Obama kërkon qe Kongresi të miratojë reformën ne shendetesi..!!
Pergatiti Partizan Cene Presidenti Obama , ne fjalimin javor ne internet dhe ne radio,u kërkoi ligjvenësve që të hedhin votën përfundimtare sa më shpejt lidhur me prioritetin e tij kryesor që ka dominuar debatin publik gjatë gjithë vitit të kaluar. Ai shkurtimisht tha:
“E di që ka qënë një rrugë e gjatë dhe e vështirë deri këtu. Dhe rrugëtimi ynë ende nuk ka përfunduar por jemi shumë pranë. Ndaj i kërkoj Kongresit që të përfundojë punën. U kërkoj atyre që tu japin amerikanëve një votë aprovimi apo të kundërtën.”
Opozita republikane , ka lene te kuptohet se nuk do ta mbeshtese Presidentin Obama ne kete ndermarrje historike .. Mesazhi javor i republikanëve erdhi nga ligjvënësi Parker Griffith i shtetit të Alabamës, një mjek në pension i cili braktisi Partinë Demokrate kohët e fundit.“Gjatë 10 ditëve të ardhëshme, demokratët në Uashington do të mundohen të realizojnë kalimin e kujdesit shëndetësor nën kontrollin e shtetit. Kjo do të çojë në rritjen e taksave, zvogëlojë përfitimet mjekësore për njerëzit e varfër dhe shkatërrojë vendet e punës për amerikanët. Ata do të vënë burokratët federal në krye të marrjes së vendimeve mjekësore çfarë duhet bërë nga pacientët dhe mjekët, ndaj kjo duhet ndaluar.”
Presidenti Obama përseri hodhi poshtë kërkesën e republikanëve që të fillohet nga e para dhe tha se është koha të veprohet... ''Kjo do te largonte kohen e vepromit '' tha Presidenti i SHBA-se para popullit , ne fjalimin javor .
No comments:
Post a Comment