Monday, January 25, 2010

KALASHET , NJE ETNI BALLKANIKE NE MES TE AZISE QENDRORE ..????

Ne vitin 1863, studiusi dhe antropologu anglez David Hill, shkroi per nje race te re njerezish ne qender te Azise , qe nuk kishin pothuaj asgje te perbashket me vendasit , ose ndryshonin kryekeput, ne zakone , fe gjuhe , dhe pamje fizike .. !!
Ne librin e tij te botuar ne po ate vit ne Angli , studiuesi Hill, ben nje pershkrim , te hollesishem te ketij grupi misterioz .. !Me vone , mbas ketij botimi u shktuan edhe disa , pershlrime , nga udhetare te cilet , te joshur nga ato qe shkruante Hill , munden te shkonin dhe ta vizitonin zonen nga afer ..
Behet fjale per nje grup shoqeror te vogel njerezish , te cilet e emertonin veten e tyre .. Shoqeria Kalash .. !
Ata jetojne ne nje zone prej 30 bashkesise , ne forme fshati , dhe ne nje qender te tyre qe eshte Kalasha Kafer.. ose ne baze te gjuhes se tyre ,'' besimi i zi'' , ne kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit te sotem .Ose me sakte paralel me luginen Swat.. ku dhe behen tani luftime .. sic e dime . ! Mbas shume ndryshimesh emrash ,ne varesi nga pushtuesit qe nderroheshin here pas here , sot ajo krahine i takon Pakistanit .. dhe quhet Nurstan..

Ky grup njerezish eshte nded te rrallet ne Bote , qe nuk ka nje histori te shkruar , ashtu sic nuk ka dhe nje alfabet te mirefillte , dhe nje gjuhe te plote ..Gjuha e tyre , vec fjaleve ka edhe shenja te cilat ndihmojne per fjalet e pakta , te kesaj gjuhe te varfer dhe shume te vjeter ..!

Sot ne zone jetojne rreth 3000 njeres , te cilet kane nje bashkesi dhe nje si kryetar i cili nderrohet , vetem me deshiren e te gjitheve, ose kure vdes .
Gjuha e kalasheve , dhe zakonet e tyre , me vone pasi u be shteti Grek , terhoqi vemendjen e grekeve , te cilet kane dhjetra vjet qe po perpiqen qe ti greqizojne , duke marre shkak se , hamendjet te cojne se jane pasardhes te ushtareve , te Aleksandrit te Madh , qe nuk u kthyen me ne atdhe mbas ekspeditave luftarake . Pra meqe greket , Aleksandrin e Madh e kane te ''tyrin'' arbitrarishte jo shkencerishte , e kane pare si nje dokument , qe do ti tregonte Botes se me te vertete , Aleksandri ishte Grek , ndaj dhe pasardhesit e tyre jane grek .. !!

E verteta thote se , ato germa qe Kalashet perdorin per te shkruar gjuhen e tyre ,ata kane disa germa qe afrohen me greqishten e hershme , sic jane dy germat Ω dhe Ξ.(omega dhe ksi)
Vec ketyre germave , kane dhe germa te tjera , te cilat ngjasojne me shume me germat latine te hershme , por aspak cirinike, apo arabe .. !
Me interes te them per ne Shqiptaret eshte se Kalashet , kane disa fjale ne fjalorin e tyre , qe ngjasojne shume me gjuhen tone , ose me sakte me ate gjuhe qe eshte shkruar deri diku, mbishkrimet Ilire !!!!

Ketu ne Athine eshte nje Kalash , i quajtur Okal Rugi.( edhe emri , sic e shikoni eshte shume i perhapur ne te gjithe shpqerine .. dhe ka vertete lidhje me kalin sic me thote vete Kalashi Okal Rugi).! Ai eshte nete 40 -at dhe tani studion ketu , per gjuhen greke dhe greqishten e lashte , ne kuader te asaj qe thame me larte .. Ne disa pyetje qe une arrita ti beja , per gjuhen dhe fjalorin e teshprehurit , kuptova se nga; 14 fjale 11,une i kuptova shume mire .. Duke marre shkak edhe nga disa shkrime qe kane botuar ''studiues ''greke , lidhur me Kalashet, une arrita ti shkruaja dhe ti zbertheja me kuptimin qe me thoshte Okali ..!!
PRA:
1- Zoti i tyre eshte Dizei.. Dia dhe Zeusi ... Ne shkrimin qe i bejne zotit e tregojne me germen C dhe jo Δ, (pra CIAZEI dhe lexohet Diazei) te kuptohemi e vura ta shkruaj dhe ta lexoje .. !

2- Ishpata beba .. njatjeta moter , dhe ishpata baya tungjatjeta vella ..( qe nga shpjegimi qe me beri .. do te thote , je nen nje pushke , bajrak si ti themi .. te kam te shpates time ..!!

3- Bukur iria , qe do te thote stoli .. pra fare shqip .. bukur , dhe Ira do te thote varur .. Pra stoli te varura .. ose Bukurira .. !!

4- Kersil qe do te thote qershi .. ( ne ate zone , pra ne zonen e Qigalit , rriten shume fruta , dhe dy nga keto jane qershite qe thame dhe:

5- Arka .. Arra .. nga ne dihet qe ne korce shume here meqe eshte e vogel kokrra e arres i themi arrka ..

6- Cish ... Cfare .. Kush ka lidhje me camet ne Shqiperi e di mire qe ata nuk thone kurre cfare ben por cish ben ..
7- Dar dhe darim.... Dal dhe dalim... Besoj se i pershtatet me se miri edhe kjo fjale , fjales dar se kuptimin e ka njesoj si fjala jone dal..( simbas Okalit )
8- kambish qe shkruhet ashtu , dhe do te thote kerciri i kembes , bashke me pallmen e kembes .. Pra .. Kamb dhe ish ..te pakten kamb une e kuptova menjehere ..
9 - skurtam... i vogel ..ose i shkurter .. Besoj dhe ju e kuptoni , qe i shkurter mund te behet kollaj skurtam .. mbas shume vitesh ..
10- Kalas.. Do te thote keshtjelle .. ndaj kane marre dhe emrin ata Kalash .. Pra Kala- s ..
11-Verdim.. Ose lindja e diellit .. Pra une e kuptoj me verdhim..
12 - lude i thone luges qe hame .. dhe pide .. i thone pirunit .. Per te paren te pakten mund te thoter se luge .. me lude kane ngjashmeri .. !!
13- Au di .. qe do te thote une di ... Pjesa e pare AU nuk di cte them por ne ate te dyten DI, e kuptoni qe eshte thjeshte shqip .. DI
14- Pareim.. Nuk mund te perkthehet sakte si PARIM ne shqip por ka nje kuptim te tille qe tregon nje drejtim jo konkret, por kure dua te them dicka ..per sa i perket drejtimit .. Pra a nuk ka edhe kuptimin si ne shqip parim ..

Kjo gjuhe nuk shkruhet .. Ose me sakte nuk ka nje shkrim unik .. Vetem disa studiues Daneze qe po merren me kete pune , qe nga 1948 , kane arritur qe te grumbullojne e te pershtatin nje lloj alfabeti , nga ato qe mund te kene ngele , nen rrenojat e harreses .. !!
Mund tju them shume .. pa pretenduar se kam pase mundesine ta provoj shkencerisht .. pasi eshte jashte zakonishte e veshtire ..!! Perfundimet gjithekush ti nxjerre vete .. !!

SHTEPIA E MENSRTUACIONEVE


Besoj do te habiteni nga titulli por , mund te themi se Kalashet kane nje ritual unik pastertie . Grate ne kohen e menstruacioneve , nuk mbahen ne shtepi , por cohen ne nje shtepi , ne fshat e cila eshte e ngritur posacerishte .. aty ato qendrojne po thuaj 4 deri 6 dite te muajit , dhe vendin e amvises ne shtepi e ze Burrri .. Gjate diteve , qe gruaja e shte e larguar , burri mund te shkoje ta shikoje mbas hekurave por ne asnje menyre ta preke ate .. Ai mund ti coje ndonje ushqim nga shtepia megjithese eshte aty ushqimi , por duhet ta kete te hapur qe ta shikojne te gjithe .. !!
Gjitheashtu , ne kete shtepi por ne dhaoma te tjera rrine grate qe jane ne mujin e fundit te barres para se te shkojne ne shtepine e linjes .. qe eshte dhe kjo e vecante .. aty nena rri prape me femijen 40 dite mbas lindjes .. !!
Nje aspekt i vecante i kesaj gjeje jane femijet e vegjel te cilet diten qe nena eshte ne shtepine e menstruacioneve , nuk lejohen as ta shikojne nenen , dhe jo me ta prekin dhe ta perqafojne .. !
Cudia ne pastertine e kalasheve , nuk mbaron ketu .. I huaji qe vjen ne vatren e tyre duhet patjeter te beje banje ose nje fare si avdes si i thone myslimanet .. Kjo larje , jepet me ndihme te te zoterve te shtepise .. ne shenje mikpritjeje .. !!
Thone se ky rit , i ka shpetuar nga invazionete myslimane , dhe kane mundur qe te mbi jetojne deri sot ..Pasi aty lluftetaret e cdo krahu gjenin vendin dhe kohen qe te mund te laheshin .. dhe si kembim nuk i ngaterronin , dhe nuk i plackitnin .. !

HAMENDESITE HISTORIKE .

Kalashet jane nje popull i vecante dhe i ndryshem nga gjitonet aziatik .. Por kjo nuk mjafton qe te quhen greke ,shqiptare apo maqedon.Nga leximi qe i bera nje shkrimi te nje studiusi Grek , lidhur me prejardhjen e kalasheve , pashe shume gjera , te cilat nuk kane nje baze shkencore por deri tani vetem hamendesojne .
Studiuesi Grek , Thanasis Leounuri, ka bere nje pershkrim vizual dhe te percipte per shoqerine dhe njerezit kalash .. Ai thote se:" Kane ardhe nga Greqia , si luftetare te Aleksandrit te Madh ..
Por ai shkon edhe me tej ..'' Aleksandri i madh ka pasur , edhe femra ne ekspeditat e tij , te cilat i kishte si sherbetore , dhe orientuese , per sa i perket fatit , ne forme shtigash .. qe ta ndihmonibn ne strategjite e tij .. ''...Po te ishte e vertete kjo teze , edhe mund te kishte nje lloj llogjike , pasi edhe ritualet per pastertine e femres ndofta e kane aty origjinen ..
historikisht dihet se Aleksandri ka pasur edhe femra ne ekspedite .. por ato kane qene shume pak ose 4 ose 6, simbas Heronit .. Pra kaq pak femra .. ndofta disa prej tyre vdiqen .. mund te kene qene Evat e para Greke , qe duke u kruqezuan me shume me ushtaret dhe vazhduan .. gjakun ''grek'' qe eshte sot .. !
Pra simbas kesaj teorie .. meqe ishin pake gra , detyrimishte do te benin marrdhenie seksuale me shume burra , dhe kjo linte per detyre .. nje higjene te larte vetiake .. !! Pra gruaj duhet te ishte e paster qe te mund te mbijetonte lloi .. !!
Gjitheashtu , ai ve ne dukje edhe nje veti te ketyre fiseve , si kengen qe afrohet me melodira nga veriu i Greqise , dhe prodhimi i Veres , si e vetmja etni qe merret me kultivimin e rrushit dhe pergatitjen e veres .. Vera Kalashe eshte me pak alkol ... !!

Ndersa vete kalashi Okal rugi , me thote se nuk ka asgje te shkruar .. dhe asgje te argumentuar ..
ne pyetjen time se a e ndjente veten pasardhes te Aleksandrit te madhe .. ai me thote , me krenari : Une jam nje Kalash i Madh .. Nuk di me tha asgje per prejardhjen time ..Por sic me thone ne Qigal, aleksandri i madh eshte ai qe ka krijuar kalashet ... !!

Argumentet u lihen per ti studiuar , shkencetareve historiane , etnografeve dhe gjuhetareve .. Une si shqiptare .. duke degjuar , disa fjale qe me afruan me gjuhen e nene s dhe babes tim , menjhere mu desh qe te germoja , aq sa edhe mundemi .. per te pare kete shoqeri dhe kete grupim misterioz , te njerezve qe quhen .. : KALASH..
Besoj kete kane bere edhe greket qe kudo qe ka edhe nje grek , cojne kishen , dhe e quajne greekstan .. ose vend grek ... !!
Vetem tre fjale dhe dy germa jane qe afrojne greqishten .. .. dhe per greket ata jane greke .. safi ..... !!

Pergatiti .. Partizan Cene .. !


Pjekja e bukes eshte nder te paktat rite , qe i afron me qendro aziatiket .. !
Ndertimi i Shtepive eswhte nje art i tyre qe nuk shikohet ne krahinat e tjera te Azise qendrore .. !
Shkollat jane nje gje e huaj per kalashet .. por keto vitet e fundit aty eshte bere dicka dhe femijet kane filluar te frekuentojne shkollen .. !!

Sunday, January 24, 2010

Lajme shkurt nga BOTA

PORTOPRENSS ..

GJENDET NE RRENOJA , MBAS 11 DITESH

Sot, një ditë pasi u deklarua mbyllja e kërkimeve shpëtimtarët kanë nxjerrë një 24 - vjeçar nga rrënojat e një hoteli. I shpëtuari tha se kishte mbijetuar në sajë të Coca - Colës.
I mbijetuari tha gjitheashtu se nen rrenoja ka edhe te tjere punetore nga personeli i hotelit qe simbas tij jane gjalle .. !

Disa ekipe shpëtimtare ende po gjurmojnë për të gjallët, ndonëse Kombet e Bashkuara dje kanë bërë të ditur se qeveria e Haitit ka ndërprerë aksionet e shpëtimit.

......................................................................................

OSAMA BIN LANDEN

Sot ne mesdite , ne nje interviste te transmentuar nga Alxhazera , lideri i Alqaedes, mori persiper , tentativen per te hedhur ne ere aeroplanin amerikan para disa ditesh .. Terroristi Nogerian , simbas liderit Suprem te AlQaedes, ishte nje paralajmerim qe i behet Presidentit Obama , lidhur me ndihmen qe ai vazhdon ti jape Izraelit .. Gjitheashtu , simbas tij Obama nuk ka mundur qe te ndale luften ne Irak dhe Afganistan ..

Ne te arthmen do te pasojne sulme te sigurta terroriste , kunder Amerikes , perfundoi , Bin Lande, intervisten e tij .. !!

LAJME shkurt mga Shqiperia dhe Kosova ..

Kuvendi: “Emërimi”, Islami ishte pjesë e delegacionit të PS në KiE

Zonja Topalli ja rremben vendin e KiE , Partise Socialiste .. !!

TIRANE.. Presion i Topallit ndaj opozites

Parlamenti , deklaroi sot në një njoftim për shtyp se “mazhoranca nuk cakton emrat e opozitës në Asamblenë e Këshillit të Evropës”.
Sipas njoftimit, Zoti Kastriot Islami ka qenë anëtar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe mbetet deri në momentin që opozita do të caktojë emrat për këtë delegacion.
“Çdo interpretim tjetër është spekulativ dhe abuziv. Kuvendit fton opozitën të përcaktojë emrat e saj për delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Europës, Asamblesë së NATO-s, Asamblesë së OSBE-së dhe institucione të tjera”, thuhet në njoftim.

Kjo eshte ne baze te tentativave qe po ben kryetarja e Kuvendit, me qellim qe ti rrise presionin mbi opziten , duke ditur qe zoti Islami eshte ne grupin qe e kundershton bojkotin .. !

................................................................................................................................

EULEX ne Kosove hap gjyq tjeter kunder A. Kurtit .. !!


Kosovë, EULEX hap gjyq me tri akuza ndaj Albin Kurtit
PRISHTINE : Misioni Evropian EULEX në Kosovë, ka hapur proces gjyqësor ndaj liderit të lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti. Zëdhënësja e misionit, Karin Limdal ka thënë , se procesi do të fillojë me 15 shkurt në Gjykatën e Prishtinës, ndërsa seancat dëgjimore do të mbahen në muajin shkurt dhe mars.
“Ky është një vazhdim i procesit gjyqësor që ka nisur në vitin 2007, ndërsa rasti është transferuar nga UNMIK-u te EULEX-i. Asnje avokat nuk pranonte ta mbronte zotin Kurti , ndaj procesi ishte nderprere , qe nga viti 2007.. , theksoi Limdal ne nje deklarate per shtyp .!!
Sipas saj, procesi gjyqësor do të zhvillohet nga një panel i përzier gjykatësish, ndërsa kryesues do të jetë një gjyqtar i EULEX-it.


Pergatiti Matilda Kuqi .. !

MBESHTETJA QE POLITIKA I JEP MAFIES NE EVROPEN JUGLINDORE DHE BALLJAN :

ANALIZA E DITES :

Ka disa vite qe ne Ballkan , grupe te caktuar kriminale . po japin shenja te qarta per organizimin e tyre . Kjo organizate e re , e pa dukshme ne plan te pare , ka krijuar strukturat e saj , ne njerez , arme , dhe logjistiken e duhur ..!
Te gjitha grupet kriminale në Ballkan, me mbështetjen e qarqeve politike , po ngrenë një organizatë të përbashkët me forcën e vet të armatosur, me institucionet e veta financiare dhe me te ashtuquajturin sherbim sekret te tyre .! Pra konkretisht, mafia në Ballkan po krijon nje praktik te re .! Grupet kriminale, të ndihmuara edhe nga kolegët e tyre evropianë, po zhvillojnë një forcë të vetën të armatosur, duke u bërë kështu, gjithnjë e më të fuqishem dhe sigurishte edhe me te rrezikshem .
Ky eshte nje veshtrim paralel qe kane bere ejsperte Evropianojugore , per kriminalistiken dhe organizatat qe ka krijuar krimi i organizuar .

Keta eksperte raportin e tyre, të mbështetur në fakte. e kanë paraqitur edhe në Bruksel.Ne rapert vihet ne dukje se po krijohet nje hartë e re kriminale në Ballkan, më konkretisht një infrastrukturë terroriste e re.Kjo organizate . i realizon objektivat e saj duke u paraqitur ne pamje te jashtme , sikure vepron ilegalishte .. !
Domagoj Margetiç, pjesëtar i ekipit të lartpërmendur të ekspertëve evropianëthekson se : "Me rend të ri kriminal duhet të kuptojmë integrimin operativ dhe hierarkik të një numri elementesh të rëndësishme. Ky model ndërtohet dhe mbështetet te forca e vetë e armatosur, tek institucionet e veta financiare dhe sigurishte, te shërbimi i vet i zbulimit. Nuk duhet harruar ketu edhe rrjeti logjistik si dhe ai unik kuadrosh të veta në qendrat politike vendimmarrëse". Pra kuptohet se me cfare organizate te rrezikshme kemi te bejme .. Ketu Politika luan rolin me te madh te mbashtetjes dhe te mbulimit ''ilegal'' te organizates .!

Ne politike , mafioze te regjur ..

Kjo situate alarmante u përcaktua nga pjesëtarët e ekipit të lartpërmendur pas një analize dhe të detajuar që ,i u bënë veprimtarive të kohëve të fundit të mafies ballkanike,...!!iKeto i paraqiten në raportin përkatës të përgatitur prej tyre. Sipas ketyre ekspertëve, institucionet financiare në Evropen Juglindore dhe Ballkan, gjatë 19 viteve të fundit, kanë qenë aleati bashkepunetor me i rendesishem ,i kriminalitetit të organizuar. Klanet kriminale në Shqiperi, Kroaci , Maqedoni, Mal te Zi, Kosove dhe Bosnjehercegovine,si dhe bashkepunetoret e tyre jashtë kufijve, paratë e fituara, si rezultat i veprimtarive kriminale, kanë arritur t'i legalizojnë përmes operacioneve financiare me ndërmjetësinë e bankave të ndryshme në Ballkan, por edhe më gjerësisht, në Evropë.

Ish-kryepolici i Skotland Jardit Xhon Slejter (John Slater) paralajmëroi para ca kohesh ne Koferencen , e Beogradit pe luften kunder krimit te organizuar,se krimi i organizuar në Ballkan dhe Evropen Juglindore ,po zhvillohet me një intensitet të tillë saqë grupet mafioze kriminale , i kombinojne veprimtarite jolegale , me ato legale . Këto grupe, duke pasur në dispozicion mjete të tilla financiare, sidomos, ato, në pamje të parë, legale, arrijnë të korruptojnë politikanë dhe administratore shteterore (edhepolice te thjeshte),që të arrijnë deri tek informacionet e nevojshme për ta.
"Elementët kriminalë me peshë dhe influencë më të madhe kanë, madje, edhe partitë e veta politike, megjithëse njerëzit në këto parti nuk arrijnë ta dallojnë këtë",(ose nuk duan ta dallojne ne shume raste ) thotë Xhon Slejter që, sikurse dihet, është një prej policive më profesioniste evropiane. Sipas tij, veprimtaria primare e mafies ballkanike është kontrabanda i te gjitha drogave , te lehta e te renda ,dhe transportimi i emigrantëve,te paligjshem, e pasuar nga kontrabanda ne pergjithesi, dhe "larja" e parave. Kontrabanda e cigareve dhe tregtia e "mishit të bardhë" është një veprimtari sekondare e grupeve kriminale dhe kjo e fundit, në shumicën e rasteve, është një veprimtari që shoqëron kontrabandën e heroinës dhe shitjen e makinave të vjedhura. "Për realizimin e sigurt dhe të papenguar të këtyre aktiviteteve, mafia ka ngritur një sistem të kontrollit të aparatit shtetëror, ekonomisë, politikës dhe të organeve të ndryshme të medias në shtetet ballkanike", theksoi z. Slejter.

Dukuri e zakonshme , Aleancat me Mafien Boterore , jashte Ballkanit
Vete organi me suprem i policise se Evropes ,polica e Bashkimit Evropian, EUROPOL konsideron se veprimtaria e grupeve kriminale në Ballkan është intensifikuar, sidomos, për shkak të rritjes së prodhimit të droges heroine e kokaine ,në Azi dhe në Amerikën Jugore. Nderkohë, duke ndjekur rregullat tregtare të lojës, janë rritur edhe ofertat dhe kërkesat për këto lloj drogash në Evropën Perëndimore, kështu që eshte krijuar e ashtuquajtura "Rruga ballkanike e drogës" .
Kjo rrugë ka dy drejtime. Një drejtim vjen nga Turqia, përmes Bullgarisë dhe Rumanisë, kurse tjetri - nga Bullgaria të çon drejt Shqiperise Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Kroacisë. Kontrabanda përmes kësaj rruge, krahas me makina dhe kamionë, zhvillohet edhe me aeroplanë, pasagjerë, ndërkohë që janë konstatuar edhe raste, kur droga dërgohet edhe me dërgesa postare! Sic shihet Shqiperia nuk lihet ''ne balte '''..!

Në Europol thonë se përmes rrugës që përdoret, më së shumti, për kontrabandën e heroinës nga Afganistani, vitet e fundit, është transportuar intensivisht edhe kokaina, e cila, fillimisht, është sjellë nga Amerika Jugore dhe, përmes porteve të Afrikës Perëndimore, ka mbërritur në Portugali dhe Spanjë. Grupe të mafies shqiptare dhe tetë klane kriminale në Malin e Zi janë marrë vesh, tashmë, me narko-dilerët në Kolumbi, Bolivi dhe Peru dhe, kështu, droga me anije transportohet për në portet e Barit në Malin e Zi, si dhe në porte të Kroacisë dhe Shqipërisë ose edhe në Itali. Ekspertët policorë të Europolit kanë mendimin se rruga ballkanike e kontrabandës së drogës, që shfrytëzohet edhe për tregtinë e armëve dhe të emigrantëve, lidh të gjitha grupet transnacionale të krimit të organizuar në Evropë, madje edhe përtej saj.

Kjo, në praktikë, do të thotë se të gjithë grupet kriminale që nuk janë nga Ballkani, por duan ta përdorin këtë rrugë, duhet të merren vesh me kolegët e tyre ballkanikë. Situata e re e krijuar i shkon për shtat mafies ballkanike, e cila, në kushtet e reja, realizon fitime të dyfishta, së pari, falë rritjes së intensitetit të prurjeve të drogës nga Lindja e Mesme, dhe, së dyti, falë mundësive që ofron krijimi i aleancave kriminale të reja, përmes të cilave mund të akaparohen tregje të reja, si dhe të sigurohet aksesi te veprimtari kriminale të reja. Për shkak të rritjes së fitimeve, grupet kriminale në Ballkan po bashkohen, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe nacionale dhe kjo gjë i bën këto grupe edhe më të rrezikshme, për të mos thënë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Shqiperia nje nder vendet me te prekura nga semundja MAFIA

Ne gjithe kete veprimtari , Mafia shqiptare luan nje rol udheheqes , ne federaten mafiozo -Ballkanike.. Baronet shqiptare jane me krahe te shndoshe nga politika , e te dy kraheve , te cilet me njeren apo me tjetren mundesi influancojne direkt , ne qeverisjen e vendit , simbas oreksit dhe interesit te organizates .
Shqiperia gjithemon eshte permendur nga shume organizata boterore , qeveritare dhe joqeveritare , qe po ben pak ose aspak, per luften kunder korrupsionit dhe klanit mafioz ..
Kjo e ve Shqiperine ne syte e Botes si nje vend , cerdhe te kriminalitetit dhe ajo qe shte me e keqja , ku kriminaliteti po dikton ne shume raste politiken dhe jeten ne Vend ..
E hidhur por e vertete .. !!
Pra Qeverise i del per detyre , qe te ushtroje kontroll dhe ti hape lufte te drejte perdrejte jo thjesht kriminalitetit dhe korrupsionit ne Shqiperi .. por vete MAFIES si rend kriminal qe ka zaptuar shume arterie drejtuese te vendit .. Por qe te realizohet kjo duhet me pare , te krijohen me themel , sistemi gjyqesor dhe prokuror i pamvarur dhe i vendosur qe ta beje kete lufte per jete a vdekje ..

Pergatiti Partizan Cene .. !

Lajme shkurt

TIRANE:


Partia Socialiste , akuzoi , zotin Dritan Prifti , minister i METE, se ka dhene urdhera tek drejtuesit e kesh me SMS, dhe jo te shkruar e ne baze rregullash ..
Deputetja Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp nga PS bëri të ditur se mjaftoi një shkresë e zbuluar qe tregon se ne kohen e permbytjeve, Drejtori i KESH, Muharrem Stojku i kerkonte Ministrit te Energjitikës, Dritan Prifti qe te mos niste urdhra me sms, te mesohet se Minisri mungonte ne situaten e emergjences



NJU JORK : Lamberto Zannier e cilesoi si te qendrueshme situaten ne Kosove , por per Veriun e saj tha se aty situ ata eshte me e brishte .. ! Keto ai i tha ne mbledhjen e KS te OKB qe diskutohet per Kosoven ..

Duke folur për rrethanat në Kosovë, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithsëm të OKB-së tha se situata në vend është e qëndrueshme por e brishtë. Ai përmedi disa raste në veriun e Kosovës ku ka patur përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve. Ndërtimi i shtepive nga shqiptarët përtej vijës së rënë dakord nga administrata e UNMIK-ut në Kosovë, tha ai, shkaktoi zemërim tek serbët të cilët i vunë zjarrin një makine.

“Është e qartë se UNMIK duhet të vazhdojë të mbikëqyrë procesin e rindërtimit dhe vëzhgojë situatën nga afër për tu siguruar se të gjitha komunitete respektojnë marrëveshjet egzistuese për të suguruar stabilitetin dhe mbarëvajtjen e komunikimit të efektshëm

TIRANE : Mbyllet mbas 11 vjetesh gazeta '' TEMA''..

Kjo është dita e fundit kur gazeta "TemA" do të jetë në treg. Pas një përpjekjeje për të mbijetuar pas më shumë se një viti, në kushtet e bllokimit arbitrar prej policisë dhe shkatërrimit të investimeve të saj, situata financiare ka kaluar kufijtë e mbijetesës. Gjykata e Tiranës, e cila duhet të shqyrtonte dhe për shkak të rëndësisë së ngjarjes me precedencë padinë e ngritur ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Rendit për shkatërrim të pasurisë dhe investimit të bërë pranë ish-Tipografisë Ushtarake, ende nuk kanë bërë seancën e parë të rregullt gjyqësore pas më shumë se një viti nga koha kur është ngritur padia. Në këto kushte gazeta nuk mund të mbijetojë,

HAITI.. Nderpriten kerkimet per te mbijetuar .. !!

OKB ka bërë të ditur se qeveria në Haiti ka deklaruar se operacionet e kërkimit tani kanë përfunduar, 11 ditë pas tërmetit që shkatërroi vendin.

Autoritete të OKB-së thonë se 132 vetë janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat, dy të fundit të premten.

Një zëdhënës i OKB e përshkroi vendimin si të vështirë, por shtoi se ata kishin marrë këshillën e ekspertëv

Saturday, January 23, 2010

OPINIONI I DITES ...

Viti 2010 eshte nje vit vendimtar per stabilitetin ekonomik te Shqiperise dhe largimin nga kthetrat e Krizes Globale. Kriza ne Shqiperi ka vecorine se kombinohet ne kushtete e tanishme edhe me krize politike . e ardhur kjo si rezultat i mos bashkepunimit Pozite- Opozite, mbas zgjedhjeve te pergjitheshme ne 28 qershor 2009. Pa dashur te analizojme anen politike te krizes le te shembellzojme , shembullin Grek per sa i perket krizes aktuale .Meqenese , Shqiperia dhe Greqia jane dy vende me karakteristika te perbashketa , pamvaresishte se Greqia eshte pjesetare e BE, do te ishte me interes qe politika ne pergjithesi dhe qeveria Berisha- Meta ne vecanti , ta shikonin si shembull domethenes ate qe ndodh sot ne Greqi me Krizen Ekonemike Gjithe ashtu edhe permbytjet e diteve te fundit ne Veri e kane bere disi me te ndjere , klimen politiko ekonomike ne Shqiperi .. Megjithese qeveria vazhdon te kembengule qe kriza eshte e tejkaluar per Shqiperine , shenjat jane te tilla qe , analistet e klasifikojne ne vendet e brishta , dhe me nje stabilitet ekonomik , te kompromentueshem nga shfaqja e krizes Glomale Ekonomike .. !!


Bashkimi Evropian , ka tani nje vit dhe me shume qe po vuan nje krize te rende ekonomike . Kjo krize me gjithese eshte globale , dhe ne dukje e eksportuar , nga pertej Atllantikut , pra nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes,ka pllakosur po thuaj te gjitha vendet anetare te BE . Kjo krize ekonomike nga shume analiste te ekonemise , krahasohet me ate te vitit 1929, dhe ne vazhdim ne gjysmen e pare te viteve tridhjete . !

Vende te fuqishme si Gjermania, Franca apo Britania e Madhe , duket se kane potencial qe te mund ta zbusin ndikimin e kesaj krize , ne masen me minimale .. Mirepo vende te dobeta ose shume te dobeta , anetare te BE-se , e kane shume te veshtire qe te perballojne pasojat katastrofike te kesaj krize .Nder keto vende me te prakurat dhe te pafuqishmet jane Greqia , Portugalia , Sllovakia etj ..

Ne vecanti Greqia , ka rene ne nje situate te rende ekonomike , ku deficiti buxhetor , per vitin qe shkoi kap shifrat katastrofike te 12-14%. Duke pasur parasysh se disa jave para se te behej e ndjeshme kriza ekonomike , deficiti buxhetor i Greqise raportohej ne shifrat 4.9 deri ne 5.2 %, edhe kaq konsiderohej i madh per nje vend si Greqia qe ne pergjithesi , nuk eshte vend prodhues industrial .. !

Bashkimi Evropian , nepermjete organizmave te tij ekonomike , ne fillim te vitit 2009, akordoi nje ndihme te konsiderueshme , si stimul , per ekonomite e vendeve anetare , ne masen rreth 200 miliarde euro .!
Kjo beri qe shume ekonomi , nga vendet anetare te merrnin nje fryme lehtesuese . dhe kriza te mos godiste ne aspektet jetesore te ekonomive te tyre .. !Ashtu edhe Greqia , perfitoi nga kjo ndihme nje shume prej rreth 28 miliarde eurosh , si garanci , per sistemin bankar dhe per gjitha asetet finaciare investuese dhe kredidhenese ne vend .. !

Ne kete kuader edhe vete qeveria greke e djathte e Karamanlise , beri disa nderhyrje me qellim qe te mund te kapte problemin ne fillim .. Keshtu ajo akordoi , nje garanci per bankat , ne masen 24 miliarde eurosh , si dhe nje garanci , per siguarcionet ne masen 4 miliarde euro .Te gjitha keto para , pra 28 miliarde , ju dhane bankave per te zbutur efektet e krizes , me qellim qe vete bankat te mos kishin problem me huadheniet , dhe nga kredite e keqia .. !

Por ndersa shtete te fuqishme si Britania e Madhe apo Franca , moren masa te menjhereshme , si uljen e TVSH ne mase 2.5 % , nga vlera totale e momentit , apo blerjen e drejte perdrejte te shume , kredive te keqia , ne baze te futjes se nje shume prej disa dhjetra miliarde euro si garanci bankare , e shoqeruan kete proces edhe me mundesite e uljes , graduale te shpenzimeve per mbajtjen nen kontroll te deficitit buxhetor , ne masen e lejueshme nen 3 % per vendet anetare te BE.. !Ekonomia greke, dukeqene me nje dificit marramendes nuk e kishte luksin qe te mund te pranonte nderhyrje te tilla .!

Vende te reja anetare te BE si; Bullgaria , apo Rumania , megjithe deklarimin si ekonomi te dobeta te BE, duket se nuk jane prekur ne ate mase nga kriza ekonomike Globale , aq sa mund te pritej .Ne keto vende sistemi bankar vazhdon te mbijetoje , duke kredituar investitoret dhe ,duke rritur besimin se kriza mund te tejkalohet pa trauma te dukshme per ekonomite e brishta te tyre .. !!

Gjithe ashtu edhe Banka Evropiane Qendrore , beri leshime ne normat e interesit duke bere nje ulje qe ne disa raste shkon deri ne 70%. Kjo do te thote se interesat e kreditimit , per vendet e BE , kapen ne periudha te caktuara edhe shifra krejt simbolike , deri ne masen 1-1.5 %, nga 3.5 -4.5% qe ishin me pare .. !

Keto ndihma nga qarqet ekonomike Evropiane , per vendet anetare, synojne te kthejne ekonomite e ketyre vendeve ne pozicionin zero ne lidhje me krizen , pra ne ate pozicion ekonomik ku ishin para Krizes Globale . !
Megjithese po te krahasohet me SHBA-ne Japonine apo Korene e Jugut , Bashkimi Evropian , ka me pak hapesira manovruese , per te injektuar parane e fresket prape , me masat e marra ka bere nje pune te mire , po te kemi parasysh qe zona euro nuk mbulon te gjitha vendet e BE. Keshtu qe Britania e Madhe , nje venmd me potencial te admirueshem ne BE , pamvaresishte se po ben perpjekje per te ndihmuar ne zbutjen e pasojave te krizes .. , nuk mund te arrije ate qe mund te arrihej po te ishte dhe ajo pjese e tanishme e zones euro .. Konvertimi sic na thone analistet ekonomik , nga lira britanike , ne euron evropiane , krijon nje boshllek qe rendon direkte ne vende te tilla si Greqia qe e bazon ekonomine e saj , jo ne prodhim direkte por ne asete ndihmese ekonomike nga industria e lehte dhe turizmi ..
Kjo mund te flitet edhe per Portugaline , por ne nje mase shume me te vogel se Greqia .

Por me gjitthe masat qe thame me larte , apo me gjithe perpjekjet e deklaruara te qecerise Karamanli , per 9 mujorin e vitit 2009 , ne Greqi jo vetem qe nuk pati permiresim , por gjendja u keqsua shume .
Greqia ,u fut ne Recesion ekonomik , te dukshem dhe shkaterrues per ekonomine .Vete Greqia e paraqet veten si nje ''viktime e kushteve te vecanta'',e shprehur kjo ne nje pamje te zymte ; si papunesi ne rritje , mos fuqi ne perballimin e shpenzimeve , rritjen e pakenaqesise nga sistemi bankar etj .. !

Duke pasur parasysh te tera keto , qeveria e djathte e Demokracise se Re ( DR), e zotit Kosata Karamanlis, u detyrua te kerkonte ,proven popullore nepermjet votimeve te pergjitheshme , ku humbi bindshem me 10 pike diference .. !
Mbas zgjedhjeve , u pa qarete demi i persuar nga Kriza, edhe aresyet pse Greqine e kapi kjo krize ne ate mase ..


Simbas analisteve Greke dhe Evropiane ., keto kane qene aresyet , pse ekonomia greke mori tatapjeten ne ate menyre :

Se pari : Deficiti buxhetor , kishte pothuaj tre vjte qe po levizte ne kuaotat , 7-9%, por qeveria , me makinacionet e saj propagandistike , e mbante te fshehur , duke arritur te mashtronte edhe organizmat financiare te BE .. Kjo u quajte nga shume analiste si mashtrimi me i madh qe i eshte bere BE, gjate ketyre 28vjetev e qe greqia eshte pjesetare e BE..

Se dyti :Sistemi bankar i kreditimit, ne Greqi ,eshte i ndertuar me modelin Amerikan , duke bere qe bankat te kene 100% kontrollin e ekonomise , ose afersishte kaq . Kjo beri qe bankat te mos pranonin ne asnje rast kontroll dhe verifikim , per kredidhenien dhe fitimin e tyre .. Per 9 mujorin e pare te vitit 2009 , bankat greke ne totel deklaruan nje fitim ne masen mararmendese 200-210%, mbi fitimin e dy vjeteve me pare .. Pra paraja ishte ne duart e disa indiviteve , qe ne me te shumten e rasteve , e merrnin apo e fitonin ate si bono per ''punen '' e bere ... Ne praktik jane te ashtuquajturit Golden Boy .

Se treti: Vete sistemi i tatim taksave ne Greqi ka kohe qe calon dhe vuan , pasi ligjet qe e mbulojne , ne momentet e krizes , nuk jane ne gjendje te bejne qe shteti te vjele aty dhe aq sa duhet . Bile ne raste te vecanta , bejne qe shteti te mos vjele dot fare .. !Ne Greqi ka zanaci te thjeshte qe deklarojne 30 deri 100 mije euro ne vit , por ka edhe, bosa dhe tregtare te medhenj me Vapore dhe pasuri mararmendese qe deklarojne , 8-10 mije euro te ardhura ne vit . Vete ligji nuk ka nje shtrirje te tille qe te mund ti mbuloje , keto anomali , dhe e ka lene te gjithe ne dore te rastesise , duke vene gjoba te mira , kur mund te kapesh , por prape veshtire se mund ti paguash ato gjoba .!
Sa per kuriozitet edhe ne Greqi , ne vitin 1985 u vendos nje ligj i cili ngjasonte shume me ate '' Shqiperia 1 euro '' qe po praktikon qevria Berisha , tani dhe disa vjet ne Shqiperi .. Ligji grek , kishte rregullime dhe sansione , te tilla qe favorizonin , ne maksimum investitoret e huaj , duke bere ne shume raste edhe shembelltira racisto ekonomike , ku i demtuari ishte investitori vendas ..Kjo beri qe sot ne Greqi te huajt jo vetem te kene '' doren mbi'', por edhe te zoterojne 39 deri ne 43 % te kapitalit levizes , dhe me shume se 22% te atij statik , ne Greqi .. !
Kuptohet qe megjithese te huajte zoterojne nje sasi te tille kapitali , nuk kontribojne fuqishem ne sistemin e taks tatimeve greke .. !

Se katerti : Deri ne vitin 2004 qeveria e majte e zotit K. Simiti , beri sforcime te konsiderueshem per te bere te mundur realizimin e Lojrave Olimpike , Athina 2004.Ekonomia Greke , sic po vertetohet nuk ishte gati per nje sforcim te tille , aq sa gati ishte deshira e qeverise dhe sportdashesve Greke .. Harxhimet per kete evenimenet kapen shifrat e 4,4 deri ne 4.7 te PBB te Greqise . Me e keqja eshte se te gjitha asetet e ndertuara me madheshti , jane lene ne meshire te fatit dhe pothuaj nuk pe shfryatezohen , dhe aq me shume po hane para per ruajtjen dhe mirembajtjen .. !!

Se pesti: qe duhet te ishte e para : Ajo qe e ka bere te gjunjezohet pa kushte, ekonomine greke perpara Krizes Globale , eshte korrupsioni .. !!
Qe nga qeveria Micotaqi , ne 1991-1993 e deri sot me ate te Jorgo Papandreut, skena politike dhe ekonomike e Greqise eshte zoteruar nga Skandale korruptive me miliona e miliarda euro ..
Te tilla kane qene : 1-Skandali , me omologat ose me deklarimet boshe ne bursen e Athines ... ku shume te korruptuar vune pasuri pa pasur asnje qindarke .. !!
2 Skandali Vatopedhio,ku kleriket e Agjio oros, blene asetet e ''Athina 2004'', qe sic u thone ketu ne Greqi me cmime cimcakizesh .. !!Ketu u perfshine nje sere deputete dhe ministra te Djathte . !!
3- Skandali SIEMENS... ku shume pushtetare te majte e te djathte ishin perfshire ne aferra korruptive , per te dhene patenten e firmes qe do te mbushte lojrat Olimpike , me logjistike elektronike .

Se gjashti edhe vete sistemi i sigurimeve ne Greqi rezulton i cale dhe aspak i fuqishem per te mund te perballoje sfidat ne kuaqdrin e Krizes .. Sigurimet greke kane kohe qe tregojne pafuqi ne perballimin e lumit te madh te shpenzimeve dhe shperblimeve ne kohen kure , te ardhurat jane pakesuar deri ne 18 %..!

Pra si perfundim , Greqia jo vetem qe lengon nga kriza dhe e ka te pamundur tani per tani te dale , jeton edhe ne nje klime te tensionuar sociale , me papunesi ne rritje , dhe varferim te perditshem te popullsise .
Vetem nje rishikim total i menyres se qeverisjes se ekonomise ne pergjithesi ku mos te perjashtohet asgje mund te jape shpresa qe qeveria e Majte e J. Papandreut do te mund te nxjerre vendin nga Kriza . !

Por sic thashe edhe ne fillim , kriza , eshte globale , dhe kercenimi i saj eshte per te gjithe , edhe qeveria Shqiptare do te mund ta shikonte Greqine si nje kambane te fuqishme , qe bie per te degjuar te gjithe ata qe me te vertete kane seriozitet dhe vullnet per shmangje apo daljen nga kjo krize .. !! Kjo gje do te ndodhte vetem atehere , kure ajo te shikonte problemin ne rrenje dhe te bente paralelizmin me Greqine .. , qe sic shihet e pagoi shume shtrenjte , fshehjen e se vertetes dhe nuk e pranoi kurre , qeveria greke , se ekonomia greke, ishte kaq e brishte .. Ose me sakte u vonua shume ta pranonte .. !!

  Plani Slloven “non-paper”për Ballkanin perëndimor , një dëshirë apo edhe një mundësi reale ?? Nga Partizan Cene ! Këtë pyetje e kam bërë d...