asaj , dhe po shikoja nga dritarja .
 - Sa mirë , tha ajo shkurt dhe po rrëgullohej e po bëhej gati pët të zbritur ..
Ashtu edhe unë , mblodha veten dhe u rregullova , para se të ndezezhin brenda dritat e autobusit . Nuk voni gjatë , dhe autobusi ndaloi . U dëgjua zëri i shoferit trashaluq :
 Kujdes bagazhet . Mos harroni gjë se për disa ditë nuk do të jem në linjë .
Këto ishin fjalë që i dëgjoi veshi , por nuk u rregjistruan asgjëkundi , pasi mendja punonte në atë që sa kohë do të më merrte akoma deri sa të shkonim në një hotel, për të mbaruar atë që kishim lënë përgjysmë me gruan që përherë të parë më bëri të bëj bashkë normalen me jo normalen , ashtu si bëhen bashkë lulet me të gjitha ngjarat , kur e duam buqetën sa më të bukur dhe sa më të këndshme .
Ora ishte 23 e mbrëmjes . Rruga për në hotel ishte e pa ditur ashtu si edhe hotelin akoma nuk e dinim .
Nata mrekullonte me afshin e saj vjeshtor , ku vapa ja kishte lënë vendin freskisë ..!

 Partizan Cene
01 Tetor 2014

Thursday, August 14, 2014

Qerrja Lazarati dhe Fullani !

(Satir në vargje nga Partizan cene )

Qerrja rri dhe pret
 të hypin lepujt vet .
Se ajo fjala e urtë .
i tregon gjërat butë ..


Thotet andej nga ne ,
dhe të gjithë e dinë
 Për lepujt , për qerren
 dhe për qeverrinë ..


Pra qeverria mor mik
s'shpejtohet asnjë çikë ,
Lepurin e bën si dele ,
dhe e  zë veç me qerre ..!

Kështu dhe në Lazarat
Ku pritej luftë dhe gjak
trimat ja mbathën lart
U zunë si minj  në çark ..


Ca të krisur hileqarë ,
vodhën sa nuk dinin më
 vunë dorë në qilarë
 Dhe  lanë bankën pa gjë ..

Prapë miq qeveria
e ka marrë shtruar shtruar
As kusarë e as Fullan
 jo nuk i ka harruar .

Por qerrja këtë herë
sikur ka ngeç në batak
 lepuri u bë  luan  ,
po na ha pak e nga pak .

Qeverria more miq
nuk i do telashe vetes
Por e do që kuuuur të bëhet
mishi ahet kocka mbetet ..

Ah çna gjeti edhe ne
 me firmime dhe bërtima
Por Fullanin si drejtor
S' e luan as vetëtima ..

Pra do presim qerren prap ,
 sa të vijë e të kap hajdutin
Mooos se iku edhe kët herë
Lere fare , bëni m....in !

Për dy raste kaq them
por po sjell shumë ujë vija
Mos u dëshpëroni miq
qerren e nget qeverria ..!!

Gusht 2014

Thursday, July 3, 2014

Qeshja e vrazhdë e Hënës ..



Tregim nga Partizan Cene


Kishte dia minuta që era e fortë kishte pushuar .Errësira e natës kishte mbuluar vendin  . Kjo ndihmohej edhe nga retë që kishin mbuluar qiellin , dhe Hëna megjithse e plotë , nuk ndriçonte po thuaj fare .
 Makina gumëzhinte duke iu ngjitur pllajls së malit . Në sendiljen e pasme flinte në prehrin e së ëmës  vajza ime pesë vjeçare . Por edhe mamaja e saj dremiste , duke e tundur kokën e mbështetur tek sendilja , sa andej këndej .
Muzika që dëgjoja në kasetofonin e radios , ishte shumë shlodhëse ndaj dhe unë kisha filluar ta shijoja , më shumë se kafja që thithja herë mbas here nga aty ku e kisha vendosur ; në pjesën e majtë të kroskotit . Mendimet përpiqesha që ti largoja nga mendja , pasi rruga ishte shumë e thepisur dhe me kthesa të shumta . Kështu që edhe përgjegjësia e ime si shofer ishte shumë e madhe në këtë orë të vonë të natës . E vetmja gjë që shponte gjithmon në mendjen time , ishte pikërishtë rruga e keqe deri sa të kaloja e të zbrisja poshtë Qarën e Muzinës .
 - Kujdes shpirt , se kemi edhe vajzën .
 Me këto fjalë që tha gruaja ime e përgjumur , u prish përqëndrimi im për një moment , dhe u përgjigja thatë :
-Fli , mos ki merak .
Kur po i afrohesh për disa kilometra Qafës , në pikën më të lartë , diku aty në horizont , u ndes e u fik , një dritë e zbehtë , si dritë e një kandili të mirë .
 Nuk i kushtaova rëndësi dhe vazhdova ti jepja gaz makinës, dhe të bëja kujdes tek timoni , deri sa të mbaronin ato kthesa të ngushta dhe të forta . Por pa kaluar disa çaste , drita u përsërit si ritual , duke u ndetur e u fikur disa herë .
Nuk e di pse në këto çaste , mu kujtuan historitë me difersantë , kur ata bënin dhe merrnin shenja me elektrik dore , duke e përdorur këtë si ndërlidhje me shenja ..!
Vazhdonte rruga dhe në një moment  dola në një të drejtë malore . Në këtë rast , e dallova tashmë , akoma më afër dritën para meje .
Duke qënë se ishte  orë e vonë e natës  ( kishte kaluar ora 12 ) , rruga ishte pothuajse bosh nga makinat e tjera . Ndaj dritën e mora si një shenjë të vërtetë , të dikujt që kërkonte ndihmë . !
Duke u afruar , pashë se drita rriste potencialin e saj ndriçues, dhe ndizej e fikej më shpesh . Kur u afrova në një pjesë ku rruga zgjerohej ndjeshëm , vendosa të ul shpejtësinë e të shikoj se çfar ka ngjarë . Drita filloi tashmë të qëndronte e ndezur , dhe po lëvizte me shpejtësi sa majtas djathtas duke tregua një shenjë të saktë . Personi që e tundte dritën më zuri rrugën duke çuar edhe dorën tjetër ku nuk kishte dritë . Me duart lart ai foli vetëm një herëfort sa e dëgjova brenda kabinës : - Të lutem ndalo .. !
Pasi ndalova qetësisht , ula pak xhamin tim , dhe bëra të nxjerr kokën jashtë . Pa e nxjerrë të plotë kokën , një gjë e ftohtë më ftohu pjesën poshtë veshit . Menjëherë e kuptova se po futesha në telashe . Duke hedhur një sy drejt gruas dhe vajzës që flini gjumë . Fola me zë zë lartë si të doja që ti zgjoja edhe ato :
- Kush jeni ? Çfar doni ?.
Pyetja e ime nuk mori përgjigje , por një urdhër i prerë u dëgjua nga pak më larg se nga gjëja e ftohtë :
- Dil nga makina me duart lart . Ky ngulçim zëri ,  emetoi një drithërimë në kraharorin tim . Pasi tentova  të tërheq kokën brenda , ula menjëherë siguresën dhe shkela butonin e xhamit . që të mbyllej .
Por nga lëvizja e atij që më mbante pushkën tek veshi , e kuptova se nuk ishte ide e mirë .
 Menjëherë , hapa derën dhe dola jashtë . Sa prekën këmbët në tokë , u dëgjua nga brenda një klithmë e gruas sime :
- Bo bo bo , kush janë këta , pse zbret ??
- Ne jemi kontrolli rrugor , moj zonjë , por do bësh mirë që të zbresësh edhe ti . Do tju kontrollojmë dhe gjithshka do të shkojë shumë mirë .
Pasi dëgjova zërin , mora guximin të çoja kokën dhe të shikoja atë që foli , në fytyrë . Por ishte e pa mundur . Para meje qëndroni dy burra , pak më të gjatë se mua ,  me maska në fytyrë dhe të dy me nga një armë në dorë .
Megjithse  nata ishte e vërenjtur , Hëna kishte filluar të shplante me rrezet e saj të zbehta pejsazhin para meje . Pamvarsisht situatës ku ndodhesha , ai moment shërbeu për të parë qartë bukurinë e vendit ku kishim ndaluar .Pa e kuptuar fillova t; filozofoj me mendje, si do të ishte ai vend në ditë me diell në Pranverë..!
 Kaçubet e ulëta të shkurreve , dhe rrëpirat e thepisura në të dy anët , rriheshin , bukur nga dritësia e zbehtë e Hënës . Pra dukej se veç atyre "konrollorëve" të rrugës , kishim shokë edhe peisazhin e bukur , që qoftë edhe një çast , një fragment të vetëm kohë , më largoi ndjesinë nga telashet e mëdhaja që më futi , ai ndalim i pa dëshiruar në këtë rrugë .
Të gjitha këto mendime kaluan flash në mendjen time dhe ja lanë vendin realitet .
 - Ju lutem më thoni çfar kërkoni . Unë jam me familjen ,po vij nga Saranda dhe po shkoj në Vlorë , gënjeva unë , pasi në të vërtetë po shkoja në Greqi , aty ku jetoja dhe punoja me familjen time .
- Zotëri unë , ndalova , se mu duk se kishit nevojë për ndihmë ..!!
Të gjitha këto i thashë shpejtë si gjinkalla që e ngatërron këngën kur fillon të fluturojë . Kështu që edhe unë thashë aq sa ,do të doja të më linin të ikja ..!
- Hahaha , qeshi njëri nga maskaxhinjtë , dhe duke zgërthitur me zë të ulët , më tha :
Shumë mirë e ke menduar , ne kemi nevojë për ndihmën tuaj .!!! Tashi na jep paratë dhe gjithshka të vlefshme që ke , dhe kështu na ke ndihmuar ne të " vobektëve " ....!
 E gjithë ngjarja , që nga fillimi dhe deri ather ishte një makth , por kjo që tha ai , që u zgërdhi , ishte një kapak i rëndë në ato që kishin akumuluar sytë dhe veshët e mi deri në ato çaste .
 Hezitimit tim iu shtua edhe frika e madhe që kishte kapur gruan time , e cila qëndronte në këmbë si statujë , dhe megjithse nuk e kisha mundësinë ta shikoja fytyrën e saj , e kutoja se ajo ishte e njëjtë me fytyrën e një kufome . Dhe vazhdoi pak si gjatë hezitimi im , për tu përgjigjur tek " kontrollorët e rrugës" , aq sa filloi ti nevrikosë ata .
- Shiko shoku, mu drejtua i pari me pistoletën në dorë , ne i kryejmë këto punë shpejt e shpejt , ti më dukesh se po vonohesh shumë , dhe kur ka vonesa të tilla , ne vëmë në zbatim , "panin B". Pra të të jap të kuptosh ti , edhe disa çaste do të presim dhe pastaj ke dy plumba në kokë , dhe do të zgjohesh në botën tjetër , i bërë shkrumb brenda në makinën tënde ti bashkë me gruan ...Këtu kuptova se ndoshta nuk e kishin parë akoma vajzën time të vogël që flintë në sendiljen e pasme .!
 Fjalët e tij ishin një çekan i rëndë që qëllonte pa pushim zemrën time . Kjo e fundit, sikur donte të regonte ndaj goditjeve , prandaj dhe vazhdonte të rrihte më me forcë , dhe të lëvizte sikur donte të dilte nga kraharori .
Në këto rrethana , veshët e mi kapën një thirrmë të lehtë mjaftë të njohur e të dashur . Ishte Eva , vajza e ime e cila ishte zgjuar nga gjumi .!
 Ajo sa e pa makinën bosh brenda , doli menjëherë jashtë e tmerruar , duke bërtitur : Mamiii , babi  ku jeni .
- Këtu jemi shpirt mos u shqetëso , ja do të ikim tashti . Prit pak .
 -  Babiii , mamiii pse kemi ndaluar , këmbëhguli , të dinte ajo .
- Po çupë e vogël , do të ikni , ja sa babai të mbarojë një punë me ne , i tha ai tjetri që mbante në dorë një automatik ku drita e makinës më ndihmoi të shkoja të  dy krehrat , të lidhur me një shirit ngjitës , ngjyra e të cilit nuk dallohej  qartë .
 Vogëlushja  menjëherë u afrua tek mua dhe ,në momentin që unë hapa krahët që ta merrja , ai tjetri që më kishte drejtuar pistoletën , e mbërtheu me të dy krahët vajzën dhe e tërhoqi fort , duke e çuar disa hapa larg . Ndërkohë , ai që kishte automatikun , mu drejtua se mos unë bëja ndonjë lëvizje .
Eeva , i thirri fort atij që e kapi :
- Eeeee , babi është imi , dua babin tim , ku është mami , aaaaa.. Babin kam xhan , ty nuk të dua fare aaaa.. Këto dëgjoi mamaja e fëmijës që arriti më në fund të zgjohej nga " letargjia " e momentit që e kishte kapur
 Dhe në këtë moment gruaja  e cila deri atëher ishte ngrirë dhe shtangur nga tmerri , e shtyu fort atë që kishte automatikun sa ai ra në shesh dhe pushka i iku nga dora disa hapa larg .
Me një lëvizje të shpejtë , sikur të isha gati ta bëja , arrita ta merrja pushkën  dhe menjëherë ia drejtova atij që kishte në dorë vajzën time . Ai u shtang dhe pasi ngriti duart lart , pushka u shkrep e ngritur lart në ajër . Me shkrepjen e armës , ky tjetri ,la armën e tij në shesh dhe  iku me vrap nga mali ,duke i kaluar dy shkurret e para me kërcim , aq sa munda të shikoja unë nën dritën e zbehtë të Hënës . Mbas tij  u vërsul edhe tjetri , i tmerruar edhe ai , duke kthyer disa herë kokën mbrapa , që të sigurohej se unë , nuk po e merrja shënim me automatik .
 Instiktivisht ngrita kokën përpjetë , si për të thithur më shumë ajër , kur në qiell pashlë Hënën të qartë , e cila kishte përfituar nga largimi i reve , dhe tashti qeshte vrazhdët . Kjo më pëlqeu , pamvarsisht se nuk e kuptova , po qeshte me mua apo me " trimërinë " e atyre kontrollorëve me maska , që tashmë ishin larguar thellë në errësirën e natës !
- Shyqyr që ramë në frikacak , bëlbëzita lehtë ..
Prania e armës në dorën time , solli një rigrupim të forcave të mia fizike dhe mendore , sa që , si për " ta festuar" , e shkrepa automatikun një herë me një breshëri disa plumbëshe , e cila  gërvishi ashpër qetësinë e madhe të asaj nate shtatori ..!
 Nuk mund ta besoja , se ata "trima " me armë do të mund ti largoja në atë mënyrë , kaq amatoreske . Por ishim me fat , që ramë në kriminelë amatorë , të pa përgatitur dhe pse jo edhe frikacak . Për këtë i lutesha fatit tim që shpëtova vetë dhe shpëtoi familja e ime ..!
Për pak çaste , mbretëroi përsëri qetësia , e cila si një perde e brishtë ledhatoi shpirtin tonë kaq të traumatizuar nga ajo ngjarje e pa pritur . Kjo gjë nuk zgjati shumë , pasi në horizont poshtë , u dukën disa drita që lëviznin  , të cilat tregonin qartë që , një makinë po i ngjitej Qafës së Muzinës përpjetë .. Duke parë dritën , po më shtohej dilema , mos ishte ndonjë peripeci e re , ndaj përqafova fort gruan dhe vajzën dhe u thashë të futeshin shpejt në makinë e të largoheshim nga aty .
Vendosa automatikun në pjesën e mbrapme të sendiles sime , dhe makina filloi të lëvizë në rrugën e përpjetë drejt Qafës .
 Nuk kishte kaluar as disa qinra metra , kur makina që kishim parë aty poshtë , u afrua , dhe pasi na parakaloi ,  ndaloi disa metra më lartë .
Nuk pata kohë të bëj asnjë reagim , kur nga makina fugon ,  dolën dy veta , të cilët nga silueta e pashë që kishin veshur uniformë policie .
Njëri nga ata , më tregoi tabelën e kuqe me vijë në mes , ku më tregonte të hapja krahun e të ndaloja .
Megjise kishim kaluar një moment shumë të vështirë  të jetës sonë , edhe unë edhe gruaja e ime , por edhe Jeva e vogël , ndiem një lehtësi , kur pamë uniformat e polisicë përpra makinës , në terrin e thellë të natës .
Polici i gjatë , i hapi më mirë derën dhe nga fugoni dolën edhe tre apo katër policë të tjerë .
 - Mir jeni zotëri , mu drejtua mua polici tjetër nga krahu i pasagjerit .
- Tani mirë jemi , por pra pak çasteve nuk ishim hiç mirë , ja ktheu gruaja e ime , e çliruar tashmë nga makthi i keq që kaluam .
- Më fal zonjë , por unë pyeta shoferin . Ju lutem zotëri dokumentat .
- Çfar dokumentash thua more zotri , ne për pak na vranë , ti kërkon dokumenta , këmbënguli përsëri gruaja e ime , që ta fuste policin në mendësinë e peripecisë sonë .
- Pse çfar ka ngjarë , kush qëlloi me automatik . , tha polici i gjatë që u hapi derën të tjerëve .
.. Dhe kështu , i thekur keq nga zjarri i ngjarjes që kishim kaluar , unë munda me pak fjalë tu tregoj gjithshka që kishte ndodhur .
- Kur ne i kapim në gafil , të gjithë kështu thonë si puna e jote mor zotëri .Pra thonë , se qëlloi filani se donte të na grabiste dhe , kudi sa justfikime të tilla .
- Unë ja ku kam edhe armën që ua mora atyre , i thashë unë ..
- Hahahaha , u more automatikun ti atyre . hahahaha . !!
- Vëlla , të lutem mos e merr me shaka , por megjithse e pa besueshme , kështu ndodhi .
- Jo jo , në rregull do të shkojmë në komisariat dhe aty do ta zgjidhim këtë punë .
- Por unë jam për në Greqi , mor mik dhe nuk vij dot .!
 - Jaho , hajde , merreni se nuk kam ndërmend ta gdhi me këtë , thirri ai dikë që e quanin Jaho ..
Dhe nuk voni , Jahua erdhi me dy të tjerë , dhe thuajse , duke më tërhequr zvarrë , më nxorrën nga makina .
Në këtë moment , si shkëndia kur stralli goditet , u dëgjua e qara e fortë e Jevës së vogël : - Lereni babin , lereni babin tim ..!
- Aaaa pse ke dhe fëmijën me vete , tha polici që foli i pari .
 Po i thashë dhe ju lutem kujdes , se është  tmerruar nga ato që ka parë .
- Më vjen keq , tha polici që na drejtoi tabelën . Mund të na përshkruani ata personat .
 -Jo jo , se ata ishin me maska . Të vetmen gjë që vura re , ishin të gjatë disa centimetra mbi mua , dhe flisnin , si me  hundë..
Pastaj Jahua , emrin e të cilit përmendi polici i parë , foli me Jevën , duke  gjetur mënyrën për ta vërtetuar akoma më mirë atë që unë iu tregova .
 -Për një moment , kujtuam se , ju qëlluat me armë ndaj edhe erdhëm këtu lartë , tha njëri nga grupi i policëve . Na falni dhe rrugë të mbarë . Duhet që të na jepni armën dhe të rregjistrojmë emrat tuaj , se mbase do të duhen ndonjëherë . Na vjen shumë mirë që mundët të dilnit paq nga kjo peripeci !
 Këtu ashtu papritur , siç kishte ardhur , u largua makthi , pasi pilicët më në fund e kuptuan se nne ishim gjallë , falë një mbrekullie . Ata na shoqëruan deri sa dolëm nga " zona e rrezikut " .
Kur iu afruam pikës kufitare , qielli kishte filluar të zbardhej pak por retë që qëndronin pa lëvizur në qiell e bënin pamjen e qiellit laroshe , sa gri , të bardhë dhe tek tuk edhe të zezë ..
Kujtimi për këtë peripeci , u depozitua në arkën e madhe të kujtimeve që unë mbaja në tru , duke e vendosur këtë rast si më të vështirin të jetës sime .
 - Babi , dua të ha diçka , u dëgjua Jeva nga mbrapa , kur edhe gruaja e mbështeti menjëher.
-dalim nga makina dhe blejmë diçka , pasi çantën e vogël ku kisha byrekun dhe ujin , e lamë aty në mal .
- Mirë bëre , i thashë unë , le të rrijë aty se mbase u duhet bishave të shuajnë etjen . Me këtë rast as hasmin nuk e lamë pa ngrënë dhe pa pirë ..!
Mbas një ore , makina  udhëtonte me shpejtësi , në tokën greke .
 Megjithse dita kishte lindur , për së mbari , Hëna akoma kishte shenjën e saj të zjarrtë në qiell , në anën e kundërt nga Dielli pritej që të lindte . Edhe qielli ishte zbukuruar nga ngjyra e blunjtë  që kishte zënë vendin e grisë së reve , që tashmë ishin larguar , bashkë me ankthin tonë përfundimisht ..!

Shkruar nga
Partizan Cene
Shtator 2004

**********************************

Wednesday, June 4, 2014

Koha e zemëruar !



Tregim nga Partizan Cene


Qyteti bregdetar ,pothuaj nuk i shuante dritat gjithë natën .Megjithatë,ato nuk mjaftonin që ti ndihmonin kalimtarët dhe makinat të ndiheshin në një ambient të pagjumë .
Astriti , ishte polic i rendit , dhe i binte shumë herë turni, të patrullonte natën rrugët e qytetit ..
Jeta e natës në qytet sa vinte dhe gjallërohej , ndaj edhe puna për policinë ishte akoma më e madhe ,në shërbim të qytetarëve . Shpesh i vinin sinjale me radio, për shkelje tërregullit dhe ligjit, për në çdo cep të qytetit , dhe menjëherë ashtu i drejtë dhe gjithmon i gatshëm , ai ishte i pranishlm me shërbimin e tij korrekt dhe të rregullt ..
Mesjava ishte koha më e vështirë për të në shërbim ,si më e mërzitshme dhe me më pak lëvizje .
Atë natë hëna ishte e plotë dhe e shndritshme . Si një top i artë ajo me rrezet e saj shplante gjithë siluetën e qytetit . Kristalet e arta që dukeshin në qiell e bënin akoma më romantike natën e parë të javës rutinë që po fillonte për patrullën e policisë në turnin e natës .Këtë natë Astriti kishte për shoqëri dy policë të tjerë , po nga qyteti .

E ndërsa po kalonin para ndërtesës qëndrore në bulevardin e math të qytetit , sytë e Astritit , vanë në katin e dytë , ku profesor Taqua kishte zyrën e tij të punës .
Ai ishte profesor në gradë , dhe punonte mjek psikollog në spitalin e qytetit .
Ishin të shpeshta edhe daljet e tij në kanalin televiziv të qytetit të bukur, poe edhe në kanale televizive qëndrore  , ku jepte këshilla dhe përpiqej të edukonte njerëzit,me mënyrat më të mira dhe bashkëkohore të kulturës së jetesës.Ai ishte i specializuar kryesisht psikolog - seksolog (për marrdhëniet seksuale  dhe çiftërore) , ndaj dhe interesi për fjalën e tij ishte tejet i math në auditor dhe në publikun teleshikues .
Si beqar i stazhionuar që ishte Astriti , e frekuentonte shpesh edhe zyrën e profesorit dhe kështu e kishte bërë edhe mik . Por veç kësaj e kishte edhe komshi , dhe kishin
njohje të afërta familijare .
Për çudinë e tij , profesori çdo natë , mbas orës 22:00 që ky merrte turnin në patrullim të qytetit ,shkonte në zyrë . Kjo dallohej edhe nga drita që qëndronte ndezur ..
Astriti besonte se kjo gjë nuk i kishte sjellë probleme profesor Taqos në familje pasi , ata e dinin se ai po punonte në zyrë ..
Profesori ishte familjar dhe shumë i respektuar në të gjithë qytetin , dhe jo vetëm kaq ai është edhe shumë i njohur në të gjithë vendin ..
Këto gjëra , Astriti i solli në mendje , i ngacmuar vetëm nga një dritë e zakonshme që pa në dritaren e tretë të katit të dytë . Aty për aty , pasi u tha dy shokëve të turnit , u ngjit në katet e larta   të godinës aty ku ishte zyra e profesorit .
Pasi shkoi në katin e dytë, pa se zyra ishte e mbyllur , ndaj nuk e zgjati më shumë dhe mori në telefon në shtëpinë e profesorit , me qëllim që ta kujtonte për dritën që kishte lënë ndezur .
Mbas "tu-tu-tu"-ve të telefonit , u përgjgigj një zë gruaje :
-Urdhëro , kush është ?
-Astriti jam zonja Lejla . Më falni për shqetësimin se është edhe ora e kaluar tashmë , por kalova këndej dhe pashë se profesori ka harruar dritën ndezur ..
-Pse nuk është në zyrë ? -pyeti e shqetësuar gruaja e profesorit ..
-Nuk e di por , unë i rashë derës dhe nuk mu përgjigj njeri .. Ndofta do ta ketë marrë gjumi , por ti mos u shqetëso ..
- Faleminderit që më the , tha Lejlaja , tani do ta marr në celularin e tij dhe besoj do të marr vesh ..

Të nesërmen , Lejlaja i tha se profesori ishte brenda dhe po punonte e nuk donte kënd që ta shqetësonte ..
Ditët kalonin , si në filmat me lëvizje të shpejtë për Astritin dhe pa e kuptuar nga e hëna , gjendej në të shtunë e kështu përsëri e hëna e çonte tëk e marta e me radhë .
Ai e kishte me qejf dhe dëshirë punën e tij , ndaj që kur kishte mbaruar shkollën e Policisë , emërimi i kishte dhënë krah dhe kënaqësi .
Kështu edhe një natë e zakonshme dimri , ku shiu binte i hollë dhe pa pushim , Astriti me dy shokët e tij , u gjendën përsësi në krye të detyrës . Sa bëheshin gati të
dilnin nga makina e tyre dhe të shkonin në një lokal aty pranë për të marrë nga një kafe të ngrohtë , sinjali i radios i komunikojë se duhet të shkonte, në rrugën
" Tre heronjtë", se aty kishte një problem .
Menjëherë patrulla mori rrugën për të shkuar në vendin e ngjarjes . Kjo rrugë nuk ishte shumë larg nga qendra , dhe ndodhej disa ngushtica mbas godinës së madhe ku
miku i tij Profesor Taqua kishte zyrën e tij të punës .
Kur arriti në vendin e ngjarjes , pa dy kolegë të tij që kishin shkuar më para se ai , që e prisnin para një ndërtese dykatëshe pak të veçuar në fund të asaj rruge .
Njëri nga ata i tha :
-E njeh këtë . Dhe për çudinë e tij . në makinë në sediljen e pasme , shikon profesor Taqon me duar të lidhura ..
- Po sigurisht që e njoh , i tha ai kolegt të tij , dhe i habitur nuk rreshti pa e pyetur :
- Si është puna ? Çfar ka bërë ? Mos është ndonjë keqkuptim . Ai është njeri i nderuar . Ja të marrim vesh njëherë .
Këto tha polici i padjallëzuar , tepër i hutuar nga kjo që kishte ngjarë .. Instikti i thoshte se diçka jo e mirë kishte ngjarë , pasi kolegun e tij e njihte prej vitesh dhe e dinte që nuk bënte shaka me këto gjëra .

Megjithatë , e mori mënjanë të mësonte se si ishte puna .
Hitua , kolegu që e i kishte vënë hekurat profesorit , i tregoi se çfar kishte ndodhur ..
- Kemi shumë kohë që e ruajmë këtë shtëpi . Këtu vijnë shumë burra , pasi është kthyer në shtëpi seksi . E zonja e shtëpisë , gjen vajza dhe gra , duke ua servirur klientëve shumë të zgjedhur .Këtë person pasi e kishim parë të hynte e të dilte shumë herë e kemi këshilluar miqësisht , meqë e dinim se kush ishte . Na kishte dhënë fjalën se nuk do ta bënte më kurrë
Bile njëherë e këcënova se do ti raportoja gruas dhe familjes së tij . Ndaj me forcë na tha se nuk do të vinte më .Por siç e shikon , duket që është një "i sëmurë" manjak seksi .Por sonte ishte një natë e veçantë , ndaj nuk mund ti bëjmë më lëshim..

I hutuar dhe i rënduar nga pesha e rëndë e fjalëve të kolegut , Astriti vazhdoi të dëgjonte fjalët e policit tjetër , si të flitej në një zbrazëtirë apu humnerë e madhe .
Dhe kolegu vazhdonte rrëfimin :
- Ajo që e bën akoma më tragjike këtë rast miku im është se ,një dedektiv , kishte parë në këtë shtëpi të mallkuar,të futeshin shpesh edhe vajza të vogla , shumë të vogla ,për këtë punë . Ndaj e ruajtëm me vëmendje dhe këmbëngulje kaq ditë . Sonte ,pamë se përsëri u fut një vajzë e vogël ,dhe nuk vonoi ,ku edhe klienti që kishte porositur
"prenë ", erdhi . Dhe ja ku e ke ..

Kjo gjë i turbulloi sytë Astritit . Nuk donte ta besonte . Një profesor , mjek dhe psikolog nga më të mirët , që u jepte mendje njerëzve , të kishte personalitet të dyfishtë ??
..
Nuk e kuptonte as vetë se ishte i nevrikosur apo i mërzitur . Ndofta ty dyja këto bashkë , ja prishën humorin e asaj nate , dhe pse jo i turbulluan gjithë shpirtin e tij të lodhur nga rutina e jetës dhe punës së përduitshme .
Aty për aty , i tha kolegut të tij :
- Faleminderit , bëni detyrën . Ne po ju ndjekim pas deri në rajonin e policisë .
Gjatë rrugës për në rajon , nuk kishte pasur mundësi që të kuptonte se edhe shiu kishte filluar të ulej nga qielli me rrebesh , sikur donte të thoshte se edhe koha ishte zemëruar me profesorin e çnderuar tashmë..
Rruga e hodhi detyrimisht para godinës  së madhe në qendër , aty ku ky ,që të gjithë e quanin profesor , kalonte darkat e vona .
Instiktivisht hodhi sytë në dritaren e tretë të katit të dytë . Drita ishte ndezur ..!!Nata rrëshqiste qetë drejt mëngjesit të zhurmshëm ..
Hej ,dynja sa i vogël qyteti ynë .. Kështu mendoi dhe shpejtoi hapat për "destinacionin "tjetër ..!


Partizan Cene Janar 2012 ..!!

"Halla me burrë" dhe "nipi" ..!



Tregim nga Partizan Cene ..


- Për ku shkon mor bir, i tha gruaja , që në dorë mbante një çantë disi të madhe për mundësitë e saj fizike .
- Për në Vlorë zonjë , i tha Arseni dhe vazhdoi të shijonte kurasanin që mbante në dorë ..
- Po nuk na merr dhe ne pleqve ?? Vijmë nga Greqia , dhe sic e shikon .. është ora pak si terce , dhe nuk ka autobusa , filloi ti lutej gruaja ..
- Kemi dhe një sërë rraqesh , plotësoi burri i saj ..
- Por nuk mundem , moj nënë , se po me kapi policia , do të më vërë gjobë të rëndë..
- Po hë mo se, nuk ka punë me ne pleqtë policia ,.. këmbenguli gruaja e moshuar dhe u afrua pak me afër si për afrimitet .. !
- Nga je , biro ?? Pyeti ajo Arsenin si për ti treguar që , ''...ja jemi tanët ''..
- Po nuk e shikon moj tuafe , që makina thotë Vlorë , tha plaku disi i besdisur nga llafazanlleku i gruas së tij .. !
- Dreeeeq, tha gruaja , javashë de , se sa makina ka me targë të Vlorës , ju pergjigj ajo ,si për tia pritur , të shoqit..
- Nga Vlora ,bile nga qendra brenda , tha Arseni , sikurë donte të shuante ''gjakrat '' ...
- Epo po je nga Vlora jemi vërtetë tanët dhe do te na marrç më duket , ...këmbenguli , gruaja .
- Po hajde , prishur mos qoftë , tha Arseni. Por vetëm se në rrugë , po na doli policia do te thoni , që jemi një familje , u kerkoi ai , mirëkuptim ..

Dhe makina u nis me furi drejt Vlorës, në rrugën e përlagur nga vesa- shi që kishte rënë .. Gjatë gjithë rrugës deri në kthesën e Patosit , muhabeti shkoi vaj dhe të tre , nuk e ndien shumë rrugn deri  aty ..!
Sa morën kthesën , dy policë u  a bënë me dorë të ndalonin ..
- Dokumentat , patentë, siguracion,leje qarkullimi , tha me autoritet polici që erdhë tek xhami i i shoferit .

Pasi i pa me shumë kujdes , të gjitha shkresat dhe kartonat , policit sikur diçka ju kujtua dhe tha me të shpejtë:
- Po këta që ke në makinë ,ç'janë , tregon ai me kokë nga pasagjerët në sendilen e pasme ..
- Janë të mitë . Është halla me burrin , tha shoferi , duke kujtuar se pastroi situatën ..
- I ke vërtetë të tutë , apo punon taksi pa lishencë , i thotë polici ..
- Jo të betohem , thotë Arseni , i kam të mitë
- Po pse me duket mua sikur më genjen , provokoi polici .!- Është e vërtetë mo , i tha ai , burrit që rrinte , sikur kishte vjedhur bankën e qytetit ..
-Po ooo po poo , u pergjigj ai , është nipi ynë  ...!!
- Po mirë si e ka emrin ''nipi'', kembenguli polici ...
- Të them të drejtën , jemi lodhur nga rruga dhe nuk mbajme mend as , emrin tonë , ndërhyri gruaja , për të ''myllur çështjen''..
Mireë  mirë  , tha polici , do ti vë unë një gjobë të majme , me qëllim që edhe ju të shplodheni më mirë , edhe ky të zgjohet se po fle ..
.
Dhe polici nxorri një bllog nga çanta dhe dicka ''kërkonte'' , duke rëmuar në bllok . Ai i lëvizte fletët sikur i numeronte , apo sikure i fotografonte . Plaku si më i vjetër, ua dinte policëve, ndaj i foli :
- O shoku polic, të të jap unë një qerasje dhe mos na vono se na ka zënë dhe makina ..
Pastaj ai nxorri një pesëçe euro, dhe ja zgjati .. Polici pa një herë majtas djathtas , dhe pasi e mori , tha:

-Po mire këto , po me gjoben çdo te bëjmë .?
- Po kurë e preve gjobën, ne sapo folëm ,.... i thote i nevrikosur Arseni ..
- Ore ti ..!! Do të të jap ty llogari unë , kur do ta pres gjoben ??? Paguaje , dhe mos e zgjat, se do të ve dyfish të parave , tha ai'' i nevrikosur''
- Pse sa e ke prerë , u bë kurioz Plaku
- Njëzetë  mijë lek .Se që thua ti , mua nuk me ka gënjyer kush deri sot , jo të më gënjejë ky spurdhjak , tha ai polici, dhe me bisht te syryt shikonte reagimin e shoferir e të plakut .. ..
Plaku nxorri 15 evro dhe ja dha shoferit ..
- Mos nuk ke djalo , të të jap unë nga ato që do të të paguaja për rrugën , i tha ai Arsenit ..Tani u muar vesh.. lëri ta paguajmë edhe te ikim ..se na zu nata ..dermaan  !!
Kështu bënë .Pasi paguan ikën .. Tani mbas kësaj ngjarjeje , në makinë dukej sikur kishte rënë zia .. As nje fjale nuk arritën të shkëmbenin kur, mbas disa kilometrave , pa hyrë në Fier , një patrullë policie , u bëri shenjë të ndalojnin ..

Polici erdhi te makine dhe nga dritarja , me ton të qetë dhe me kulture u prezantua : - Ne jemi për pasagjerët .. Mos bën gjë  taksinë e paligjshme ti .! -Ç'janë këta që ke në makinë ??.. Ju drejtua ai Arsenit .
- Lere se unë sapo u gjobita për këta , tha Arseni , pa teklif , pasi e dinte që nuk gjobitet ndonje dy herë ..
- Po në rregull zoteri . Na fal , të lutem , pa ma jep pak gjobën ta shikoj .., i tha ai me qetësi shoferit .

- Po ja merre , njëzetmijë   më preu tjetri para 10 minutash , u tensionua Arseni ..
Polici e pa , dhe e ri pa prapë .. dhe pastaj  pyeti shokun e tij që priste urdhëra në këmbë :
- Sa është data sot .
- Nëntë , tha polici tjetër ...
- Po pse mashtron , i tha ai shoferit , kjo gjobë mban datën tetë , ja shikoje , mos bëj gabim ... !!Prandaj gjobën njezetë mijë lekë do ta paguash sotë , se ti me sa shikoj e ke rrugë këtë punë .  Si duket edhe dje , të njëjtën punë ke bërë .
- Jo , jo tani sa e pagova , ju betohem .! Oooohhh  i poshteri , o fytyrë keqi .. filloi ai te shaje policin e parë ... Më besoni o njerëz , u tha ai policëve ,tani para dhjetë pesëmbedhjetë minutash e pagova .Ma hodhi i pa fytyri  ....!!!
- E c'të të bëj unë , mua duhet të më paguash gjobën , që po shkruaj tani .
Dhe shkroi .. në një  bllok , dhe ja dha që ta firmose .. Arseni nuk deshi ta firmoste në fillim ..por me kembenguljen e plakut qe do ti jepte edhe 15 euro te tjera , u zbut dhe pagoi ...
Rruga deri në Vlorë i ngjante , funeralit të varrimit të ditës që kaloi Arseni .. Jo vetëm lodhja por me shum nevriku , nga pabesitë e këtyre qafireve .. '' -
Me siguri , ishin bashkë ata policë të ndarë në dy grupe , dhe njëri i fliste tjetrit me telefon ,mendonte ai . Aq më shumë që për mua , sot kishin aresye të më rrjepnin ashtu si me rropën lëkurën. ...Po si nuk u tregova as emrin këtyre ... u kujtua ai , për atë që edhe mund ta shpëtonte .. Por tani është vonë ... U be ç' u be .. ''
''Shyqyr që u ''ndodhën'' edhe ky plaku me tëshoqen , se nuk do te kisha edhe leke per te paguar ..Po ç'them edhe unë , po të mos ishin ata nuk do të kishte as gjoba .. "
Këto mendoi ai pasi ngeli vetëm , në rrugën që të çonte tek shtëpia e tij në lagjen ''Lirim''.
Arseni kishte kohë që ishte pa punë .Edhe makinën e kishte të të atit .. Megjithëse ishte 26 vjec , babai ishte sporteli ,ku ai merrte haxhillikun e tij .... !!!
Partizan Cene Gusht 2008

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...